Rudina në botën e çudirave!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Gjithmonë kam menduar se Faik Konica e ka tepruar disi me qëndrimet antishqiptare në shkrimet e tij . Më është dukur i padrejtë përçmimi i tij ndaj vendit dhe paraardhësve tanë edhe pse mund të ketë qenë pjesë e vizionit të tij kritik e qortues me qëllimin për të bërë korrigjime. Por që të jem i sinqertë jo rrallë e kam ndjerë veten time të zhytur në vrullin e zemërimit të Konicës që ndoshta shpeshherë ju ka pushtuar edhe ju. Diçka të tillë ndjeva duke lexuar një lajm të ditës sipas të cilit deputetja Rudina Seseri lë mandatin dhe kthehet në Amerikë. Në letrën e saj “të lamtumirës “ na thotë se do të vazhdojë të japë kontributin për rimëkëmbjen e Shqipërisë , shprehje që më tepër se një zotim apo ideal m’u duk veçse një mënyrë etike për ta bërë sa më të butë ndarjen. Ndoshta nuk kam të drejtë të ngre paragjykime mbi të ardhmen apo për ndonjë rikthim tjetër të saj, prandaj vendosa të sjell ndër mend të shkuarën.
Nuk di pse imagjinata ime më shtyn të mendoj se Rudina ashtu si edhe unë ushqente një farë pakënaqësie apo qejfmbetje ndaj Konicës kur në vendin që ky dikur e pat quajtur Zululand mori vendimin të kthehej me dëshirën për të bërë diçka të mirë apo thjesht për të vërtetuar se Konica e paskësh gabim. Nuk mund të hedh dot poshtë as mendimin e disa skeptikëve se ajo është nisur vetëm nga disa ambicje personale me qëllimin për të bërë karrierë . Edhe kjo nuk më duket aspak gjë e keqe . Çdo njeri ka të drejtë të synojë për tu ngjitur më lart dhe le të ngjitet nëse është i zoti dhe e meriton.
Imagjinata më lejon të mendoj edhe versionin që Rudina e mbështetur mbi tavolinën e saj të punës në një nga firmat prestigjoze në Amerikë, papritur të jetë zhytur në një ëndërr ashtu si personazhi i përrallës së famshme Liza që hyn në botën e çudirave. Por në këtë rast personazhi ynë me anë të ëndrrës së vet ndërmerr një udhëtim me misionin për t’u bërë drejtuese në botën e çudirave të Konicës . Endrrën e filloi duke u caktuar anëtare e Kuvendit Popullor që thuhej se qenkësh institucioni më i lartë që ” bënte ligjin “ në këtë vend. Ajo u nis me emocione si fëmija në ditën e parë të shkollës që e humb entuziazmin ditë pas dite kur në shkollë nuk bëhet mësim fare. Edhe pse e kishte menduar krejt ndryshe pozicionin e vet, s’kishte se ç’bënte tjetër, do të përshtatej si gjithë të tjerët. Kur u nis kishte përshtypjen se për një punë të tillë do t’i vlenin bagazhi intelektual dhe dituritë e fituara nga arsimimi në universitetin e Harvardit apo eksperienca e punës në Microsoft, por këto nuk kishin se ç’duheshin në një botë çudirash. Për më tepër aty diploma, grada e gjëra të ngjashme si këto shiteshin nëpër disa dyqane mode që ishin shtuar shumë këto kohët e fundit. Nëse kishe para mund t’i blije si t’i doje e sa të doje. Kishte menduar se për t’u përfaqësuar denjësisht në Kuvend nevojitej mençuri, urtësi e seriozitet , por si mund të ketë seriozitet në një botë çudirash e përrallash. Aty ka vetëm lojra të ndryshme të cilat duhet të dish t’i luash. Asaj jo vetëm që nuk iu dha mundësia të tregonte urtësinë në foltoren e kuvendit , për faktin se këtu lojrat zhvilloheshin rrugëve , por iu desh të mësonte e të luante bashkë me shokët. Aty pa ligjbërësit të bëheshin palaço e prestigjatorë cirku përpara njerëzve, të luanin “roja dhe hajduti” duke vjedhur nga xhepat e njëri-tjetrit si shami hundësh vullnetet dhe fuqitë e popullit, të luanin “shtëpirash“ në disa çadra përpara Portës së Lartë, një lojë të lodhshme gjer në sakrificë që në fund nuk e kuptoi se kush ishte fituesi dhe kush humbësi i lojës. Ajo u çudit kur u gjend pa dashje në disa lojra si “kungulleshka me vota” , “kukamfshehti me kuti” , “kala dibrançe me policë“ e deri edhe “lojë luftash” . Për të marrë pikë në këto lojra nuk nevojitej as zgjuarsia as bukuria e nje femre por në radhë të parë servilizmi. Një deputet i zoti duhej të ishte kokulur përpara komandantit dhe autoritar e kapo i bandës së të fortëve të lagjes se vet, me të cilët mund të bënte hile në lojë sy për sy apo ta prishte lojën fare kur nuk i pëlqente rezultati. Ndoshta ishte me fat që ishte bërë deputete ashtu si rastësisht me anë të një ëndrre pasi shumë nga shokët e tjerë ose e kishin blerë me para deputetllëkun ose ishin të fortët e lagjes.
Kur iu dha mundësia të hynte në kuvend edukata e saj u trondit me themele. E gjeti veten brenda një familjeje të degjeneruar ku pjesëtaret e saj akuzonin e shanin njëri-tjetrin mashtrues, hajdut, vrasës, narkoman, të çmendur, pederast, puçist .... e deri te sharjet më të rëndomta nga ato me fis e me farë, ekskluzivitet këto të më të moçmit të fisit, i cili ua shpërndante deputetëve sharjet në grumbull si fara luledielli. Asaj i vinte shumë cudi që këta njerëz që gjithë ditën shaheshin e ziheshin , në mbrëmje uleshin rreth tryezes , hanin e pinin duke bërë gallatë me njëri-tjetrin si të ishin aktorë komedie që sapo kanë dhënë me sukses një shfaqje.
Ndoshta sharjet dhe banalitetet apo lojrat me hile nuk mund të kenë qenë një arsye e fortë për ta trembur Rudinën, por kur disa lojra me gjeneralë e robër, me agjentë e puçistë, me plane A e B e C, me stilolapsa pistoletë e çadra mitralozë, u bënë aq të rrezikshme sa shkaktuan plagosje dhe humbje jete të kalimtarëve në rrugë, apo kur një mëngjes mund të merrte vesh se shoku i bankës mungonte në kuvend pasi nje natë më parë që vrarë në derën e shtëpisë, atëherë kishte vërtetë një arsye të fortë për të patur frikë. Kur një ditë prej ditësh Rudina shkoi në Kuvend, shokët dhe shoqet e saj që i kishin lënë orët e mësimit qeshën dhe u tallën me të. Ajo paskësh lënë nam që kishte kërkuar rrogën e vet , sepse deputetëve nuk ka se ç’u duhet rroga. Në botën e çudirave ka shumë mënyra të tjera që deputetët të marrin para dhe ato “pak” para të rrogës as që u hyjnë në sy . Aty ka një manual metodash të titulluar “Vjedhje me duar të pastra” ku mund të gjesh mënyra që nga dhuratat e marra me detyrim e deri te lojrat e fatit me liçensa, konçesione, privatizime, leje ndërtimi, importim plehrash e shumë e shumë të tjera si këto.
Në botën e çudirave që dikur Konica e pat quajtur Zululand vjedhja është virtyt i shoqërisë ndërsa nderi shihet si diçka pa vlerë që më e shumta mund të bëhet skllav i ligësise. Këtu hajdutët nderohen , gradohen e bëjnë karrierë, ndërsa ata që nuk vjedhin tregohen me gisht si njerëz të pazotë. Në këtë botë çudirash ndodhin çudira të tilla si për shembull hajduti të shpallet viktimë e i vjedhuri fajtor , sepse drejtësia është diçka që blihet me para në dorë. Me para blihet çdo gjë , jo vetëm trupi por edhe shpirti. Ke para dhe je më i zgjuari , je më i dituri. Me para bëhesh deputet , drejtor , profesor e çfarë të duash edhe pa patur mend. Sepse këtu flet paraja dhe mendjet heshtin. Nëse ke aftësi dhe kërkon që të ngjitesh më sipër e ke tmerrësisht të vështirë, dhe kjo jo prej pamundësisë së mposhtjes së forcës së gravitetit, por sepse një mekanizëm i hekurt të shkel e të rrëzon sa herë që tenton të ngjitesh. Për t’u ngjitur ose duhet të paguash ose duhet të kesh pak fat që do të thotë të kesh një dorë magjike që ta zgjatin nga lart. Këtu reklamohen ca projekte si Brain Gain, që në të vërtetë s’janë gjë tjetër veçse një mënyrë për të kaluar ca fonde publike nëpër xhepa, se për të ‘mbledhur mendje’ nuk i intereson askujt. Jetojmë në mbretërinë e antivlerave dhe këto antivlera që na kanë zaptuar njëlloj si plehërat rrugëve ne i nderojmë e i ngremë ne piedestal. Magjia e parasë na ka bllokuar çdo vlerë njerëzore. Këtu blihet çdo gjë, blihen diplomat, blihet kandidimi, blihen votat , blihet një vend pune për mësuese fshati, blihet edhe buzëqeshja e një infermiereje apo një mjeku në spital. E keqja është se këto blerje na duken normale. Na duket shumë normale edhe “kafeja” e policit që na ndalon makinën ndonëse pa patur ndonjë shkelje edhe “kafeja” e rojes te porta. Jo vetëm që na duken normale pasuritë marramendëse të politikanëve, por ata njerëz ne i kemi lejuar të hyjnë e të na rrinë këmbëkryq në shtëpitë tona. Po na vjedhin bukën e gojës, po na tallin, po na marrin nderin dhe ne jo vetëm që nuk i nxjerrim jashtë, por bëjmë gjumë letargjik ose ç’është dhe më e keqja i adhurojmë si perëndi. Nuk e di nëse Rudina ashtu si edhe unë është ndjerë e zhgënjyer nga njerëzit e popullit të saj, që me urdhër të eprorëve dhe idhujve medioker dalin rrugëve e janë gati të bëjnë çdo gjë që kënaq interesat e komandantëve, ndërsa për veten e vet nuk ngrihen kurrë .
Rudina në ëndrrën e saj u nis drejt Olimpit për t’u bërë pjesë e tij, por rrugës nuk pa asnjë hyjni. Shpesh i shfaqeshin përpara lukuni qensh që kishin zhvatur ndonjë kockë nga kufoma e shtetit. Si për çudi , gjë që nuk është e pamundur në një botë çudirash, ëndrra diku kishte ngatërruar rrugë dhe në vend të Olimpit ajo e gjeti veten në shpellën e hajdutëve. Gjëja që i bëri më shumë përshtypje ishte se ndërsa hajdutët ndanin plaçkën e grabitur, shqiponja e flamurit dhe e gjakut tonë, që ashtu si të gjithë ne edhe ajo e njihte për shpend të egër, ishte zbutur si një papagall që rrinte në supet e hajdutëve dhe përsëriste gjepurat e tyre.
Rudina e la ëndrrën e saj përgjysëm, u ngrit edhe iku për të rifilluar jetën e saj normale. Po ne që mbetëm këtu ç’të bëjmë?! Njëra nga gjërat e pakta që dimë ta bëjmë mirë është që ndërsa harxhojmë kohë të zgjatura në kafene, të trazojmë me kafen e hidhur edhe keqardhjen për fatin tonë të keq. Pastaj do shfletojmë gazetat për t’u kënaqur me sharjet dhe batutat e politikanëve.
Ndoshta Rudina nuk ka të bëjë fare me këtë trillim të imagjinatës sime dhe unë i kërkoj ndjesë që kam përdorur figurën e saj si personazh të kësaj rrëfenje. Gjithashtu nuk kam se çfarë t’ju kundërshtoj edhe juve që mendoni ndryshe pasi jeni të mbarsur me mllefe personale, politike apo thjesht jeni të zemëruar prej veprimit të saj . Por unë dhe ju e dimë shumë mirë se midis nesh ka qindra e mijëra Rudina, që dëshirojnë por kanë frikë të kthehen, që kthehen e prapë ikin apo që vetëm ikin për të mos u kthyer. Ky fund vjeshte shkëputi edhe një gjethe, ndoshta edhe shumë të tjera nga trungu i atdheut tonë. Kam besuar se gjethet e kanë vendin në pemën e tyre , vetëm aty mund të bëjnë fotosintezën, t’i japin jetë pemës dhe kuptim jetës së tyre. Por kur sheh se nuk ushqejnë as veten as trungun por krimbat që i kanë zaptuar, atëherë më mirë le të fluturojnë në erë se stina e jetës është e shkurtër. Nëse në kopshtet e huaja të këputura, të zverdhura ndihen edhe më me vlerë, atëherë unë me keqardhje ua pranoj largimin.
Comments
E trishte por e vertete

