Si mund të bëhet korrigjimi proporcional kombëtar i sistemit aktual zgjedhor?

Tryeza e opozitës e mbledhur për herë të parë sot për vitin 2012, ka diskutuar mbi reformën zgjedhore, duke tentuar të shkojë drejt propozimeve të përbashkëta. Në gati dy orë diskutime, krerët e partive të vogla opozitare, së bashku me kreun e PS-së Edi Rama, kanë shqyrtuar idetë dhe formulat për një përmirësim të Kodit Zgjedhor. Pas takimit, Preç Zogaj deklaroi se opozita do të ngulmojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke theksuar nevojën e korrigjimit proporcional kombëtar të sistemit aktual zgjedhor.
Në fakt, për këtë korigjim, ka kohë që flitet nga politikanët, por ende nuk janë dhënë detaje. Më poshtë po jap një version të ndryshimit të kodit zgjedhor që mund ta realizojë këtë korrigjim, pa ndryshuar kushtetutën.
Në nenin 163 të kodit zgjedhor mund të shtohet pika 5 si vijon: “Pasi ka përfunduar shpërndarja e 128 mandateve të para sipas nenit paraardhës, fillon përllogaritja për shpërndarjen e 12 mandateve të tjera. Numri total i votave të vlefshme në rang kombëtar pjestohet me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, për të përcaktuar numrin e votave që përfaqësojnë një mandat në rang kombëtar. Ky numër përdoret si pjesëtues i numrit të votave që ka marrë çdo parti politike në rang kombëtar, për të llogaritur numrin e mandateve në rang kombëtar. Partive politike që kanë përfituar më pak mandate se sa i është llogaritur në bazë të llogaritjeve të nenit 162 të këtij Kodi dhe të këtij neni, u jepet diferenca e mandateve, duke u dhënë preferencë partive që kanë më shumë vota në rang kombëtar, të papërkthyera në mandate në raundin e parë të shpërndarjes. Shërndarja e 12 mandateve të fundit në zonat zgjedhore bëhet sipas qarqeve ku partitë politike kanë marrë më shumë vota.”
Ky ndryshim parashikon që ndarja e 128 mandateve të bëhet sipas formulës aktuale për çdo qark dhe 12 të përdoren për korigjim proporcional kombëtar. Në qoftë se duam një korigjim më të fortë, mund të përdorim skemën 116+24 në vend të skemës 128+12, por në këtë rast, do t’u krijohej mundësia për t'u futur në parlament edhe partive fare të vogla.
E.Zaloshnja
Comments
Pse jo i gjithe sistemi

Pse jo i gjithe sistemi proporcional kombetar ku te shkaterrohet perfundimisht monopoli Rama-Berisha mbi skenen politike shqiptare?

NUK JAM DAKORD ME KETE

NUK JAM DAKORD ME KETE NDRYSHIM.MENDIMI IM ESHTE QE CDO PARTI SI E MADHE APO E VOGEL TE KONKUROJE.SKA PSE TE JENE PARTITE E VOGLA NEN OMBRELLEN E TE MEDHAVE SE SI DO TI SHPERNDAJNE.JO KJO SESHTE DEMOKRACI.DUHET TE KENBI PARASYSH QE SIC ESHTE DHE NE AMERIKE QE CDO PERSON QE PERMBUSH KUSHTET MIUND TE KANDIDOJE SI I PAVARUR.PRANDAJ DUHET NDRYSHUAR LIGJI KOMPLET KU TE GJITHE PARTITE TE FUTEN NE MYNYRE INDIVIDUALE NE ELECTIONNE VOTIME.VETGEM KESHTU DO TE LARGOJME DIKTATIN DHE DO TU JAPIM HASIRE FRYMEMARRJE DEMOKRACISE KE TE DESHERIOJE POPULLI JO PARTIA.JU FALEMINDERIT.

me kete korigjim kombetar,

me kete korigjim kombetar, çdo parti mund te futet e vetme ne zgjedhje dhe te marre njesoj mandate sikur te jete ne koalicion. se sa do te jete pragu per partite fare te vogla, kjo varet nga shkalla e korigjimit - sa me i madh te jete korigjimi aq me shanse kane partite e vogla te futen ne parlament.

U lodhe o Eduart,por nuk po

U lodhe o Eduart,por nuk po ta var kush.Edhe te Partia,akoma nuk e ke bindur Shokun Edi qe te te katapultoje.Me gjithate mos u terhiq.Puno pa u lodhur se do ja arrish.Courage!

pak a shume si Dushku i

pak a shume si Dushku i vjeter...

Edhe sistemi aktual eshte me

Edhe sistemi aktual eshte me korrigjim kombetar. Ne baze te kodit aktual zgjedhor pas numerimit te fleteve te votimit, Sali Berisha merr ne cel Arben Ristanin dhe ai i korrigjon zgjedhjet sipas urdhrave te marre.

Sarkazem mjaft e gjetur kjo,

Sarkazem mjaft e gjetur kjo, arvanites, pavarsisht se ndoshta gjysma e shqiptareve mund te besojne se eshte e pabaze. Ndoshta eshte komenti qe me ka shijuar me shume te ResPublica. E.Zaloshnja

Ky varianti i 12 mandave me

Ky varianti i 12 mandave me korrektim kombetar me duket si nje 'lepirese' per partite e vogla.Une realisht, per kushtet tona jam kunder partive te vogla qe arrijne te 'kepusin' nje mandat sa per kryetar dhe me pas hedhin 'vickla' per pushtet.E verteta eshte se koalicionet parazgjedhore deformojne votat reale te elektoratit me thirrjet e bera per hir te ndonje 'emri' te fisem kandidat, keshtuqe shume particka fryjne 'tollombace' te peshes se tyre te madhe ne percaktimin e rezultateve zgjedhore.A nuk ishin disa parti te vogla qe kerkonin haptazi vende ne admistraten lokale pas kostituimit? E pse duhet ky 'shperblim' (?!),per te bere nepunesit klienteliste, si 'brum i paardhur'.

Add new comment