Ndërrimi i pushtetit në kushtet e fanta-shkencës

8 vitet e PD-së në pushtet duket sikur kanë qenë 20. Gati, e kemi harruar që bëmë një pitstop 8-vjeçar me Metën e Nanon. Është dhe ai 3-vjeçari i parë, aq i varfër, por ndoshta më i bukuri i tranzicionit. Na duket sikur PD ka qenë në pushtet përgjithmonë, edhe prej gjurmëve që ka lënë në ekonomi, në diskursin politik, cenet historike, marrëdhëniet me pushtetet. Kjo, përzierë me një frikë se ““Ai” nuk e lëshon pushtetin pa dhunë”. Nuk do e dimë kurrë se sa e bazuar ka qenë ajo frikë. Si njeriu që kalon buzë humnerës nëpër natë. Dhe ja ku jemi, matanë natës. Dhe nuk dimë ç’të bëjmë. T’ia pranojmë të gjitha opozitës së re? Ta sulmojmë si më parë ish-pozitën? Befas, jemi gjetur para një fakti që mund të na dukje një fanta-shkencë. Ka ndërrim pushteti.
Rregullat e reja të fantashkencës
Të parët që duhet të ndërrojnë diskursin politik janë opinionistët. Ky është një realitet tjetër. Rama nuk është më “Rama”. Është Kryeministri. Berisha nuk është më “Berisha”. Nuk e dimë akoma ekzaktësisht se çfarë është, sepse ajo çfarë ai është, përcaktohet nga maxhoranca, nga të vetët në parti, dhe nga mediat. Duket se të gjithë e kanë të vështirë ta “shfuqizojnë” si figurë politike. (Edhe pse, demokracitë perëndimore mund të rrudhnin vetullat për këtë rast).
Por nuk është çështja vetëm se ku pozicionohet Berisha. Krejt diskursi politik duhet të bëhet me forma të reja, në përshtatje me kushtet e reja politike. Të parët që duhet të ndryshojnë janë opinionistët dhe gazetarët e pozicionuar në të djathtë.
Shkrimtarët e fantashkencës
Nuk mund të mos vë re valën e paragjykimeve ndaj individëve që imponohen në media si opinionistë, qofshin këta edhe gazetarë. Blogosfera gëlon nga njerëz që mjafton të lexojnë emrin e filanit, dhe t’i bëjnë një koment çarçaf mbi jetën e tij, familjen e tij, zakonet e tij, dhe lloj-lloj epitetesh qesharake e fyese, edhe pa e lexuar çfarë ka thënë.
Gur të madh në kurriz kanë opinionistët e gazetarët e djathtë. E para, ngaqë prej vitesh mbrojnë një kauzë thuajse të humbur, dhe e mbronin shpesh pa argument të qendrueshëm, në mënyrë jo inteligjente, e me dhunë verbale. E dyta, se janë “të djathtë” jo ngaqë kanë ndonjë filozofi politike të djathtë, por, se “kur i shpërndau, ranë djathtas”.
Problemi i madh i një pjese të tyre është që janë djathtas për inat të Ramës. Në një vend kaq të vogël sa yni, mundësia që të përplasesh në person dhe për çështje vetiake me këdo është e madhe. Shumë prej tyre janë përplasur diku, dikur me Ramën, dhe nuk ia harrojnë akoma. Për ta, Rama është ai, që u bëri atë gjënë, atëherë. Mund dhe të kenë të drejtë. Nuk e përjashtoj mundësinë që atë që i bën një njeriu të vetëm tia bësh dhe një kombi, por, mbetet gjithsesi subjektive.
E njëjta gjë ndodh majtas, me njerëz të përplasur në kohë të ndryshme me Berishën. Më saktë, Berisha është përplasur me ta në kohë të ndryshme. Këta ose ikën jashtë e rinisën jetën në emigracion, ose nuk ia harruan kurrë e vazhdojnë ti dalin kundër. E vetmja mënyrë të shpëtosh pa mbartur maraz është të jesh si Enveri. Të “përplaseshe” dikur me Enverin nuk dilje gjallë. “Shkëmb graniti” nuk qe metaforë e pagjetur. Pra, luftë parimore mbi koncepte të lirisë së majtë ose lirisë të djathtë, çfarëdo që termat liri “e majtë” a e “e djathtë” të nënkuptojnë për artikuluesit tanë, mendoj se ka shumë pak.
Janë dhe ata që hanë o djathtas o majtas, dhe thjesht lehin për të mbrojtur pjatën ku hanë.
Interesi i madh publik qendron mbi këta që e quajnë veten “djathtas”. Nëse nuk kaluan majtas me pushtetin e ri, do thotë që kanë arsye të mjaftueshme për të mbetur me partinë e vjetër. Arsyet më interesojnë. Më intereson, si do i mbrojnë këta interesat e opozitës, dhe për rrjedhojë edhe të popullit nga maxhoranca.
Duhet nisur një roman i ri fantastikoshkencor politik
