Kur jabanxhinjtë shqiptarë dinë të zemërohen vetëm me Laurën

Postuar në 20 Janar, 2014 08:22
Mentor Kikia

Një shprehje e artikuluar nga lexuesja e deklaratave të PD-së, Laura Vorpsi, lidhur me jabanxhinjtë që duhej të merrnin vizë për të hyrë në Tiranë,  shkaktoi shumë zemërim dhe shumë jabanxhinj iu sulën Laurës edhe duke e sharë, me fjalë të denja për rrjetet sociale. Unë nuk e kam dëgjuar në ligjëratë të drejtë çfarë tha vajza tironse, por e lexova atë të zbardhur dhe bashkë me të lexova edhe shumë reagime nga njerëz të tjerë që janë ndjerë të fyer dhe që njëkohësisht shprehnin krenarinë për vendlindjen e tyre. Edhe unë jam një prej jabanxhinjve, por që, për fat të keq a të mirë s’e di, nuk jam krenar as për vendlindjen, as për vendbanimin. Megjithatë, lidhur me çfarë ka thënë Laura, pamë se pati një reaksion të madh publik, gjë e cila tregon se ne shqiptarët jemi shumë të ndjeshëm ndaj dinjitetit dhe nuk e pranojmë fyerjen. Shumë prej atyre që kontestuan shprehjen e Laurës i njoh dhe janë njerëz të nderuar publikë dhe bashkohem me shqetësimin dhe reagimin e tyre. Por që çuditërisht, unë personalisht nuk jam ndjerë i fyer nga Laura. Kjo, jo se unë i duroj fyerjet dhe as sepse jam nga Elbasani dhe tashmë rruga e re na ka bërë njësh me Laurën, pra tironsa. As sepse unë nuk e di nëse Laura e ka pasur fjalën për jabanxhinjtë e PD-së, ata të PS-së, LSI-së apo jabanxhinjtë e pavarur. Nuk ndjehem i fyer sepse, në fund të fundit, përse u dashka marrë kaq shumë seriozisht ajo që tha Laura. Kur ne s’jemi duke i marrë seriozisht shumë gjëra të tjera që lexon nga podiumi i partisë kryesore të opozitës, përse duhet të merremi me një shprehje që ajo e ka thënë për të treguar përmirësimin e vetvetes, pra që tani ndryshe nga më parë, i respekton jabanxhinjtë?
Megjithatë, unë ndjehem vërtet mirë që shumë e shumë qytetarë të Tiranës, që kanë ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, para dhe pasi Laura të vinte në jetë, reagojnë ndaj një shprehjeje të zëdhënëses së Partisë Demokratike, edhe pse konteksti i saj ha diskutim për të mos u marrë ashtu siç është marrë. Pra, me vjen mirë pasi kjo tregon “nervin” e shoqërisë sonë.
Por më duket se ky lloj reagimi mori përmasa përtej asaj që meritonte. Në fund të fundit Laura është një vajzë që nuk ka as peshën dhe as përgjegjësinë publike të atillë që të meritojë këtë vëmendje e këtë reagim. Ndërsa ajo që është më kryesorja, nuk ka të bëjë me Laurën, por me jabanxhinjtë dhe vendalinjtë shqiptarë, kudo ku jetojnë. Të kishim kaq sedër e të fyheshim kaq shumë nga politikanët tanë, duhet të ishim fyer më parë e më shumë nga shefi i Laurës dhe jo për arsye gjeografike, por për një arsye më të fortë, atë që ai është tallur me ne dhe të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë. Po të kishim kaq sedër të ndjeshme, duhet të ishim fyer nga një dyzinë politikanësh, nga Tirana, Vermoshi e Konispoli, që janë tallur publikisht me ne, në ekrane, tubime, mitingje, zyra e ku u ka dashur qejfi. Por në vend që të fyheshim, ne u kemi shkuar pas, i kemi duartrokitur dhe i kemi votuar. U kemi dhënë votën edhe kur publikisht e kemi ditur se janë hajdutë. U kemi dhënë votën edhe kur në e kanë blerë. I kemi dëgjuar nëpër studio televizive edhe kur e kemi ditur se janë aty me vota të vjedhura apo të blera. Unë personalisht nuk u ndjeva fare i fyer nga Laura, por i ndjeva i fyer kur pashë foton e vilës së Shkëlzenit, që dukej si saraj sulltani. U ndjeva i fyer kur lexova statusin e dikujt që krenohej se shefi i partisë së tij kishte disa vila. U ndjeva i fyer kur pashë se si në Durrës, mu pranë vijës së ujit dhe në mes të rërës, po ndërtohej një pallat i ri, ndërsa në Vlorë u shemb një pallat pse kishte shkelur lejen e ndërtimit. Unë ndjehem i fyer kur mësoj se si drejtësia e vendit tim nuk i ndëshkon politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, por u tregon vendin vetëm atyre që s’kanë para ta blejnë privilegjin. Unë ndjehem i fyer kur mësoj se si një grusht biznesmenësh të lidhur me politikën kanë shtënë në dorë tërë ekonominë e vendit dhe shfrytëzojnë pasuritë e të gjithë shqiptarëve si t’i kishin pronat e tyre.
Është e kotë të numëroj tani një mijë arsye për të cilat unë ndjehem i fyer nga qeveria që shkoi e qeveria që erdhi. Dhe do të ishte mirë që këtë lloj reagimi që treguam ndaj Laurës, ta tregonim pikërisht ndaj klasës politike dhe prapësive të saj. Atëherë do të ishim një shoqëri me nerv.

