Irani pranon rrëzimin e avionit ukrainas. Rouhani: Gabim i pafalshëm
Irani ka pranuar zyrtarisht se qëndron pas rrëzimit të avionit ukrainas ku vdiqën 176 persona. Presidenti i vendit, Hassan Rouhani ka shprehur në tuiter keqardhjen e thellë për rrëzimin e avionit duke e konsideruar atë një gabim shkatërrimtar.
Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet e viktimave. Ngushëllimet e mia më të sinqerta
shton presidenti iranian.
Ai ka deklaruar se hetimi po vazhdon për të sqaruar rrethanat e “kësaj tragjedie të madhe dhe gabimi të pafalshëm”.
Njoftimi zyrtar u bë në mëngjes përmes një deklarate të publikuar nga agjencia ISNA dhe atë e autorizonte Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë iranian. Sipas deklaratës avioni kishte fluturuar në afërsi të një prej objekteve më të rëndësishme ushtarake të Gardës Revolucionare në datën 8 janar kur edhe u godit nga një raketë me rreze të shkurtër.
Comments
Hahaha!
Kesaj i thone na falni se ju vrame pa dashje, po do lutemi shume per juve.
Rast i ralle ne bote ne
Rast i ralle ne bote ne rrezim avioni, ku nje vend pranon hapur nje gabim te tille! Te pakten kjo gje eshte per tu lavderuar!
Me duket se nuk e ke mire.
Cfare ka ketu per te lavderuar mor zoteri? Po sikur te themi qe e ka pranuar se te tjeret kishin prova te pakundershtueshme qe avioni u godit me rakete? Ku e di ti qe ishte gabim dhe nuk u be me qellim, apo meqe e tha ai me çallme patjeter duhet te jete e vertete. Ti bej si te duash, por une them se para se te lavderosh dicka te tille me mire mendohu pak me gjate.
Add new comment