E trishte por e vertete

Kaq shume ishte mprefur per

Kaq shume ishte mprefur per ministre Rudina?!! Qendrestaret i shpreblen KOHA..ah, jo, Rudia jone e bukur i perket brezit "sot eshte vone, neser eshte vetem nje mundesi"

me kete pjesen e fundit te

me kete pjesen e fundit te shkrimit mundohesh indirekti te justifikosh personat qe nuk kthehen ne shqiperi. po mundohem edhe une te te jap disa pikeveshtrime te miat, nga pozicioni i luksit te te shkruajturit anonim ne faqen e Mucit :) .

Se pari askush nuk ka arsye per t'u justifikuar sepse nuk do te kthehet ne Shqiperi. Ne po kerkojme me perpjekje te shumta te krijojme nje bote te lire, dhe nuk shoh pse duhet te detyrojme njerezit te kthehen, dhe kur nuk kthehen t'i shajme apo t'i damkosim.

Por nqs. dikush si Rudina kthehet dhe na reklamohet si nje pjese e puzzle-it qeverises se Partise Socialiste, dhe na del nje bllof i madh, atehere po, edhe mund te kritikojme. Kritika eshte pjese e risk-ut per nje person qe hidhet ne politike. Nqs. nuk te pelqen kritika mos u fut ne loje. Keshtu qe edhe ti i dashur autor, qe indirekti e mbron Rudinen, po gabon kur tenton ta justifikosh. Rudina na u paraqit nga Edi Rama si nje figure e vecante, e punesuar ne Microsoft (nuk na tha cfare pozicioni, ne Microsoft punesohen pastruese edhe CEO), mbaruar ne Harvard por pa thene notat apo mesataren, apo ndoshta po kerkoj shume? E kemi zakon te themi shkollen por pa thene vleresimet. Ne USA te garantoj qe t'i kerkojne (ndoshta jo per pozicionin e pastrueses). Une personalisht nuk kam lene kafe te Tiranes kur ka rene fjala per Rudinen pa e share (po po share, jo thjesht kritikuar), sepse nuk e kisha thjesht me Rudinen por edhe me Edi Ramen. Keshtu qe edhe justifikimin qe ti i ben Rudines, une e lexoj si nje justifikim qe indirekti (ose edhe me vetedije) ti i ben gabimit te Edi Rames.

Ne gjithe keto vite "demokraci" kemi share te gjithe se bashku pa fund figura politike per te cilat pyesim nga kane mbire. Kemi treguar pa fund anekdota per figura te njohura mjaftueshem mire dhe per te cilet tregohet ndonje histori per menyren se si erdhen ne parti e pastaj ne pushtet. Nje e tille legjende eshte ajo darka pariziane e Fatos Nanon me disa anetare te kryesise se PS-se ne te cilen ftohet gaztori tiranas i punesuar si bojaxhi ne Paris: Edi Rama. Legjenda thote qe Nano ate darke deshironte te argetohej dhe kur i tregojne qe ne Paris na qenka bojaxhiu i famshem, djali i Kristaqit, Edi nga Tirana, Edi qe u perfshi ne dhjetor 1990 ne krijimin e PD-se por qe me 31 dhjetor 1990 e la ate rruge per kurbetin, atehere Nano kerkoi t'ia sillnin per gaztor. Dhe keshtu ia sollen Edin. Pas disa leksionesh qe Edi dha ne tavolinen e Nanos, ketij te fundit i pelqeu sjellja prej te forti dhe prej outside-ri e Edit, dhe pati iden gjeniale ta ftonte per nje post ministerial ne Tirane. Ne fakt Nano kishte nder mend drejtor te RTVSH, por pastaj nisur nga kultura e madhe e Edit, mesuar buze Senes dhe poshte Pont-Neuf, e zgjodhi per Minister te Kultures. Kuptohet qe Nano eshte penduar pa fund, por fakti eshte qe jane bere pishmane me shume qytetaret shqiptare te merzitur me paaftesine e Edit per te luftuar qeverine me te dhjere te Evropes.

Si mos te me shkoje mendja tek rrjeshtat e mesiperm kur degjoj qe Edi ka gjetur nje vajze te papare ne USA, me aftesi te papara dhe me deshire shume te papare per t'u bere ministre. A thua se e vetmja vajze me kete deshire ishte Rudina. A thua se gjithe ato vajza socialiste qe banojne neper Shqiperine e mjeruar (apo valle gjithe vajzat shqiptare jane si Ciljeta dhe Greta) nuk kane deshire te behen ministre. Une nuk jam vajze, por kam shume deshire te behem minister. A ta takoj njehere valle Edin sepse ndoshta i pelqej dhe me zgjedh? Ju lutem, ne qofte se ndokush nga ju lexues te dashur e ka idene se si i pelqejne Edit djemte, te me thote ndonje sugjerim sepse po shkalloj te behem minister. Dhe me sa shoh nuk vlen te jesh i zgjuar (nje diplome jashte shtetit me mesatare 29.46/30, dhe me cum laude), nuk vlen te kesh eksperience ne Tirane (ne nje shoqeri private ne fushen e IT per rreth 4 vjet), nuk vlen te shkruash mbi 10 komente ne dite tek Tema, Shekulli dhe Respublica, nuk vlen te hash te sharrat e shokeve demokrate te cilet cdo mengjes tallin bythen me indiferencen e krimineleve Berisha e Meta ndaj demokracise, sidomos pas 21 janarit. Dikush te me ndihmoje.

Apo valle Edi Rama verejti tek Seseri veten e tij ne versionin Parizien? Apo valle pati deshire t'i beje Shqiperise ate qe Nano i beri kur zgjodhi Edi Ramen si trashegimtar?

Jemi te lodhur me keto menyra katapultimi kaq te preferuara nga Lideret tane. Edi duhet te bindet qe nuk asnje shans kunder Sales pa patur nje perfaqesim te cilesishem ne PS. Kjo eshte e vertata. Mjaft po i vertitemi rrotull!

Edhe nje pike te fundit ne lidhje me doreheqjen e Rudines. Duhet te kishte pritur te pakten nisjen e fushates me 2013 dhe te mos rikandidonte. PS ka mjaftushem epizode te habitshme kete periushe qe t'i shtohej edhe doreheqja e Rudines (per motiv zhgenjimi se nuk e bene ministre, dikush duhet t'i thoshte qe mjaftonte te behej anetare e PD-se, sepse Saliu i shperblen tradhtaret e PD-se).

Ciao dhe naten e mire!

Verejtje shume me vend per

Verejtje shume me vend per zonjen qe na qenka zhgenjyer.