Gabimi i parë i madh i tyre është që sulmojnë Ramën nga pozitat e vjetra. Ramën në opozitë mund ta sulmoje dhe si Ramë. Tani, i duhet bërë oponencë serioze si Kryeminsitër. Ky që kemi përballë është kryeministri. Nuk është më ai, që u bëri atë gjënë, atëherë. Vërej që marazet individuale i heqin vlerën çdo argumenti të tyre. Problemi tejtër i tyre është “lufta frontale”. Po e sulmojnë Ramën për çdo gjë. Për çdo status në Facebook. Për çdo foto. Për çdo emërim. Mua më duket strategji e gabuar. Shoh në artikulimin e tyre ndonjë argument që qendron, por ata e mbysin me totalitetin e “luftës”, e mbysin me sasinë e argumenteve të tjera qesharake e foshnjarake.
Në rast se vjen me frymëzim nga Berisha (më vështirë nga Basha), më duhet tu them që kanë zgjedhur një strateg që e provoi veten humbës para nja 2-3 muajsh. Gazetarët e PD-së duhet të kenë argumentin e vet, jo ato të PD-së. Kryetari i partisë, duhet të bëjë opozitë tjetër nga gazetarët pranë partisë. Në rast se nuk është strategji, por secili po bën “luftën e vet”, mendoj se po harxhojnë frymë e municion kot. Dikush duhet t’u thotë që edhe Napoleoni mblidhte forcat pas një humbjeje, e nuk nisej direkt për luftë frontale. Jo më PD-ja!
Kam frikë se po bërtasin fort që në ditën e javën e parë të qeverisë së re, sepse këtë filozofi u kanë përcjellë. Mbase u kanë thënë, “t’ia bëjmë jetën ferr që mos e mbajë më shumë se një mandat”. Nëse është kështu, besoj se nuk do u funksionojë. Ne nga ferri po vijmë. Por, më e keqja, do të thotë se ata nuk duan që Shqipëria të qeveriset. Gazetarët e opinionistët e djathtë do duhej të ndihmonin për t’i treguar Ramës ku po qeveris keq. Nëse kanë për qëllim vetëm ta pengojnë të qeverisë, atëherë janë armiq të këtij kombi, dhe shërbëtorë të këqinj diku tjetër.
Nganjëherë, dyshoj se nuk e bëjnë me qëllim. Thjesht, ashtu e kuptojnë punën e tyre. T’i shërbejnë dikujt të marrë pushtetin. Ata që duan të marrin pushtetin kanë probleme dhe më të mëdha.
Fantashkenca e spektatorit të rradhës së parë
Opozita, më duket mua, po tenton të marrë pushtetin me të njëjtat forma që tentoi ta mbante pushtetin. Të njëjtët argumente. Mero Baze shkruante pak ditë më parë se opozita ka dy probleme: “E para, që i shpik faktet, dhe e dyta, që i vendos shpikjet në gojë të Berishës.” Në një masë të madhe kjo është e vërtetë.
Por, unë do shtoja që kur këto “argumente” apo kjo lloj forme e luftës politike nuk i mbajtën në pushtet, dhe vështirë t’i risjellin në pushtet.
Britma që opozita u vodhi votat, është një kalë i ngordhur që nuk e çon minorancën asgjëkundi. As që “i bleu votat”. As “etërit” e “bllokmenët”. Zhurma, çirrjet, britmat, akuzat nominale, nuk do i japin asgjë. Duhet të ndërtojnë urgjent një strategji tjetër. Fjalor tjetër. Nuk mund të çirret opozita për çdo emër të emëruar nga Rama. Siç shkruan Baze: “Bile duket sikur edhe Endri Puka nuk është vartës i Koços kur e thotë Berisha”. Nuk mund të sulmosh me të njëjtin zell z. Puka si znj. Harito. Duhet diskriminim në argumente, dhe kauza të mbështetura. Nuk mund të luftohet për perdet njësoj si për administratën. Nuk është koha e as mundësitë e as argumentet për luftë totale.
Kjo do ishte në të mirë të Shqipërisë. Nëse, dikush në PD, e konsideron ende opozitën si vlerë të Shqipërisë e jo të një grupi klanor.
Fantashkenca mediatike
Mjetet mediatike do duhej të ndërrojnë qendrim. Po këtu, përtoj të flas. Është çështje biznesi, trafik influence e ndoshta dhe paresh të pista. S’ia vlen të vrasim pemët.
Pak për fantashkencën e majtë
Batuta aq cinike që “anti-berishistët” do të ngelen tani pa punë, ka brenda një dozë të madhe të vërtete. Për ato që thashë më sipër, duhet që tashmë, gazetarët e majtë të merren gjerësisht me opozitën, por në mënyrë konstruktive. Por jo me Berishën si individ. Pa dashur të fyej me krahasimin, por PD do të sillet si një qen i rrahur, që i vënë pas murit do të të hidhet në fyt. Jepini mundësi të lëpijë plagët. Por, pa e hequr shkopin nga dora. Fundja, edhe kjo kafshë e plagosur, është e jona si shoqëri.
Sa për shkopin, do na duhet ta mbajmë gjatë në dorë.
Nga rubrika "Kozmikomiket", revista KLAN
Comments
Shkrim i mire.Nderrimi i

