T’u hiqet shtetësia kosovarëve që luftojnë në Siri

Postuar në 14 Shtator, 2013 04:44
Halil Matoshi

Lajmi se kosovarët në Siri nuk po luftuakan në anën e kryengritësve kundër regjimit diktatorial të Bashar Al-Asadit (Ushtria për Sirinë e Lirë), por për interesa të grupeve fondamentaliste islamike dhe se po kryekan mizori, duhet t’i shqetësojë institucionet e vendit, saqë këto të fundit duhet të shqyrtojnë me urgjencë marrjen e shtetësisë kosovare menjëherë dhe pa paralajmërim…

Çfarë mund të bëjë Kosova për t’i ndalur “bijtë e bijat e veta” vullnetarë apo mercenarë që të mos shkojnë në luftë “për Allah” në Siri a gjetkë? Asgjë!
Secili njeri është i lirë të ketë bindjet dhe arsyetimet e veta.
Përderisa nuk janë “në anën tjetër të ligjit” brenda territorit kosovar.
Është pra në vullnetin individual të tyre, në karakterin dhe konstitucionin  e tyre shpirtëror, fetar etj., pra është zgjedhje e tyre e lirë.
Por shteti i Kosovës për ta mbrojtur veten, mund t’i ndalojë ata për t’u kthyer në atdhe. Dhe këtë, shtetit ia mundëson konstitucioni i tij juridik - si organizatë që e ka monopolin për ushtrimin e dhunës legjitime.
Shteti duhet t’ua marrë shtetësinë kosovarëve që luftojnë në Siri, për një varg arsyesh, ngase shteti e ka vetëm këtë të drejtë, karshi “të drejtës për të luftuar” të shtetasve “rebelë”, që në këtë rast cenojnë jo vetëm imazhin ndërkombëtar të shtetit që i përkasin, por mbi të gjitha cenojnë sigurinë kombëtare!?
Pjesëmarrja në një komplot, kundër rendit kushtetues të një shteti apo pjesëmarrja në luftë duke e shpallur atë “të shenjtë” (cila është ajo instancë tokësore që shpall diçka për të shenjtë?) ose “luftë për Allah” nuk është më problem i kufizimeve kushtetuese dhe i të drejtave të njeriut, por është problem kombëtar (që ndërlidhet me tradhtinë kombëtare) që në shtetin modern sanksionohet me ligj.
Kjo s’ka të bëjë tutje me debatin për futjen e mësim-besimit si lëndë fakultative në shkollat kosovare as me debatin rreth shamisë së vajzave dhe grave shqiptare të fesë islame, as me nenin 8 të Kushtetutës (laiciteti i shtetit kosovar) që pasqyron rendin politik e institucional të Kosovës, sepse po kjo Kushtetutë garanton edhe lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes.
Laiciteti i shtetit nuk përshkruan laicizimin e shoqërisë dhe të individit.
“E drejta për të luftuar” – xhihadi  është kundër konstituimit të shtetit modern dhe demokratik, prandaj kjo “e drejtë” i bën karshillëk vetë shtetit dhe shoqërisë, si dhe intencës për modernizim dhe integrime në BE dhe NATO.
Për xhihadin në Kosovë ekzistojnë interpretime të ndryshme, prej interpretimit që konstaton se xhihadi është e drejta për luftë brenda vetvetes (tek një besimtar) për t’i përmbushur detyrat fetare dhe për t’i mposhtur veset e këqija (Xhihadi i madh) si një detyrë fetare e myslimanëve, deri tek interpretimi për ‘xhihad të vogël” që del të jetë emërtim arab për “luftë të armatosur” kundër persekutimit dhe shtypjes.
Brenda kontekstit të islamit doktrinar, (tek bindjet Shia), xhihadi i referohet luftës kundër atyre që nuk besojnë në islam (në All-llah).
Porse fjala ka edhe implikime tjera më të gjera.
Xhihadi është përdorur zakonisht për termin "Lufta e Shenjtë".
Sipas disa burimeve (Shih: Merriam-Webster's Encyclopedia of World Religions), xhihadi shfaqet 41 herë në Kur'an dhe shpesh me shprehje idiomatike si "përpjekje në rrugën e Zotit.”
Një pakicë në mesin e dijetarëve Suni nganjëherë i referohen xhihadit si shtyllë e gjashtë e Islamit, gjë që nuk e ka një status të tillë zyrtar, ndërkaq që tek drejtimi Shia në islam, megjithatë, xhihadi është një nga 10 praktikat fetare.
Mirëpo sipas BBC, një e treta e njohësve të islamit esencial mendojnë se kuptimi i xhihadit është lufta për të ndërtuar një shoqëri të mirë.
Është interesant fakti se shumë ndjekës të islamit doktrinar në Kosovë (me përkatësi Suni) mendojnë se Al-Asadi përket në drejtimin Shia, prandaj e ka devijuar udhën e Zotit, ndërkaq që pikërisht drejtimi Shia i jep termit ‘xhihad’ kuptimin e luftës kundër të pafeve!
