Kush mohon krizën nuk bën gjë tjetër, veçse e thekson atë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5244_1_2216.jpg?itok=jL9ma2hA)
Në analizën e tij vjetore, kryeministri Berisha nënvizoi faktin që viti 2011 ka qenë një vit i shkëlqyer për shqiptarët, dhe më poshtë u mor me të gjitha. Por le të ndalemi tek “shkëlqimi ekonomik”, të cilit ai vetë i kushtoi më pak vëmendje se shkëlqimit në momente të tjera, siç janë 21 janari i plojës në bulevard dhe 8 maji i plojës elektorale në Tiranë (te këto të fundit u ndal për t’i renditur si suksese). Për ekonominë, Berisha u mjaftua të deklaronte (marrë nga e përditshmja Panorama), se “eksportet shqiptare në harkun kohor dy vjeçar kanë shënuar dyfishimin e tyre, një rast i paprecedent; viti mbyllet me një defiçit buxhetor 3.5% dhe me një borxh jo mbi 60%; FMN-ja është shprehur se është borxhi i shërbyer me koston më të ulët se çdo vend tjetër. Sot kostoja e shërbimit të borxheve është bërë lugat i vërtetë i kësaj krize. Kjo ka lidhje direkte me ekipin që trajton borxhin me përgjegjësinë më të lartë, por dhe me kredibilitetin e ekonomisë shqiptare, të konfirmuar nga FMN.”
Vini re: Nuk ka në këto deklarata asnjë fjalë për vështirësitë ekonomike. Madje, as shifrën e të ardhurave measatare për frymë (9 mijë dollarë/vit!!!!) dhe as rritjen ekonomike nuk i përmendi, e ndoshta prandaj nxorri një ditë më pas Ridvanin e tij të na bënte me dije se rritja për këtë vit që po ikën ka qenë 3,9%, por pa konfirmuar shifrën kryeministrore të të ardhurave vjetore për frymë. Berisha, si rrallë herë (apo është hera e parë?) përmendi borxhin publik, por jo për të mohuar problemet me të (siç ka bërë gjithnjë), por për t’na ngushëlluar se ky borxh është poshtë 60%-ëshit të GDP-së, dhe se kostoja e shërbimit të tij po administrohet mirë. Të vetmet shifra, që kish gjetur për t’i shpallur me ndihmën e superlativave që atij i dalin nga rropullitë ishin eksportet që janë dyfishuar gjatë dy viteve të fundit (shifër, që e nxjerrë nga konteksti ekonomik në tërësi s’do të thotë asgjë), dhe numri i turistëve që arriti në 4 milionë vetë (kjo është rrenë me bisht; ai llogarit dhe hyrje-daljet e veta në doganën kufitare si lëvizje turistike). Siç shihet pra, Berishës i kanë mbetur shumë pak gjëra për të thënë. Ai është në hall të madh, dhe kjo gjë ka për t’u marrë vesh gjatë vitit të ardhshëm.
Nga shumë burime po deklarohet e nënvizohet se rritja ekonomike e këtij viti është dy herë më e vogël se sa ajo që çaprashit megafoni i Berishës me emrin Bode. Dhe këtë nuk është se e thotë vetëm opozita. Ish-shefi i misionit shqiptar të FMN-së, Gerwin Bell, tha në nëntor për Zërin e Amerikës, se rritja e këtij viti nuk do ta kalojë 2%-ëshin, dhe rritja e pritshme për vitin tjetër do të jetë më e vogël se 1,5%. Bode u kap fort pas vlerësimeve të agjencive Standard&Poor’s dhe Moody’s, por vlerësimet pozitive të këtyre agjencive ngrihen mbi indikatorë e të dhëna lokale, dhe dihet që këto të fundit kanë vetëm një burim: qeverinë shqiptare. Do duhej të kishim dhe burime të tjera, si INSTAT, Banka e Shqipërisë, por ato i kanë tradhëtuar me kohë kërkesat e standardet e natyrës deontologjike, dhe janë shndërruar në institute që prodhojnë të dhëna që i duhen qeverisë, apo që konfirmojnë shifra të dhëna të deklaruara paraprakisht nga qeveria (edhe Bode në daljen e fundvitit tha se “rritjen prej 3,9% e konfirmon dhe INSTAT-i”, ndërkohë që INSTAT-i ka të dhëna vetëm për tremujorin e parë të këtij viti). Dhe kështu, të gjitha vlerësimet që bëhen mbi Shqipërinë ngrihen mbi të dhëna që dalin nga truri i Berishës.
Mirëpo trukimet s’mund të vijojnë pa fund. Vjen një moment, kur të dhënat e rreme zbulohen nga realiteti i gjërave. Dhe në të vërtetë, kanë filluar shpenzimet e kursimet në masë. Për vitin 2012 Berisha premtoi ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar dhe të Parlamentit të ri, por nuk ka gjetur para as për të hedhur themelet e këtyre veprave, të cilat në fakt janë gjithë ditën të diskutueshme edhe sikur paratë të ekzistonin. Qeveria nuk pati fuqi t’u japë pensionistëve dhe punonjësve të administratës shpërblimet e fundvitit. Për herë të parë gazetat kanë zënë të informojnë mbi shkurtime në administratë. Në të njëjtën kohë nuk gjenden para për të paguar kompanitë që kanë kryer punime në vepra publike me paratë e tyre në këmbim të premtimit të bërë nga qeveria për rimbursim të mëvonshëm, gjë që ka krijuar probleme në marrëdhëniet e tyre me bankat (vetëm CEZ-it shteti shqiptar, saktësisht institucionet e tij, i detyrohen në shifrën e 50 milionë eurove). Ka edhe më. Një numër kompanish kanë fituar gjyqet me qeverinë e me institucionet qeveritare, dhe vendimet gjyqësore (të formës së prerë) detyrojnë këto të fundit të paguajnë miliona euro. Të gjitha këto e bëjnë borxhin publik më të madh se sa e japin marifetçinjtë e qeverisë.
Berisha e të tijtë janë me mendjen se po ua hedhin shqiptarëve me këngën e suksesit të madh gjatë vitit 2011, por në të njëjtën kohë janë duke shkuar vetë drejt një udhe pa krye e drejt një theqafjeje. Nëse vazhdojnë të mos njohin vështirësitë, do të vijë shumë shpejt një moment dhe për ta, kur do të dorëzohen. Sigurisht, në këto rrethana drama do të jetë e shqiptarëve, por edhe Berisha, Bode, Fullani, etj, që nuk kanë nguruar të trukojnë një realitet të tërë me synimin për të ngjitur mirë bythët e tyre në karrike e për të gëzuar përfitime prej pushtetit, nuk kanë për t’ia kaluar paq.
Comments
kesaj jave jane shitur 30

