A ja fut kot Spartak Ngjela?

Postuar në 06 Tetor, 2013 07:03
Skënder Minxhozi

Një dyluftim i beftë në distancë është konsumuar këtë javë mes kryetarit të partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela dhe kreut të maxhorancës Edi Rama. Dalja publike e Avokat Ngjelës, me të cilën ai kritikoi ashpër emërimet e reja të ekzekutivit dhe përgjithësisht linjën politike të ekzekutivit, ka provokuar batutën e Kryeministrit, i cili u shpreh se “Ngjela ia fut kot”.

Ky debat në distancë është vetëm epilogu i një marrëdhënieje të tendosur mes dy aleatëve, të cilët janë distancuar dukshëm pas ndarjes së posteve ministrore në qeverinë Rama. Prej kohësh dy miqtë e rivalët e dikurshëm janë ftohur me njëri-tjetrin, më së shumti për shkak të asaj që shihet si një premtim i pambajtur i Ramës, për ta përfshirë Avokatin në kabinetin e tij qeveritar. Spartak Ngjela është nga zërat më sfidues të politikës shqiptare të dy dekadave të fundit. I paparashikueshëm dhe rregullisht në oponencë me të gjitha qeverisjet, ai vijon të ndjekë instinktin e tij, i cili e shtyn të dalë jashtë rreshtit. Nuk ka asnjë dyshim se Ngjela i sotëm është edhe një përfaqësues politik i zhgënjyer nga një marrëveshje (e rradhës) e cila ka dështuar. Por është gjithaq e vërtetë se patosi i tij publik, artikulimi i tij shpeshherë i skajshëm, kritikat e tij pa filtra dhe me emër e mbiemër, nuk i bëjnë keq kësaj qeverie, ashtu siç nuk i kanë bërë në esencë keq asnjërës prej qeverive (e ato s’janë pak), që Ngjela ka kontestuar në kohë, për arsye nga më të ndryshmet.

Për pasojë, batutat gjysmë-ironike e gjysmë-humoristike të Ramës, në adresë të një personi që ka dalë faqe opinionit publik atëherë kur shumëkush tërhiqej, mund të ishte kursyer. Ngjela është një aleat-kundërshtar i shëndetshëm për maxhorancën e 23 qershorit. Cilido qëoftë fundi i udhëtimit të tij politik me të majtën, kontributi i tij publik në favor të kauzës opozitare të 8 viteve të fundit ka qenë i tillë, sa më së paku i duhej duruar kritikat publike dhe athtësia e asaj që thotë pa dorashka.

Ky është një vend ku batutat kanë bërë më tepër dëme se kundërshtitë parimore. Ngjela mund të rezultojë i gabuar në atë që thotë sot, por nuk ka pse të ironizohet. Jo vetëm për sa u tha më sipër, por edhe për një arsye tjetër, e cila nuk lidhet dhe aq me vetë Avokatin: jetojmë në një situatë komplekse e të vështirë, ku modestia, e jo e kundërta e saj, mund të jetë virtyti i të pushtetshmit. Sepse, le ta mendojmë për një çast, “po sikur Ngjela të kishte qoftë edhe pjesërisht të drejtë”?!

Revista JAVA

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Nje menyre e sofistikuar e Minxhozit per te thene qe "Ngjela ia fut kot, por mazhoranca nuk ka pse nxehet me te". Sa rri e fshihet Minxhozi pas frazave qe s'prishin qejf me askend, me mire te thote ate qe mendon per thelbin e debatit. Bie fjala, tu jape pergjigje pyetjeve thelbesore si: A ka vend per tu shqetesuar per emerimet e fundit ne administrate? A ka shenja arbitrariteti dhe injorim te meritokracise ne keto emrime? A ka baze morale menjanimi i figurave qendrore te se majtes dhe mbushja e boshlleqeve me njerez medioker, ne rastin me te mire, dhe me lidhje korruptive, ne rastin me te keq? Na thuaj Minxhoz, per hir te zotit, pa u fshehur pas lajle-luleve frazeologjike pa substance...

