Ne jemi Media më e madhe në Shqipëri
Ne jemi media më e madhe në Shqipëri. Kemi njëqind e ca mijë njerëz në terren. Të bëhen të gjithë bashkë Media nuk na mund dot ne në informimin e punëve që bëjmë
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Kongresi që të përdorë çdo anëtar të Partisë Socialiste për të propaganduar arritjet e qeverisjes, për të mos lejuar dekurajimin që sjell raportimi i medias tradicionale. Në një stil autokritik, z. Rama ka deklaruar se PS-në sot e kërcënon boshllëku opozitar dhe inercia që ka kapur partinë.
Mandat të tretë për t’u bërë shëmbëlltyra e konsumit dhe rraskapitjes shkoni e kërkojeni pa mua, por do dilni nga zyrat e shtetit si të mallkuar
tha Rama.
Ai ka kërkuar trefishim të punëve dhe energjisë nga socialistët duke vënë theksin te Organizata Socialiste.
Comments
Media
Kryeminister populli don te ushqehet e te kete nje jete te pakten te sigurte ne vendin e tij. Minimumi qe mund te beni eshte te ushqeni popullin tend
Add new comment