Problemi elektoral i të djathtës në zonat rurale

Postuar në 03 Shtator, 2013 05:59
Eduard Zaloshnja

Rezultati i zgjedhjeve për kryekomunarin e komunës Rrethinat në qarkun e Shkodrës, të cilat u zhvilluan të dielën që shkoi, duhet të shërbejë si një kambanë alarmi e fortë për të djathtën. Jo sepse zgjedhjet u fituan nga kandidati socialist – sepse kjo gjë pritej pas rezultatit të 23 qershorit në atë komunë – por ngaqë pjesëmarrja e votuesve të djathtë të Rrrethinave ra ndjeshëm të dielën, krahasuar me 23 qershorin.

Kështu, për kandidatin e djathtë pati vetëm 1402 vota të dielën, nga 3150 vota që koalicioni i djathtë mori në 23 qershor. Ndërkohë, votat për kandidatin e majtë mbetën pothuaj në të njëjtin nivel si në 23 qershor – 4411 vs. 4725.

Në fakt, përgjysmimi i pjesëmarrjes së votuesve të djathtë në komunën më të madhe të qarkut të Shkodrës është simptomë e një problemi shumë më të madh elektoral të së djathtës në zonat rurale.  Le ta analizojmë këtë problem.

Duke filluar nga zgjedhjet lokale të 2007-ës, partitë e djathta krijuan një epërsi elektorale në zonat rurale. Koalicioni i djathtë fitoi shumicën dërrmuese të komunave në ato zgjedhje, ndërsa koalicioni i majtë fitoi shumicën dërrmuese të bashkive. Kjo epërsi rurale e së djathtës në zgjedhjet lokale u përkthye në një epërsi elektorale të saj në zgjedhjet e 2009-ës. Kështu, partite e djathta morën rreth 51% të votave në territorin e komunave, ndërkohë që partitë e majta (PS, LSI, PSD, etj.) morën rreth 49%. Nga ana tjetër, partitë e majta patën një epërsi të ndjeshme në territorin e bashkive: 53%-47%.

Por në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, partitë e djathta (PD, PR, FRD, etj.) e humbën epërsinë që kishin patur në zonat rurale. Raporti, si në zonat urbane dhe ato rurale, u bë 59%-41% për të majtën. Dhe thellimi i kësaj epërsie të dielën në komunën Rrethinat të Shkodrës, si rezultat i përgjysmimit të pjesëmarrjes së votuesve të djathtë, tregon se të djathtës do t’i duhet shumë punë të rikuperojë terrenin e humbur në zonat rurale.

Në fakt, kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha, duke e kuptuar rëndësinë e këtij problemi, shkoi vetë për të përmbyllur fushatën e kandidatit të djathtë në Rrethinat e Shkodrës. “Banorët e komunës Rrethina të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 1 shtatorit. Ata të jenë të bindur se kandidati i PD-së është personi i duhur për banorët e kësaj komune, ndërkohë që rivalët politikë duhet të heqin dorë nga presionet ndaj zgjedhësve të kësaj komune,” tha ai.

Por rezultati tregoi se votuesit e djathtë nuk morrën pjesë masivisht në zgjedhjet e 1 shtatorit. Kjo, ose sepse kandidati i PD-së nuk u është dukur i përshtatshëm, ose sepse janë frikësuar nga presionet e kundërshtarve, ose nga një kombinim i të dyja arsyeve. Por cilado qoftë arsyeja, leksioni i këtij rezultati është se seksionet e PD-së në zonat rurale duhet të fuqizohen ndjeshëm deri në 2015-ën, në mënyrë që e djathta të jetë përsëri konkuruese në zgjedhjet lokale, e më pas në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Comments

Submitted by cecua (not verified) on

E gjithe shqiperia u lodh nga Fatos Nano ne 2005 po fshati jo.

E gjithe shqiperia u lodh nga Saliu ne 2009 por Fshati jo.

Nderkohe qe ne 2013 edhe fshati u lodh nga Salia.

Mund te jete edhe si pasoje e presioneve por nuk eshte fare etike te prezumosh qofte edhe potencialisht nje mundesi te tille.

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

"Por rezultati tregoi se votuesit e djathtë nuk morrën pjesë masivisht në zgjedhjet e 1 shtatorit. Kjo, ose sepse kandidati i PD-së nuk u është dukur i përshtatshëm, ose sepse janë frikësuar nga presionet e kundërshtarve, ose nga një kombinim i të dyja arsyeve."

...ose kane humbur besimin tek PD-ja , qe eshte me e mundshmja dhje me problematikja per vete PD-ne

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.