Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare aktorja Drita Pelingu

Postuar në 02 Tetor, 2013 04:44

Aktorja e madhe Drita Pelingu ka ndërruar jetë para pak minutash, në moshën 87 vjeçare. Drita Pelingu ka marrë titullin “Artiste e Merituar ” nga viti 1986. Drita Pelingu lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1926  filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar. “Rëshqitja”, “Arturo Ui”, ” I çuditshmi ”, “Zonja e Bujtinës”, ” Gratë gazmore të Uindsorit”, “Artani”, etj. Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top“, “Kur hidheshin themelet“, ku interpreton rolin e Budës, “Vajzat me kordele të kuqe“, “Radiostacioni“, “Përtej mureve të gurta“, “Fjalë pa fund“, “Shpresa“, etj. Ajo ka luajtur mbi 120 roleve në teatër dhe kinematografi. Mban titullin “Artiste e Merituar” që nga vitit ’86, ndërsa në vitin ’96 ështe fituese e çmimit kombetar “Ismail Qemali (çmimi)“. Me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës“, akorduar nga Presidenti i Republikës ajo u nderua pesë vjet të shkuara. a.n.

Comments

Submitted by davidi (not verified) on

edhe nje e madhe qe largohet...

te Kur hidheshin themelet luan rolin e Budes jo Budës.

Submitted by Emigranti (not verified) on

Ngushëllimet e mia familjarëve të zonjës Pelingu. Ishte një nga artistet më të mëdha të skenës dhe ekranit.

P.S. Redaksisë dhe zotit Nano.

Ju lutem shumë duke qenë se kontrolloni komentet e lexuesve do të ishte me vend të kontrolloni edhe artikujt që publikohen në këtë faqe. E kam fjalën për jetshkrimin e artistes të publikuar më sipër. Përveç faktit qe nuk shihet asnjë burim dhe kjo nuk është e mirë, jetshkrimi në fjalë edhe pse i kopjuar nga wikipedia, është i kopjuar shkel e shko. Fraza si : " Drita Pelingu ka marrë titullin “Artiste e Merituar ” nga viti 1986. ; ndërsa në vitin ’96 ështe fituese e çmimit kombetar “Ismail Qemali (çmimi)" ; Me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës“, akorduar nga Presidenti i Republikës ajo u nderua pesë vjet të shkuara. "

Për më tepër që në këtë biografi të shkurtër të artistes së nderuar nuk shkruhet, sigurisht sepse nuk e ka wikipedia, që kjo aktore është dekoruar në 22 Dhjetor 2011 nga Presidenti Topi me urdhrin e lartë "Nder i Kombit".

Me respekt

Emigranti

Submitted by Anonim (not verified) on

Emrin e ka Drita Pelinku dhe jo Drita Pelingu. Ajo vete e kishte shume problem kur ia ngaterronin mbiemrin ne media.

Submitted by bbb (not verified) on

Aktore e madhe. Me rolin e Bides tek Kur hidheshin themelet mbeti embleme e kinemase

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.