Ju pershendes

Ti ke aq gjera gabim ne

Ti ke aq gjera gabim ne komentin tend dhe je aq patetik ne mendime, sa nuk ja vlen te merresh fare me ty. Vetem kaq : E gezofshi Shqiperine o Shqiptare, se shqiptaret e zote nuk merren me pacavure, por gezojne ameriken dhe boten mbare !

Te fala Kacit !

Plaku Balo! Nuk me lidh asgje

Plaku Balo!

Nuk me lidh asgje me Kacin, sic mendon ti qartasi. Apo te kritikosh Edi Ramen plus Seserin, del qe je me Kacin?

Une ne komentin tim ju pergjigja artikull-shkruesit i cili krijonte nje bote imagjinare per te treguar vuajtjet e Seserit ne kete bote te cmendurish qe eshte Shqiperia. Une thjesht shtova qe Seserin nuk e morren me zor ne kete bote. Duhet ta kishte njohur perpara, por si duket e kishte harruar. Ne qe jetojme perdite ketu nuk e harrojme dot. Ne perpiqemi, ajo u merziska. Dhe mbi te gjitha u katapultua ne nje menyre tipike te politikaneve tane kur zgjedhin zarat qe kane verdalle. Dhe te jesh zar i Edi Rames eliminon meritat qe te jep CV-ja amerikane. Ky eshte bilanci i Seserit ne Shqiperi, dhe menyra si iku tregon qartasi per te. Dhe meqenese komentet e mia nuk i lexon punedhenesi i saj ne USA, as i shoqi qe s'flet shqip, nuk keni pse prekeni.

Nqs. Seseri njeh te tjera detaje qe e detyruan te ikte ne kete menyre, le te i ndaje me ne nje konference (live, youtube, ku te doje) dhe te tregoje ndonje prapaskene qe e ka detyruar te terhiqet. Ne te kundert komenti im i pare ben nje permbledhje me se llogjike.

tani, sa gjera ke gabim ne

tani,

sa gjera ke gabim ne kete qe thua.....let me tell you something - do u think rudina ka nevoj per ramen, shqiperine dhe postin ne shqiperi . e kupton ti cdo te thote te pranohesh ne harvard...e kupton cdo te thote te pranohesh ne wellesley college..dhe po te kesh just a taste of the american culture, you would not say what u just said. (dhe sa per dijeni arritjete e saj te larta ne studimet e saj nuk jane as per tu permendur sepse nuk ka cte diskutohet ktu...ska nevoj per argumenta per fakte reale)

Degjo greta dhe cili jane pjese e rendomte e shoqerise shqiptare...te cilat permenden vetem per permasa trupore ose cilesi te dobet zeri...ato futen ne "politike" because they need to get a life....thats it dude....plz dont compare harvard material with low albanian crap....

do te behesh minister ti? ok...go get the best education possible, get the highest grades, get the best possible internships and jobs and actually EXCEL IN THEM.......4 vjet ne IT eshte thejsht nje warm up.....e di ca eshte problemi me ne shqiptaret....punojm pak e duam shume.....4 vjet IT eshte NOTHING...to the world..e kupton ti qe ne amerike ste pranon kurre nje pune e mire e ste jepet kurre nje pozicion i denjshem nqs ske minimumi 5 vjet praktike....dhe ato qe permend ti JO NUK JANE MJAFTUESHEM tani per tu bere minister....nuk jane mjaftueshem per te kerkuar aq shume sa kerkon...

persa i perket leshimit te mandait te rudit...e beri aq mire sa se ke idene....si svlersuan nje here shqiptaret dicka te mire...gjithcak do paragjykohet, gjithcka do mundohet te poshterohet....do i gjehet nje klecke gijthckaje....pse sarrini te mendoni OUTSIDE YOUR TINY BOX...qe ka dhe njerez te mire, me qellime te mira dhe jo ambicjoze dhe egoiste...(si vete kultura e sotme shqiptare).....

eshte per te ardhur keq....dhe rudina ska nevoj as per ramen, as per berishen as per njeri tj.....kjo vajze ka ngritur gjithcka nga boshi dhe ka arritur majat ne amerike....dhe dikush qe ka experience jete jashte shtetit e kupton cdo te thote kjo....por per te tjeret qe thejsht mendojn se amerika eshte fush me lule ....ku eshte e veshtire po arrihet cte duash....eshte e kote te merresh sepse sdo e kuptojn KURRE KURRE.....sakrificen e asaj lloje ....

Marsida, po i pergjigjem me

Marsida,

po i pergjigjem me rradhe komenteve tuaja.

Kam arsye pse te diskutoj arritjet e saja, sepse erdhi me shume premtime dhe (te pakten ketu) nuk realizoi asnje prej tyre. Dy jane mundesite: o Edi Rama e mashtroi dhe nuk i dha asnje mundesi per te treguar veten, ose ajo s'kishte cfare te tregonte. Nuk e pranoj si argument mundesine e trete qe artikull-shkruesi paraqet, qe Seseri na u merzit me ne. Ne rastin e pare te na thote qe Edi e mashtroi dhe te na e thote publikisht. Ne rastin e dyte, rilexo edhe nje here komentin tim te pare.

E njoh Rudinën. Vajza është

E njoh Rudinën. Vajza është booksmart si thonë amerikanët. Di të mësojë me proces. Por ajo nuk është e aftë. Si ajo ka me milione produkte që njerrin shkollat amerikane dhe në gjithë botën. Është një person që bën gjithçka i kërkon sistemi, mirëpo nuk di çfarë është origjinaliteti. Njeh pra vetëm sistemin që e ka prodhuar dhe atë vetëm kur gjithçka në sistem shkon sipas standardeve të sistemit. Kjo vajzë nuk di politikë. Po flas për politikën e madhe, sepse politikëne korporatave dhe lëpirjes e di mirë. Këtë e ka bërë edhe në korporatat për të cilat ka punuar, e e ka bërë edhe në organizata të komunitetit si Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ku ishte aktive derisa ju nevojit aktiviteti- që të jem më konkrete- ajo qëndroi aty derisa udhëhoqi ceremoninë e ndarjes së çmimit Presidentit Clinton dhe pastak iku dhe nuk u pa më kurrë. Pse ishte aktive ajo? Sepse shfrytëzoi mu këtë aktivitet të futet në Harvard. Për ata që kuptojnë Amerikën këto evenimente me figura kur përcillen me foto dhe përshkruhen në esetë e aplikacionit për Harvard luajnë rol të rëndësishëm. Përndryshe në Credit Suisse ajo ishte një analiste si çdo analist i një banke kudo në botë ku u hedhin një spreadsheet të Excel dhe u urdhërojnë të shtypin numra dhe skenare investimesh sëpakut 15 orë në ditë. Çdo njeri me inteligjencë mesatare mund ta bëjë këtë. Po nejse hyri vajza në botën e financës dhe edhe kjo ishte rruga dhe hapat që ajo i kërkon për suksesin konvencional në Amerikë. Kur kreu programin prej analisteje nuk u mbajt nga banka sepse ata që mbahen vazhdojnë dhe mund të bëhen MDs- që paguhen minimum 1 milion dhe maksimum 100 milion. Ata që janë të mirë rrinë nuk shkojnë në shkollë më të lartë si Rudina, ata që janë mesatarë bëjnë një master dhe ja rinisin lojës së sistemit. Kështu bëri dhe Rudina e cila nuk i përton kuantitetit të punës- ul kokën vajza dhe punon- bën çfarë i thotë sistemi. Dhe kështu bëri. Pastaj gjeti një punë krejt normale me Microsoft sepse u shpërngul ne Seattle dhe Microsoft dëshiron edhe namin e Harvardit se në veripërendim të amerikës nuk ka Ivy League shkolla si Harvardi. Po nejse u fut aty dhe e hodhën. Kur ishte këtui ajo u mundua të arrinte një marrëveshje të mirë prë Microsoft dhe të keqe për Shqipërinë. Një kohë jua afrua Berishës, por Berisha e nuhati që kjo ishte një system product dhe nuk ehonepsi të humbte kohë me të. Rudina u hodh në VC (venture capital) përsëri përgjgjëse amdinistrative për portfolion e kompanive dhe aq. Rudinën dhe aftësinë e saj e ekspozoi Genc Ruli në debatin që pati me të. Rezultati ishte 8 me 0 për Rulin. Ishte e dhimbshme ta shohish produktin e sistemit të dekosntruktohej nga Ruli- i cili ndonëse është një politika i establishmentit ka edhe inteligjencë dhe kur nuk di të shkatërron. U ndieva keq atëbotë për Rudinën, por thashë hajt se mëson. Jo. Nuk mësoi as nuk do mësojë kurrë. Ju lutem shqiptarë njihni njerëzit para se të hidheni përpjetë për ta. Rudina Seseri u kthye atje ku përkon- në rëndomësinë e jetës butake dhe që në aspektin monetar ja qet me mirë se në Shqipëri, por edhe që është e rëndomtë dhe që bëjnë me miliona njerëz në sistemin formal financiar të SHBA-së. Ajo vajzë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. E jashtzakonshme është që ulja e kokës së saj dhe bërja krejt çfarë sitemet kërkojnë prej saj e solli deri këtu që të flasim për të. Shqipërinë do ta çojnë përpara ata që dinë, ndiejnë dhe janë origjinal. Ata më përpara se në Amerikë mund të gjenden në midis Tirane. Aty i keni vetë ipjauini rastin dhe mos u merrni me Rudinën se Rudina është e zakonshme- tepër ezakonshme saqë është edhe boring.