kesaj jave jane shitur 30 milione euro bono thesari vetem per te garantuar qe date 3 janar te kete leke ne arke. Ishte bosh. Por ndoshta me mire keshtu, sepse kete qeveri plehre qe kemi vetem ekonomia zero do ta rrezoje. Nga Edvini s'kemi me shpresa.

Kohe te veshtira me krizen ne

Kohe te veshtira me krizen ne perpjekje per te shtrire metastazat pa dallim , lart e poshte, e poshte e lart. Taksirati yne. Edhe zgjedhja jone. S'ke c'i ben. Por te pakten te mos harrojme te dergojme '' kartolina" njerezore. Urdheroni nje te tille nga une: " Shendet, kamje dhe dashuri" gjithe lexuesve dhe organizates jo fitimprurese 'ResPublica', stafit e vecanerisht themeluesit e drejtuesit Mustafa Nano.

shoku mustafa nano, Ndoshta

shoku mustafa nano,

Ndoshta eshte e vertete qe Shqiperia nen drejtimin e Sali Berishes eshte ne krize.

Por dhe vendet e tjhera te Europes dhe botes perfshi Francen, Angline, Italine bile dhe ShBA jane ne krize, me nivele te larta papunesije dhe me deficit buxhetor te larte. Nuk eshte nevoja te te shkruaj se sa e ka borxhin ShBA.

E pranon ose jo qeverija se shte ne krize, nuk ka rrendesi, rrendersi ka qe te meren masa kunder saj. Ne se ti mendon se qeverrija nuk mer masa antikrize, atehere shkruaj me fakte kete gje!

Por ne te gjithe keto vende asnje njeri me mend ne koke nuk kerkon rrezimin e qeverive apo dhe te presidenteve, perfshi dhe Barac Obamen. Largimi i parakoheshem i tyre nuk do te vije per shkak te krizes se sotme por do te vije ne zgjedhjet ne kohen si kerkon ligji dhe ne se ata nuk marin votat e nevojshme per nje mandat tjeter!

