Meidani: Konkursi presidencial? Absurde. Braçe: Meidani ka varësi nga maxhoranca

Ish-kreu i shtetit Meidani, i nisur me sa duket nga titujt e gazetave që e kanë nxjerrë propozimin e opozitës për të zgjidhur momentin presidencial në një dritë qesharake (është krijuar ideja e një konkursi për postin e presidentit), e skualifikon këtë propozim si absurd e naiv. Ai nuk e përjashton mundësinë në shkrimin e tij të Panoramës që e gjitha kjo të jetë një “scoop” mediatik (mund ta sqaronte këtë gjë, në fakt), por prapëseprapë merret me këtë ide, që “mund të rezultojë demoralizuese e shkatërrimtare për institucionin e kryetarit të shtetit, vetë autoritetin e tij në realizimin e detyrës.”
Erion Braçe gjen rast për ta goditur ‘brinjë më brinjë’ Meidanin. I pakënaqur nga ish-Presidenti, që i ka bërë një lexim jo adeguat deklaratës së PS-së, ai i bën një interpretim gjithashtu jo adeguat qëndrimit të Meidanit. “Ish-presidenti flet ashtu për shkak të varësisë nga honoraret e nga maxhoranca”, thotë ai, dhe me këtë ka parasysh faktin që ai paguhet me honorare nga Panorama e faktin tjetër që djali i tij është emëruar në një nga ato poste, të cilat Berisha zakonisht i rezervon për të vetët.
Duhet thënë se kritika e Braçes është e shpërpjestimuar, nervoze dhe e padrejtë. Mund të gjente një formë tjetër qortimi e reagimi ndaj një deklarate të pamenduar të Meidanit. E kështu do ta mbante ballafaqimin e komunikimin në binarë korrektë.
M.N.
Comments
Qesharake! E para pse duhet

Qesharake!

E para pse duhet te merresh me njeriun e jo me argumentin? E dyta, pse qenka cdo kundershtar i rruges aktuale te PS nje pd-ist?

Por me e rendesishmja, a ka gje me ironike se sa nje deputet, i paguar nga buxheti i shtetit per te qene militant qe akuzon te tjeret se jane te kapur per shkak te femijes, vllait, motres, etj etj. Deputetet teknikisht jane individet me te "kapur" te sistemit, te paguar haptazi per te luajtur nje rol politik, po nderkohe kundershtojne te tjeret per kete gje????

Nejse, Bracja eshte ai qe eshte, e di mire sa vlen, e ne ndryshim nga Erioni tjeter psh nuk i shtrin kembet pertej jorganit. E di qe eshte nje populist banal qe citohet te Shekulli e Tema dhe eshte i kenaqur me kete per aq kohe sa vazhdon te ngelet deputet.

Ore ju e dini ca shkruani apo

Ore ju e dini ca shkruani apo jo??? Apo merrni ca lajme nga Shekulli, hidh e prit, shaj lart e poshte, e kujtoni se keni argument?

Djali i Meidanit ka folur ne emer te "mendimit ndryshe"? Edhe, ca do te thote kjo? Ashtu si shume te tjere, biles edhe shume qe urrejne Berishen, ai beson se Rama eshte nje diktator ne pritje. Ca te keqe ka ketu? Po kerkoni qe shoqeria shqiptare te mbyllet, te frikesohet, te mos flase fare per ate cka ndodh ne kete vend? Apo kerkoni qe te flitet vetem si ne kohe te Enverit, "rrofte komandati Berisha/Rama"?

Brace e akuzon Meidanin per dicka shume here me te rende, e akuzon si nje te blere nga qeveria. Gje qe edhe sipas teje nuk vertetohet, ne maksimum djali i tij ka folur kundra Rames ne favor te ashtuquajtures LMN, pra gjera te ndryshme. Po edhe sikur djali te ishte me Berishen, ca provon kjo? Qe Meidanit nuk i pranohet asnje kritike e drejte ose jo, vetem sepse i biri i tij qenka kundra Rames e pro Berishes? Me fal po kjo do te thote te bllokosh procesin e progresit ne nje vend, nje proces qe lind pikerisht nga perplasja e ideve. Nqs Berisha del neser e thote qe ne dimer ben ftohte e ne vere vape ne nuk do e kundershtojme vetem se e thote Berisha apo jo? E kundershtojme per vleren e argumentit.

Por me e rendesishmja eshte nje gje tjeter, qe ti besoj as nuk e paske kuptuar. Eshte non-sens qe kritike per "kapje" te te bej nje deputet, nje person i paguar haptazi nga buxheti i shtetit per te qene militant politik. Ti edhe mund ta akuzosh Meidanin, megjithese sapo te shpjegova qe nuk eshte argument i drejte, po Bracja jo. Sepse Bracja paguhet si deputet per te mbrojtur PS-ne e kryesuar nga Rama, e duke qene se do te mbetet deputet dhe deputetet ne liste i fut kryetari, ai do te jete i kapur edhe ne te ardhmen. Bracja eshte i paguar shume here me mire pikerisht per te mbajtur pozicionin qe ka.

Argumenti i interesit personal nuk vlen vetem per ata qe jane te "pakenaqur", sic mendon shpesh Struci Muci, por edhe per ata qe jane te kenaqur e kerkojne te ruajne pushtetin e tyre.

Meidani ka plotesisht te

Meidani ka plotesisht te drejte --Te zgjidhet presidneti me konkurs !!! --hahahahahahahahahahaha --Edi Rama nuk din ca thote

'Fajdexhiu' te zhvesh pak e

'Fajdexhiu' te zhvesh pak e nga pak ne te gjitha , 'inatcori' zhvishet vet. Jemi shume te acaruar, te tensionuar, te nxituar, te zalisur, te zvetenuar, te disonancuar dhe ne yrrja-byrrja e siper kepusim 'mufka'.

Add new comment