Shkrim i mire.Nderrimi i pushtetit ngjan pak me rrotatoren,rrethqarkullimin.Ulet shpejtesia dhe behet kujdes te mos perplasesh.Kur del nga rrethi,rimerr shpejtesine.Normale qe emerimet do ngjallnin kureshtje,diku kenaqesira,diku pakenaqesira,ca si llotari eshte ne fakt.Per mua qeverisja nis te gjykohet kur anija del nga porti,madje kur hap velat ne udhetim,me mire akoma kur fillojne dallget dhe furtuna;aty ajo vihet ne prove.Megjithate,opinioni im si lexues eshte ky,qe te them ate qe mendoj:Peshorja e ketij ekzekutivi eshte LSI dhe Ilir Meta.Rama eshte kryeminister qe duhet te peshoje aq sa shenon kjo peshore,nese ai nuk eshte dakord me kete mase,atehere ekzekutivi shkrin si iluzion restaurimi.Me iluzionet jemi mesuar,ne jemi popull-Sizif dhe politika eshte mjerisht thesi qe kemi ngarkuar pa dashjen tone.Kam frike se perplasja e pare Rama-Meta do sjelle ne evidence kete problem madhor te qeverisjes,shpresoj te gabohem,sepse precedenti i qeverisjes Berisha tregoi se mbajtja e akordit me LS kishte kosto te pallogaritshme.Nuk e di nese Meta ka kuraje ti njohe vetes gabime dhe sidomos te kete hequr dore nga fiksacioni i karrikes s kryeministrit.Kjo varet nga ai,sepse sikur e kam te qarte qe Berisha ia ka hedhur ne tavoline"carta bianca"-n,mjaft e te prishe qeverisjen Rama.Ose(ka gjithmone nje Ose)te tre lojtaret i kane kapur per veshi ata keshilltaret e politikave hegjemoniste,atehere duhen pyetur ata se ç'do behet me ne.Natyrisht,shteti,taksat,diplomacia,etj,etj,keto ingranazhe do jene gjithmone e njejta rrote mundimesh.Shtet qe me shume te jep sesa te merr nuk ekziston,s'ka shans ta shpike as Rama.

