Kryeministri merr nën varësi 4 institucione të reja

Postuar në 05 Janar, 2012 04:23

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, Kryeministri Berisha ka marrë nën kontroll personal 4 institucione që më parë ishin në varësi të Këshillit të Ministrave. Institucionet që kalojnë në varësi të kryeministrit janë Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komisioni i Prokurimit Publik, dhe Instituti i Statistikave.

Ndryshimi thelbësor në këtë vendim të marrë është se më parë këto institucione vareshin nga Këshilli i Ministrave dhe vendimet në lidhje me to duhet të merreshin në mënyrë kolegjiale nga të gjithë ministrat, kurse tashmë do të jetë kryeministri ai që do të kontrollojë individualisht këto sektorë të administratës shtetërore.

Bie në sy që vendimet krijojnë kontroll parësor mbi informacionin. Kryeministri do të ketë tashmë nën kontroll personal institucionin më të madh të statistikave në vend, si edhe Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtori që do të përcaktojë se cili informacion mbi veprimtarinë edhe të vetë Kryeministrit është ‘sekret’, çka do të thotë kontroll mbi lirinë e informimit të publikut.

Marrja e mbikëqyrjes së Komisionit të Prokurimit Publik, pikë ku veprimtaria e Këshillit të Ministrave ka qenë përherë e atakueshme, nuk ka nevojë për shumë komente.

I vetmi vendim emocional, duket se është ai për të marrë kontroll individual mbi Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, agjensi që i kujton ‘marrëdhënien e vet të hershme’ me Steve Jobsin.

K. Cukali

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Them te shtetezojme edhe pronen private dhe te biem rehat 1 here e mire.

Submitted by hapi (not verified) on

I madh eshte! I papare! Hoqem diktaturen e proletariatit per te dale te diktatura Berishiste!

Prona private nuk eshte shtetezuar, ajo eshte Berishizuar me kohe!

Mjafton te shikosh se cfare eshte bere per ndertimin e unazes se madhe, cfare ndodh te Uji i ftohte ne Vlore ku nepunesit e shtetit nuk njohin vendimet e gjykatave (!!! Dmth po i "desh trapi" shtetit - lexo Saliut -  te merr pronen dhe ti ankohu ku te duash ai te vendos gardhin!).

Kshu si e ka nis, po shkojme prape drejt '97 sepse shkaqe te njejta prodhojne efekte te njejta!

Submitted by hapi (not verified) on

Pas KRRTSH-se edhe Drejtoria e Prokurimit Publik.

Ka nevoje per para bisha! Kjo tregon se ka frike nga e ardhmja!

Submitted by loni (not verified) on

E sakteh  "hapi" po ben cdo gje qe ka ne dore zagari qe ta shtyje sa me shume e t`i shpetoje drejtesise por do te vije shume shpejt dita kue tà shohim pas hekurave si c po shohim Mubarakun sot. ose me mire t`a shohim ne ndonje kanal minjsh e plehrash sic pame Kadafin

Submitted by Pelikani (not verified) on

Ky eshte rrezik publik! Rama dhe PS duhet te intensifikojne perpjekjet per ta hequr qafe politikisht kete diktatore njehere e mire!

Submitted by Leonardo (not verified) on

O popull nuk është çudi që nesër ta nderojmë o me dorë në zëmër i me dorën lart

Submitted by Tiku (not verified) on

Te presim te vendose dhe nje president kukull, ne kte menyre regjimi kompletohet me Prokurorine e Pergjithshme dhe ShISH-in, e pastaj rrofte Diktatura e ProleSaliatit!!!

Submitted by Astrit (not verified) on

Kjo gje duhet tu japi fund spekulimeve te ushqyera nga shtypi, perfshi ketu edhe faqet e Respublica-s ne lidhje me faktin a do te kerkoje z. Berisha mandat tjeter apo jo. Pergjigje me te sakte nuk ke si merr.

Sesi eshte katandisur shteti shqiptar, degjenerimi i ish-demokracise tone te brishte ne nje diktature amerikano-latine (eshte faktikisht e njejta situate me diktaturat ne Argjentine nen Peronin apo si Brazili i dikurshem - sidoqe mund te ishte me keq, me 1996 ishim si Kili nen Piniochet) eshte deprimuese. Kombinuar kjo me vjedhjen nen driten e diellit te pasurise publike e filluar dhe vazhduar deri vone edhe nga opozitaret tane socialiste, situata duket alarmante, aq sa edhe e pashprese.

Ama le te mos e humbasim fare shpresen. Pa qeveri normale (dhe per fat te keq pa opozite per te qene) nuk duhet ta quajme veten te humbur. Kujtoni pranveren arabe dhe sesi shoqeri te mbaruara gjeten kurajon te kerkojne ndryshim dhe mbase ka akoma shprese.

Pamja a Kadhafit te pergjakur duhet tu nxjerre gjumin naten dhe te lemerisur kopukeve shqiptare (te djathte por edhe te majte) dhe tu kujtoje se pushteti dhe paraja, sado te rendesishme, nuk te garantojne jete te gjate dhe imunitet nga hakmarrja e nje publiku te keqtrajtuar dhe egersuar nga vite te tera abuzim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.