GSH

Comments

Submitted by P.A.B (not verified) on

Megjithe mendimin personal e llogjiken metafizike ka nje ‘’flaw’’ ne kete argument. Nese do ishte personal, negelej ketu; kur behet public, ndikon te tjeret. Dashje pa dashje, krijon ne ndjenje faji tek ‘’kritiket e Laurers* ’’ per dy arsye. 1) se kane harruan principalen. 2) kane tejkaluar te drejten. Te dyja gabim. Theksoj qe ky nuk eshte qellimi i artikullit por paralelet per te hedhur poshte ‘’indinjaten popullore’’ cojne aty. Filozofet qe llogjikojne ne forme metafizike - objektive e subjektive- nga Platoni [i inspiruar nga matematika] e deri ne Mesjete, i grupuan Ligjet Morale se bashku. Duke u dhene vlere objektive, si objekte shpirterore. Nga ana tjeter skeptiket - nga Skeptus Empiricus - dhe pa i denuar vlerat morale nuk pranonin ti shihnin ato si objekte.

Sa lexuam me siper eshte nje ushtrim epistomologjik [pa dashje] qe i pranon vlerat [e demet] e larta por kundershton po kete lloj njohurish duke e zvogeluar pafundesisht ate, deri sa vlera bie. [Epistomologjia- dege e filozofise qe studion Njohurine per subjekte e entitete] Teorikisht nuk eshte gabim, praktikisht  s'te ndihmon shume. Plani kohor dhe historik kane rendesi por vlen me teper per periudha qe kane shkuar apo filozofine, jo ate qe jetojme. Ne mos gje tjeter eshte linje arsyetimi deshperuese, vete-goditese, pesimiste dhe rralle progressive. Pergjithesisht e demshme. Autori ka rene ne Relativism, me nje llogjike dikotomike [te dyzuar] ndermjet fakteve e vlerave. Ketu vjen dhe argumenti qe thote, spektri i gjykimit ka nje ‘’komponent te madh apo te vogel’’. Haset ne cdo shoqeri e mund te aplikohet tek cdo individ. “Mami i bertet Mozes se ka thyer nje gote, e kurre Benit qe thyen xhamat e pallatit per dite’’ Po pse? Meqe Beni eshte xhama-thyeres me nam, Mozes s’kemi goje ti flasim. Sofistet ishin mjeshtra te tille per te relativizuar, e shtremberuar gjithshka, me nje llogjike qe qendron por pragmatizem mendimi qe s’funksionon [apo s’na duhet] ne jeten e perditshme. Ja ti relativizojme disa gjera shpejt e shpejt.

Ndalohesh nga Oficeri i Policise, duke folur me telefon ne makine. Protestat e tua se ‘’te gjithe e bejne ne makine’’ [ti mund te shikosh 3-4-5-6 shofere ne telefon, duke tu prere gjoba ty] nuk ka si te shpeton. Ti u kape.

Polici, dhe nje here. Indinjimi -lexo relativizmi- juaj ekstrem per ‘’nje gabim pa viktima’’ ndaj Policit: ‘’pse nuk merreni me kriminelet e vertete’’ nuk te sjell falje. Perkundrazi mund te antagonizojne nje Oficer te lodhur ne detyre. Dhe i falemi zotit qe Forcat e Rendit, Mesuesit e Mjeket, megjithese mesohen dhe dine te bejne dallime ne rendesi (!) nuk operojne ne jete te perditshme bazuar ne filozofine relativiste.

