Zbardhet projekti i kompleksit të ri që do të ndërtohet tek ish-Ekspozita "Shqipëria Sot"

Postuar në 15 Shkurt, 2020 15:13

Tiranës do t’i shtohet së shpejti ndoshta një kompleks në terrenin ku dikur ndodhej ekspozita “Shqipëria Sot”. Studioja “Mario Cucinella Architects” publikon projektin e realizuar prej saj me të dhënat konkrete dhe faktin se ka marrë tanimë lejen e punimeve. Kulla e re do të jetë 93 m e lartë dhe në të do të ndërtohen qendër tregëtare, hapësira publike dhe rezidenciale ndërkohë që në fasadë do të gërshetohet gjelbërimi masiv me stilizime të ndryshme vetrate.

Projekti përfshin edhe një godinë të dytë më të ulët e parashikuar për kopësht fëmijësh. Partneri lokal i studios është Ekoplan.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E c'i duhen asaj zone dhe gjithe Tiranes te ketilla gradaciela? Qe gjithshka tjeter perreth te mbetet ne hije dhe pa vlere?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dhe ujrat e zeza ne forme lumi, 20 m ne vije ajrore larg. Se di me cfare qyteti te Afrikes apo Azise ta krahasoj kete kontrast absurd.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.