Pse nuk mbajnë qëndrim opinionistët e Prishtinës lidhur me protestën e 14 janarit?

Postuar në 13 Janar, 2012 09:25

Data është 13 janar. Për nesër është paralajmëruar protesta e veprimtarëve të Vetvendosjes në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë (Merdare e Dheu i Bardhë kanë qenë toponime të panjohura për ne të Shqipërisë së Poshtme; po na qëllon ta mësojmë gjeografinë e Kosovës edhe nëpërmjet aksioneve apo ngjarjeve politike). Është një protestë që ka shkaktuar frikë, reagime, kundërshtime, interes. Të gjithë e kanë thwnw fjalën e tyre, me përjashtim të .... opinionistëve të Prishtinës. Bëmë një search online në katër prej gazetave kryesore të Kosovës (Koha Ditore, Kosova Sot, Gazeta Express, dhe Zëri), dhe nuk gjetëm opinione të emrave të njohur lidhur me këtë ngjarje.

Të vetmet komente kanë qenë të dy deputetëve, Ilir Mirenës dhe Berat Buzhalës, ish gazetar; ndërsa artikujt e sotëm të komentatorëve të tjerë, të atyre profesionistë, kanë lidhje me tema të tjera. I vetmi përjashtim ishte një editorial pa emër autori në të përditshmen Kosova Sot, ku jepej një opinion i balancuar (duke anuar pakëz nga mainstream-i politiko-diplomatik), dhe një shkrim i Ylli Patës, gazetar i Tiranës.

Sa i nevojshëm është zëri opinionistëve në rrethana të tilla!

Re.Pu.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

sepse marin projekte te ndryshme nga nderkombtaret me OJQ-te e ndryshme qe kane!!

Submitted by Astrit (not verified) on

Ka nje pakt te pashkruar me duket mua, mbase me kerkese te nderkombetareve, qe shqiptaret e Tiranes te mos futin hundet ne politiken e shtetit te Kosoves (shyqyr! ndryshe atje punet do te ishin ku e ku me keq) dhe ne menyre reciproke politikanet kosovare te mos nderhyjne ne politikat e Tiranes. Kjo gje behet per tu lene njefare pavaresie veprimi Prishtines duke shpresuar qe ata te marrin vendimet e tyre dhe per veten e tyre.

Mesa duket as politikanet e as opinionistet e Kosoves nuk duan te prishin kete ekuiliber etik. Ngjallja e emocioneve pro ose kunder qeverise se tanishme ne Tirane do te ishte gje e keqe per tere kombin. Neutraliteti i kosovareve mua me duket dicka shume e respektueshme.

Submitted by Alban (not verified) on

Opinionistet?

Ne keto vitet e zhurmshme qe po kalon shqiptaria eshte e veshtire ti japesh nje pergjigje fenomenit opinionist alla shqipatere kuptohet.

Nuk di shum per ne kosove por ne shqiperine tone fort te dashme nuk ka nga kjo specie. Opinionistet shqiptare pastaj ne teresi edhe ato te kosoves e maqedonise ne rastin me te mire jane vetem me njeren pale, rastin me te keq mbajne krahun e te dyja paleve gje qe eshte edhe me e neveritshme nga te gjitha. Duhet te ulem dhe te kthehem shume ne kohe kur per here te pare kam degjuar nje opinionist te shprehet qarte dhe me fjalorin qe politikanet perdorin per te nxire cdo gje, dhe cdo kend ne kete vend. Ky ishte Z M.Nano qe ne studion e "pushtetit" Opinion iu drejtua me gisht kryeministrit fuqiplote te shqiperise dhe e denoncoi publikisht me terma qe i shkonin shume per shtat ketij te fundit. Mgjth une jam pro Berishjan ne fakt ky eshte momenti qe jam ndjere me komod ne te gjithe zhvillimet e politikes ne vendin tone.  Z M. Nano nuk me pelqen, por ne kete rast i ka dhene nje leksion te gjithe kolegeve te tij pseudo-analiste ne kete apo ate vend ku jetojne shqiptare, une bej ndoshta pjese tek ato lloj shqiptaresh qe me perlqen ajo c'ka personi thote e jo kush e thote.

Kjo nuk eshte "Qoke" per zotin Nano, mos te keqkuptohet njeri une me Z Nano ndaj shume mendime ndryshe, une mendoj se zoteria ne fjale mund dhe ka detyrimin ti jape opinion berjes ne shqiperi dhe me gjere me shume se c'ka po ben, qe ne te vertete nuk eshte pak.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.