Tavan borxhi apo tavan shpenzimesh?

Deri vjet, ekzistonte një tavan ligjor i borxhit publik në Shqipëri – 60% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Por mazhoranca e shkuar e hoqi atë dhe borxhi mund të rritet pa iu përplasur koka ligjërisht në ndonjë tavan. Kur ishte dje në opozitë, mazhoranca e sotme e kritikoi ashpër heqjen e tavanit të borxhit dhe të njëjtën gjë bënë edhe FMN-ja e Banka Botërore. Tani mbetet të shihet nëse ky tavan do të rivendoset ose nëse një tjetër lloj tavani do të ndërtohet – tavani i shpenzimeve.
Tavanin i borxhit, në formën që ishte (si përqindje e PBB-së) ka një problem – si numëruesi edhe emëruesi i thyesës së cilës i referohet nuk janë të besueshme. Në lidhje me numëruesin, raportimet e fundit në media bëjnë fjalë për një borxh të fshehtë që nuk është pasqyruar në shifrat zyrtare të borxhit publik. Janë fatuara të papaguara të qeverisë ndaj kontraktorëve që kanë kryer investime apo furnizime për llogari të enteve shtetërore si dhe ka shuma të mëdha TVSH-je të parimbursuara, të cilat, në total, kapin shifrën nga 500 milionë deri 700 milionë dollarë. Gjithashtu pasaktësi mund të ketë edhe emëruesi i llogaritur deri më sot nga Instati – PBB-ja.
Deri sa të saktësohen shifrat e numëruesit dhe të emëruesit të thyesës që i referohet tavani i borxhit, nuk do të ketë kuptim të caktohet me ligj një tavan i tillë, le të themi 60% siç ishte, sepse në realitet ai mund të ketë arritur që sot 70%. Dhe zbritja nga 70% në 60% brenda një kohe të shkurtër do të ishte një shtrëngim i skajshëm rripi për qeverinë.
Një tavan tjetër që përdoret nga qeveritë, sidomos të vendeve në zhvillim, është ai i shpenzimeve. Ky lloj tavani përcakton me ligj se sa përqind mund të rriten shpenzimet buxhetore karahasuar me vitin e mëparshëm, bazuar në pritshmëritë afatmesme të vjeljes së të ardhurave. Dhe në qoftë se të ardhurat i tejkalojnë pritshmëritë, tepricat kalojnë për të shlyer borxhin e akumuluar në vite.
Vendosja e një tavani të tillë do të ishte më e matur për një periudhë afatmesme, deri sa të saktësohet mirë si madhësia reale e broxhit publik edhe e PBB-së. Me saktësimin e tyre dhe me kalimin, me shpresë, të periudhës së vështirë ekonomike që po kalon vendi dhe rajoni, mund të kalohet, pas disa vjetësh, nga tavani ligjor i shpenzimeve në atë të borxhit.
Por shtëpia buxhetore mund të lihet edhe pa tavan, siç e la qeveria që iku. Sidoqoftë, nuk duhet harruar se borxhi i ri që është shtuar në periudhën janar-shtator nuk mjafton as për të shlyer interesat vjetore të borxhit të vjetër. Ndërsa vitin tjetër, sipas parashikimeve afatmesme të Ministrisë së Financave, borxhi ri që do të shohet nuk mbulon dot as 80% të 600 milion dollarëve interesa, që duhen paguar për borxhin e akumuluar deri më sot…
Comments
Nuk ka tavan shpenzimesh per
<p>Nuk ka tavan shpenzimesh per te ulur borxhin por kerkohet qe defiçiti buxhetor te mos jete me i madh se e GDP, deri sa te ulet borzhi ne kufij te perballueshem. ka vende qe synojne shkalle shkalle te ulin deri ne Zero deficitin buxhetor, pra te nenrendojne shpenzimet te ardhurave, qe andej nga ne i thone "shtije këbët sa ke jorganin" dmth mos te dalesh zbuluar.</p>
Add new comment