E djathta me dilema fashiste

E djathta në përgjithësi nuk ka dilema. Fitimi është qëllimi, restoja tjetër është në funksion të tij. Shumë zero në rradhë janë fitorja, the best është demokracia. Për të mbajtur në nivel ideologjik situatën dhe për t’i dhënë pamjen e të pranueshmes, janë shpikur situata sterile. Demokracia e të djathtëve shërbehet në termat e tolerancës e të edukimit të një brezi që nuk nxjerr zë, ndërkohë që sharjet nga gojët e tyre të shkolluara diku ku paguhet shumë për arsimin, janë të papranueshme. Ushqimi, megjithëse prej kohësh i modifikuar, duhet të jetë i besueshëm sipas tabelave që provojnë se është DOC, me origjinë të kontrolluar nga zotërinj që nuk përgjigjen për modifikimin. Në pamje të parë duket se me këtë model gjithçka shkon mirë. E pakundërshtueshme. Sidomos kur je në avantazh se i vendos vetë rregullat e lojës.
Nga ana tjetër, duke krijuar këto standarde, i ndryshmi, ai që duhet të përshtatet me modelin e ri të bashkëjetesës multikulturore, gjendet përballë sulmit të të djathtës ekstreme evropiane. Ai është i ndryshëm dhe kësisoj duhet të kthehet pas në kulturën e vet. Ky personazh i pasjellshëm, është detyrimisht prodhues i kulturës së neveritshme që duhet denoncuar dhe në kundërshtim me bindjen civile për tolerancë. Forca e lëvizjeve fashiste që po perceptohet si keqkuptim i mirësisë fillestare nga evropianët, qëndron në çuarjen me hap të sigurtë drejt “vetëmbrojtjes” civile ndaj kulturave jo civile. Forcat e ekstremit të djathtë, duke dalë të parat nga rutina dhe steriliteti i Evropës që lufton për vlera në kundërshtim me veten, i kthen ato automatikisht në opozitën e vërtetë dhe të vetme. Do të tolerohet vetëm i huaji që është si ne: I krishterë, me zërin në kufijtë e pëshpëritjes dhe në pranimin e vlerave për të cilën vetëm disa janë dakord. Ky klasifikim ka lënë jashtë preferencës myslimanët. Kjo, edhe kur ata janë të ngjashëm dhe konkurojnë me pjesën tjetër, të integruar dhe të “zbutur” me kohë e me vakt. E djathta në botë ka ngelur në dilemën e tolerancës fetare që çon në ngjyrosje të sistemit me ideologjinë e mirëqenies audiovizive, si dhe të qasjes më agresive në emër të vetëmbrojtjes. Edhe kjo ideologji e djathtë, e eksperimentuar me sukses në mes-shekullin e XX.