Hierarkia e vepres, veprimit e pergjigjes; fare mire mund te bejne bumerang me interesat tona qofte dhe vitale. Ne spital do lejoheshim kur te jemi ne agoni e Rendi do pergjigjej vec kur ka krisma.

‘’Laura ne kohen e Sotme’’ - e nje shembull tjeter relativizmi. Duke ngrene ne restorant me babain e nje shoku, njeri i nderuar e i respektuar gjate gjithe jetes, me thote: Se si me duket kur buken ma bie ky kamarieri Zezak. Si Shqiptar e kuptoj per vete jeten e tij, ca e ngushte...moshe e vjeter etj. Atij i ka munguar kontakti dhe emancipimi; por ngelet ketu, ai as nuk protestoi ne menyre publike e as beri thirrje per lincim. Po te aplikojme ‘’vlerat me te cilat jetojne shume nga ne jashte Shqiperise’’ [ligjet e shtetit] e do perkthenim fjalet e tij publikish, nese kamarieri do e denonconte, ky person denohet me burg.

"E Vogla dhe e Madhja" - pervec fodullit H. Goering, te tjeret qe kaluan gjyqin e Nurenbergut u munduan te relativizojne fajin dhe krimin. Nuk dinim, nuk pame, na bene qe, zbatuam urdherat etj. Hitleri kishte vdekur pra ne mungese te No1. s'ja vlen te merresh me kerkend thote llogjika e z .M.K. Me nje bilete autobuzi, hierarket e larte  Naziste duheshin lene te lire per te ikur ne shtepi. Si mund te justifikohet denimi per Irma Grese, 20-22 vjecare ,roje ne Kampin e Auschwitz, ne Europen e shkaterruar me 50-70 milione te vrare? [ky individ u denua me varje]

"Emancipimi ne kohe e pasojat" e ku qendron perversiteti [fallacy] i relativizmit e kurriz te se ''keqes me te madhe''? Kur gjerat shkojne keq deshperimi shtohet, natyrisht tablloja perreth ti ul kerkesat per ligjshmeri, etike e standarte normale. P.sh korrupsion ka kudo, ne Britani behet fjale per miliarda leke te shkuara kot per tenderat e Mbrojtjes, bakshishet e dhena nga Rolls Royce e BAE [firme armatimesh] ne Indonezi e vendet Arabe. Vijme te ligji. Gjyqtari denon Dennis Mc Shane [ish- Ministri per Europen ne Ministrine e Jashtme ] per ‘’fatura te fallsifikuara e vjedhje dietash/shpenzimesh’’ si Parlamentar, per £12.900. Po ashtu gjobiten e denohen firmat e medha.me £00.000.000. Ligji arsyeton por nuk mbahet peng i relativizmit.

Pse ‘’Laura, e llogjika e autorit" jane gabim.

Laura nuk eshte ‘’shtepiake apo individ me mendime personale." Eshte zedhenesja e grupimit te dyte politik.

Laura eshte Pedagoge e Juridikut.

Media ka ligj dhe etike, ndaj te cileve pergjigjet per cdo deklarate, aksion apo perfaqesim idesh nen cadren e saj. Ka detyrim te pergenjeshtroje, te degjoje nje ane te kundert, ta refuzoje direckt prononcimin e saj, e se fundmi te dale me editorial te pjekura.

Nje ide apo paragjykim, per nje ceshtje te caktuar nuk eshte per tu shprehur ne Publik. Ketu qendron diference. Sa jemi ne gati te pranojme dhe sensibiliteti i te gjitheve.

Shqiptaret me shume se kush ne Europe, e dine mire se c'eshte ksenofobia locale, rajonale e nderkombetare. Lokalizmi e krahinarizmi, jo vetem kane krijuar klane e politike konfliktuale gjate histories tone por jane perdorur kunder nesh. Kjo ka marre perhapje dhe tek huajt qe perdorin Internetin per pak kerkime kur duan te shohin Shqiperine. ‘’A je Geg apo Tosk’’ me kane pyetur nje here ne France. Mu duk qesharake kjo aq larg vendit, nga nje mik i huaj. Nuk ka debat inatcor me nje person qe mundohet te mesoje, i them ajo eshte ndarje ‘’historike’’ e ne jemi Shqiptare. Ideja e tij - sic ma paraqiti- ishte se Geget dhe Tosket ishin pak a shume si Belget, me Flamande e Vallone. [dy kombesi] Meshoji ndryshime vete, te tjeret ti shumfishojne [me dashje a jo] 100 x me shume. Gege e Toske nuk jane si Taxhiket e Pashtunet!

