Përse Rama po rrezikon në Korçë?

Në një intervistë dhënë Gazetës Shqiptare, Niko Peleshi tregoi se e mori vesh që do të bëhet Zv. Kryeministri i Shqipërisë vetëm 24 orë para se Edi Rama të publikonte emrat e kabinetit qeveritar që do të qeverisë vendin nga shtatori e tutje. Për Peleshin, kjo ishte një surprizë, sepse ai ishte i përqëndruar në përfundimin e projekeve bashkiake që kishte premtuar dy vjet më parë, kur fitoi garën lokale në Korçë.
Se çfarë e ka motivuar Ramën për këtë lëvizje të Peleshit nga Korça në Kryeministri mbetet enigmë për shumëkënd, por një hamendje mund të bëhet se çfarë nuk e ka motivuar – llogaritë elektorale.
Që nga korriku i vitit 1992, kur u zhvilluan zgjedhjet e para lokale pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri, ato kanë prodhuar surpriza jo të këndshme për partinë në pushtet. PD-ja e atëhershme, e cila kishte fituar me një votë plebishitare në mars 1992, i humbi zgjedhjet lokale vetëm 4 muaj pas ardhjes në pushtet. Pas fitores së PS-së në 2001-shin, PD-ja fitoi terren në zgjedhjet lokale, duke marrë bashkitë Korçë, Elbasan, Durrës etj. Pas fitores së PD-së në 2005-ën, PS-ja fitoi terren në zgjedhjet lokale, duke rimarrë bashkitë Korçë, Elbasan, Durrës etj.
Duke emëruar Peleshin Zv.Kryeministër, Rama po rrezikon një testim elektoral vetëm 4 muaj pas fitores plebishitare të koalicionit të udhëhequr prej tij. Sepse vendin e Peleshit në Bashkinë e Korçës do ta zërë dikush që do të zgjidhet nga vota e korçarëve. Dhe vota e tyre mund të ndryshojë nga zgjedhjet e përgjithshme në ato lokale, siç ka ndryshuar disa herë në 22 vjetët e fundit.
Në letër, epërsia e koalicionit të majtë prej pothuaj 9 mijë votash duket e pathyeshme në Bashkinë e Korçës, por gara lokale mund të prodhojë të papritura. Së pari, pothuaj gjysma e kësaj epërsie ka ardhur prej votave të LSI-së, e cila i mori votat kryesisht në lagjet 6, 7, dhe 8 (ku jetojnë rreth 9 mijë pjestarë të komunitetit egjyptian, i njohur në gjuhën popullore me emrin jevgjit). Drejtuesit lokalë të LSI-së nuk do të jenë po aq të motivuar sa ç’ishin në zgjedhjet e përgjithshme, sepse ata tani do të jenë të zënë me administrimin e prefekturës dhe drejtorive rajonale si ajo bujqësore, rrugore, arsimore, shëndetësore etj. Në fakt, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për drejtuesit lokalë të PS-së.
Nga ana tjetër, drejtuesit lokalë të PD-së, të çliruar nga barra e administrimit të prefekturës dhe drejtorive rajonale si ajo bujqësore, rrugore, arsimore, shëndetësore etj., do të jenë mëse të motivuar për të fituar Bashkinë e Korçës, në mënyrë që të marrin përsipër administrimin e punëvë bashkiake.
Një faktor tjetër i rëndësishëm është emigracioni. Për rreth një vit para zgjedhjeve të 23 qershorit, Erion Veliaj dhe Niko Peleshi punuan intensivisht në zonën e Selanikut me emigracionin shqiptar atje dhe sollën në Bashkinë e Korçës rreth 100 autobuzë me votues të majtë ditën e zgjedhjeve. Pra, rreth 5000 vota epërsi (nga 9 mijë gjithsej) u sigurua nga emigracioni. Por një operacion i tillë gjigand nuk mund të përsëritet dot në tetor, për zgjedhjet bashkiake.
Duke marrë parasysh këta faktorë, epërsia prej 9 mijë votash që koalicioni i majtë realizoi në 23 qershor, duket një ëndërr e parealizuaeshme për të në tetor. Në rastin më të mirë, ai mund të realizojë një fitore të ngushtë si në 2011-ën. Ndërsa në rastin më të keq, një humbje të ngushtë...
Atëhere, përse Edi Rama iu fut kësaj aventure elektorale të parakohshme në Korçë?
Comments
cili eshte -maili i zotit

cili eshte -maili i zotit Zaloshnja ?

