Shqipëria vs. Perëndim: Demokraci apo sistem hibrid totalitar?

Postuar në 23 Gusht, 2011 01:57
Alfred Kola

Shqipëria ndodhet padyshim në një udhëkryq të historisë së vet, në përpjekjet e saj për tu ndarë përfundimisht nga e kaluara e mospërkatësisë në perëndim dhe kalimi i asaj që një analist i njohur e ka quajtur “vija e Theodhosit”, vijës ndarëse midis saj dhe përendimit demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht. Por a është ajo në rrugën e duhur për realizimin e kësaj aspirate që kërkon një reformin të gjithanshëm të sistemit politik dhe madje të vetë shoqërisë shqiptare dhe mentalitetit mbizotërues? Këtu zhvillohet beteja më e madhe dhe më e pakuptimtë midis pjesës më të madhe të popullit shqiptar dhe megafonëve të qeverisë së sotme, të ndihmuar në mënyrë të pashpjegueshme edhe nga komuniteti ndërkombëtar, të cilët, edhe pse Shqipëria ka devijuar plotësisht nga kursi evropian, përpiqen të bindin shqiptarët se vendi i tyre po zvarritet ndrejt BE qoftë edhe me zigzage . Nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të kundërt me kursin evropian, mjafton të ballafaqojmë aspektet dhe shtyllat kryesore ku mbështetet sistemi shqiptar me ato të vendeve të BE dhe SHBA, dhe krijojmë kështu një ide për vete, por më shumë për komunitetin ndërkombëtar që të shohin me realizëm zhvillimet në Shqipëri dhe të reshtin së gënjyeri shqiptarët për të ardhmen e tyre në BE me këtë qeveri.

 Qeveria, zgjedhjet dhe media

 Krahasuar me qeveritë perëndimore qeveria shqiptare i ngjan një administrate të një ndërmarrje familjare, ku biznesi dhe prona është vetë Shqipëria. Ajo ka një kontroll absolut dhe të drejtpërdrejtë në jetën e çdo shqiptari, që nga pastruesja në një shkollë periferike deri tek zyrtarët më të lartë të administratës. Kjo e fundit është totalisht militantiste dhe krejt e paaftë, e ndihmuar kjo nga roli që partia në pushtet ka në aktivitetin e përditshëm të shoqërisë dhe jetën ekonomike të vendit. Punësimi në sektorë buxhetorë bëhet me rekomandim të degës lokale të partisë në pushtet dhe nuk bazohet në aftësinë profesionale, por në kontributin e dhënë për këtë parti, që kryesisht konsiston në mitingje, blerje votash dhe pjesmarrje në grupime për shtrembërimin e vullnetit të zgjedhësve. Qeveritarët shqiptarë pasurohen shumë dhe shpejt dhe janë shtresa më e pasur e kombit, e cila zotëron prona në çdo skaj të vendit, ç’ka tregon për një shkallë të paimagjinueshme të korrupsionit. Por ndryshe nga vendet e BE dhe SHBA, ku një minister dënohet me burg sepse ka abuzuar me 10 mijë euro fonde publike apo nje senator dërgohet në gjyq sepse nuk ka deklaruar burimin e parave për riparimin e shtëpisë së tij, qeveritarët shqiptarë dhe deputetët janë të paprekshëm edhe kur aferat e tyre kapin shuma miliona euroshe dhe kanë dalë në dritë të diellit në media apo në investigime të organizmave të ndryshëm. Madje ata reagojnë me arrogancë kur kapen gafil duke fyer dhe sulmuar ashpër ata që zbulojnë dhe publikojnë këto afera, dhe më pas, të gjithë popullin shqiptar. Koncepti i dorëheqjes nuk njihet fare as për akuza shumë të rënda si vrasje, trafik njerzor apo vjedhje të shumave shokuese të fondeve publike dhe nuk është si në perëndimin demokratik, ku një minister dhe lideri i ardhshëm e partisë së tij të madhe, largohet nga politika i akuzuar për plagjaturë ose një tjetër që jep dorëheqjen sepse bashkëshortja e tij përdori makinën e institucionit për të psonisur në supermarket.