Në Tiranë, debati si shpesh herë është skizofrenik. E djathta shqiptare, e përfaqësuar nga politikanët e saj, mbrojti me zjarr ndërtimin e një xhamie, si dhe të një pallati 13 katësh, në një zonë të paracaktuar si të mbrojtur për arsye kulturore. Pallati me shumë kate, mbrohej i justifikuar nga toleranca dhe barazia fetare. Prishja e planit për ndërtimin e tij u pa si sakrilegj që do të çonte besimtarët myslimanë drejt faljes në rrugë të madhe. Debati zgjati mjaftueshëm. Pati akuza të lidhura me historinë e diktaturës, ku vendet e kultit ishin të nëpërkëmbura.
Po me të njëjtën lehtësi u trajtua dhe një foto e Edi Ramës ulur këmbëkryq në një sofër me kryeministrin turk Erdogan.
Para disa kohësh po ky kryeministër, i ngjashëm në sjellje me të tjerë kryeministra në aksionin politik, dukej më shumë se i pranueshëm, kur, në emër të demokracisë si model i adaptuar me ndonjë modifikim, shtypi me dhunë e zjarr mijëra protestues. Nuk pati asnjë dilemë për parkun apo për studentët që masakroheshin në ditët me diell apo netët me hënë. Gazetat e djathta u rreshtuan të parat në stisjen e argumentave për ngopjen e publikut me fjalë demokratike si “Shteti i të drejtës”, apo “e drejta e shtetit për t’u bërë ballë kundërshtuesve”. Tek dhuna ishim të ngjashëm. Të ngjashëm në fakt jemi dhe tek sofrat, që për hir të vërtetës janë shumë më të pranueshme se sa tavolinat e luksit, edhe kjo e keqkuptuar si kulturë evropiane aktuale. Ai luks që shqiptarët kanë në mendjet e tyre është karakteristik i viteve 1800. Po ky sigurisht është debat tjetër. Aty ku askush nuk na e sulmon dot bakllavanë.
Sofra dhe pecetat i dhanë shansin të djathtës që të marrë në mbrojtje shqiptarët. Në lojë u futën ndjesitë historike, momentet emocionale dhe kultura e ndikimit. Askush nuk shpjegoi se kjo tendencë për të gjykuar kulturat tradicionale është modeli tipik i fashizmit në rilindje. Një shqiptar mund të ndihet i rrezikuar nga modeli turk i mbrojtjes së interesave ekonomike të elitave të djathta, por kurrsesi i trembur dhe i kompleksuar nga ushqimi, muzika, ngjyrat dhe bota shpirtërore që tregohen pas tyre. Sjellja nuk është idiote, sjellja është kriminale. Në emër të votave dhe përfitimeve direkte, krijohet përshtypja se disa tradita janë më fisnike, ndërkohë që disa të tjera janë të frikshme. Po në këtë debat të ri duket se do përqëndrohemi tek etiketimi ndoshta i sinqertë e ndoshta i keqkuptuar, për të humbur në rreshta rrezikun e vërtetë të idelogjisë që krijohet prej mëditjes.
Po a është idiot gazetari që shpik sulme bedenash patriotike dhe mbron me penë të qetë vrasjet e njerëzve? Jo, është bashkëpunëtor në çdo akt që mbron në emër të rrogës. Ta quash idiot, është përfundimisht takt i tepruar.
Klan nr. 843
Comments
Eshte mire me tru

Eshte mire me tru artikullshkruesi? Se me njohuri jo e jo.

keto nuk jane komente, por te

keto nuk jane komente, por te "nxjerra" barku.

sa per artikullin e fillon mire, por ka nje perpjekje te sforcuar per te bere paralelizem midis te djathtes ekstreme ne Europe dhe te djathtes shqiptare. por nuk ka ndonje ngjashmeri midis tyre.

A ka ndonje qe di ta

A ka ndonje qe di ta perktheje ne shqip kete broçkullitjen ketu me lart? FLM.

Shif shqiptaret thone "zgjat

Shif shqiptaret thone "zgjat kombet sa ke jorganin".

Ky dhe ai budallai tjeter Learti mire eshte te mos flasin per ca kohe se nuk dine ca shkruajne me. Biles per te qene icik koherent me veten mire eshte te shkruajne ndonje llaf per armet kimike.

Ia kemi kerkuar edhe ne

Ia kemi kerkuar edhe ne Facebook. Ketij e disa te tjereve te shoqerise ex-Mjaft qe e kishin per zakon nga 10 statuse ne dite, mundesisht duke treguar vlerat e tyre per demokracine dhe popullin. Zakonisht kundra Sales e vetem kaq. Tani, u bene rreth 10 dite qe shurdhohesh nga heshtja e ketyre. Bashke me Bracen qe gjen kohen te flase per Juven por nderkohe nuk ka harxhuar nje tek fjali per armet kimike. Kush ia ka kujtuar ne wall-in e tij ka marre nje pergjigje te tipit: ja se me ate po merrem.

Po pse, Sala a nuk merrej valle me ceshtjet e jona?

Braces i kane lene per detyre

Braces i kane lene per detyre te shaj opoziten ne facebook, se e kupto ti, Basha e te tijet dridhen nga postimet e Braces, nuk i ze gjumi nates per ca shkruan ai. Mire dhe kaq gjithsesi per Bracen, se pervec kesaj celsat e kashtes ka ne dore i shkreti.