faleminderit

Nuk e kuptoj kete pyetjen

Nuk e kuptoj kete pyetjen tende Zaloshnja... Ne rradhe te pare Shqiptaret duhet te jene te gezuar qe me ne fund do te kemi ne instance te larte te ekzekutivit nje Korcar. Niko Peleshi ne qeveri ishte zgjedhja me e mire e mundshme dhe do ia rrise piket PS ne Korce. Kjo sepse Korca ka qene historikisht (dhe shume cuditerisht) qyteti me i diskriminuar ne ekzekutiv ne Shqiperi.

Ka te pakten sa mbaj mend une 25 vjet qe qeverite shqiptare nuk kane asnje Korcar. Bode psh eshte nga Devolli, jo qytetar korcar. Te duket normale qe qyteti me me tradite ne Shqiperi, si patriotike dhe psejo borgjeze te mos nxjerre asnje drejtues te larte te shtetit ne 25 vjet?

Shqiperia tradicionalisht eshte drejtuar nga lebër dhe malësorë dhe shumë pak nga qytetarë te mirefillte, njerez nikoqire, punetore, te rregullt dhe me kembe ne toke sic jane korcaret. Eshte nga gjerat me te mira qe ka bere Rama ne kete qeveri dhe kjo do sjelle rezultat ne elektorat ne Korce pas 4 muajsh te jesh i sigurt se PS fiton me me shume se 9000 vota. ;)

Saktesim per z. Zaloshnja: Ne

Saktesim per z. Zaloshnja:

Ne vitin 2001 bashine e Durresit e mori PS-ja, pasi inxhinieri Arqile Gorea i PD-se humbi per mandatin e dyte perballe kirurgut Miri Hoti te PS-se.

Plani i zotit Rama eshte qe

Plani i zotit Rama eshte qe zotin Peleshi ta pergatise per kandidat te se majtes per kryatar te Bashkise se Tiranes.

Me kete rast, u jep dajakun e fundit "grupit te Korçes", si Majko etj.

kaq.

Një faktor tjetër i

Një faktor tjetër i rëndësishëm është emigracioni. Për rreth një vit para zgjedhjeve të 23 qershorit, Erion Veliaj dhe Niko Peleshi punuan intensivisht në zonën e Selanikut me emigracionin shqiptar atje dhe sollën në Bashkinë e Korçës rreth 100 autobuzë me votues të majtë ditën e zgjedhjeve. Pra, rreth 5000 vota epërsi (nga 9 mijë gjithsej) u sigurua nga emigracioni.

Ne respublica.al u fol shume per Belle Air-in dhe votuesit qe solli, por u permend pak kalimthi ardhja e autobuzeve me refugjate nga Greqia. Do te ishte me interes te dinim se sa leke u shpenzuan dhe ku i mori PS-ja keto fonde pasi nese kane kontribuar biznesmenet atehere dihet se nuk e kane bere per t'i hedhur leket kot. A do te krijoje kjo gje ndonjefare detyrimi te Rames ndaj financuesve?

Detyrim ndaj financuesve? Ata

Detyrim ndaj financuesve? Ata do te qeverisin or mik, Rama eshte veçse sa per fasade aty ku eshte(dhe e ben per mrekulli fasaden). "Korrupsioni mbillet ne fushata elektorale e korret gjate legjislatures"--siç edhe eshte thene...

te gjithe keta te

te gjithe keta te perzgjedhurit e rames per zv. km apo per ministra e paskan marre vesh vetem 24 ore perpara. bullshit.

Add new comment