"Një kohë jua afrua Berishës,
"Një kohë jua afrua Berishës, por Berisha e nuhati që kjo ishte një system product dhe nuk ehonepsi të humbte kohë me të. "
E ke seriozisht e? Dmth Sala nuk do nje system product (sic e thua ti), por do njerez te afte, origjinale, me iniciative? Me duket se edhe ti rron ne boten e cudirave, florian.
deri diku jam dakord me

deri diku jam dakord me florianin!

por ne ate koment ve re edhe disa pika xhelozie (por mund edhe te gabohem une), nejse pak rendesi ka, shqiperia do edhe pak kohe qe te zhvillohet, duhet meuar ne fillim se ceshte normale (sipas botes se sotme, sipas shteteve te zhvilluara) dhe se cfare eshte anormale dhe e demshme, sepse perndryshe nuk ecet perpara.

O shqipo! Po ate qe ben

O shqipo! Po ate qe ben gjithe bota duam te bejme edhe ne, te ulim koken te punojme tete ore dhe te zbatojme nje me nje sistemin qe kemi ne vendin e punes, ate duhet te bejne edhe politikanet te zbtojne sistemet perendimore dhe amerikane si behet politika, edhe gjyqtaret ate pune duhet te bejne te zbatojne rigorozisht ligjet qe prodhon nje sistem i prodhuar nga njerez qe ulin koken dhe binden ndaj sistemit te ligjeve. Pse e ke kap me kaq zell konseguencen dhe rigorozitetin ne punen e Seserit, c'ke nuk ke kap dot ndonje pune te mire andej nga amerika e ben si cdo fshatar qe ne vend te vleresosh dhe te ndjekesh shembujt e mire, ben denigrim dhe ulje vlerash per ata qe kane arritur deri aty.

Sa per sqarim Rudina nuk eshte operatore por programuese kompjuterash(per software e kam fjalen, dhe po qe se do ishte ne Shqiperi per 5 dite te bente nje program per doganat qe as Berisha e as Rama nuk futnin dot mall kontrabande ne kufi dhe as Taqi e as ndonje bisnesmen i te dy kraheve nuk i shpetonte dot tatimeve e taksave. E more vesh se c'fare humbi Shqiperia o vemje paraziti dhe nihilisti, butak egoist e zvarranik fshati.

Une i bashkohem idese se

Une i bashkohem idese se Tanit.

E marr te mirqene se ajo eshte shume e afte, shume e zgjuar etj etj. Problemi eshte si u fut ne politike, ca pushteti perfaqeson tamam?

Ne letren e saj thoshte shprehimisht "falenderoj Edin per mundesine qe me dha" e pastaj kalonte ne banalitet fare duke falenderuar dhe Ruc Kriminelin. Kush qenka ky njeri qe jep karrige si karamele? Ca pushteti do kishte neser Rudina per te kundershtuar Kryeminister Ramen? Asgje prej gjeje! Rama e morri, Rama mund ta hiqte kur te donte. Dhe ky eshte problemi i sistemit, i shumefishuar tej mase me kodin aktual. Te gjitha aftesite e botes nuk i hyjne ne pune kur interesi i Rudines per ta mbajtur ate karrige varej vetem nga pelqimi ndaj Rames.

Kjo nuk eshte demokraci miq, ky nuk eshte sistem politik normal, ky eshte thjesht totalitarizem partiak i veshur me corape te kuqe e asgje me shume.

Ktu i ke ra pikes. Kur nje

Ktu i ke ra pikes.

Kur nje deputet(e) (Rudina apo Zana apo Hasan apo Dritan) i thote shefit faleminderit qe me dhe mundesine aty ka marre fund demokracia. Ajo duhet ti kishte thene faleminderit vetem mbeshtetesve te vet ne qarkun e Durresit.

Nje deputet qe nuk ka lidhje shume te forta me zonen, ka pak mundesi te kete sukses ne politike. Nuk mund te vendosesh mbi jeten perditshme te banoreve te nje vendi pa patur dicka qe te lidh me ate vend, pa takuar perdite njerez me pune e pa pune, pa te shkelur kemba balten ku shkelin zgjedhesit e tu.

Sepse sic thoshte dikur nje profesor matematike, po nuk te mbajti nje nate pa gjume nje problem atehere kot i je fut kesaj lende.

Rudina e mori politiken pak si ata te Big Brotherit marrin televizionin, si hobi, si dicka per ti kenaqur pak egon e saj. Sic marrin disa diplomat te Kristali e UET.

Kte e them pa paragjykim fare per aftesite e Rudines si "Investment banker" apo "Corporate Executive".

Rudina, zgjidhte rrugen me te kollajte per te.

Nje shembull:

Ne vend qe te bente dicka per kushtet e jetimeve ajo i dhuronte rrogen e saj mujore. Ne dukje duket veprim shume human, por ama kur vjen nga nje deputete e cila mund te kete shume me shume fuqi sesa rroga e saj veprimi merr nje dimension tjeter. Dmth ne vend qe te gjente zgjidhje me te qendrueshme per jetimet ajo i jepte lemoshe.

Por nuk ndertohet nje vend me lemoshe, aq me pak kur pretendon te jesh pjese aktive e atij vendi.

I uroj suksese Rudines atje ku punon dhe ku mesa duket gjen probleme qe e mbajne zgjuar edhe naten.

O idiot i lindur! Nga 140

O idiot i lindur!

Nga 140 deputet ne parlament Rudina dhuronte rrogen e saj per jetimet. Te 139 deputetet e tjere nuk kane bere asnje xhest humanizmi. Pse mor kokrra e katunarit nuk merresh me ata qe nuk japin gje e cenon ate qe te pakten ve nje gure ne themel te sensibilizimit te kesaj ceshtjeje. Ka qindra shoqata ne bote qe me ane te donacioneve ndihmojne njerez dhe shtresa te ndryshme ne nevoje. Pse nuk keron llogari nga fondacioni i Liri Berishes per gjoja ndihme per autistet o tyç nga malet e thella. Konica ka te drejte: "Shqiperi te kam dhjere, s'te kuptova asnjehere", ja prej njerezve dhe mentaliteteve te tilla iku Rudina e mire beri, se njerezit e ndershem e te ditur jane pak, turma e lebetitur katunareske nuk mbaron me ty ne krye.

I'd like to thank you for the
I'd like to thank you for the efforts you have put in writing this site. I am hoping to view the same high-grade blog posts by you in the future as well. In fact, your creative writing abilities has inspired me to get my very own blog now ;)
Elton te pergezoj per

Elton te pergezoj per artikullin! Eshte i vertete dhe realist. Me behet qejfi qe te shoh edhe ne publicistike! Sinqerisht Mondi, ish kolegu yt!

Artikulli meriton 5 yje!

Artikulli meriton 5 yje!

Thone qe edhe anektodat

Thone qe edhe anektodat flasin shume, vecse fabula do zhvoshkur me kujdes. Ja nje e tille:

Burri ne kanape bente zaping midis dy kanaleve kaq shpejt sa te merrte syte. Gruaja e xdhindosur nga aneksi shperthen;" Cfare ben o Demi?! Do ta djegesh fare !'' Ai ne te veten ja kthen syngultazi ne ekran;"C' te bej moj grua ?!...Njeri ka futboll, tjetri seks, nuk di ku ta ngrij !" Nergut gruaja; " Seks shiko !...Futboll di te luash!"...

Artikulli paraqet mjaft bukur

Artikulli paraqet mjaft bukur kete realitet te hidhur.

I bashkohem komentit te Lindes dhe Plakut Balo ,sepse pas atij tani97 dhe floriane llapazanes fshihen njerez medioker dhe dashakeqes qe dine vetem te shajne dhe grinden dhe me lekuren e tyre !

Po kaq koka te medheja qenkeni ju more qe qenkeni ne gjendje te vleresoni Rudinen qe eshte nje lluks per parlamentin shqiptar. Ajo eshte nje "AS" ne fushen e saj dhe ketu ne Shqiperi nuk kemi ne me te zonjen se ajo,por ju nuk mund ta njihni sepse ajo eshte "Truri" i ikur pra qe eshte shkolluar qe 15 vjec ne SHBA e ne saj te talentit te saj ka arritur ne keto nivele kaq te larta,por qe Amerika e vlereson ama,ndersa ne shqiptaret me injorancen dhe egoizmin tone dime vetem t'ia fusim njeri tjetrit e te shahemi. Ju quani katapultim futjen e njerezve te afte ne politike,por si mund te vij ndryshe nje njeri si Rudina me standarte kaq te larta . Ju doni qe ajo te zere rrenje me vite neper parti dhe te behet heroine mes shqiptareve mosmirenjohes. Kurse une mendoj qe cdo qeveri shqiptare ka nevoje per profesionalizmin e saj dhe e perseris qe Rudina do ishte lluks per Shqiperine edhe si ministre, sepse nuk vjen ne Shqiperi per tu korruptuar si politikanet qe njohim, sepse nuk ka nevoje se vendi qe e ka shkolluar e vlereson dhe e paguan sic meritojne njerezit me te suksesshem dhe ajo hyn aty e shiheni vete tek linku me siper.

O njerez ketu edhe nese kemi talente nuk duken e nuk bejne hajer se nuk dime ti vleresojme ,por na i vlereson bota.

Nuk jam medioker, kam nje

Nuk jam medioker, kam nje shkollim me te larte se Seseri dhe punoj ne Shqiperi 24/7/365 ne biznesi privat. Zgjodha te kthehem me deshire. Kam perplasje me felliqesira te perditshme, me tatimet, policine bashkiake (edhe ajo e Rames se Rudines) dhe plot zyra te tjera shteterore. Por prape perpiqem. Edhe mund te gjeja nje nuse ne Paris por zgjodha nje nga Tirana. Jo per nacionalizem (nuk jam fan i AK) per sepse ndjehem shume me rehat ne shpirt me nje grua shqiptare (sado probleme te krijon ndonjehere natyra shqiptare). Keshtu qe mos me jep mesim. Nqs. nuk i pelqente te mos vinte. Dhe sic thashe me lart te priste 2013 dhe te lejonte Edi Ramen per te mos e kandiduar me. Me kete menyre sic e la PS-ne ajo thjesht tregoi sa "ingrata" eshte. Persa i perket "lluksit" qe ne po humbim, nuk eshte faji im qe ne 2 vjet deputete e PS-se nuk la asnje gjurme. Ndoshta nuk ishte edhe aq e zonja....