Submitted by anticensurë (not verified) on

mendoj se minxhozi ka thënë këtë:"Ngjela ia fut kot, por mazhoranca nuk ka pse nxehet me te".mbyllja e tij "Sepse, le ta mendojmë për një çast, “po sikur Ngjela të kishte qoftë edhe pjesërisht të drejtë”?!  e vërteton se ai i ka tënë ramës "është më e drejtë të heshtësh se të lëshosh thumba"!

normalisht kush nuk është në gjëndje të debatojë,të të dalë ball për ballë,fillon me shpin marrje,me mospërfillje,me thumba të tipit"ec mo gjithnjë në kundërshtim me gjithkënd"ose "mos ja fut kot"si në rastin tonë!!harron se vetë ja "fut kot"për mungesë faktesh,mungesë arsyetimi!!rama po të kishte argumente i kishte thënë,por në mungesë të tyre ka dashur të bëjë një nënvleftësim të ngjelës,për të mos thënë për ta poshtëruar!!

gjë që nuk duhet ta kishte bërë sidomos kundër ngjelës.duhet të kishte treguar më shumë respekt!!si për punën që ai ka bërë në opozitë si për ndërgjegjen e tij qytetare!ndërgjegje që e ka shtyrë që të thotë gjithnjë atë që mendon dhe në shumicën e rasteve ka pasur të drejtë dhe ka qënë gjithnjë në anën e popullit,shtetit!!asnjëherë në anën e pushtetit!!

Submitted by Albi (not verified) on

Pra Minxhozi na thote qe Rama edhe mund ta shkele marrveshjen, po nuk ka pse ta beje publike kete shkelje?!!! Vdiqet duke u marr me imazhin e Rames o Minxhoz, asnjehere me thelbin.

Po kot lodhem dhe une, se ti perhere kot ja ke fut, nuk eshte se fillove sot.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Problemi nuk eshte ke Minxhozi, problemi eshte qe qe Rama NUK KA THELB, eshte vetem imazh....... me bojna...

Submitted by Albi (not verified) on

Pikerisht mer daj, dhe pikerisht kete nuk thote Minxhozi po i bie nga Kina per te thene qe "Fajin e ka..... Taku"

Submitted by bbb (not verified) on

Rama: Ngjela ia fut kot. Gjinushi ja fut kot…Milua eshte kot…Petro Koci eshte kot…Kurse Ilir Floriri, Kucko Kokdhjeri dhe Idhi Manjanka ja fusin plot…Gjithe populli do qeshe me lot…

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

Sigurisht qe Ngjela ia fut kot.....kete e dine edhe tre buckot qe papritur paskan rene ne dashuri me 'kriminelin' Gjinushi..c'a t'i besh , ndryshojne koherat, ndryshojne edhe zakonet. good luck !

Submitted by bbb (not verified) on

Meco Kapterriii ...gatiiii tuuuuu...Leri pallavrat Meco Kapterriiii...Nqs Gjinushi qenka kriminel kurse Ngjela qenka njeri qe ja futka kot, perse o Kapterri Mecua shoku Edi na beri opozite me ta per 8 vjet ena i mbajti si krah te djathte ne opozite??? Epo nashti kalova lumin, te dhjesfsha kalin i thone nje fjale... Po Ilir Floriri o shoku Kapterr na dilka burre i mire nashti...?? Mos more....Harrove ti qe shoku Edi na i thosh Ilir Metes "paterice e Saliut"...

Meco Kapterriii ...gatiiii tuuuuu.....paraaaaa mardhssssqetsohuuuuu...!

Submitted by anticensurë (not verified) on

bbb

interesi mbi të gjitha!!

normalisht në këto raste kur kalohet lumi kalin ta bëjnë,por jo me mut!thjesht ta bëjnë!!

për ilirin "paterica e saliut"ka qënë më e vogla si sharje,thjeshtë kritikë!!të dy janë kapur me libër shtëpie!!

meço kapteri e quan gjinushin "kriminel",por mos harro thonjëzat!!ato i japin kuptim të kundërt!!

sot për sot kemi gjniun,pishtarin e rradhës që po na udhëheq!!nuk mund ta kundërshtojmë!ai me largpamësi ka mbledhur dishepujt e vet rrethe e qark për ti krijuar kushte të spërshtatëshme për shpërndarjen e dritës,rrezatimit!të tjerët janë MASË dhe ja fusin me të vërtet kot!!

shpesh herë i kam thënë si tak ngjelës dhe skënder gjinushit që të mos bëheshim vetëm vegla të ramës!!të krijonin imazhin e partive të tyre dhe jo të mbështesnin vetëm atë të ramës!sot doli që vegla nuk duhet më dhe i hodhën poshtë!tashti ka vetëm shpëtimtarin e shqipërisë ilir skrapin e bën ar!!ai është rishelieja i radhës!!

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

tri-buçko, une kapterr jam vertete po ti as tetar s'ke per t'u bere ndonjehere, prandaj 'per nder arm' kur te flas une. Capito? se pastaj do te te quaj tri-by....  Akoma me Saliun o lumadh, paske qene truçkulur fare !