PS.Koloreto,ky pasazh i marre nga romani"Injoranca"i Milan Kundera,deshmon se kudo ne Lindje ka dale fitues i njejti botekuptim:"Gjer ca kohe me pare, te gjithe perpiqeshin te demonstronin qe kishin vuajtur me shume se te tjeret nen rregjimin e vjeter(komunist-shenimi im).Te gjithe donin njohjen zyrtare te viktimes.Por keto gara mbaruan.Sot njerezit mburren per suksesin,jo vuajtjen.Nese njerezit jane gati te te respektojne,s'e bejne se ke pasur jete te veshtire,por sepse ke ne krahun tend nje burre te pasur".

-"PD do të sillet si një qen

-"PD do të sillet si një qen i rrahur, që i vënë pas murit do të të hidhet në fyt. Jepini mundësi të lëpijë plagët. Por, pa e hequr shkopin nga dora. Fundja, edhe kjo kafshë e plagosur, është e jona si shoqëri.Sa për shkopin, do na duhet ta mbajmë gjatë në dorë". - Me kete i ke thene te gjitha z. Cukali.

Per mendimin tim sjellja e eger e pefaqesuesve te PD, por edhe e analisteve te djathte eshte se po ju iken e mira nga duart. Privilegjet e tyre dhe te miqve te tyre. Mos harro! Cdo emerim i ri i qe ben Rama, eshte c'emerim dhe rrezim nga fiku te nje miku te Zenit, Ashtarbrit, Sandrit, Gites etj

Nuk ka si spjegohet ndryshe spjegimi halucinant, prej nje femije 9 vjec,qe ben Aldo Bumci. -"Rama nuk do qe statusi te meret ne dhjetor, pasi meriten do ta merte PD". - Te dhemb koka kur e degjon. Te carmatos krejt. Nuk ke asnje argument si ti pergjigjesh.

Ja, si mund ti pergjigjesh nje femije, qe pasi i ke mare nje loder, fillon dhe bertet !?:,

- Do kalosh te porta ime , do kalosh. Sepse rruga eshte e tij. Dhe aty ai behet trim...

si gjithmone stil origjinal

si gjithmone stil origjinal dhe i spikatur.

demokratet akoma nuk i kane kuptuar arsyet e humbjes dhe kjo perben nje antikap te tmerrshem per te gjithe te "djathtet". meqenese ne ate krah te gjitha "punet", pra edhe strategjine edhe aksionin politik e udhehiqte nje person i vetem, Sali Berisha, tani qe ky person deshtoi, "e djathta" ka mbetur pa koke. por kjo ne kuptimin me te keq te fjales. ne kuptimin qe "koka" qe udhehiqte nuk mund te merret me si reference, nderkohe qe kokat e tjera jane dembelosur, kane harruar te mendojne dhe jane totalisht te shokuara dhe te mpira.

te gjithe luten nate e dite qe ky te jete nje makth i perkohshem dhe qe cdo gje te kthehet si me pare, kur i paparashikueshmi Berisha versulej mu atje ku s'duhej dhe kepuste procken me te madhe, dhe ndersa gjithe "te mencurit" prisnin nje deshtim spektakolar, "loja" funksiononte dhe Berisha triumfonte.