Me Bracen kot qenke

Me Bracen kot qenke lodhur....Braces i jane derguar informacione per abuzime me te medha kur ishte ne opozite dhe nuk ndihej... Media te ben lavazh truri dhe persona si Brace te duken si Promete kur thjeshte jane hajdutet e radhes...

ato te Mjaftit... ca tipash ekzemplare per tipologjine qe perfaqesojne, tipiku i paraziteve qe duan te hane pa u lodhur duke bere si intelektuale... kategoria qe mori fuqi ne kohen e Verit (jo Ver Llapes)... Shoku Zylo e etj

po rrine urte ne fb keta revolucionaret pasi duan te ruajne vendin e punes, keta jane cuna mami e babi, qe dhe me 21 Janar nuk u plagosen po i lyenin njerezit me te kuqe, keta jane ata qe lexojne Gene Sharp dhe Rezistencen Paqesore dhe dalin e bejne sikur kane bere libra alla Zizek e Gramsci...

me keta nuk ja vlen me u marre, se jane pa shtylle kurrizore... cuditem si jane lene te shkruajne ne respublica e tema... dhe si i lente Arjan Cani te dilnin ne Zone e Lire, keta s'dine c'flasin dhe nuk dine te flasin... Learti qe s'di as te shkruaje shqip dhe qe thote Alikopteri ne vend te Helikopteri...

Ja nje ressyme per shkrimin e

Ja nje ressyme per shkrimin e penden e ligesht te shkruesit: Mjerim i vjeter, i panginjur, ngjizur me urrejtje e poshterim, brez pas brezi, ne mungese te Jetes, Kultures, Lirise. Lende e pare per Frontin Demokratik, ketu e nga '45. Nuk ka faj, vetem keta zogj nate mund te cicerojne ne kopshtin djerre te diktatures se djeshme e te rrefejne rropullite e tyre te prishura. Ne emer te eterve, ky soj vijon te masturbohet perballe Jetes, Kultures, Lirise! Urime shoke te ResPublica-s!

Rrofsh o Anonim, se per Zotin

Rrofsh o Anonim, se per Zotin une nuk po i jepsha dum ku i rrifte ktij ka.qolit....

Po a është idiot gazetari që

Po a është idiot gazetari që shpik sulme bedenash patriotike dhe mbron me penë të qetë vrasjet e njerëzve? Jo, është bashkëpunëtor në çdo akt që mbron në emër të rrogës. Ta quash idiot, është përfundimisht takt i tepruar.

Jo une do t'i quaja pa frike kriminele, duke filluar nga ju e te gjithe kakaritesit me komande qe flasin kundra gjithckaje dhe jo me kryesores, asgjesimit te armeve kimike qe ka te beje me te ardhmen e vendit dhe te banoreve te tij. Nese pranohet te sillen armet kimike siriane ne Shqiperi atehere ju e perkrahesit e tjere te rilindjes keni humbur cdo te drejte te flisni kunder Berishes sepse qe ne muajt e pare te qeverisjes keni bere ate qe ai nuk arriti te bente ne 8 vjet.

Pastaj cfare brockollit kot per te majte apo te djathte ne Shqiperi. Ketu ka vetem grupe interesi/biznesi dhe zero ideale politike te denja per t'u konsideruar te majta apo te djathta.

Korrekt.... vetem te majte e

Korrekt.... vetem te majte e te djathte nuk ka... kur pashe titullin qe permendte termin "fashist" thashe ky sheh endrra me sy hap, me partizane komuniste e me kolaboracioniste fashiste... ne Shqiperi s'ka pasur asnjehere te majte dhe te djathte te paster... kane shkuar nga ka fryre era...si Zogu qe ne fillim ishte me te majtet dhe u be me pronaret e tokave, apo Enveri qe nuk u kuptua se nga u be komunist...e Saliu qe s'ka nevoje per presentation, e Edvini qe ishte i PD-se e tashme kyetar i ishPPSH

Ky Kananaj thjeshte po lepin kocken po nuk di ta beje mire... ata te PDse jane me te stervit per te qene horra... keta(ish radikalet e majte neokomunista eksperte te midhjes dhe peshkut) jane ne nivelin e vemjes...

