Berisha: Rama është kundër rrugës Durrës-Kukës. Rama: Akuzë e ndyrë e shpifje perverse

Një artikull i shkruar nga një italian e i publikuar në rrjetet sociale, në të cilin vizatohet si jo efektiv investimi në rrugën Durrës-Kukës, e ka shqetësuar Berishën deri në atë pikë, sa ka urdhëruar zëdhënësen të dalë e të këndojë avazin e njohur, sipas të cilit “Edi Rama ka thënë që kjo rrugë është rruga e asgjësë, rrugë e panevojshme, apo edhe rrënimi i shqiptarëve”. Është e n-ta herë që Berisha i bën këtë akuzë, dhe është e n-ta herë që Rama i bën përgënjeshtrim të qartë e të fortë. “Akuzë e ndyrë nga selia e PD-së ndaj meje e PS-së për Rrugën e Kombit! Shpifje perverse e pushtetit hajdut që vodhi zgjedhjet për të vjedhur vendin”. Dhe më poshtë vijon: “Shitësit e detit, vjedhësit e zgjedhjeve, vrasësit e protestuesve, kusarët e Shqipërisë s’na bëjnë dot moral patriotik! Janë tradhtarë! Pikë”.
Kjo ‘hidh e prit’ duket si trailer që vazhdon pa fund. Berisha nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shpifja, por dhe Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga përgënjeshtrimi. Për Ramën është i rëndësishëm, me sa duket, mendimi i atyre që për rrugën kanë një mendim të mirë.
E.G.
Comments
Ne fakt akuzat e kunder
<p>Ne fakt akuzat e kunder akuzat ndaj "rruga e kombit" na u bene bajate aq sa na kujtoine si-dikur,"drita e partise-çeliku i partise-traktori i pare i markes shqiptare"!"ti je tradhetar une sjam tradhetar". si dukur; "ti je armik une sjam armik-ti se do partine me shume se une-me marrsh te keqen partia eshte nena ime"etj.si keto. Nje gje eshte e qarte se Shqiperia s'eshte vetem e ketyre, por edhe e jona e te gjithve.!Rruga shum mir qe u be por,spekulimi me financat-taksat e qytetarve te mijat tuat te gjthe neve ju s'keni te drejte ti shperdoroni-pervetesoni kushdo çofshi,sado çofshi te ndar a te bashkuar s'besoj se do mbeteni pa ndeshkuar ,heret a vone, te pakten zoti s'harron.!</p>
"Berisha nuk ka ndërmend të
<p>"Berisha nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shpifja, por dhe Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga përgënjeshtrimi". Dhe per gazetarin e komentuesin jane te dy njelloj,</p><p>si ai qe shpif dhe tjetri qe mbrohet.</p><p>Te keqen e llogjikes!</p>
Add new comment