Asnje opozite apo gazetarete blere prej saj nuk kerkon rrezim apo doreheqje qeverish, sepse ne se nje gje e tille behet por para kohe atehere eshte demtuar vete vendi!

Nuk e kuptoj ngulmimintuaj te perditeshem e te vazhdueshem e jo korrekt per largimin e qeverise aktuae ne Shqiperi!

Ne se ti je me te vertet per nje shtet demokratik, atehere shkruaj dhe vepro si shkruhet dhe veprohet ne shtetet demokratike. Ne se vazhdon ne kete rruge te peshtire, rruge qe e ke filluar qe kur u largove apo te larguan nga PD dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite te shkruash me mllef djallezor.

Bej opozitarin, bej sa te kesh qejf por jo ne rruge te shtrember, me genjeshtra dhe me anashkalim me deshire te fakteve te njohura te sukseseve te qeverise.

Ne se vepron keshtu do te jesh me i besueshem dhe ne rregull me veten tende dhe me ndergjegjen tende, ne se ke!

Kam deshire te me pergjigjesh!

O rob i Zotit mbi toke,

O rob i Zotit mbi toke, begenis te marresh dhe pergjigje ndaj ketyre brockullave qe ke zhgarravitur ne faqen e Respublika?

Kur te shpelahet truri ne ate grade nuk te hyn ne sy asnje pergjigje, o lum miku.

Te krahasosh krizat shqiptare me krizat ne Angli, France dhe USA je bere me shume se per te qeshur, ndoshta keto mendime i patur nga efektet e nates se kalimit te viteve.

Ndoshta eshte e vertete qe

Ndoshta eshte e vertete qe Shqiperia nen drejtimin e Sali Berishes eshte ne krize.

Jo ndoshta, por eshte e vertete.

E di pse nuk kerkojne rrezimin e qeverise ne vendet e tjera?

Sepse ne vendet e tjera nuk vdesin 26 vete ne nje shperthim te nje fabrike cmontimi armesh e cila ishte trafikonte arme per ne Afganistan.

Ne vendet e tjera, nuk vriten 4 vete qe po marrin pjese per qejfin e vet ne nje demonstrate e qe po rrine kot ne momentin qe vriten, pa asnje arsye tjeter perveç terrorit qe kerkon te beje qeveria.

Ne vendet e tjera, kryeministri nuk i thote horr presidentit dhe lavire kryeprokurores. Ne vendet e tjera, qeveria nuk e pengon prokurorine te beje punen e saj duke mos i dorezuar prokurorise 5 police te akuzuar per vrasje.

Ne vendet e tjera KQZ-ja nuk ndryshon jurisprudencen e numerimit te votave pas mbarimit te votimit.

Ja pse ne vendet e tjera demokratike nuk kerkon njeri qe qeveria te largohet.

Doni me per Belulin?

Koment i sakte hapi, por

Koment i sakte hapi, por Kastrioti me lart ka harruar qe nga presioni i brendshme dhe i jashtem kane rene ne nje periudhe kohe te shkurter tre qeveri. Fillo me Papandreun ne Greqi, vazhdo me Berlusconin ne Itali, me tej me zgjedhje te parakohshme dorezoi pushtetin Zapatero ne Spanje, dhe te gjitha keto brenda tre muajve te fundivitit.

Po aq di, aq thote i mjeri Kastriot.

Shoku Kastriot po te

Shoku Kastriot

po te pergjigjem une loni:

1. Ju tregoni injorance kur krahasoni Shqiperine me Francen, Angline Italine apo SHBA ...jane me vite drite larg nesh!

2. Asnje nga keto vende nuk ka gangstere e mafioze, kriminele, hajdute e vrases ne qeveri e aq me keq administrata te mbushura me lloj lloj tutkunesh provinciale qe i lepijne bythen talebanit kriminel Sali Berisha, po t'a theksoj qe nen derjtimin e talebanit tend, Sali Berisha Shqiperia eshte uzurpuar nga horrat, hajdutet e kriminelet dhe eshte katandisur ne ate fare feja saqe populli qan per kohen e komunizmit, mor shok. Pas vrasjeve e vjedhjeve e degjenerimit te demikracise ne tropojokraci talebani sali berisha na beri dhe hambarin e plehrave te europes, ai i fali det greqise mor shoku Kastriot ai ka mbi kurriz 3000 te vrare ne 1997 dhe 26 te bere copa copa ne gerdec mor shoku Kastriot, ka mbi kurriz 2 te vrare ne bulevard me 21 janar 2011 gati nje vit me pare dhe po kalon nga krimi ne krim per t'i shpetuar drejtesise ...PRANDAJ KERKOHET LARGIMI I KETIJ TALENABI DHE DOREZIMI I TIJ E I DJALIT TE TIJ KRIMINEL PARA DREJTESISE QE QE DO TE NDODHE NJE DITE SADO QE KRIMINELI PO SHKATERRON CDO INSTITUCION DEMOKRATIK PER TE SHPETUAR VETEN DHJE FAMILJEN E ZHYTUR NE KRIM.