Të gjithë e dinë si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri dhe ngaqë kjo është një temë e trajtuar gjerësisht nuk po ndalemi fare, sepse e dimë që standartet e tyre janë thjesht një temë muhabeti sa për ta hedhur lumin edhe një herë tjetër.

Media si pushteti i katërt luan një rol dominant në jetën e një vendi dhe balancimi i saj, shoqëruar me një etikë strikte profesionale, janë treguesi i nivelit demokratik të një vendi. Po sa e balancuar është media në Shqiperi? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje kemi më poshtë një tabelë që pasqyron balancën e gazetave dhe televizioneve në Shqipëri dhe lidhjet e tyre me politikën:

 

Mbështetës të qeverisë dhe sponsorizuar prej saj Të paanëshme Anti-qeveritare ose mbështetës të opozitës
TVSH Top Channel ----
Klan Vizion+  
ABC News Ora News  
News 24    
AS    
SCAN    
NTV    
UFO    
Planet…    
Shumica e Televizioneve Lokale    
 Gazeta    
Koha Jonë Shqip Zëri I Popullit
RD Revista Mapo Shekulli
55 Ballkan Tema
Panorama   Sot
Metropol    
Mapo    
Gazeta Shqiptare    
Revista Klan    
Agon    

 

Siç shihet nga tabela, qeveria shqiptare ka hegjemoni të plotë mbi mediat, televizione apo gazeta, ku ato të paanëshme janë në një numër të papërfillshëm krahasuar me ato të varuara nga qeveria. Në asnjë vend demokratik nuk gjen vend një raport i tillë mes mediave. Uzurpimi i televizionit publik, për të cilin paguajnë të gjithë qytetarët, dhe kthimi i tij në shërbim të partisë në pushtet ndodh vetëm në diktatura. Politizimi i tejskajshëm i Këshillit Mbikqyrës të Radiove dhe Televizioneve në favor të qeverisë dhe Partisë Demokratike ka bërë që të mos ketë standart për mediat dhe etikë profesionale tepër jetike në këtë sektor. Televizionet e sponsorizuara nga qeveria transmetojnë kronika dhe edicione lajmesh agresive kundër çdo zëri kritikues ndaj qeverisë, jashtë çdo standarti dhe etike, sidomos e përqëndruar në jetën private e familjare dhe fushata denigrimi, duke shkelur kështu të drejtat e njeriut dhe privacinë. Mungesa e një organizmi klasifikues për shikueshmërinë dhe audiencën e programeve të veçanta bën që emisione të mërzitshëm dhe me format të vjetër dhe të ngathët të vazhdijnë të zënë kohë transmetimi pothuajse në të gjitha televizionet.  

 Ekonomia

 Ekonomia shqiptare është një ekonomi e dobët, kryesisht komerciale, e mbështetur në importin e mallrave nga jashtë dhe pa një model të qartë zhvillimi. Ajo mbështetet kryesisht në monopole të nxitura dhe organizuar nga qeveria me të cilat njerëz të lidhur me qeverinë kontrollojnë tregun në çdo aspekt. Konkurenca e ndershme është një nocion i papranueshëm dhe kushdo sipërmarrës i ndershëm, pa lidhje me qeverinë, që do të zgjeronte aktivitetin e tij duke përdorur aftësitë e tij manaxheriale dhe marketuese, do të falimentohej me mjete banditeske, si gjoba nga tatimorët, sekuestrim malli madje dhe kërcënime për jetën nëse do të cënonte sadopak monopolin në treg të njerzve të qeverisë. Raste të tilla janë të panumërt dhe shpesh kanë marrë jehonë në shkallë kombëtare, por asgje nuk ka ndryshuar sepse çdo gjë varet dhe bëhet nga qeveria. Sektorët strategjikë dhe pasuritë natyrore u janë dhënë me koncesion kompanive fantazmë, të panjohura edhe në vendet nga ato pretendojnë se vijnë, të cilat shfrytëzojnë pamëshirë nëntokën dhe punëtorët e varfër shqiptarë duke shkelur të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare. Rasti i fundit i grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës dhe reagimi antinjerzor i kompanisë koncesionare ACR dhe presidentes së kompanisë mëmë Decometal Austria kundër minatorëve dhe sindikatës është vetëm maja e ajsbergut të praktikave mafioze dhe skllavëruese të këtyre kompanive ndaj popullit dhe kombit shqiptar. Por nëse këta zotërinj do të guxonin të vepronin kështu ne vendet e BE, pasojat do të ishin të rënda për ta dhe bizneset e tyre.