Pastaj si te harroj ate diten e famshme qe u kthye nga USA per te votuar ne parlamentin e Xhozit, vetem qe te mos humbte rrogen. Te mos jete valle aq mire e paguar sa na thua???

Ciao..

tani ku e ke bere arsimin ti?

tani

ku e ke bere arsimin ti? whats your gpa? and what i wonder most is that...if u say u got a better education than seseri...why the hell are you back? why havent i heard about you? what are you doing to improve the albanians' lives...or at least what are your efforts...

...and if u have not done any

...and if u have not done any of this....drop it dude - ur not at that level yet...

dhe thua qe rudi seshte e zonja...listen..she might not be good at politics but hell she is good at what she does.....dhe ajo thjehst donte te vinte ne pune experiencen e saj per te drjetuar pak ekonomine shqiptare ne nje rruge sado pak te denje......

do thuash hoqi dore...iku?.....epo me fal shqiperia eshte akoma kopeshti zoologjik.....po te pane qe je i zoti dhe izgjuar....jan gati te paguajn zhdukjen...prandaj 35mije studente ne vit emigrojn jashte....ku zotesia dhe zgjuarsia shperblehet...shqiperia has become a third world toilet....where you need an enourmous flush to get it clean....

thjehst donte te vinte ne

thjehst donte te vinte ne pune experiencen e saj per te drjetuar pak ekonomine shqiptare ne nje rruge sado pak te denje

shkelqyeshem, shkelqyeshem! po pse moj keshtu mendoke ti?! marsida, ekonomia po zhvillohet por problemi qe ti dhe ajo rudina jote nuk po kuptoni, eshte se ku po shkon rritja, jahste apo brenda, tek te pasurit apo tek te varferit. po he se ka kohe.

mua personalisht sikur nuk me pelqejne njerezit qe jetojne jashte shqiperise dhe harrojen te shkruajne dhe te artikulohen ne gjuhen e tyre. mbase edhe rudina kete problem kishte, nuk arrinte te shprehte idete e saja! :D

vertet thua qe ekonomia po

vertet thua qe ekonomia po zhvillohet...ne cbote jeton?

ekononomia po shkon keq e me keq...un se di ku e sheh ti zvhillimin..hiq dore nga deklaratat neper tv dhe thejsht bej pak research....un se di ne ka rritje dhe sbesoj te kete rrijte, por nqs ka sic aludon ti...pasuria po shkon te te pasurit por kjo ska te bej fare me rudinen.....ti po nderron teme bisede ktu..

ste pelqejne njerezit qe jetojn jasthe shqiperie....atehere paske probleme te tjera!

"harrojen te shkruajne dhe te artikulohen ne gjuhen e tyre" nqs po e kap biseden ne nivel personal (karakteristik e vecant kur ska argumenta te tjere per tu bere)....me mire lere fare! dhe une i kam shprehur idete e mia shume qarte....dhe une mendoj qe problemi ishte qe rudina su kuptua nje here ne shqiperi..mgjth u mudnua te shpjegonte katastrofen tone ekonomike me fjalet tmerresisht te thjeshta qe ta kuptonin njerezit neper artikuj por mesa duket .......mundim i kote se njerezit prap skuptuan ne ckrize po jetojm....

Po c'eshte kjo pyetje prej

Po c'eshte kjo pyetje prej arroganteje "what's you GPA". Zgjuarsia u matka vetem me GPA sipas jush? Po ata qe studjojne ne Evrope dhe nuk merren me budallalleqe si GPA-ja, nuk na paskan te drejte te flasin kunder zonjes suaj te dashur qe po e mbroni me kaq fanatizem? Pa na shpjegoni pak ju lutem se si na erdhi ne politike kjo zonje e nderuar? Sa shume u lodh ne politike me te varferit e te pastrehet perpara se te arrinte aty?

Sa per dijenine tuaj, edhe une jam anetare e njeres prej ketyre shoqerive ku pranohen studentet e shkelqyer, por kjo nuk me jep te drejten te pretendoj se jam shume here me e zonja se sa te tjeret qe nuk jane anetare si une. Secili nga ne ka aftesine dhe zgjuarsine e tij.

Seseri mund te kete arritur rezultate shume te mira ne studime, por ama ne fushen e demokracise, nuk e ka haberin. Une mendoj se Harvardi i meson studentet e tij te jene kembengules, por vetem ne raste kur behet fjale per te arritur shuma te majme parash, si ne rastin e e CEO-ve te shume financiareve qe tashme kane falimentuar. Pjesa me e madhe e tyre jane diplomuar ne Harvard.

Te mbarosh studimet ne Harvard, sot nuk eshte me ndonje nder i madh. Ne Harvard studentet mesojne se si te arrijne suksesin pa pyetur fare se ke shkelin me kembe.

fenix, e vemtja arsye qe une

fenix,

e vemtja arsye qe une permenda GPA eshte sepse njerez te tjere qe komentojn permendin qe "e vertet shkoj ne harvard por ne sdime nqs ajo doli me note D apo me noten A" dhe ty kjo ste duket arrogante? ceshte kjo idjotesi qe i del nga goja aman? dhe sigurisht qe GPA smat zgjuarsine...dhe une se di fare pse po permend europen se une as nuk e zura ne goje...dhe se di fare ku Tani ka shkuar ne shkolle sepse sma tha....ai thjehst u krahasua me edukimin e seserit dhe e pyeta po sma tha...

me fal, ca eshte definicioni i politikes? mendon qe ka vetem nje shpjegim...ajo erdhi per te ndihmuar ekonomine..ajo serdhi si politikane, ajo erdhi si ekonomiste tmerresisht e zonja te na ndihmonte per te "shpelare" pak genjshtrat qe FMN merr nga qeveria...dhe degjo ajo spremtoj gje tj...kaq premtoj dhe sju dha mundesi ta provonte....per ti dhene perjigje pyetjes se varferise: me duket je mesuar qe pret te te premtojn shume shume (si politikanet e tjere) dhe te bejne asgje (si politikanet e tjere)...kjo zonja nderuar premtoj aq sa dinte dhe mundte te bente (qe ne fakt eshte shume) dhe hap pas hapi do realizonte planin qe kishte...kaq thjesht!

o fenix...pse demokracia na qenka fushe qe duhet ta zoteroke?..demokracia eshte koncept...repsket reciprok etjetj...dhe amerika ehste vendi me demokratik ne bote kshq te pakten PAK HABERIN JA KA KJO SESERI...

e para harvard university nuk eshte vetem per CEO, avokate, ekonomiste dhe mjek...ske degjuar per ata qe studjojn muzike, arte, IR, kimi, bio ne harvard...ke nje ide te gabuar se cfare eshte qellimi i harvard-it. pjesa e majme vjen si shperblim e punes se forte gjate atyre viteve shkollimi...dhe te lutem most of CEO nuk shkojn ne harvard..ska asnje statistik..ka CEO qe kane mbaruar ne community colleges dhe spo flas kot! dhe sot eshte NDER te mbarosh ne harvard or any IVY leage college/university ne amerike....dhe nuk ehste se studentet mesojne ne harvard se si te shkelin te tjeret ne kembe...por ehste jeta e emigrantit qe te meson se si te mbijetosh qe mos te te shkelin me kembe!

ku e ke bere arsimin ti?

ku e ke bere arsimin ti?

ne Tirane deri 18 vjec. Te larten, msc dhe phd ne Europe, kryesisht Paris. Ne te paren shkolle franceze ne klasifikimin e Shangai.

whats your gpa?

te kerkoj ndjese nuk e di c'do te thote gpa, dhe nuk kam ndermend te bej search ne google.

and what i wonder most is that...if u say u got a better education than seseri...why the hell are you back?

jam kthyer sepse me pelqen te jetoj ketu prane familjes sime. Jam i martuar me shqiptare me te cilen jetova ne Europe qe prej vitit tim te dyte ne kurbet, dhe kemi dy djem. Qofte ime shoqe, qofte djali i madh kishin deshire te jetonin ne Shqiperi. Duhet t'i kerkoj ndonje demshperblim per deshiren e tyre jo shume te zgjuar sipas mendimit tend. Nderkohe punoj ketu dhe ne pergjithesi kam nje jete profesionale te lumtur dhe te suksekshme. Kuptohet si cdo shqiptar kame dozen time te problemeve dhe ankesave te perditshme. Por nuk jam pishman!

why havent i heard about you?

kush je ti qe te degjosh per mua? kjo eshte pyetja e sakte. Ose e thene ndryshe: te ngrije doren ai qe e njihte Seserin para se te bente shkese me Edi Ramen?

Nuk ka ndonje arsye te kesh degjuar per mua. Nuk jam person politik. Jam qytetar i thjeshte. Nuk kerkoj te njoh Edi Ramen. Dhe nuk i vartitem atij verdalle.

what are you doing to improve the albanians' lives...or at least what are your efforts...

Une po punoj me ndershmeri ne zanatin tim. Kjo ka rendesi persa i perket punes. Persa i perket ceshtjeve civile, nuk kursehem te them mendimin tim kundra binomit Edvin-Sali ne cdo kafe qe pi me shoqerine time. Madje deri sa behem i bezdisshem per disa prej tyre. Nderkohe shpenzoj te pakten dy ore ne dite neper Tema,Respublica, Shekulli etj... dhe mundohem te them mendimin tim, ne shqip dhe jo ne anglisht. Kjo eshte detyra e nje qytetari normal ne boten perendimore. Nuk eshte te kerkosh me doemos te gjesh nje Lider qe te te vlersoje per menyren e ekzagjeruar ne te cilen ti vlereson veten.

