Tirana si Barcelona…për një futbollist nga Kenia

Një futbollist i Premier Ligës keniane, njëkohësisht golashënuesi më i mirë i saj, Moses Arita e ka përshkruar lëvizjen te skuadra e Tiranës në Shqipëri si një ëndërr të bërë realitet. Arita i tha medias vendase se ishte “në qiellin e shtatë” duke shtuar se ka ndërmend ta shfrytëzojë këtë rast. “Falenderoj Zotin për këtë mundësi e cila vjen njëherë në jetë. Jam më shumë se i lumtur të kem rastin të luaj për një klub të madh si Tirana dhe dua t’i siguroj kenianët se do të vazhdoj të punoj shumë dhe se nuk do t’i zhgënjej”.
Futbollisti ka shtuar se nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndihet. “Zoti ka planet e tij dhe ndjej se pasi kam punuar shumë karriera ime ka marrë për mbarë dhe besoj se ky është vetëm fillimi i gjërave më të mira. Dua të falenderoj shokët e skuadrës dhe drejtuesit te klubi Thika për mundësinë që më dhanë ndërkohë që luajta për ta. Arita, i cili aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e vendit të tij, do të udhëtojë drejt Shqipërisë pasi Kenia të ndeshet me Guinean. Para një muaji ai u vu në provë me një skuadër nga Afrika e Jugut por pa mundur të nënshkruajë kontratë. Më parë ai ka luajtur për skuadrat St. Andrews Turi për të kaluar te Sony Sugar. Sezonin e shkuar ai iu bashkua Thika United për të kaluar sivjet te FK Tirana në Shqipëri.
L.A.
Comments
Paska kaluar ne orgazem
Paska kaluar ne orgazem Arita, me duket.Kur te vish ketu dhe te luash ne Peqin,Kavaje, Korce etj,dhe te vijne tullat dhe gurat nga te gjithe anet do ta shohim sa te vlen lekura.
Add new comment