Submitted by bbb (not verified) on

Meco Kapterriii ...gatiiii tuuuuu...Leri pallavrat Meco Kapterriiii...Te jesh kritik ndaj shokut Edi nuk do te thote  se je me Saliun per te cilin kurre skam votuar...por une nuk ta mbush dot mendjet ty sado qe te flas.. kjo tregon se perse ti o Meco Kapterri mbete kapterr dhe nuk u bere kurre dot oficer...Meco Kapterriii ...gatiiii tuuuuu...paraaa marshsss... qetesohuuuuu

Submitted by ervin (not verified) on

pergezoj kapterr mecon per nivelin e larte te komenteve te tij. Uroj qe keto komente ti vlejne edit ne misionin e tij te shenjte te nxjerrjes se shqiptareve nga rrenimi shekullor me karakter ekonomik, moral dhe shoqeror  sepse vetem keshillat e kocos dhe dhelperite e likes, e aq me teper interesat e tyre aspak te lidhura me parane, me duken te pamjaftueshme ne permbushjen formalisht te ketij misioni, pasi permbushja thelbesore e tij nuk me intereson fare si idhtar i piktorit te perlyer me pushtet kryeministror.  Yyyp edi se do e besh Shqiperine duke filluar nga heqja e fotos se presidentit nga muret e zyrave (nje nga problemet me madhore te shqiptareve ne pergjithesi dhe te sekretareve ne vecanti ne momentin e spostimit te tangave anash per nevojat e shefit te rradhes pasi dukej sikur presidenti i pergjonte). Po e mbyll komentin me thirrjet "poshte saliu" pasi nese nuk do ta beja mund edhe te me merrnin per diversant ne kete faqe.

Submitted by RP (not verified) on

Ngjela nuk me pelqen,eshte materialist i sofistikuar dhe shtiret idealist pa interesa.Por Rama duhet te beje kujdes me batutat,ne politike batutat behen objekt analizash te sterholluara nga shtypi dhe shpesh i ngjajne gropes qe e hap per tjetrin dhe bie vete brenda.Ngjela ka arsyet e tij,por kot nuk ia fut.Asnjeri nuk ia fut kot.

Submitted by davidi (not verified) on

eshte materialist i sofistikuar dhe shtiret idealist pa interesa... fantastike

Submitted by dritan (not verified) on

Nese nuk ka bere minister Ngjelen ka bere shume mire pasi ai eshte nje njeri qe nuk di te menaxhoje pushtet. Por kjo nuk do te thote se kritikat e Ngjeles nuk qendrojne. Emerimet e ministrave dhe vecanerisht disa drejtoreve ne drejtori kyce jane te denja per ndonje levozje te tipit 5 yjet ne Itali dhe jo per nje parti serioze 70 vjecare si PS.

Submitted by stefan (not verified) on

Nuk di a eshte e sakte, por Spartaku donte nje vend ta caktuar ministror. Asgjekundi nuk ndodh kjo. Si puna e lojtarit, ne se trajneri thote se ke vendin nr 8 ne fushe, do shkosh pikerisht aty e jo ku mendon ti se mund te besh me mire. Kjo eshte a e cdo ndertimi ekipi. Madje eshte mire qe Rama te saksonoje dhe me statut qe cdo here behen zgjedhjet, 1/3 te pakten te jete fryme e re ne parlament. Kjo i mbyll shtegun profesionisteve politike qe ne fund te fundit nuk kane aq energji per me shume se dy legjislatura. Formula e ministrave duket se e ka ndihmuar Ramen per tu mbrojtur nga garda e vjeter e PS qe nuk ka pse te kete te njejtat ministra me ata te para 10 vjeteve qe sidoqofte jane artikuluar nga opozita per korupsion. r

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Me eshte forcuar bindja se besueshmeria ndaj nje qeverisjeje nuk ka patur kurre lidhje me marrdheniet mes liderit dhe eksponenteve te tensionuar (sidomos kur duken hapur motivet qe nuk kane lidhje me interesin publik, dhe rasti ne fjale eshte i tille), dhe prova per kete ka plot; ajo qe ka patur rendesi ka qene vetem produkti i qeverisjes. Pavaresisht gjithe kritikave dhe analizave te vlefshme qe bene gjithe ata qe nuk e kane dashur ta shohin Ramen ne pushtet, Rama ka ate qe nuk e arrijne shume nga keta pushtetmbajtesit tane: ka  rendiment dhe cilesi ne produkt pasi  ne mendjen e tij shoqeria projektohet ashtu sic ndodh per cdo qytetar (te mirefillte, pa lidhje me adresen), ndaj nuk ka asnje deshire koruptive, asnje marreveshje me djallin, qe do e kthente te ecte kunder perceptimit te vete (kupto-produkti do jete me i mire se paraardhesit pavaresisht perfitimit personal apo shperblimit te pashmangshem te makines pushtetmbajtese). Akuza me e perhapur (si kjo e rastit) qe ai nuk shperbleka bashkepunetoret, pavaresisht "shqetesimit parimor" qe provokon tek qytetaret eshte teresisht ne favor te qytetareve. Inkoherenca ne kritika prej shume te zeshmeve nga "shoqeria civile" (ndryshe nga standartet e deritanishme shqiptare) nuhas se do i nxjerrin keta te fundit ne driten qe jane - te vegjel.

