Nga se duhet të ketë frikë realisht Berisha?

E kush nuk e provoi atë ndjesinë e përzier midis ngazëllimit dhe nënqeshjes të martën, ditën kur mes rrjedhës monotone të urimeve për festën e Bajramit në facebook shkëlqeu si margaritar një urim i veçantë, urimi që ish-kryeministri Berisha i drejtonte vetes në përvjetorin e tij të 69-të të lindjes?! Nuk mund të mos prekeshe nga gëzimi i sinqertë i Berishës, me të cilin ai, tamam si një çunak, i thërriste botës virtuale: “hej shikoni, jam akoma këtu, po i afrohem të shtatëdhjetave dhe jam super në formë, falë Zotit dhe falë Jush”! E si të mos infektoheshe nga vendosmëria lojcake e Berishës për të mos ia lejuar vetes luksin e tërheqjes nga aksioni i ditës dhe zhytjen në soditjen kontemplative të rrjedhës së pandalshme të jetës. Sidoqoftë, emocioni që të ngjall gjesti i çiltër i një ish-kryeministri, ia lë shpejt vendi dëshirës së esëllt për të kuptuar se çfarë fsheh kjo harè ish-kryeministrore e shpërndarë virtualisht. Thjesht ekzibicionizëm? Dëshirë për të imponuar prezencë, energji dhe kult rinor? Vendosmëri për të mos ia lënë të tjerëve gjykimin e Veprës së tij? Të gjitha nga pak, sigurisht, por mbi të gjitha frika njerëzore nga harresa dhe vdekja.
Por ka edhe një tjetër ankth, edhe më të tmerrshëm se frika nga vdekja, të cilin Berisha tani për tani, i kapur fort pas dëshirës për të mos u larguar nga skena, ndoshta nuk arrin ta përfytyrojë dot. Ankthin që përftohet prej pamundësisë për t´i ikur kësaj bote, duke bërë që ai të mbetet i ngujuar në këtë botë. Zakonisht diktatorët e kanë këtë fat(keqësi). Nuk arrijnë të shijojnë qetësinë e amshueme përtej botës fizike. Sa ishin gjallë e zgjodhën vetë të notonin në ujërat e turbullta dhe të trazuara të politikës. Duke trazuar kësisoj edhe jetët e shumëkujt…
Jam rrënqethur kur kam parë në një dokumentar televiziv kufomën e një burri të vdekur para pesëmijë vjetësh, në eshtrat e së cilës kishte rrëmuar me shkopin e skive padenjësisht një studiues akullnajash nga Insbruku i Austrisë! Ndjeva mëshirë për këtë njeri, të cilit i kishin vënë edhe një emër infantil, Ötzi (Ëci), e kishin copëtuar në rriska, e kishin ngjitur përsëri para t´ia dorëzonin studiuesve dhe t´ia ekspozonin publikut sehirxhi. Ndoshta për Berishën Ötzi është mishërimi i ëndrrës së tij për pavdekësi. Por për mua ai është njeriu që nuk ia del t’i ikë kësaj bote, njeriu, të cilin pasardhësit e kanë të dorë ta keqtrajtojnë në mënyrë të pacipë, pasardhës, që para të vdekurit nuk e ulin shikimin, por e ekspozojnë atë thjesht sepse u intereson. Hollë-hollë, kjo është frika që duhet të ndjejë në të vërtetë Berisha. Frika nga pasardhës që s’e kanë problem prishjen e qetësisë së të vdekurve. Frika nga pasardhës nekrofilë, të cilët janë aty si dëshmitarë se as vdekja nuk mundet ta mbrojë në mënyrë të sigurt nga duart e të gjallëve.
Mapo
Comments
fantastik! ka nje pene te

fantastik! ka nje pene te fresket ky Bakalli qw nuk e gjen tjeterkund ne shtyp. teper origjinal ne kendveshtrimet e tij!

Berisha eshte si ato vajzat

Berisha eshte si ato vajzat adoleshente qe ka nevoje per vemendje.

Obobo, Berisha si Otzi!

Obobo, Berisha si Otzi! Imagjino sikur atyre te PD tu mbushet mendja ta ballsamosin shefin(ose ose, dikush duhet te mendoje qe tani qe te fillojne t'i ndertojne nje Piramide, ne Gji te Lalzit).

Megjithate, ka shume te ngjare qe me gjithe kete makuteri per pushtet e energji negative qe ka, te na percjelle ai neve ne ate dynja. Otzi ballkanik nga i cili nuk po shpetojme dot.

shumw i goditur si artikull!

shumw i goditur si artikull!

Mor Zotni Bakalli, nje pyetje

Mor Zotni Bakalli, nje pyetje kisha une per ty: Ti a e kupton qe me kete artikull nuk ben gje tjeter vecse con uje ne mullirin e Berishes? (se nuk e besoj qe ky eshte qellimi yt i vertete, sepse pastaj do me duhej te mendoja keq per ty). Arsyet po t'i shpiegoj ketu me poshte:

1. Bota virtuale, sic po e quajne tani me qejf te madh, ka nje vecori qe mesa duket pak kush e kupton, nuk vjen tek ty po qe se ti nuk shkon tek ajo, me fjale te tjera Sala shkoi e leshoi dicka ne boten virtuale, te bukur a te shemtuar, pak rendesi ka. Ti nese nuk je i interesuar per Saliun, perse mor zotni shkon e germon per te pare se cfare leshoi Saliu ne boten virtuale. Si pergjigje mund te pranoj, qe po nuk shkove te shikosh cfare p.ordhe leshoi Saliu sot, mbase nuk je i zoti te shkruash rreth ndonje subjekti interesant.