Seseri vetem sa ka tundur CV

Seseri vetem sa ka tundur CV se gje tjeter s'ka bere, e vertete ajo qe Ruli ia mblodhi 8 me 2.

Bismarku me duket s'kish as universitet po eshte statisti me i madh ndoshta i gjithe koherave, politike te jashtme e te brendshme.

Politika ne radhe te pare varet nga prirja , pastaj pergatitja shkollore mundesisht ne deget specifike (sidomos politika e jashtme) e ne fund fare vjen CV, kjo vlen per punesimin jo per politiken.

Kjo puna e botes se çudirave, nese eshte e vertete, tregon veçse sa pak e ka ndjekur Seseri gjendjen ne Shqiperi gjate kohes ne Amerike, çka perben nje minus te stermadh per te si person, sepse do te thote qe s'e ka çare ndonjehere koken per gjendjen ne Shqiperi derisa i erdhi ftesa e Rames. Por minus i stermadh edhe per Ramen qe zgjedh persona qe ne emigrim s'e kane rruajtur per Shqiperine.

Nga jashte supozohet te vijne ata qe kane qene perhere ne kontakt me Shqiperine, jo ata qe habiten me ç'ndodh ne Shqiperi, sepse keta te dytet i bie te jene si puna e ambsadoreve te huaj, e jo shqiptare.

Tash ky artikull po na e ve Seserin ne gjendjen e ambasadorit te huaj qe u katapultua ne Shqiperi dhe habitet kur meson sa e çuditshme e anormale eshte gjendja.

Prandaj me shume se apologji per Seserin e seserat, kjo me shume eshte kritike per te e per ta.

Fundi i fundit, Seserin e

Fundi i fundit, Seserin e kerkoi PS-ja. Nuk e pa veten ne politike. E paafte? Nejse, nuk eshte mekat te jesh i paafte ne politike. Te pakten, Seseri e sheh burimin e te ardhurave te saj ne fushen ku eshte diplomuar. Nuk do para me tendera publike, me rryshvete si ligjvenese. Ajo eshte me e ndershme se Kastriot Islami, qe ka nje formim akademik te lakmueshem ne fizike. Madje fitoi dhe nje Humbolt ne Gjermani kur ishte deputet i PS ne vitin 1993. Kolege te Islamit, ndoshta dhe pa nivelin e Kaçit, si Robert Progeri, ben karriere ne profesion dhe jo ne politike.

Islami zgjodhi pandershmerine e politikes pa formim akademik ne politike per te fituar para. Zgjedhja e tij. Rudina Seseri zgjodhi te ardhurat qe sigurohen me ndershmerine e profesionit. Zgjedhja e saj.

A nuk ka dallim ketu?

Nuk besoj se ke shkollim me
Nuk besoj se ke shkollim me te larte se Seseri se me gjithe bacgroundin qe kam postuar duhet ta kuptosh se ajo nuk mund te jete keq per rrogen e deputetit se ato I ka cuar ne jetimore.Magna cum laude Wellesly college e kupton qe ka mbaruar shkelqeyeshem po e po por ka marr me shume se max pra ka nje kupe apo medalje.Background flet vete dhe Weslley dhe Harvard jane shkollat me te mira.Shqiptare kaq te arsimuar ne keto shkolla ne kemi pak keshtu ata qe shkelqejne kaq shume dashur pa dashur njihen ose te pakten ju do njiheshit me nj-tj.
Persa I perket largimit para 2013 apo ardhjes ne votim per mos te humbur mandatin pse merzitesh ti kur nuk merzitet Rama . Falenderimi ne fund ndaj Rames tregon qe ata kane mardhenie te mira dhe qe ketu nuk ka asnje pabesi.Qellimin i Rudines ka qene contributi dhe Krujen e kthehu goxha nga Ps.Por Rudina nuk mund te kontriboje ne keto kushte ku opozita eshte inekzistente ashtu si dhe shteti vete eshte I kapur. Rudina mund te kontriboje ne qeveri nese Kane nevoje per te sepse njerez per te bere lojra fjalesh e sherr aty ne parliament ka plot por eksperte si Rudina nuk ka,pra ajo duhet vleresuar per ate qe te tjeret nuk e bejne dot.
Nese ka nje borxh Rudina ate e ka vetem me Krujen panvaresisht se ne ate parlament ne opozite nuk kish mundesi te bente gje ,por asnjehere nuk I dihet se c,mund te behet me vone.
Politika nuk don aq shume

Politika nuk don aq shume shkollë sa don eksperiencë jete, Denis.

Rudina erdhi pak a shume si ambasadore nga jashte që të bëhej ministre, por me sa duket e pat më shumë hobi sesa qëllim jetësor. Siç i thonë fjalës, nuk e kishte patur seriozisht...

Nejse është zgjedhje e saj dhe shumë e respektueshme si zgjedhje.

Rudina shkoi në punë të vet dhe shpresoj të jetë mirë atje ku është. Tani, mbeti për ne që ja kemi ngenë, ti bëjmë muhabetin e të diskutojmë fenomenin.

Dikur, në kohën e dekretimit të Brain Gain-it nga një qeveri Shqiptare, Mustafa Nano ka pas shkruar një artikull ku me të drejtë argumentonte se shqiptarët që kishin studiuar jashtë nuk kishte pse të kishin favorizime për punë në administratë në krahasim me shqiptarët që kishin studiuar në Shqipëri.

Dhe me të vërtetë ashtu është. Njerëz si Rudina, e them me plot bindje nuk e kanë vendin në politikë. Politika është e pisët, politika të kërkon ti bësh duart e gojën pis, politika të kërkon të jesh hipokrit dhe dinak. Dhe duhet të dish ti bësh këto, jo si qëllim në vetvete, por si mjete për të arritur një qëllim më të madh. Disa kanë qëllime të ulëta, disa kanë qëllime fisnike por e tillë është. Është e tillë në Itali, në Francë, në Gjermani, në Angli, në Amerikë. Prandaj mos të ëndërrojmë me sy hapur por të shohim realitetin e egër në sy. Një njeri që kërkon të bëjë politikë pa manovra, është sikur të kërkojë të bëjë luftë pa prekur njeri...

Prandaj, mos u mërzit shumë Denis sepse iku Rudina. Ndoshta qëllimet i pati të mira dhe CV-në shumë të bukur dhe karrierën në biznes po aq të suksesshme, por ama nuk e pati "inteligjencën politike". Ti themi gjërat drejt. Nuk mjafton të jesh biznesmen i zoti që të jesh edhe politikan i zoti. Nuk funksionojnë njësoj, një shtet dhe një ndërmarrje...

Shqipëtarët e kanë mendjen të ikin jashtë sepse ashtu u është fanepsur se jashtë është më mirë e më bukur. Mirë, mendimi i tyre, por ama kur ikin jashtë nuk kanë pse e shajnë aq shumë Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk qe faji i shqiptarëve që nuk ditën të vlerësojnë xhevahirin Rudinë, por faji i Rudinës që nuk diti ti krijojë hapësira vetes. "Débrouille-toi" thonë francezët ose "Find your own way" kto amerikanët që punoj me ta. Dmth po nuk e gjete vetë rrugën, veten paç në qafë pavarësisht se çfarë diplome ke.

Ju garantoj se francezët, gjermanët e anglezët janë po aq të këqinj e dredharakë, sidomos në politikë e po ashtu në biznes. E them nga përvoja e përditshme e punës dhe e jetës.

Të përshëndes!

Denis, jam diplomuar ne Itali

Denis,

jam diplomuar ne Itali me mesatare 29.47/30. Besoj se eshte mjaftueshem per kenaqesine tende. Shkolla e kryer eshte ajo qe ne amerike quhet Pure Mathematics. Ishin 30 lende, prej te cileve mora 27 here noten 30, 2 here noten 27 dhe 1 here noten 20. Nga 27 here 30, mora 13 me lavderim. Mbarova provimet brenda vitit te trete dhe u diplomova ne provimin e pare te mundshem te tezes qe me lejohej te merrja pjese. Me cum laude, sic ju pelqen juve amerikaneve te thoni. Dhe pastaj vazhdova Msc. dhe PHD ne Paris.

Nuk eshte mire ta kthejme ne nje gare notash, sepse do te ishte absurditet. Por besoj se diplomimi im mjafton per te mbyllur gojen ju te tjereve, qe nuk ndiqni temen e komentit por merreni me denigrimin personal te komentuesit. Njelloj si Edi Rama i cili nuk zgjedh ne bazen e tij, por zgjedh me katapultim dike nga amerika, qe do te luaje rolin e Mesias per ne te shkretet qe jetojme ketu. Dhe mos me qaj hallin sepse votoj djathtas keshtu qe komenti im nuk buron nga zili personale. Komenti im rrjedh nga fakti qe ashtu si Seseri u zgjodh nga Edi Rama me pretekstin amerikan, ashtu pak a shume te tera liderat tane zgjedhin zarat e tyre, qe i rrijne verdalle, dhe me ta sundojne ne kurrizin tone. Pretekstet jane nga me te ndryshmit por shpesh here degjojme se keta zarat zgjidhen ne baze te kritereve arsimore jashte shtetit. Dhe kjo nuk eshte e drejte aspak per kedo qe diplomohet ketu. Nqs. Edi apo Saliu kane dicka kunder shkollave tona le te bejne reformat qe duhen per te mbyllur ato shkolla qe nuk ia vlekan.

Seseri perfaqesoi nje fenomen shume te ndyre te katapultimit ne Shqiperi. Ajo e lejoi veten te perdorej ne ate menyre. Nuk e detyruam ne, banoret e cmendines se artikull-shkruesit. Duhet te haje inat me veten e saj dhe me Edi Ramen, jo me ne, znj. Seseri. Dhe z. artikull-shkrues, nqs. valle zgjodhi Seserin per te illustruar boten anormale shqiptare, gaboi sepse eshte shume fyese per gjithe ne te tjeret qe rrime e degjojme keto perralla.

