Ettore Sequi “in love with Albania”
Në një libër të diplomatit italian të njohur si peacekeeper, Andrea Angeli-t, ndërsa flitet për Afganistanin, përmendet si rastësisht Shqipëria. Dhe përmendet në mënyrën më të pabesueshme. Autori i librit me titull Senza Pace rrëfen se ish ftuar në rezidencën e ambasadorit italian në Kabul, dhe ndërsa përshkruan sallën ku ishin ulur për të darkuar nja 30 vetë, pasi flet për mbulesën e tryezës të bërë nga duar afganesh, thotë se në mure syri të zinte ca maska veneciane të bëra nga artizani i shkëlqyer shkodran Edmond Agoni. Maska veneciane të bëra nga duar e mendje shkodranësh, që gjenden diku në Kabul? Po, po, është tamam kështu. Dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur, pasi ambasadori italian në Kabul e ka emrin Ettore Sequi. Ky i fundit ka ardhur në Shqipëri pasi ka shërbyer për disa vite me radhë në Afganistan, fillimisht si ambasador i vendit të tij, e më pas si përfaqësues i BE-së (shef i misionit), Por ka qenë gjithashtu në Shqipëri përpara se të shkonte në Afganistan.
Andrea Angeli i dedikon një kapitull të tërë pikërisht ambasadorit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi-t, të cilin e përshkruan si një diplomat brilant. Shqiptarëve u duhet ende të binden për këtë. Por një provë “luajaliteti” me shqiptarët e ka dhënë, ndërkohë: maskat veneciane “made in Scutari” i ka bartur me mijra kilometra larg për të zbukuruar muret e sallonit të pritjes së rezidencës së vet.
E.G.
Comments
Po pra.. Te dashuruar "me
Po pra.. Te dashuruar "me maskat"...
Ka kaq shume ambasadore qe kane vene maskat ne Shqiperi dhe i thone te zezes, e bardhe, sa maska po u kthehet ne tyrurin e tyre te vertete
Ky eshte nje mi i vogel
Ky eshte nje mi i vogel mashtrues.
Nenkuptimi qe mer artikulli
Nenkuptimi qe mer artikulli nuk me pelqen. Permendja faktit te maskave duket sikur do ta beje fajtor per dicka qe nuk eshte faj, po te vihej theksi edhe pak me teper vertet do lindte pyetja, se c'te keqe ka tek ky fakt?! Per sa i perket luajalitetit (ne thonjeza) me shqiptaret me duket si kendveshtrim i njeanshem, jo gjithe shqiptaret e shohin me te njejtin sy sic e sheh autori i artikullit ambasodorin.
Si me prejardhje gazetari ai
Si me prejardhje gazetari ai di t'i perdore me finese maskat,ne nje vend jo vetem prodhues maskash por konsumator i zellshem i tyre...
Add new comment