Nuk merret vesh te ky shkrim,

Nuk merret vesh te ky shkrim, kunder kujt dhe pro çfare eshte autori. "Nje stil i sofistikuar eshte si napa qe mbulon ekzemën"- thoshte Albert Camus tek "Rënia".

Te nderuar komentues, Ka

Te nderuar komentues,

Ka ardhur koha qe te ardhmen e ketij vendi ta marrin ne dore njerezit qe kane vlere!

Media e ka mbushur kupen duke publikuar lloj-lloj shkrimesh apo intervistash nga njerez te trashe dhe te perlyer keq me pislliqet dhe parate e pista te klases politike shqiptare.

Ne kete vend njeriun me vlera e shtypin. Ne kete vend idealistet duhet te vdesin urie.

Tashme eshte e qarte se kjo klase politike nuk do as rritjen e standardit ekonomik te njerezve, as zhvillimin kulturor te tyre. Arsyeja eshte e thjeshte: per te ruajtur pushtetin e tyre politiko-ekonomik.

E vetmja rruge eshte te organizohemi dhe ta shporrim njehere e mire kete qelb qe vazhdon te perhapet ne shoqerine tone. Nuk duhet te kemi frike. Po u stepem do behet akoma me keq.

mua mu duk shkrim i

mua mu duk shkrim i mire,ndertuar ne dy paralele.E djathta radikale dhe intolerante ne Evrope,ksenofobe dhe rraciste,e djathte qe ka marre yrysh dhe vota ne disa vende evropiane me vlera te konsoliduara tolerance,si ne Danimarke,Suedi,etj.Me nje fjale,atje e djathta eshte ezauruar nga idete ose nuk prodhon dot me iluzione,sepse njerezit nuk i genjen dot me fjalime dhe llafe te bukura mbi thelbin e kapitalizmit,siç thoshte Proudhon:"Prona private eshte nje vjedhje".Pastaj autori shtron paralelen shqiptare,ku gjen dhe aty radikalizma dhe intolerance,shtirje dhe kauza pa kauze,nje e djathte qe nuk prodhoi dot as kapitalizem dhe as nderton dot e megjithate eshte gati prape te pusht-eteroje sapo kundershtari te beje nje hap falls.Shkurt,per mua ky eshte shkrim i mire.Ndersa kritikes sepse ky i majti Kananaj nuk flitka per helmet,etj,etj,me duken ca patetike.Nje autor nuk mund te shkruaje per te tera brenda nje artikulli,nuk mund ti fuse ne nje thes te gjitha,mbase ka harruar te perzjeje edhe zogun e Tunes dhe kengen e re"Gili-gili" te Sinan Hoxhes....Mbase kete shkrim e ka bere me pare sesa te dilte problemi i helmeve kimike e ndoshta e ka korrigjuar disa here,mbase dhe redaktori sot e gjeti oportun ta botoje.Pra,miqve forumiste do u sugjeroja me dashamiresi te lexojne çfare ka thene autori dhe a qendrojne paralelet dhe jo se çfare duhej te thoshte sipas tyre,qe s'i paska permendur.Ose duhet te mesohemi me kritiken argumentuese,ose thjesht behemi vanitoze komode te maskuar mire pas anonimitetit,duke shperfillur dhe injoruar kedo qe perpiqet te sjelle argumente.Se ku duam te dalim e çfare perfitimi do kemi as vete nuk e dime!Pershendetje!

Po para se te na derdellisesh
Po para se te na derdellisesh me keto patetizmat e tua "pseudomajtiste", kishe treguar veten dhe kishe dhene opinionin tend di gjoja analist qe je. Ta kishim degjuar njehere mendimin tend dhe te atyre shokeve te tu qe keni su pune vetem saliun dhe asgje me shume, benit dicka me shume ne kete gjendje, por te pakten u pa fytyra e vertete e kesaj "shoqerie civile" petfshite dhe ty dhe miqve te tu, nje tufe burracakesh qe strukeni per te fituar mbase nga nje rroge ne shtet dhe ta mbani mire dhe te lepini sa ne shume...turp
Add new comment