"e djathta" deri tani eshte udhehequr nga instikti i Berishes, dhe ky instikt rezultoi i pagabueshem per vite me rradhe. por me sa duket i gjithe rezervuari i grumbulluar historikisht ne krah te ketij instiktualiteti politik shteroi. tani duhet te ndertohet nje opozite "racionale" dhe e djathta shqiptare nuk ka asnje eksperience ne kete drejtim - perjashto Dash Shehun dhe ndonje tjeter si Ngjela, qe eshte diku ne mes ose ne krahun tjeter.

Te shkruash bukur eshte

Te shkruash bukur eshte vlere, dhe Koloreto lexohet kendshem, por a nuk do te ishte me bukur akoma

sikur te shkruarat t'i hyjne ne pune vendit, shqiptareve?

Koloreto duhet cmuar, nuk jane te shumte si ai, por kur edhe ketij kualiteti i shpeton thelbi (qe PD s'ka si te jete

ndryshe nga PS, se jane te dyja instrumente me orientim te njejte), shkrimi nis e lexohet dhe perfundohet me

heqje ne zemer: E po pastaj, Koloreto? Si i behet kur edhe ti, si te tjeret, harron, neglizhon, ben sikur nuk shikon, merr pjese ne kete loje -kush e di perse- ne kete loje kur eshte e sigurt se ASKUSH nuk fiton.

Se, ja fitoi ca para drejtori i x gazete, dikur me Berishen, pastaj u afrua me Meten e Ramen e tani

merret me prishjen e lekeve...e po pastaj? Apo, shefi i nje mediumi ka pasur marredhenie te ftohta me

Ramen, tani afrohet serish me te, Rama e fale, Rama nuk do ta pengoj te bej edhe ca leke edhe me te...

se shqiperia shqiperi eshte, te gjithe kusherin je jemi, ku ka te majte e te djathte ne Shqiperi, thuhet...

E po pastaj?!

Po nuk u pranua qe ne Tirane, i tere pluralizmi ishte Loje, asgje nuk ka per te filluar te ndryshoj. Tranzicioni

do vazhdoj te shtrihet ne tere gjatesine e jeteve te kesaj e tjetres gjenerate, a me tutje akoma...

A kemi energji te fillojme te besojme se Edi Rama ka qene jashte kesaj Loje te Pa-shpallur?

madje

Autori i ketij shkrimi nuk i

Autori i ketij shkrimi nuk i shpeton dot tundimit te perkrahjes se maxhorances se re. Analistet dhe opinionistet e majte, perfshire edhe Koloreton, vazhdojne te sulmojne opoziten e re, ne nje forme pak me te zbutur nga ana letrare, por gjithsesi te forte.

Qeveria me ne krye Ramen, qe ne ditet e para ka shfaqur te meta te medha, duke perfshire edhe me emerimet qe ka bere. Nje qeveri qe ka ardhur ne pushtet per te rilindur kete vend, me keto emerime po tregon qe do vazhdoje problemet e qeverise se shkuar, ose me keq. Opozita ben mire qe i kritikon keto emerime. Mire do ishte qe edhe Koloreto ta bente dicka te tille. Kjo qeveri qe do te ulte borxhin, po merr borxh per te paguar rrogat dhe pensionet dhe nuk po shihet asgje ne drite ne miremenaxhimin e mbledhjes se taksave, qofte edhe ne leter. Kjo qeveri qe do tepermiresonte funksionimin e policise se shtetit, pervec vendosjes se disa te rinjve te LSI apo PS ne vend te policeve te shendoshe te PD, lejon serish abuzimet me vendet e parkimit, shkeljes se rregullave te qarkullimit, lulezimin e krimit ordiner. Nuk po shohim asnje fryme te re, asnje fillim te ri. Uroj qe kjo te jete thjesht nje pershtypje dhe qe ne vijim punet do te shkojne mire. Gjithsesi jam shume mosbesues.

Add new comment