Lajm i rrallë: Ambasadori Wolfarth thotë diçka të ndryshme nga kryeministri

E pabesueshme, por e vërtetë. Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth, ka bërë një deklaratë, me anën e së cilës nuk i ka ardhur pas midesë kryeministrit Berisha. Është hera e parë që ndodh kjo gjë. Ai ka patur një takim me Igli Totozanin, Avokatin e Popullit (këtë të fundit e ka pritur buzagaz në takim edhe kryeministri, i cili e ka sulmuar politikisht ca javë më parë si kandidatutën e Koço Kokëdhimës), dhe më pas, i pyetur nga gazetarët, është shprehur (sipas sitit balkanweb.com): “Është e rëndësishme të shtrohet rruga për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe vizita që pata sot me Avokatin e Popullit tregon se ajo që nevojitet për të shfrytëzuar këtë rrugë mbetet konsensusi dhe dialogu që sot janë mundshme për tu realizuar. 127 votat që Totozani mori janë një fakt inkurajues dhe i rëndësishëm, pasi tregon vendosjen e besimit për një kauzë të rëndësishme siç është e drejta e njeriut dhe shtetit ligjor, dhe – këtu është hera e ‘blasfemisë’ së tij – shpresoj të kemi një konsensus për presidentin sapo të kemi kandidatët e parë”.
I ka shpëtuar goja, apo do t’i mbahet këtij qëndrimi deri në fund?
E.G.
Comments
Do kete qene i pire se nuk

Do kete qene i pire se nuk kamnudesi!!!

Çfare rendesie ka se cfare

Çfare rendesie ka se cfare thote Wolfarthi? Rendesi ka ajo qe thote Berisha,biles me sakte ,ajo qe thote Berisha ne momentin e fundit.Por deri atehere kemi kohe, eshte shpejt akoma. Me dashte Berisha edhe TOREN e famshem te Tiranes e ben president...

Sa ia vini veshin ketij te

Sa ia vini veshin ketij te OSBE. OSBE eshte nje organizate ne zhdukje e siper. Maksimumi qe di te beje jane mbledhjet neper hotele te shtrenjta dhe kaq. Eshte e pakuptueshme se pse ne Shqiperi i jepet kaq shume rendesi perfaqesuesit te nje organizate qe masimumi e njohin per te rendesishme ne Kaukaz, pasi mbron lideret e korruptuar nepermjet pagesave te majme qe ata i bejen zyrtareve te saj. Kendej ne perendim kur flitet per OSBE njerezit mendojne se po diskutohet per luften e ftohte. Boll ore diskutuat per gjera koti. Avokati i popullit ti futet punes se me takime e me kafe e me humbje kohe te ketij lloji nuk zgjidhet gje.

Ka disa javë që unë kam

Ka disa javë që unë kam hapur në facebook një grup me emrin"Drejtësi për të Lënduarit nga Policia më 21 Janar 2011"

Qëllimi pse e krijova këtë grup në facebook është :

1. Sensbilizimi i vetë të lënduarve për bashkim dhe vetëorganizim të ndjekjes së rrugëve ligjore për dhënien drejtësi ndaj nesh si të lënduar.

2. Sensibilizimi i faktorëve opozitarë dhe i qytetarëve të lirë në përkrahje të kauzës sonë për drejtësi.

3. Organizimi i protestave në mbështetje të qëllimeve

Lus të gjithë dashamirët që bien në kontakt me këtë faqe, të njoftojnë të lënduarit dhe të interesuarit e tjerë, që të bëhen pjesë e këtij grupi, në mënyrë që të mundësojmë rezistencën dhe luftën tonë të vendosur deri në dhënien e drejtësisë sipas ligjit.

Falenderoj paraprakisht të gjithë ata që do ndihmojnë për vetëorganizimin,

Fiqiri Xibri

Për Saktësim:

Me "të lënduar" nuk kuptoj vetëm ata që u lënduan fizikisht nga mizoria e falangave paramilitare brënda policisë, gardës dhe FNSH, nuk kuptoj vetëm familjarët dhe miqtë e martirëve të rënë, por kuptoj cilindo shqiptar, që më 21 janar 2011 dhe në kohën në vijim e ndjen veten të cënuar në lirinë, dinjitetin, moralin dhe vullnetin për shtet ligjor, kuptoj cilindo shqiptar që e urren diktaturen dhe është i gatshëm të bëhet pjesë aktive në rezistencën pa asnjë kompromis kundër diktatures, për drejtësi të pakushtëzuar.

Për fat të keq prononcimet në këtë grup janë më se të varfëra. Asnjë kontakt nuk më është afruar e as ofruar. Ndoshta do ketë më shumë sukses nëpërmjet këtij forumi.

Emaili im fiqirixibri@gmail.com

Grupi në facebook "Drejtësi për të Lënduarit nga Policia më 21 Janar 2011"

Mirëpres çdo kontakt

Add new comment