Si Hasani i grave

Zoti Kryeministër në ikje, nga anët e mia, andej nga Mati thuhet një shprehje tallëse. Ja dëgjoja gjyshes në fshat kur ironizonte ndonjë komshi që e tepronte me llafe grash. “Është bërë si Hasani i grave” –thoshte gjyshja ime rahmet pastë. Nuk e pyeta kurrë se kush ishte e ç’kish bërë në jetë ky Hasani që emri i kish mbet ne histori si Hasani I grave dhe të shkretit turpi e tallja s’ju shqit as nën dhe.
Një koleg në redaksi, sot ishte në dilemë nëse duhej të publikonte shënimin tënd të rradhës në FB. U ula dhe e lexova! Mu përvesh fytyra, gati më prishe gjakun sepse u shfaqe Ti. U shfaqe si dikur thashethemaxhi, tallës, fyes, vulgar (me keqardhje e them këtë epitet sepse mendoj që je njeri që i ke disa vlera për pluralizmin). Por ku mu kujtua Hasani i Grave, dhe qesha mjaftueshëm për të mos u trembur. Sepse të them të drejtën, ti ende tremb pak. Ndonjëherë duket sikur do kthehesh sërish, ose më keq akoma, s’do ikësh kurrë. Vazhdon të merresh me “piktorin”, kur 8 vite ishe vetë në pushtet. Si është e mundur që i gjithë ekipi qeveritar paska bërë namin nën hundën tënde? Në qoftë e vërtetë, jazëk ty. Do të kenë hutuar llafet e lagjes, kështu është kur nuk punon, e merresh me llafe lart e poshtë në mbledhje të qeverisë dhe mbledhje të grupit. Nuk e paske bërë punën tënde mire. Ndaj more atë që meritove!
Ekipi mund të jetë mediokër, mund të jetë i pasur dhe me vila. Unë si qytetare do lutesha të ishin të ngopur, sepse uria zakonisht ti errëson sytë. Ka qënë një reklame e viteve -90 tek Rai, “nuk shohin sytë, nga uria”. Në paçin vila ata, ti gëzojnë kryeministër sepse po te qe për të numëruar pasuritë do duhej të niste nga ju. Edhe në vitin 2005, vajza juaj ishte një nga emrat që u listua tek të pasurit. Në atë kohë dole dhe the me krenari: C’prisnit smirëzinj që vajza ime, Gita, të ishte e varfër?! Pastaj vetë na ke mësuar në këto vitet e fundit që Shqipëria nuk është si Evropa, në krizë. Shqipëria është parajsë ekonomike. Pse të ka hyrë sherri me pasurinë tani?
Në shënimin e rradhës, më zuri syri një etiketim te stilit tënd. Përmendje të fejuarën e njërit prej ministrave më të rinj të kabinetit. Një vajzë re, e studiuar në Paris dhe që në asnjë çast nuk ka kundërmuar vulgaritet. E etiketoje pa ngurim, e sulmove pa mëshirë! Dhe të mendosh se mund të ishe gjyshi i asaj. Mu duk e rëndë, edhe pse ndoshta ata që janë në politikë janë regjur mirë më deklaratat e tua, dhe kushedi nuk ju ngec supa në fyt në këto ditë pushimesh.
Ndoshta kemi nisur një gabim të ri zoti Berisha, por është shumë e rëndësishme që gabimi i përsëritur, nuk je me ti. Kishe një shans që të largoheshe si një europian nga zyra që tregove se e deshe si ballkanas. Por duket fushës, që këto gjërat me Europë brenda, janë vetëm fasada jote prej kohe të vjetër. Mu ndërmende më atë pardesynë bezhë të viteve ‘90 tani. Është një pardesy tipike e viteve të komunizmit dhe e rishoh shpesh nëpër foto familjarësh dhe filmash të vjetër. Kapitalizmi të solli me kostume elegant por modeli i pardesysë së vjetër, mbeti gozhdë në mendjen dhe ndërgjegjen tënde.
Bëj si të duash, në daç ik, e në daç rri. Tani mënyrat e tua s’kanë më rëndësi. Lutu që kur unë të jem gjyshe, të mos jem aq spec djegës sa t’ju tregoj nipërve e mbesave për Hasanin e grave.
Comments
Sakte.Por derri do plumb ose