Edhe njehere, problemi nuk

Edhe njehere, problemi nuk eshte edukimi i Seserit. E marrim te mirqene.

Problemi eshte cfare pushteti real kishte Rudina per te ndryshuar gjerat nqs do te donte. Kur ajo i thote kryetarit "faleminderit per mundesine" ka marre fund pushteti i saj. Deshirat e saj per te bera gjera per mire, edhe nqs e marrim te mirqene, varej gjithmone nga deshira e kryetarit. Ketu mbyllet procesi politik dhe fillon servilizmi.

Përgjigja e pse-së së

Përgjigja e pse-së së sakrificës, Denis, është te vetë pyetja.

Ose është e gatshme ta bëjë atë "sakrificë" (megjithëse për mendimin tim nuk është aq sakrificë të jesh deputet në Shqipëri e ti shërbesh njerëzve të tu) ose nuk është e gatshme.

Qysh nga momenti kur krahason punën si Venture Capitalist në Amerikë, me punën si politikane në Shqipëri, po kërkon të gjesh sa bëjnë dy mollë e tre pula. Unë kam parë njerëz që rrinë edhe 10 vjet në opozitë e prapë nuk mërziten, por ama e kanë vokacion, nuk e kanë hobi.

Propozoj ta lemë kështu, (në mënyrën që e lejnë Human Ressources për një kandidat për një punë në Amerikë ose në Francë), Rudina e ka potencialin por është akoma "junior" në politikë, i mungon pak përvoja dhe durimi. E mirëpresim kur të ketë arritur një nivel pak më senior...

P.S. Meqë kërkojmë të jemi parimorë, mirë që nuk qëllova në Shqipëri kur ishin zgjedhjet sepse do të kisha votuar për të, por do të isha ndjerë shumë keq kur deputetja të cilës do i kisha dhënë besimin, do të më kishte braktisur në mes të rrugës.

Edhe ktu tregoi pak mungesë takti Rudina, se shumë bukur mund të kishte lënë mandatin në 2013, sepse nuk është se në Shqipëri nuk mund të jesh deputet në distancë...

Mos na humbni kohe me kete

Mos na humbni kohe me kete deshtake Seseri. Nje oportuniste naive. Ju lutem shume. Doni shmebull, e keni ne kabinetin e Presidentit Topi. I quajtur gjeniu i matematikes, studioi ne France me nota maksimale, punoi per kompanine me te madhe te sigurimeve ne Paris ku paguhej 30, 000 euro ne muaj dhe u kthye ne Shqiperi te punoje per 800 euro ne muaj. Ai quhet Lisander Saraci. Kjo Rudina shikoi interesin e saj dhe nuk u merzit per Shqiperine. Pike. Ju lutem harrojeni kete naive sa me shpejte.

Pershendetje te gjitheve. Per

Pershendetje te gjitheve.

Per mendimin tim ketu nuk behet fjale se sa e afte profesionalisht eshte znj.Seseri.

Ketu behet fjale se c'fare dha apo c'fare mund te jepte Ajo ne politiken shqiptare. Per mendimin tim mendoj shume pak ose aspak dhe kjo kuptohet fare lehte nga letra e saj e lamtumires e botuar ne disa gazeta ne te cilat ajo shkruan:

“Dëshiroj t’ju shpreh falenderimet e mia për mundësinë e rrallë që më ofruat për tu përfshirë në jetën politike në Shqipëri dhe për vlerësimin që keni treguar në vazhdimësi. Ky angazhim qe një eksperiencë unike për të kontribuar, së cilës i jam përgjigjur me kontributin tim të gjithëkohshëm dhe të gjithëanshëm. Mbi të gjitha, ju falenderoj që më rilidhët nga afër me bashkëqytetarët e mi, sidomos me popullin e Krujës, ndaj të cilit mbetem mirënjohëse dhe krenare. Lejomëni, gjithashtu, t’ju siguroj për mbështetjen time të palëkundur përmes ekspertizës time profesionale në sfidën madhore të rimëkëmbjes së Shqipërisë” (marre nga Gazeta Tema e dates 16 Djetor).

Ne radhe te pare fakti qe falenderohet kryetari i Partise dhe jo Partia Socialiste eshte nje gabim i madh sepse, gjithmone sipas mendimit tim, sepse deputeti perfaqson nje Parti e jo kryetarin e saj, se dyti sepse perfaqson zgjedhesit dhe e treta sepse nga nje e re e diplomuar ne perendim pritet qe pavarsisht se ne Shqiperi gjerat vene si vene duhet qe edhe me nje leter lamtumire te tregoje qe ka nje mentalitet demokratik pra jo ate te parti=krytar por ti beje te ditur kryetarit te partise qe une erdha nga ana e anes por jo per te te perfaqesuar ty por Partine tende.

Gjithsesi ajo qe me le pa mend eshte fakti qe ajo falenderon perseri kryetarin qe e lidhi me bashkeqytetaret!!!

Kjo eshte per te vene duart ne koke, po kush e pengoji zonjen e nderuar te lidhet me bashkeqytetaret e saj? ky eshte kulmi i hipokrizise falenderoj kryetarin qe më lidhi me qytetin dhe qytetaret dhe asnje fjale per ata qytetare qe duke menduar si disa ketu ne forum i dhane voten me mendimin qe kjo vajze vjen nga amerika dhe do te dije te beje politike duke na ndihmuar neve. Sa turp. Keta njerez i dhane voten ndoshta ndokush duke ditur presionet qe tani njihen ne shtyp ndaj atyre qe jane pjese e administrates shteterore, ka pasur edhe probleme pse i dha voten nje kandidati socialist, dhe kjo zonje pa pike turpi jo vetem qe e le ne balte ne mes te rruges, them le ne balte sepse ne CV-ne e saj ne faqet e parlamentit shqiptar thuhet se nje botim i saj studiohet ne 27 Universitete Amerikane, pra e ka haberin shume mire se si eshte katandisur ekonomia shqiptare, pra mund te jape ndihmesen e saj me propozime ligjesh ne parlament, dhe jo vetem e le ne balte ne mes te rruges por nuk i denjon ata njerez qe e kane votuar as nje falenderim te vetem. Me turp nga kaq nuk ka ku te vej. Dhe per ta mbyllur i thote kur te keni nevoje ketu me keni si eksperte qe jam. Nuk kam me fjale per ta perkufizuar kete leter. Popylli yne thote nje fjale : "Turpi per te gjallet eshte" dhe me sa kuptoj kjo zonje e ka ngrene turpin me buke.

Kaq per zonjen.

Tani dua te them dy fjale edhe per komentet ne kete artikull, disa komentues ne vend te komentojne artikullin apo komentet e lexuesve komentojne vete lexuesin e kam fjalen per debatin Marsida- Tani. Marsida me shume te drejte i thote Tanit qe 4 vjet ne pune nuk jane shume por harron qe po kaq vjet ka dhe znj.Rudina gjithmone sipas cv se parlamentit Shqiptar.

Pra per Tanin tone qe e kemi si yll (mos me keqkupto Marsida nuk e njoh Tanin personalisht) 4 vjet jane pak, per deputeten dalin e teprojne, u mora me kete rast sepse kjo tregon jo vetem tendencialitet ne komente por edhe nje fare arrogance ne diskutime qe per ne shqiptaret eshte pak e perditshme, nje arrogance e tipit " Rri urti ti se nuk di gje, nuk merr vesh, ta tregoj,shpjegoj une si janë gjerat". Mendoj qe kjo nuk i sherben aspak diskutimit. Tjetra qe doja te thoja eshte qe per sa te jete e mundur te perdorim gjuhen shqipe ne komente sepse jo te gjithe dine anglisht, ose te pakten kur shkruhet nje fraze anglisht te shkruhet ne krah edhe perkthimi shqip. Jam i bindur qe po te filloj une te shkruaj gjermanisht, tani frengjisht, dikush tjeter italisht e dikush tjeter greqisht ketu do te behet si kulla e babelit. Nuk dua te bej polemik me askend sepse nuk me intereson polemika personale, ajo qe do te me pelqente te lexoja do te ishte qe komentuesit te komentonin komentet e njeri tjetrit dhe jo komentuesin vet.

Me respekt te gjitheve

Emigranti

Komenti u shuajt nga një

Komenti u shuajt nga një administrator.

Ne jemi mesuar te ushqehemi
Ne jemi mesuar te ushqehemi me luge boshe,por Rudina nuk eshte mesuar te shpenzoj kohen e saj kot . Per c'fare propozime ligjesh e keni fjalen. Parliament yne eshte formal.Partia ne pushtet ka treguar se ligji perdhoset ashtu sic perdhosen dhe deputetet duke i share me liber shtepie.Parlamenti eshte bere si kopesht zollogjik me te gjitha sa kemi pare e ne fund partia pushtet vodhi e vrau si I deshi qejfi dhe gjemb ne kembe nuk I hyri askujt.
Sa per Rudinen mbase e degjuat Ramen tek Vizion Plus emisioni debat,gjithshka me mirekuptim dhe qe ai nuk kishte gabuar ne zgjedhjen e tij.
Mund te shihni dhe komentet tek shekulli online qe kane nivel tjeter diskutimi.
Eshte bere me ik me vrap nga Shqiperia por jo te gjith e kemi ate mundesi.
E ke pare ndonjehere Ramen te

E ke pare ndonjehere Ramen te pranoj faj, ti?

Mos valle pranoi fajin per ligjin elektoral te Islamit? Sepse, Islamin e hoqen, por ligjin nuk e ndryshuan.

Pikerisht se kemi te tille lidera, nuk i duhet derguar uji tek mulliri me tipat si Seseri. Ata thjesht i lehtesojne demagogjine liderit. Dhe ne jemi te mbytur deri ne qafe me angazhimet dhe perrallat e liderit.