3.HA HA HA opozitat dhe gazetaret e vertete ne bote kerkojne rrezime dhe largime qeverish per arsyet nga me te vogla qe t'i nuk i imagjinon dot. jo me kur ato shkaterrojne vendin e bejne krime e mega vjedhje...qenke ne gjume shoku Kastriot. po t'a them une qe ngulmimi duhet kthyer ne revolte biles ne lufte derisa tufa me injorante e kriminele nen talebanin Sali te zhduket nje here e mire nga skena. Po ti nuk e kuptoke kete, le ti leme krimet e vrasjet vjedhjet e rrumpallen apo anen e erret pas oborrit te talebanit sali qe nuk e shohim dot...dil nje xhiro nga periferia e Tiranes, e Durresit, shko ne Perrenjas , ne Bulqize, shko edhe ne tropoje e kukes te shohesh skena makabre mjerimi e varferie qe ta kuptosh pse ngulmon opozita dhe gazetaret e vertet qe talebani duhet te marre ate qe i takon e qe pregatitur vete gjate ketij tranzicioni te mjere.

4. Une nuk e di e nuk e njoh zotin M. Nano di qe ai ja ka perplasur Talebanit Sali duje i thene para shume vjetesh ne nje emision te te pershtirit fevziu-ziu: "ti je nje komunist, nje komunist i pandreqshem". Eshte nje ikone gazetarie dhe ka nje stil te vecante ballafaqimi faktesh e theniesh me realitetin apo t'a them me shkoqur sepse t'i nuk e kuptoke ja fut kembet ne nje kepuce ketyre horrave duke krahasuar te dhenat (genjeshtrat) qe japin me realitetin pra duke mos bere teoriara e analiza te medha por thjesht duke i ballafaquar dokrrat e tyre me realitetin qe njerez si puna jote shoku kastriot te kuptojne. Duke vepruar keshtu zoti M. Nano eshte nje nga penat me te fuqishme te ketij vendi dhe une kam bindje qe i ngjall shpresa shqiptareve o shoku Kastriot.

Te uroj nje vit te mbare, shendet dhe lumturi ne jete o shoku Kastriot!

Car thua o loni car thua? Ku

Car thua o loni car thua? Ku e ke mesuar klete fjalor prej rrugaci te stazhionuar? Sigurisht atje ku ke lindur dhe ku je rritur!

Ti mund te kesh mendimet e tua , ashtu si kam dhe une te mijat dhe sejcili eshte ne te drejten e tij. Por qe te besh thirje per lufte ne vitin 2012 kjo do te thote se ti mendon si ne kohen e babaqemos! Ti ben thirje per lugfte por vete ma mer mendja dhe per kete jam i sigurte se vete do te strukesh ne ndonje qoshe ne se akoma jeton ne Shqiperi ose ne se je jaqshte shtetit do te besh nje bare qejf duke pare te tjeret duke u vrare ne luften qe rekomandon ti!

Sa per kete kryeminister qe kemi, ke te drejte se edhe ai ben gabime si cdo njeri tjeter, por po te shikosh dhe te degjosh te huajt qe e presin dhe e percjellin do te kuptosh(ne se do te kuptosh, ne se jo vazhdo si i ke mendimet) se ata e njohin dhe e trajtojne per nje kryeminister te sukseseshem ne fushen ekonomike! Ka te varfer ne Shqiperi? Ka ore si nuk ka. Ka sa te duash! Por Shqiperia gjithmon ka qene e varfer, por po behen perpjekje qe varferia te ulet. Tjeter! Pse ti mendon se ne vendet e tjera nuk ka varferi? Mos shiko Suedine, Danimarken e ndonje tjeter qe kane me qindra vjet demokraci. Shko ne jug te Italise, Ne fshatrat e Spanjes, ne USA... Kudo ka njerez te varfer. Kapitalizmi nuk e njeh barazine, por krijon vazhdimisht polarizim te shoqerise.