Sakte.Por derri do plumb ose te vertete ose ne menyre figurative.Ky eshte bere si Hasani i grave.eshte bere si bisht qeni nuk mund te drejtohet me.Mendja e tij e semure patologjikisht prej kohesh nuk mund te prodhoje gje me te mire se c'fare ai ben dhe c'fare ai thote.Varjani dhe neveriteni por ai s'ka per te kuptuar asgje.

Mira, meqe jeni nga Mati, po

Mira, meqe jeni nga Mati, po i shtoj historisw sw Hasanit, atw tw Nezirit me buri, njw i vonuar, qe bridhte rrugeve te Burrelit ne vitet 70 dhe mbante fjalime, duke perdorur si megafon pjesen e siperme te nje gjysme gjymi. Neziti i shkrete, qe i ndrite shpirti atje ku eshte, ngrefosej kur dikush kthente koken dhe i kushtonte pak vemendje.

Ndersa sa i takon frikes tuaj se mos kthehet serish, jini e qete. A nuk e kuptoni se shterzimet on line te ketij deliranti janw treguesi me i mire i subkoshiences se tij per parajsen e humbur?

Edhe diçka: Sa me takon mua, nuk e di pse, por nuk ma ndjen aspak t'i kushtoj më kohe. Iku shume shpejt nga fokusi i vemendjes se qytetareve. I qofte udha e mbare per atje ku eshte nisur! Gjithe sa thote e ben, tregon vertetesine e vleresimit qe i bene shqiptaret ne 23 qershor.

Po lereni, pse e ngacmoni

Po lereni, pse e ngacmoni plakun e pithitur! Gjynah, i shkreti! Ka mbaruar komplet. Nuk thone kot, shndosh mendt e krese, se po te iken dhe ato, s'ka burre qe i mbledh me. I kane ikur. Lereni, pse talleni. Po sikur ti ndodhe ndonje njeriut tuaj ? Apo i ndodhi Saliut dhe ju talleni tani. Lereni se eshte turp.

E nderuar Mira, "Hasani i

E nderuar Mira,

"Hasani i grave" eshte nje shprehje qe perdoret kudo ne Shqiperi. Ky Hasani ka qene nje njeri qe i kishte qejf grate dhe nepermjet bisedave te vazhdueshme me to, mbulonte dy cilesite e tij te denushme per ate kohe qe ishin pederastia dhe pussomania. Keto dy cilesi e detyronin Hasanin qe te rrinte gjithmone me grate dhe njerzit e shihnin si te ishte dhija ne mes te dheneve ose si kali balash. Sa per ate qe Sala mund te identifikohet si "hasani i grave" mendoj se eshe e papershtatshme per nje njeri qe ka te misheruara ne karakterin e vet te gjitha komplekset e veseve qe mund te prodhoje shoqeria njerzore. Per Saliun duhe studime shkencore e filozofike qe te percaktohe realisht si fenomen i jashtzaonshem ose te zbulohej qe mund te kete edhe mikrocipe te mbjelle me operacione.

Shkrim i keq, shkrim helmi.

Shkrim i keq, shkrim helmi. Elektrizon veten e gjithe toksinen e acidin e shpirtit e njxjerr dhe e ndan me lexuesin. Akoma nuk qenka mbyll klubi qe fajin e ka Saliu. Agresive e nevrastenike sikur te kann fut prizen ne bythe, e floket te jane ngrejt si grifshe, e urrejtja si ekzorciste te ka pushtur trupin e me shume se trupin shpirtin e nuk di ca shkruan. “...nga anet e mia, andej nga Mati...“ Boll fjalia e pare eshte skandaloze, tamam ashtu si fjalite e Sali Berishes.

Add new comment