 Sistemi Gjyqësor

Drejtësia së bashku me median janë dy fusha ku Shqipëria dallon nga vendet e BE dhe SHBA si nata me ditën. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është fare i padrejtë. Ligji vetë nuk është baza mbi të cilin ky system bazohet, por paraja dhe politika. Varësia e gjyqësorit nga qeveria nuk është fakt i fshehtë tashmë. Vitet e fundit qeveria e kryeministrit Berisha ka vënë nën kontroll të gjitha gjykatat në çdo shkallë të tyre. Fundi i 2010-s shënoi kalimin e Gjykatës së fundit, asaj Kushtetuese, në varësi të qeverisë dhe Partisë Demokratike duke shënuar nënshtrimin e plotë të sistemit gjyqësor dhe drejtësisë në përgjithësi. Korrupsioni në drejtësi është vënë në dukje fort edhe nga vetë Komisioni i BE-së dhe organizma të tjerë, por në vend që të ketë ndryshim, qeveria vazhdon të vërë nën kontroll çdo qelizë të këtij sistemi. Një nga treguesit e kësaj varësie është vendimi i Kolegjit Zgjedhor në lidhje me procesin elektoral të Tiranës, ku fituesi u bë humbës dhe humbësi fitues. Një tjetër tregues është që në katër vitet e fundit në  apelet në Gjykatën e Lartë dhe Kolegjin Zgjedhor opozita nuk ka fituar asnjë të vetme. E njëjta gjë ka ndodhur me apelimet e këtij viti në Gjykatën Kushtetuese. Sa është mundësia që qeveria të fitojë çështje në gjykatë në BE dhe SHBA? Më pak se 30%. Atëherë, si është e mundur që në Shqipëri ashtë ajo që fiton gjithmonë? Në cilin sistem qeveria fiton gjithmonë në gjyqe? Sigurisht, në sistemet totalitare ku gjykatat dhe qeveria janë një. Nuk po trajtojmë këtu rastet e lirimit të krimineleve të rrezikshëm në sallën e gjyqit kundrejt parave apo presionit se pastaj situate do të paraqitej e pashpresë dhe dëshpëruese, por nuk mund të lëmë pa përmendur rastin e arrestimit të Strauss-Kahn, njeriut më të fuqishëm të financave botërore, nga policia e New York-ut, me akuzën për përdhunim, vetëm me një deponim të një punonjëse hoteli, dhe rastin e ministrit shqiptar që u filmua tek tentonte të përdhunonte një vajzë me gjithë kundërshtimet e saj dhe më pas pretendonte për prishje imazhi.   

Po kështu paraqitet situata në arsim ku edhe sot qeveria ende përcakton kuotat e studentëve (!?), ndjek programe që dëmtojnë arsimin publik dhe favorizojnë atë privat që është shndërruar në fabrikë kartonash diplome pa asnjë nivel njohurish, pronë të njerzve të lidhur me pushtetin. Sa është numri i atyre që dikur e lanë shkollën në klasë të katërt dhe sot kanë nga katër diploma dhe janë gjyqtarë, ekonomistë dhe drejtorë shkollash? Shumë dhe ne i njohim të gjithë

Po kështu është edhe sistemi shëndetësor, me korrupsion e grabitje të pacientëve, vdekje nga neglizhenca dhe papërgjegjshmëria e mjekëvë dhe higjenën jashtë çdo standarti.

Mund të trajtojmë te gjitha aspektet e shoqërisë shqiptare me detaje dhe do të shohim që asnjë nuk i afrohet as largësisht atyre evropiane dhe amerikane. Atëhere në cilin drejtim po ecën Shqipëria në kursin e saj evropian? Ku e ka Shqipëria rrugën e integrimit të trumpetuar me të madhe nga ambasadorët këtu në Tiranë apo zyrtarët në Bruksel e Washington? Duke i parë gjërat me gjakftohtësi, shihet qartë se në këtë rrugë, integrimi do të mbetet thjesht një vegim, pavarësisht nga çka thonë më qëllim e paqëllim përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, sepse është e qartë si kristali që Shqipëria nuk është demokraci por një sistem hibrid pa ndjenjë njerzore, drejtësi e ligje.

