Shqipëria “eksporton” në Maqedoni akademikë falsë

Lajmi ka ditë që ka dalë, por nuk i është dhënë shumë rëndësi. Gazeta “Veçer” thotë se kjo rritje e krimit të falsifikimit të diplomave universitare dhe pas-universitare është favorizuar dhe për shkak se këto dy vende (Shqipëria dhe Bullgaria) kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe (me Maqedoninë) për njohje reciproke të diplomave.
Zbulohet se uiversitete shqiptare, deri dhe zyrtarë të korruptuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, janë përfshirë në një “biznes” fitimprurës diplomash. “Ndonëse disa kanale të trafikut të diplomave janë prerë, ‘biznesi’ i tyre nga viti në vit shënon rritje dhe fitime nga ana tjetër, pasi ka ‘dembelë’ të etur për parashtesat: ‘i diplomuar’, ‘magjistër’, ose ‘doktor shkencash’.
“Përvoja maqedonase e akademikëve të rremë, tashmë prej një dekade sfidë për qeverinë maqedonase, tregon se shumica e diplomave të falsifikuara vijnë nga Bullgaria dhe Shqipëria”, shkruante në numrin e 30 dhjetorit gazeta maqedonase “Veçer” e Shkupit në shkrimin me titull “Nëpërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë vijnë “M.Sc.” dhe “Dr./Akademikë” të rremë; në vend të trurit punon paraja” (Преку Бугарија и Албанија до м-р и д-р / За лажните академици, наместо мозокот, работат парите), shih linkun http://www.vecer.com.mk/?ItemID=3F032F6DFB9E6B4CB2CB554CD10CADBD.
Gazeta citon burime të besuara, që thonë se sekserët, të cilët punojnë në vendet fqinje kanë lidhje me universitete, por rol luan dhe teknologjia moderne kompjuterike, me të cilën skanohen diplomat.
Lajmi sigurisht që nuk do të çudisë ambientin shqiptar.
A.K.
Comments
S' duhet marre seriozisht
<p>S' duhet marre seriozisht pasi me kete Maqedonia do te zhvleftesoje Akademine Shqiptare per te justfikuar ndryshimet qe po behen ne Enciklopedine Shkencore te Maqedonise.....eshte me prapaskene si kurthet Bizantine Ballkanike</p>
Po, eshte komplot, , armiqte
Po, eshte komplot, , armiqte e jashtem hahah
Kjo eshte maja e aisbergut. Sistemi piramidal i te ashtu quajturave universitete eshte qellimisht kriminal. Jane si sudja e vefa, mashtrojne e vjedhin me arrogancen e sipermarresve te pandeshkueshem.
Jetojne mes jush, i quajne opinioniste,menaxhere, biznesmen, dje sudja e gamberi, sot cili e hoxha . Nje qeveri e pergjegjshme do ti ndalonte e ndeshkonte, por nuk e beri me piramidat ne 96, s'ka shprese te bej sot, mashtruesit jane bere botues.
Add new comment