Siperfaqsorja dhe Ndjenja e Superioritetit. Tirana vs Shqiperise. Jemi nje  shtet relativisht i ri. Pa tradita administrative, financiare, ushtarake, juridike, mediatike etj, ne Shqiperi klasat e grupet nuk jane te qarta e te shtrira ne kohe, pervec disa familjeve te medha historike. Levizja drejt metropolit e shkollimi masiv pas L2B bene nje fare nivelimi te populates, qofte dhe nderthurje te tij. Transferimet, martesat, sherbimi ushtarak, vizitat etj.  Me pas biznesi, shkolla, puna, emigracioni. Prandaj kur ''s'kemi rang'' apo meritokraci qe qarte, ne kthehemi tek ''ndryshimet'' per te grupuar veten me dike te ngjashem. Kapemi me vogelsira ne identifikim.

Ndasite dhe Akcentet. Shqiperia ka pasur mungesa te theksuara komunikimi, kjo dallohet ne sjellje e ne gjuhen tone. Shpesh papercaktuar e disa here e qarte. Themi ‘’do hame Buke’’ [varferia, perkthe  ‘’hajde se bread eshte gati’’] apo ‘’shkojme ne Pazar’’ ''bie ne qytet''. Izolimi, ne mungese rrugesh, mjetesh e njerezish krijuan nje lokalizem qe rralle haste ne shtete te tjera. Kudo ka akcente e dialekte por ne Shqiperi kete e ve re ne 10 Km rruge. Shpesh krijon sens inferioriteti tek dikush, superioriteti tek tjetri.

Emigracioni. Emigrantet tane e dine se cfare eshte ksenofobia. Me sa kam lexuar e te paktet te paret qe gjithmone kane folur mire [e me force] per emigracioni jane [F.L e M.N] asnjehere me tendence, ulje apo terma derogative. Te jeni te qarte, qe hapur apo jo, disa gazetare e kane bere kete. Qofte dhe duke thene, ‘’u bene ata, apo cu duhet atyre’’ per te mos thene me keq. Nje kujtese te vogel miqve Emigrante, dy emrat e mesiperm qe i shajme perdite online...per kete meritojne respect. Ju lutem, Humanizmi eshte vlere qe nuk duhet hedhur poshte. Ka filluar tek F.L. e M.N [perseri] tek Shekulli online, per familjet tona, te drejtat per vote, potencialin ekonomik,  ndihmesat etj, na kane konsideruar si ambasadore te se mires e si aset per kombin! [nje falenderim personal per te dy, nese me lexojne]

Duke mos qene me ngjyre, as ‘kriminele te lindur’’ as te kuq e te verdhe; kemi provuar raczimin haptas apo jo. Disa nga ne jemi merzitur dhe me shume kur na thonin: ‘a, po ti qenke ndryshe’’ dicka qe ti hysh thelle...eshte me keq se nje e share direct. Ndryshe nga kush? Nga cfare?Se vij nga nje popull barbaresh? Ketu vijme tek Paragjykimi. Kete qe ka bere dhe Laura. Me besoni qe nuk jam per te denuar gocen ‘’ por fenomenin’’ e shoqeria te Sensibilizohet. Kur durojme te sharat nga vetja 'Laura ne nje forme- eshte Ne'' humben te drejten morale per revolte ''ndaj botes'' Co jabanxhiun zhulc me Vise ne Tirane, atehere Europa  pse nuk kthen vizat per Shqiptaret jabanxhinj?!