Po a ka qoftë edhe një gjë të vetme që është bërë si në Evropë? Nuk me vjen asgjë në mendje por kush di ndonjë rast është i lutur të na e bëjë të ditur.  

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

Nuk do te them nje por disa gjera qe jane bere si ne Europe:Mosha e pensionit;taksat;cmimet;mediat dixhitale;bar-diskot luksoze...A do me?!Ja dhe nje te fundit:Lavazhe truri ne hamame turke...

Submitted by A.G (not verified) on

Nuk do te them nje por disa gjera qe jane bere si ne Europe:Mosha e pensionit;taksat;cmimet;mediat dixhitale;bar-diskot luksoze...A do me?!Ja dhe nje te fundit:Lavazhe truri ne hamame turke...

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoto Kola!Ti nuk mund te fyesh vetedijen e qytetareve shqiptare.Kujt i perrallis ti me ate liste mediash per pavaresine e tyre.Dukesh qe edhe ti je pjese e kesaj"pavaresie".Zoti Kol!Top Kanal (jam shqiptar ,nuk njoh anglisht),Vizion plus,24 news,qe jane nder kryesoret ,jane "ZERI (elektronik) I POPULLIT".Ashtu sic eshte Klan e TVSH ne krahun tjeter.Shekulli,Shqip,Tema,Gazeta Shqiptare,jane pertej edhe ZERIT TE POPULLIT ne sherbim te PARTISE.Prandaj leri keto pallvra ne klasifikim.Nga kjo shoh se edhe ti vete je pertej ZP.ne sherbim te PARTISE.E nefund per kete media ne Shqiperi nuk prodhon opinion dhe eshte e pabesueshme.

Submitted by Lonio (not verified) on

Ore pse merrni kaq shpejt flake you Salistet? I keni te gjitha por nuk doni asnje t’ju kundershtoje. Te akuzosh Top Channel dhe Vizion Plus si te aneshme do te thote te mos kesh haber fare nga keto pune. Duhet ta kesh te tendin Fahri Balliun dhe ate pacavure qe boton ai. Ndersa opinione te besueshme shkruan vetem Sami Neza!!!!

Submitted by luani (not verified) on

Z. Alfred, fatkeqsisht keni shume te drejte. Nuk e shoh te larget qe te perfundojme si ne Libi, e ne vendet e tjera me diktatore qe sundojne me dhjetra vjet. Sa per Evropen, ne nuk kemi asnje lloj lidhje.

Submitted by Alfons (not verified) on

Me c'fare njesie matese e mat paanshmerin z. Kola?! Mor do isha dakort vetem sikur mos te me kishte zene syri te klasifikohej te krahu i te "mireve" Vizion+. I vetmi "talent" qe ka ai televizion eshte investimi se ska mundesi te ket gazetar aq medioker sa qe ta quaj 21 janarin genocid. C'do gje mund ta quash 21 janarin po jo deri aty. Vetem nje grumbull "gazetaresh" te "paanshem" mund ta quaj keshtu ne nje kronike lajmesh.

Submitted by Reformer (not verified) on

Dhe yjet rrine e veshtrojne.....shpresojme qe sindroma e zgjedhjeve ne Kavaje te perseritet edhe ne 2013! Dhe qe kosovaret te mos na vijne per turizem elektoral, se boll i kena trimat e Sales ketej!

Submitted by Doni (not verified) on

Le te thone ç'te duan. Saliu i ka vene nen kontroll te gjitha dhe nuk ka shprese per demokraci apo BE.

Submitted by Nerd (not verified) on

Nje analize e shkelqyer, por qe te depresionon per vete realizmin e saj.

Submitted by Edi (not verified) on

<p>Fatkeqesisht keto qe po ndodhin tregojne qe ne nuk kemi per te shkuar kurre ne Evrope, sado qe te bertasim e te mburremi.</p>

Submitted by Vini (not verified) on

<p>Zoti Kola ka bere nje analize te shkelqyer per mediat. Per sa kohe mediat do te jene ne varesi te qeverise dhe te sponsorizuara nga ajo nuk do te kete demokraci ne kete vend.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.