Porse paradoksi i mirëfilltë në këtë tregim është fakti se po dalin të vërtetë zërat që thoshin se shqiptarët, veçmas kosovarët që po luftojnë në Siri nuk kanë ndonjë kauzë politike (luftë për drejtësi e liri) dhe nuk janë përkrah forcave kryengritëse, por as përkrah ushtrisë së rregullt siriane, por janë darë në duart e grupeve politike fondamentaliste islamike, që luftojnë në shumë fronte, kundër trupave të Dinastisë Asad, kundër kryengritësve dhe kundër jomyslimanëve në Siri, apo të huajve dhe këtë me idenë e Damaskut si qendër të Kalifatit (si para 1000 vjetësh).
Alja Noha, një studente siriane në Shqipëri, ka folur për mediat e Tiranës, duke u lidhur përmes telefonit me Ahmad Trad, ish–pilot i ushtrisë siriane, por tashmë pjesë e luftëtarëve anti-Assad të Ushtrisë për Sirinë e Lirë, që lufton në periferi të qytetit të Idlebit.
Trad tha se ka grupe radikale që luftojnë në Siri, por që nuk kanë peshën kryesore në konflikt. Ai pranoi se në Siri ka shqiptarë që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad, porse këta shqiptarë nuk janë pjesë e rebelëve, por e grupeve radikale fondamentaliste që luftojnë për rrëzimin e presidentit Assad dhe për ngritjen e një shteti islamik!?
Mendohet se janë mbi 500 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria dhe në mesin e tyre ka pasur edhe viktima, por tashmë vjen konfirmimi se ata janë përfshirë në grupe fondamentaliste islamike të cilat kanë një qëllim përfundimtar të ndryshëm nga ushtria për Sirinë e Lirë.
Prandaj të gjithë personat që kanë shtetësi kosovare dhe aktualisht luftojnë në anën e grupeve ekstremiste islamike në Siri, duhet konsideruar si pjesëtarë të organizatave terroriste dhe duhet vënë në kërkim nga organet e ndjekjes në Kosovë, kurse me dekret duhet t’u hiqet shtetësia në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjit mbi shtetësinë, neni 24, (vepra saktësohet në Kodin Penal të Kosovës), sepse ata kanë organizuar, trajnuar, financuar dhe inspiruar grupe terroriste brenda Kosovës ose në një shtet tjetër dhe kjo është arsye e bollshme juridike që atyre personave t’u hiqet shtetësia e Republikës së Kosovës menjëherë.
Neni 3 i ligjit mbi shtetësinë përcakton se vendimi për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës mund të lëshohet edhe pa pjesëmarrjen e personit në fjalë në procedurë.
Neni 14 i Kushtetutës (Shtetësia) thotë: Fitimi dhe humbja e së drejtës së shtetësisë së Republikës së Kosovës rregullohet me ligj.
Me ligjin për shtetësinë përcaktohen mënyrat e fitimit, humbjes dhe rifitimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe rregullohen çështje të tjera të ndërlidhura me shtetësinë e Republikës së Kosovës. Neni 2 thotë se përkufizimi i shtetësisë sipas ligjit është një lidhje të ngushtë juridike midis shtetit të Republikës së Kosovës dhe një personi nga e cila rezultojnë të drejta dhe detyrime të ndërsjella; Ndërkaq në nenin 19 (Mënyrat e humbjes së shtetësisë) thuhet: 1. Shtetësia e Republikës së Kosovës humbet: 1.1. me lirim nga shtetësia; 1.2. me privim të shtetësisë; 1.3. në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Neni 24 (Humbja e shtetësisë me privim) thotë: 1. Pavarësisht të drejtës së personave për shtetësi të Republikës së Kosovës sipas kreut V të këtij ligji, organi kompetent mund të privojë shtetasin e Republikës së Kosovës nga shtetësia e Republikës së Kosovës, nëse shtetasi posedon shtetësi tjetër dhe nëse merret me veprimtari, të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës; 2. Veprimtaritë, me të cilat cenohet rëndë siguria kombëtare e Republikës së Kosovës konsiderohen në veçanti veprimtaritë vijuese:
2.1. kur shtetasi qëllimisht i është bashkuar një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës, ose 2.2. shtetasi ndërmerr veprime të cilat kanë për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; ose 2.3. shtetasi është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër dhe për këtë nuk ka marrë pëlqimin nga organi kompetent ose nuk është i lejuar
me marrëveshje ndërkombëtare; 4. Vendimi për humbjen e shtetësisë me privim bëhet i plotfuqishëm kur vendimi i dorëzohet personit në fjalë. Në rastet kur vendimi nuk mund të dorëzohet për arsye se organi kompetent nuk mund të identifikojë vendndodhjen e personit, vendimi për humbjen e shtetësisë me privim bëhet i plotfuqishëm në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës; 5. Kundër vendimit për privim mund të iniciohet konflikt administrativ në gjykatën kompetente sipas Ligjit për Konflikt Administrativ.