Te shprehesh keshtu, per shume nga duket komentuesit ketu, duket si militantizem, por te kuptosh te verteten qe ka ne keto fjale duhet te jesh qenie e pa asimiluar nga antiqytetaria berishjane.

Submitted by Anonim (not verified) on

Cfare te ka bere Rama qe e do kaq shume? Se pervecse Kocos nuk dime te tjere qe e duan ne kete fare feje...

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Po ty te duket vetja i zgjuar? Apo mendon se te shkon ironia?! Sikur te te shaja nga motra do isha ne te njejtin nivel etik qe je dhe ti, por kete duhet ta kuptoje stafi, se ti nuk ke nevoje per koment.

Here tjeter mos me caj k... e te merresh me komentet e mia, po fol ndonje gje nga ana jote, miush.

Submitted by bbb (not verified) on

Rama ben sikur c’eshte. Ne fakt eshte nje qe nuk merr vesh fare nga ekonomia, ligjet, e deri tek arti nuk merr vesh, sepse nuk ka dhene ndonje rezultat as ne pikture ku ska pikturuar asgje. Kurse tani thote jam une i pari dhe do e shfrytezoj aleancen me fundurrina si Ilir Floririn dhe Kucko Kokedhjeri, duke menjanur njerez me tru si Ngjela, Gjinushi apo Milo...Vetem ndonje kapterr mund te jete pro e kesaj ideje boshe...

Submitted by Albi (not verified) on

Vallaj as Vucidolsat nuk i thurrnin lavde te tilla "Mbretit" Sali!

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Djema "opozitare"!  I bie qe ne komentin tim paskam folur per ju!
Ma lejoni nje keshille:

Pavaresisht se diskutimi i dikujt ju duket si prej "militani", mundohuni te kuptoni qe logjika nuk e do qe te paragjykoni militantizmin, pasi nuk ka asgje antiqytetare apo te demshme te  militosh per ate qe ke bindjen se eshte me e mira; por vetem se militimi duhet bere me ndonje arsyetim, jo me sharje idiote. Menyra me e mire eshte te mos merresh me komentin e tjetrit kur nuk ke kapacitet te sillesh me respektin qe meriton kushdo qe nuk te cenon. Mund ta nxirrni thartiren tuaj ne nje koment vetjak, dhe cdo lexues eshte i lire te gjeje veten ne komentet qe shfaqen. Eshte e kote tu tregoj se cfare figure beni kur merreni me denigrimin e personit qe shkruan, por mbase do u vije edhe ky moment, me kalimin e kohes. Kundervenia pasionante (pe etike) kunder nje "militanti" si une, ju nxjerr ne nje drite qe eshte ne nivelin e militantit kundershtar, por te paarsyeshem.

Vetem nje njeri i kompleksuar ka droje te shfaqe bindjet, mendimet, vleresimet pozitive ndaj nje politikani qe e quan te dobishem per projektin e tij social. Nuk e di nga lind gjithe kjo paranoje juaja ndaj kryeministrit te tanishem, kur tradita na ka mesuar qe shumica nga ju nuk e ka patur problem qeverisjen prej  nje kryeministri si ai qe ishte. Duroni o te uruar, se nuk kuptohet gjithe ky ngut, tani.
Dua perseri ta mbyll  me nje thirrje per ndergjegjesim per te hequr dore nga sulmet e paqyteteruara kunder tjetrit, dhe sulm i paqyteterur eshte cdo percaktim personal per komentuesin, pavaresisht se nuk permban fjale cilesisht banale. Ne rast te kundert keto hapesira do kthehen ne hapesira masturbimi.