Ju qe mbroni Seserin ne kete ceshtje, tregoni edhe nje tjeter aspekt te arrogances shqiptare. Llogjika juaj thote:

Meqenese Seseri ne USA eshte e zonja, nuk ka kurrsesi mundesi qe ta kete ajo fajin per deshtimin e saj ne Shqiperi. Po ta kishin bere ministre, ia tregonte ajo qejfin se sa e zonja eshte. Por nuk e bene dhe fajin e kane vete shqiptaret.

Me arrogance se kaq nuk e gjen dot. Eshte direkt ne gare me Salen dhe Edin per tangerllik apo sic e themi ne ketej (ne te marret fund, edhe sipas vizionit te artikull-shkruesit) per pordhe.

Keshtu qe ju lutemi qepni gojen, terhiqni bishtin neper shale, dhe vazhdoni lumturine tuaj ne USA. Ne nuk po vijme ne USA ne ndonje blog ku ju lexoni, dhe t'ju prishim endrrat e juaja amerikane. Psh. ne HuffPost askush s'do te kishte lejuar nje artikull analog te shkruhej per amerikanet si te marre fund, dhe per Seserin si shpetimtare e tyre. Se kaq e afte sa eshte ndoshta shpeton ameriken nga kriza.

Te

Te dashur motra e vllezer, miq e dashamir te respublica.al, kudo qe jeni!

Ju uroj nga zemra e megjithe shpirt festat e fund vitit dhe qofte 2012-ta me sa me pak deme nga kriza (per ata qe jetojne ne Shqiperi), qe po na sigurojn pasja e nje qeverie nepotiko krahinaliste dhe mungesa e nje opozite qe do te mendonte per popullin.

Do te ishte absurde mos tja uronja keteo festa dhe Rudinës.

Ne rrime e zihemi ketu per mustaqet e Çelos nderkohe qe salirat dhe edvinerat (edhe Toserat) na perdhunojne e qeshin me mjerrimin tone.

Le te kthehemi tek tema.

Dukuria Rudina (nuk eshte as e para e as e fundit nder arberoret), ne se duam te jemi te sinqert, se pakut me veten tone, eshte nje dukuri negative : erdhi për tu bërë ministre dhe hiku se deputete ishte pak pë të. nuk erdhi per ne erdhi per vete. Nuk kemi te drejte ta gjykojme, por nuk duhet te na i beni heroine. Njeriu nuk vleresohet nga diplomat (kush shkelqen jashte nderon racen sqiptare e duhet t'i pergezojme), por nga kontributi qe jep, dhe ska rendesi ku e jep, sepse eshte zgjedhja e tij ku te jetoj ne kete kohe globalizmi e migrimesh.

Kush e do Shqiperine le te vije ketu me ne dhe te bej disidentin, te protestoj e te bashkohet me ata qe mendojne si ai, ju qe jeni jashte po na ndihmoni, duhet t'ja u a dime per faleminderit, dhe politikisht mund te na ndihmoni aty ku jeni, por ne asnje rast mos mendoni se ketu nuk ka njerez si Ju.

Le te punujme per vendin te dy palet, dhe te mos meremi me çeshtje te kota, me shashkat e Saliut dhe Edvinit nuk kemi asnje dobi.

Faleminderit per urimin dhe

Faleminderit per urimin dhe gezuar vitin 2012!

Eshte nje periudhe e veshtire per Shqiperine dhe shqiptaret. Vazhdojme gjithmone me sherrin brenda nesh. Keshtu qe edhe komentet prej katunarve mirepriten.

Ciao.

O tano mos bej sikur je babai
O tano mos bej sikur je babai i kombit se dukesh shume patetik.
Secili ka pretendimet e veta,per jeten e tij,karrjeren dhe per standartin qe vendos per veten e vet. Ca ti bejme atyre qe na vrasin e na vjedhin e na bejne padrejtesira pa nuk ka me sot heronj qe te sakrifikohen thjesht per te miren e popullit.
Nuk e di si hyra ketu tek keto komente por eshte harxhim kohe!
O Renato! Ishte Seseri qe u

O Renato!

Ishte Seseri qe u tregua patetike, jo une! Ajo e la Shqiperine ne nje menyre skandaloze, jo une!

Une jam ketu dhe mundohem te perpiqem me realitet nje artikulli jashte bote. Te pakten jashte botes ku ne jetojme. Dhe shpreha nje pakenaqesi timen ndaj artikull-shkruesit. Ju stafi i Rudines ose familja e saj, sepse dallohet nga toni i te biseduarit qe jeni te aferm, Ju e bete personale. Kjo tregon acarimin te madh te juajin ndaj Edi Rames ( po fiks ndaj atij qe ju ngaterroi ne kete loje) dhe zhgenjimin per eksperiencen e deshtuar te Rudines (ndoshta edhe per rrethana jashte mundesive te saja, sic eshte mos pjesemarrja e PS ne parlament). Kjo s'eshte faji im apo i tjeter komentuesi te Respublica. Por ju e kthyet personale, mbi meritat personale. Meritat e shkolles jane per shkollen, jo per jeten. Te pakten ketej nga ne. Nqs. USA funksionon ndryshe s'eshte faji jone. Vazhdoni atje dhe na leni rehat bashke me sherret e juaja.

Ke ne Shqiperi jo pak njerez me vlera te cileve nuk u jepet nje shans asnjehere ne jete, per te treguar veten. Dhe fajtor per kete ne shumicen e rasteve eshte BOSSI i keq, qofte ky Saliu, Edvini apo ndonje pronar biznesi. Ata preferojne shume shpesh katapultimin, si metode te percarjes edhe te njerezve poshte tyre, per sundim me te garantuar.

Ndaj ketij fenomeni po shkruaja, jo kunder Rudines. Ajo u fut ne valle prej jush..

Te analizosh gjerat do te

Te analizosh gjerat do te thote te jesh nje vezhgues sh.i mire.Jeni Ju.

Po pse ata qe komentojne tek
Po pse ata qe komentojne tek shekulli online pro Rudines stafi apo familja e saj jane?! Nese dikush perdor ton ketu ndodh sepse injoranca te acaron dhe ti paragjykon njerez kot me kot e ben sikur i di te gjitha ,por shyqyr qe ai Edi Rama qendron mbi injorancen tuaj dhe e spjegoi tek emission debat ne vision plus se largimi I saj ishte me mirekuptim dhe vetem fjale te mira tha per te.
Lere tano ket muhabet se nuk kam nerv me u marr me budalliqe.
Jo mor jo, nuk kam ndermend

Jo mor jo, nuk kam ndermend ta lej. Ca rrjeshta me lart urova dikujt festat, por ti nuk te le pa te prishur urimin. Keshtu qe i kthehemi lojes perseri.

Une nuk po them qe di shume gjera, ju po thoni qe Rudina dinte shume gjera. Ajo deshtoi, mua nuk me kane dhene ndonje shans, keshtu qe nuk me gjykon dot ti. Nderkohe sa per Edi Ramen, te lutem mos thuaj perralla. Kur ke degjuar ti ndonjehere qe ai te kritikoje te tijet. E ka PS-ne mbushur me budallenj dhe te paafte (mjafton te ndjekesh deklaratat e tyre inekzistente te ketyre muajve te rendesishem) dhe mos valle ka thene ndonje koment. Ai dhe per Islamin u mjaftua me faktin qe nuk votoi sipas grupit. Cka eshte nje marrezi nga pikepamja e demokracise. Nderkohe tere Tirana e di se shkaku ishte loja e dyfishte qe Islami luante. Ketej me Edin, dhe andej me Salen. Por mos valle Edi pati kurajon te trajtonte ne publik idene e tij sepse Islami duhej hequr (dhe une jam dakord me vendimin por jo me menyren)? Sa per Shekullin, lexuesit eatje jane fansa partie, nuk mund t'u prekesh liderin.

Kur kane filluar keto

Kur kane filluar keto muhabete sapo kishte mbetur me barre 'meritokracia', tanime ka lindur, dhe eshte realitet disa lindin te mencur, disa mesatare, disa nen nivelin njerezor, dhe disa jane deshtime.E rendesishme eshte qe jeta vazhdon diku tek normalja, dhe sidomos sot qe eshte nje dite e bekuar e rilindjes njerezore. Betejat jane perpara.Betejat vleresojne trimat.Spartanet kur i nisnin ne lufte djemte ju urronin, afersisht, o kthehuni me mburoje ne dore, o mbi mburoje, pra , i rene ne beteje. Nga frengjia te gjithe jane trima, ndersa arena vlereson me gishtin e madh lart apo poshte. Arena demokratike pret djemte e arenes dhe jo ata te tumaneve te nenes. Detin e duan te gjithe. Te gjithe placarisin ne te . Not tamam nuk dijne te gjithe.Dhe te pakte jane ata qe e paguajne kete 'beteje'; ata qe mbyten. Qofshin sa me te pakte keta.Neve na duhen te gjithe. Edhe per arene edhe per tribune. Kjo eshte jeta,po kjo eshte edhe politika. Le t'i lejme pritat menjane sepse nuk jane per trimat...

Po mire atehere e leme qe
Po mire atehere e leme qe gjithe jane budallenj dhe vetem ti qenke I zgjuar ! Ti kur qenke kaq I dhene pas politikes afrohu prane ndonje partie jep mendimet dhe kontributin tend te vyer ose po qe se nuk ta var njeri krijo ndonje grupim apo ndonje parti me njerez qe per ty vlejne,ndryshe mos rrih ujin ne hava kot se nuk te zgjidh pune.
Po e mbyll me nje urim Gezuar Krishtelindjet dhe Zoti qofte me ne te gjithe!
Renato thauj cfare te duash,

Renato thauj cfare te duash, por tani duket me i mencur se ty. Nuk ka dyshim kjo bazuar ne ato qe shkruan ti dhe qe shkruan ai. Urime Viti i Ri edhe ty.

Pages
Add new comment