Termi terrorizëm përkufizohet me Kodin penal të Kosovës, (Neni 135).
Përkufizimet për dispozitat e terrorizmit në nenet 121-145; Për qëllime të neneve 121-145 të këtij Kodi: 1. Terrorizëm, veprim terrorist apo vepër e terrorizmit – kryerja e një ose më shumë veprave penale të mëposhtme me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë, të detyrimit të padrejtë të një organi publik, qeverisë apo organizatës ndërkombëtare për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim, apo që seriozisht të destabilizojë ose të shkatërrojë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës, të një shteti tjetër apo të një organizate ndërkombëtare:
Mirëpo në këtë rast organet kosovare të ndjekjes nuk mund të hetojnë në Siri, nëse këta persona kanë kryer apo jo vepra terroriste, prandaj Kosova e ka të vetmin mjet juridik për t’u mbrojtur (siguria e përgjithshme) duke ua hequr shtetësinë këtyre qytetarëve, të cilët luftojnë “për Allah” në Siri.
Në anën tjetër Bashkësia Islame e Kosovës si institucion zyrtar në vend se të bëjë thirrje për ruajtjen e tolerancës ndërfetare si model kulturor dhe shpirtëror të ekumenizmit ndërshqiptar nëpër shekuj dhe në vend se të mbroj shekullarizmin e shtetit, po flirton me islamin fondamental, madje aktualisht është “i zënë” me “veprimtari të fshehtë” duke organizuar puçe (më qëllime politike) brenda këtij institucione!?
Së këndejmi i biri i Myftiut të Kosovës Naim Tërnavës, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shkojnë në Siri për të luftuar. Ai, në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se çdo ditë e më shumë po i shtohet vullneti për t’iu bashkuar bashkatdhetarëve të tij në luftimet e Sirisë. Mirëpo edhe pse kjo është vepër penale askush nuk u morr më të, madje as organet e hetuesisë dhe as prokuroria e shtetit  ex-officio.
ë përkujtojmë se Kodi Penal i Kosovës - Shtytja për kryerjen e veprave terroriste - Neni 141 thotë:  Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjellja e tillë pavarësisht nëse avokon drejtpërdrejt ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë  vepra të tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
Prandaj, për hir të sigurisë së përgjithshme në Kosovë dhe rajon, për hir të sigurisë nacionale të aleatëve të Kosovës dhe si detyrim për luftën kundër terrorizmit si dhe për ruajtjen e stabilitetit të vendit, këta persona duhen ndëshkuar me heqjen e shtetësisë. Përndryshe, nuk dua të paragjykoj se si do të sillen këta  luftëtarë ‘xhihadistë pas kthimit në atdhe, mirëpo rasti i vullnetarëve myslimanë nga Afrika dhe Azia në luftën e Bosnjës, e të cilët mbetën të jetojnë aty edhe pas luftës,  dëshmon për një sjellje shumë agresive të tyre, duke e dëmtuar ndjeshëm shtetin dhe demokracinë boshnjake.