Submitted by Albi (not verified) on

Mire mire po kujdes se i ke lene nje cep te by*** pa ja lepire mire kryeministrit te ri. He xhan, ushtrohu me fort.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Ky qe reflektimi yt?
Mos shkruaj me pikepamjet e tua nen ato te miat, se deri sa te kuptosh se cfare k... je, do behet periudhe e gjate bezdie dhe figure te padenje.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

ResPublica po kthehet ne nje hapesire te papershtatshme per ata qe nuk jane "politically correct" (dmth "opozitare" te paepur deri ne konformizem). Kuptohet qe ndonje koment qe ka ndonje mesazh per te ndare, edhe pse te pleksur me shkarje emocionale, do lejuar; por komente te komenteve si keto ne kete zinxhirin poshte komentit tim nuk e di perse vlejne pervecse per cenimin personal te komentuesit; askush nga keta tipat nuk merr mundimin te ndertoje ndonje fjali normale per te kundershtuar ate qe shkruhet (pervec komentit te bbb qe perpiqet te jete korrekt, pavaresisht se personalisht nuk me bind pershkrimi qe ben per situaten) ... Banalitet femijnor.

Submitted by bbb (not verified) on

Pyetja do shtruar

A ja fut kot Spartak Ngjela? Apo ja fut kot Skender Minxhozi...? Une them se Minxhozi ja ka futur kot...Bile Minxhozi don te duket qe ne ditet e para, se eshte pro Rames verberisht cka eshte tregues se sesi media jone eshte ne shumicen derrmuese servile me opoziten kur ajo behet pozite. Sepse kritikat e Ngjeles qendrojne 100%. Emerimet e reja ne administrate jane qesharake ku vihen njerez pa pervoje dhe mese shumti miq te Rames. Ku ishin konkurset apo kriteret? Se ashtu i bie qe nje kryeminister i ri ne detyre duhet te rekrutoje te sapodiplomuar ne Korrik per nje qeveri te re themeluar ne Shtator...Do ish nje hap qesharak edhe me teper te guxoje justifikim. Se dyti, dalja kundra e Ngjeles duhet pare nga Minxhozi dhe padroni i tij Rama, si ndryshim i turpshem kursi qe Rama i beri opozites 8 vjecare, ku pas 1 Prillit nderroi opozitare dinjitoze me shume merita ne opozite e te paepur si Ngjela, Milo a Gjinushi me pozitare te korruptiuar gjere ne gryke si Meta apo krokodile okazioniste pushteti si Koco Kokdhima. E mesa duket kete fjaline e fundit Minxhozi e kupton po ka frike ta pohoje...

Submitted by Bard (not verified) on

Andej nga ne i thone: S'jam budalle me ken i mençem. Sokratin prandaj edhe e ndihmuan te vdiste me helm, se u tregua aq budalla sa t'ua plaste ne fytyre oligarkeve te vertetat qe dinte. Minxhozi, si shume gazetare te tjere qe hane ne kurriz te shtypit(dhe per rrjedhoje, te se vertetes), eshte aq i zgjuar sa mund te shkruaje 100 faqe e te mos thote asgje. Eshte nje menyre e shkelqyer per ta pasur mire me te tere. Kush pyet veten perse lexuesit nuk jane te gatshem te japin as si lemoshe  20 lekshin me te cilen shiten gazetat, mund ta gjejne pergjigjen ne shkrime si keto te Minxhozit.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kësaj i thonë që për inatë të sime vjere do vete të fle me mullixhinë mbase Avokati ka të drejtë por të duronte pakë dhe në qoftëse do ishin të pa aftë atëhere të thoshte këto që thotë dhe Zoti kryeministër ka bërë gabimë që ka shkelur marveshjen

Submitted by Anonim (not verified) on

Gjeniu, e she ngjarjen përpara se të ndodhë.
Normali e she kur ndodh.
Budallait duhet tja shpjegosh pasi të ketë ndodhur.
Ndoshta Ngjela është i pari dhe ti do ta barazosh me veten? Apo duhet të ta shpjegojmë pasi të ket ndodhur? Sodoqoftë ke për të gjetur një mënyrë për të mos kuptuar!

Submitted by korabi (not verified) on

Avokat Ngjela le te merret me avokati dhe shkruajtje librash,se ne politike e ka ndritur.Eshte personi qe ka ndrruar disa parti,dhe ne votimet e fundit,partia qe i drejton,ka dale per mysybet.I paska premtuar Edi se do e bej minister,po atehere marreveshjes me partite e koalicionit duhet ti vere shkelmin?Persa  i perket z.Minxhozi,ky i perket takemit te anal-isteve,si Cili,Hoxha,qe si puthadore te cdo qeverie(nganjehere bejne sikur jane kundershtare,por ne fakt jane ortake te shoqerise se honorareve),prandaj rruga me e mire eshte qe te mos u lexosh cfare shkruajne dhe te mos i degjosh cfare thone.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.