Nje debat qe nuk e harroj eshte gati 15 vjet me pare ne Gjermani. Nje mik Shqiptar i indinjuar perplaste duat ne tavoline. Pse? Kish degjuar deklaraten e Shefit te Interpolit [Gjerman] qe kish thene: Shqiptaret jane Rrace Kriminale! Qesha me lot! Merzitesh se kete e tha nje GJERMAN? Por e verta e dhimbshme eshte kjo: opinioni i krijuar ne bote; bemat e disave, grupimi ''me te gjithe te keqinjte'' mungesa e protestes dhe ndricimit te shembujve te mire, pa perkrahje diplomatike, ekonomike e politike; te gjitha keto...sollen kete opnion. Ju kujtohet A.A.Gill? Une e lexoj ate permbi 20 vjet, rregullisht. [shkruan per S. Times, por si i atashuar, jo i punesuar direkt. Eshte i mprehte e do lexuar ne ca vende me ''fjalor'' se eshte mjeshter i fjaleve[] e mbaj mend se kur tallej me ''skocezet, gjermanet, irlandezet e kedo'' me bente te qesh, kur erdhi tek vetja...pashe se tallaje kish mbaruar...e kaloi pertej klisheve.  Sot, per ato qe nuk e dine, jane shume pak grupe apo shtete me te cilat mund te tallesh [provoje ne media me rracat, jeten seksuale etj] e ne jemi nder te paktit!

Kur relativizojme me ‘’Bosin e Laures’’ ne duhet ta ‘’harrojme shkrim e kendim’’ e kot qe jetojme. Nuk ka ofence, shkelje ligji apo ankese qe qendron ne krahasim me Berishen. Se fundmi. Kujdes e shume kujdes tek e vogla. K.C qe shkruan ketu, beri nje artikull per shpenzimet gjate Vitit te ri. Per kancelari e kartolina. Mendimi ishte ‘’merru me milionat’’ prandaj kemi shume problem ne. Jo. Merru me te voglen. Tek milionat eshte vone. Greqi- e vogla su pa kurre. Ke do kapesh te parin nga vjedhesit e Milionave sot? New York, ne kohen e Rudi Gjulianit [Kryetar i Bashkise, pas punes qe beri si prokuror anti-mafie] u punua me ‘’teorine e dritares se thyer’’ Dicka e thjeshte, ku thyhet nje dritare e nuk riparohet me pas prishen te tjera, dritat, rruga etj. Neglizhenca e rremuja sjellin kriminalitet ne vazhdim. Pastertia, rregulli e mbikqyrja e shtetit dhe komunitetit qe nga ‘’e vogla’’ sollen qe krimi qe spostohej e te luftohej. Ne ate kohe kishte vjedhje, vrasje, perdhunime, korrupsion; si ai New Yorku i filmave te viteve 60-70-te, dritaret ishin ‘’puna e fundit per ty bere’’ Por ja qe keshtu eshte.

Llogjika relativiste, sjell dembelizem dhe kapitullim. Nuk rregullon te tashmen e humb shpresen per te ardhmen. I them te gjitheve qe na lexojne; ti shmangemi kesaj idea...secili nga ne; qe nga shkrimet online, gjobat e makinave, ceshtje civile me shtetin, protestat ndaj padrejtesise e kesonofobise, vjedhjeve, arrogances e papergjegjshmerise se Pushteteve; secili mund te beje dicka. Shkalla e pare eshte mendimi, e dyta indinjata e me pas aksioni. ‘Te rrjepin ne spitale e gjykata’’ eshte mendimi popullor, si ‘tja bejme? Si do ndryshoje? Protesto, denonco, kerko ndihme me aq ze sa ke; me ‘’gjerat nuk ndryshojne’’ atehere me keq do shkoje. Edmund Burke [politikan Irlandezo-Britanik] thote: ‘’Ne nje shoqeri te korruptuar, Liria nuk ekziston me." Kjo shkon dhe per ne, nuk do tolerojme Lauren se Shqiperia ka ''dhe nje Berishe'' Ky i fundit nuk isht ''i madh'' ne zullumet e para, ja lame ''te voglat'' nje-e-nga-nje, dhe shih ku shkoi puna. Ky rrezik eshte i pranishem dhe me Ramen. Fillon me ndertesa ne ajer e kauboj policore ne fasade, 4 vjet me vone...e di kush cdo ndodhe? Te fillojme me Liri Mendimi te Qarte ndaj ligjit, detyrimeve dhe emancipit shoqeror. Pikerisht tek Laura, polici ne Rruge, infermierja ne Spital, nepunesi ne zyre; tek ato te cilet perbejne pelhuren tone shoqerore; pra nga Vetja.

* te ben pershtypje se askund ne shkrimin e mesiperm autori nuk thekson se Laura eshte Pedagoge e Juridikut. Implikimet, pasojat, mesimdhenia, brezi i ri e ligji. Bashkohem ne deshperimin e tij, e gjithshka qe ai permend duket korrekte por ketu po bejme fjale per ''Lauren'' .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.