/Koha Ditore/

Comments

Submitted by arnaut (not verified) on

Bosnja jo vetem qe nuk kerkoi t'u hiqet nenshtetesia atyre qindra vullnetareve arabe qe luftuan per mbrojtjen e Bosnjes, por u dha atyre nenshtetesine boshnjake. Shumica derrmuese e atyre vullnetareve jetojne ne paqe ne vendet e tyre e disa prej tyre ne Bosnje, aty ku kane vendosur te qendrojne. Po ashtu dhjetra vullnetare arabe luftuan ne Kosove e Maqedoni perkrah shqiptareve. Edhe ata u quajten terroriste nga Serbet e Ruset. A propozon Matoshi qe edhe atyre t'u hiqet nenshtetesia e vendeve te tyre pse morren pjese ne "xhihad"?

Po nese ketyre kosovareve u hiqet nenshtetesia pse kane guxuar te ndihmojne popullin sirian, ku do shkojne me pas ata? ku do mbyten?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shtetesia u duhet hjeke atyne qe i nxiten keto djelmoça te rij shqiptar te derdhin kot gjakun ne luften e sunnitve turq-arab kundra shiitve siriano-iranian. Kjo asht lufte ne mes muslimanve. Pune per ta.

Submitted by Sandri (not verified) on

Ndersa ti zagar ik e mer nenshtetesine e Vatikanit dhe mos na shkraj ne shqip se nuk meriton te shkruhet gjuha shqipe nga felliqesira si puna jote.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kjo qe shkruen ti don me thane se edhe ti je prej atyne zhihadistve qe kan shkue me luftue ne Siri si muslima e jo si shqiptar, sepses as shteti i Kosoves dhe as shteti i Shqipnise nuk i kan nise por i kan nise hoxhallart maskarej pjelle dhe bashkepunetor te pushtuesit turk-osman.

Persa i perket Vatikanit, ai i ka ndihmue shqiptart kundra turqve si ti, prandej e ke hale ne sy.

Moste ishte Vatikani sot do te kishin shkrue shqiptart me germa turke.

Submitted by Genti (not verified) on

Shkrimi me siper eshte nje shkrim fashist nga Halil Matoshi, shkrim i cili mund te lexohet vetem neper komentet anonime te ekstremisteve kristjane neper internet, te cilet bejne thirrje per debimin e muslimaneve nga Shqiperia per ne Arabi dhe Turqi. Ndersa shkuarja e disa tru-pakeve shqiptare te bejne xhihad per Ameriken dhe imperializmin perendimor - ne Siri - eshte me te vertete dicka e keqe dhe e turpshme, dhe ketu kane faj shume hoxhallare trymykur shqiptare, sikur Ahmet Kalaja ne Tirane apo Enes Rama ne Prishtine, serisht kerkimi i heqjes se shtetesise shtetasve kosovare eshte nje veprim super-fashist, te cilin as autoritetet e Beogradit nuk ja kane bere ish-shtetasit jugosllav Halil Matoshi.