2. Po flas per vehte, por mbase ka edhe shume te tjere, qe as nuk ju vete mendja te shkojne e te marrin ere ne boten virtuale te ish-kryeministrit, dmth a gezohet si femije ish- kryeministri se u be 69 vjec, apo sa i trembur eshte ai se mos e trajtojne dhe e xhvatin te gjallet pasi te vdese. Mirpo tek Respublica vij here pas here per te ndjekur cfare ndodh me keta te tashmit, dhe cfare shoh? Ca persiatje rreth ish-it, qe pervec ndonje kenaqesie perverse qe mund t'i jape ndonje inatciu qe nuk eshte i zoti te shohe perpara, por i pelqen te trazoje plehtrat e se kaluares, nuk sjell asgje te re.

3. Ke te drejte po te me thuash, atehere c'deshe qe e lexove shkrimin? Po te pergjigjem se me shume se per shkrimin isha i interesuar te shoh komentet rreth tij (ishin tashme 5) dhe fatkeqesisht shoh se qe te pese komentuesit me zhgenjejne me lezetin qe kane pasur duke shijuar dicka qe edhe pse dikush e quan kend-veshtrim origjinal nuk eshte tjeter vecse vuajerizem.

4. Jo se dua te imponoj (Zoti me ruajte!) subjekte tek ju shkruesit e lire te demokracise shqiptare, por nje sugjerim mund edhe ta jap. Pastaj eshte puna jote e ti mund te besh c'te duash. Pse nuk na tregoni me shume per cfare po ndodh me keta te rinjte, medemek me Rilindjen, apo keni arritur ne ndonje perfundim qysh tani dhe iu duket me "e sigurte" te merreni me ate qe shkoi, se sa me ate qe po vjen?

Nuk e pashe komentin tend dhe

Nuk e pashe komentin tend dhe jam i lumtur qe ashtu si ty
"Pritshmerit" per qeverine e re i kam paralel me ato qe kisha per z.Bakalli

Ky ka tamam pene bakalli

Ky ka tamam pene bakalli :-)

personalisht besoj se friken

personalisht besoj se friken me te madhe Berisha e ka nga perkrahesit e tij demokrate, te cilet dalengadale po kuptojne se ai ka menduar vetem per vete dhe ne fund i fundosi te gjithe, me po ate lehtesi me te cilen i pat genjyer te tijet dhe shtypur kundershtaret!

e idhet, Gilman, e idhet kjo

e idhet, Gilman, e idhet kjo ironia jote...

Bakalli dhe njerez te tjere

Bakalli dhe njerez te tjere si puna e tij jane ndoshta shpresa jon e vetme se e djathta ne Shqiperi ka njerezit e saj akoma, me integritet dhe jo cown qe dine vetem te perulen, njerez qe te japin shprese qe dikur e djathta mund te rikompozohet dhe te marre trajta institucionale. Ajo do te ishte nje dite e bukur ne historine e Shqiperise.

e pashe dhe une tek Focus

e pashe dhe une tek Focus kete dokumentarin dje a pardje dhe te ashtuquajturin mallkimin e Otzit,ku ata qe e kane prekur kane vdekur ne rrethana te çuditshme.Sipas studjuesve mund te behej fjale per nje proçesion,tip akti sakrifice,Kurban,me nje fjale,mos te na e marre per keq Ed Rama.Po te hiqnim nje paralele,i bie qe ata qe zbuluan Berishen t'a kene pesuar ose do jene duke e pesuar.S'e di pozicionin e Topallit dhe Bashes,por maledizioni-mallkimi i Otzit nuk premton emocione te bukura.Ose jane duke e pergatitur Berishen per proçesion,per Kurban...Luli ia ka marre doren me deshte tek dera e bashkise.Sidoqofte,ca me shaka e ca me kunj,ky eshte shkrim simpatik vertet.Berisha si Otzi,shansi i tij eshte maja e malit,kombinuar me boren e perhershme.Ne fakt duket qe Berisha s'ka frike fare,pas ketyre 8 vjeteve beteja xhungle duket sikur i ka dale frika perfundimisht.Ndersa ketu pikerisht qendron llogaria pa hanxhine e tij,sepse ka siguri per veten,ngaqe ka zgjedhur afer ngordhalaqet.Eshte nje vjershe e bukur e Kavafis,qe quhet Skadenca e Neronit.Shkon Neroni ne Delfi dhe i thote orakulli qe te kete kujdes nga mosha 73 vjeç.Neroni ishte 30,ehu sa kohe duhej te mbushte 73,te rronte aq ai.Mirepo,thote Kavafis,ne ato momente qe Neroni po tallavitej me profecine,ne Spanje po mblidhte trupat plaku Galba,ai i çmenduri 73 vjeçar.Zot na ruaj,do thene Edit kjo,se mos merr kokeposhte historia.

Nese vete Berisha ose qofte

Nese vete Berisha ose qofte nje nga pjesataret e qeverise se tij nuk futet ne burg, ti z.Bakalli me bagazhin qe ke e kupton fare mire qe ky shtet nuk ka as 10% shanc te quhet Shtet i ligjit. Nje analize e jotja nese Berisha ka apo nuk ka friken e burgut, apo eshte e padisktueshme qe kjo nuk do ndodhe do na qartesonte shume ne forcat shtet berese te Rames.
Persa kohe nuk behen ketoj lloj analizash, vete ju ndihmoni ose levdoni kapadajllekun e zengjinave te rinj.
Po pijne qingjat raki jo me sise ne dy nena...

Add new comment