Eshte mire qe gjerat te shikohen me syrin e arsyes dhe jo me mllefe dhe inate apo tifozlleqe partiake. Pse ti mendon se4 me te ardhur socialistet ne pushtet, menjehere do te zhduket varferia dhe ti, une e te tjeret do te hame me lugen floriri? Une nuk jam aq naiv qe ta besoj kete!

Faleminderit per urimet. Edhe une te uroj gjith te mirat dhe nuk ben te prishemi mes nesh si shqiptare per gjera qe nuk varen nga ne!

urime kete fund viti per

urime kete fund viti per respublica-n jeni miku yne me i mire dhe me i pavarur

urime kete fund viti per

urime kete fund viti per respublica-n jeni miku yne me i mire dhe me i pavarur

Shokut CLAUS dhe ketij

Shokut CLAUS dhe ketij tjetrit "hapi"

1. Nuk eshte mire te perdoren fjale ofenduese apo fyese. Ne se doni te cfaqni mendimin tuaj per nje problem, bejeni ate, por ne menyre te njerzishme!

2. Pe nuk komentoni se sa e ka borxhin e jashtem SHBA?

3. Nga shperthimet ne demontimin e armeve ka pasur viktima ne shume shtete te tjera, ne Ceki e ne diku tjeter. Por ne asnje vend nuk kerkohet largimi i qeverise, se qeveria vetem ne socializem pergjigjej per cdo gje e per kedo. Tani secili te shikoje mire ate qe do te kryeje dhe ne se kushtet e punes ne demontim nuk ishin te rrgullta, ateher le te mos shkonin te punonin dhe t'iu drejtoheshin organeve qe te rregulloheshin dhe jo tani pas te vjelave!

4. E dini sa minatore kane vdekur ne SHBA, kine etje? Po asnjeri nuk ben pergjegjes qeverine!

5. Ata qe po shetisnin per qejf te tyre para Kryeministrise me 21 Janar 2011, dogjen, shkateruan dhe futen forcerisht nje makine brenda teritorit te nderteses te Kryeministrise. Le ta provoje ndonjeri nga ju dhe te beje vetem pak nga ato veprimet e protestuesave paqesore te Tiranes, duke sulmuar residencen e Kryeministrit ne Angli apo France apo dhe ne SHBA. Shkoni dhe provojeni., Shkoni dhe do ta shikoni....

Populli, dhe jo partite, mund te demostrojne, por vetem paqesisht! Partite politike, qofshin ato dhe PS, nuk e kane vendin ne rruge duke udhezuar turmat per vandalizem, por partite e kane vendin ne Kuvend ashtu si po vepron tash se fundi pas tre vjetesh sorollatjesh edhe PS!

Gezuar Vitin e RI!

Faleminderit per pergjigjen,

Faleminderit per pergjigjen, por faktet duhen pare ashtu si jane dhe jo si duam ne te jene!

Ata qe u vrane nuk rrinin ne trotuarin perballe kryeministrise por ishin pjese aktive e demonstruesave te dale nga faza. Ku i dihet se kush i ka vrare ata. Hetimet akoma nuk kane perfunduar! Ka shume njeres qe those se ata jane vrare dhe nga ata qe organizuan demonstraten e dhuneshme per t'ja hedhur fajin qeverise. Te presim perfundimin e hetimeve ku te hetohen te gjithe edhe ata qe benin isharete ne mes te nje turme qe bente sehir dhe e drejtonte apo me mire e yshtete turmen per veprime radikale.

Nuk m'u pergjigje se cfat do te kishin demonstruesit e dhunshgem dhe zjarrvenes ne se do te benin keto veprime duke sulmuar shtepine e bardhe apo seline e mbretereshes ne Angli? Femijet 10 vjec ne pune ! Edhe ketu nuk thua te verteten. Prinderit, qe te benin me shume norme i kane mare per t'i ndihmuar. Dhe ketu faji eshte i pergjegjesave qe lejonin nje gje te tille! Ka njjeres qe faktet i komentojne sipas interesit te tyre duke interpretuar vetem nje pjese te tyre ose jo teresisht. Keta quhen dhe jane sofista. Mendon ti se po te vine keta socialistet ne pushtet menjehere do te ndryshoje gjendja. Shqiperia historikisht ka qne e varfer, me popullsi te varfer dhe qe te behet ndryshim ne mireqenien e tyre duhen vite e vite! faleminderit!

Add new comment