Propozimi i Halilit eshte degjuar vec ne Britanine e Madhe nga qeveria e Kamerun, por edhe ketu, kesi masash raciste ndermerren me shtetas qe jane bere britanike vone, dmth. qe kane lindur ne vende te tjera - si Shqiperia, Libia apo Afganistani. Por propozimi i Matoshit eshte sa fashist, aq edhe i pa precedent. Kuptohet qe ky nuk eshte shkrimi i pare i ulet dhe kercenues, qe qafiret qe flasin shqip bejne kunder muslimaneve.  Ka patur propozime edhe me kriminale. Por falenderuar qofte Allahu, qe qelbaniket shqiptare sot jane nen hyqmin e Evropes. Sikur ne Perendim te dali nje Bush nr. 3, Halil Matoshet dhe mercenaret shqiptare te Perendimit mund te bejne krime edhe me te medha. Megjithate, nese ata vendosin tua heqin shtetesite shqiptareve muxhahidine, pyetja qe ngrihet eshte se cfare shtetesie do te kene ata ne boten e kombshtetit ku ne jetojme sot? Ne limbo nuk i lejojne dot qe te jetojne, ata shqiptare, qe agjenturat amerikane-saudite i kane genjyer dhe i kane cuar mish per top ne Arabi.

Submitted by Shia's the Real... (not verified) on

Masat me ekstreme sa me pare kunder ketyre pleherave te medresuara nga terrorizmi shteteror kataro-saudit, qe ne bashkepunim me shtetin kriminel te IzraHellit, po vrasin e presin gra e femije te pafajshem ne Sirine martire!

Ptuuuuu fare e qelbur anti-njerezore, te gazosh me mijera civile per t ia hedhur fajin presidesad...!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Hajde !!!!! Kush don me ardhe me nè me luftue ne Siri kundra shiitit Asad !!!!!!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Një shkrim i saktë dhe një mendim më se i drejtë shoqëria Kosovare duhet të pastrohet nga kjo mjergull me çdo kusht

Submitted by Junik (not verified) on

Me ne fund jam dakort me Matoshin. Shkrim i mire dhe ndoshta e vetmja zhidhje per keto hajvane qe shkojne ne lufte per allah.

Submitted by tironsi (not verified) on

Si s'po del dikush ti therresi shqiptaret me u mbyt ne det per xhihad qe ti heqim qafe ata qe s'mbushin mire nga mendja. Jam i sigurte qe do bejm hapa para si komb nqs eleminohen ca budallenj qe kemi neper qerkullim brenda diaspores shqipfolese

Submitted by Baku (not verified) on

Sikur ne 1939 t'ju ishte ndaluar kthimi ne Shqiperi pjesmarresve te Luftes Civile Spanjole ndoshta ,e perseris ndoshta,nuk do ta kishim perjetuar plagen e KOMUNIZMIT!

Submitted by a.b's (not verified) on

Kjo qe po bejne te gjithe ata qe mbeshtesin heqjen e nenshtetesise, jane duke kryer xhihad, por nga kahu i kundert. Pse xhihadi i ketyre eshte me i mire se xhihadi i atyre te tjereve? Kjo eshte ceshtja.

Sipas tyre, xhihadi Kristian apo xhihadi Ateist eshte me i mire dhe i vlefshem se xhihadi "islam". E kesh e ka tagrin per ta thene kete gje?

Edhe dicka tjeter. Amerika, britania dhe franca jane duke i ndihmuar xhihadistet kunder regjimit. Edhe ata duhet ti bejme nongrata ne kosove.

Hapni syte dhe mendjen. Halili paguhet per t'jua mbyllur

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.