Akuza: Vonoi me 6 ditë njoftimin e epidemisë
Media të ndryshme po shkruajnë për atë që e quajnë seria e gabimeve kineze që i kushtoi botës pandeminë e tanishme. Kështu u bllokua çdo paralajmërim për të paktën 6 ditë që nga momenti kur ekspertët kinezë konstatuan se ishin në pragun e një pandemie nga një virus i ri. Nga dita një deri në ditën 7 kur Jinping bëri njoftimin dhe që përkon me datën 20 janar në Wuhan, u lejuan festimet dhe bankete me rezultat 3000 të infektuar.
Media spekullojnë se një nga arsyet e këtij bllokimi mund të jetë karakteristika e burokracisë kineze që preferon të mos njoftojë lajmet e këqija në qendër.
Doktorët në Wuhan kishin frikë. Ishte intimidim i një profesioni të tërë
citohet Dali Yang, profesor për politikën kineze në Universitetin e Çikagos.
Vetë qeveria kineze refuzon të pranojë se ka mbuluar ndonjë gjë. Sipas saj, ajo ka njoftuar menjëherë OBSh-në për atë që po ndodhte ndaj akuzat janë të pabazuara. Ka ekspertë që thonë se vërtet që Kina nuk njoftoi në kohë, por ajo po bënte atë që duhej bërë ndërkohë. Në këtë kuptim autoritetet nuk e lanë të kalonte epideminë, por pajisën spitalet me mjetet e duhura. Thjesht kjo nuk ishte lajm në internet.
Xi doli me njoftim publik më datën 20 janar e bashkë me të ekspertët kinezë njoftuan se virusi përhapet nga njeriu te njeriu.
E gjithë kjo akuzë lidhet me idenë nëse një reagim më i shpejtë i Kinës do ta ndihmonte apo jo më shumë botën. Me gjasë jo. Të paktën ShBA-të dhe Britaninë. Nga 20 janari ShBA kishte dy muaj kohë, njësoj si Britania, por askush nuk e mori seriozisht epideminë.
Nga i gjithë hetimi i kryer rezulton se pala kineze nuk fshehu qëllimist ndonjë gjë, por në themel sistemi i vet nuk iu përgjigj mirë situatës së krijuar. P.sh vetë fakti që kontrolli u përqendrua në tregun e kafshëve dhe kontaktet e marra aty është një gabim nga perspektiva e luftës së sëmundjes. Në momentin që u bë e qartë se çfarë po ndodhte, Pekini ndërhyri me karantinë masive dhe të hekurt.
Comments
Kur Kina ne fillim te
Kur Kina ne fillim te shkurtit filloi karantimin e Wuhanit dhe pas dy-tre ditesh edhe te Pekinit dhe disa qyteteve te tjera, bota fliste akoma per virusin kinez! Vetem ne mes te shkurtit, kur ne Itali po rreshtoheshin kufomat, nisen disa vende, mes tyre edhe Shqiperia, te ngrinin veshet. Nga data 20 shkurt nisi te flitet ne Shqiperi per virusin. Nga data 25 u fol per masa. Me daten 1 mars u fol per mbylljen e aeroportit dhe trageteve te ardhur nga Italia. Kjo u arrit de facto vetem pas 9 marsit me Italine, por akoma jo me Turqine, kanadane dhe ndonje vend tjeter. Ndersa Anglia dhe USA moren masa edhe shume me vone. Tani Trumpit i mbaruan parate dhe po terheq pagesat ndaj WBO-s, dhe ka mundesi ti terheqi edhe nga UNO (OKB-ja). Gueterrezi do punoje pa page.
Add new comment