Reformimin e administratës nuk e pengojnë dot këta që ikin; por ...

Postuar në 14 Korrik, 2013 04:21
Mustafa Nano

Administrata publike në periudhën postkomuniste ka qenë e rekrutuar në një masë të madhe me një logjikë partiake dhe ky fakt përbën një nga mëkatet më të rënda e më evidente që janë kryer këto kohë. Dhe ky mëkat është nënvizuar ca më shumë gjatë dy legjislaturave të fundit. Administrata e sotme që kemi trashëgim nga ata që kanë qeverisur këtë vend për tetë vite me radhë është më e korruptuara dhe më e paafta që kemi pasur ndonjëherë.

Tani, pikërisht këta njerëz që nuk kanë pasur asnjë skrupull në tentativën për ta mbushur administratën me njerëz të tyre bazuar në një logjikë të pastër partiake, tribale e nepotike (për më tepër, duke shkarkuar njerëz sipas qejfit; janë me mijëra njerëzit e shkarkuar, që kanë ngritur padi ndaj eprorëve të tyre berishianë, kanë fituar gjyqin dhe paguhen me paratë e taksapaguesve; në terma më konkretë, janë me mijëra vende pune, për të cilat shteti ynë paguan për një kohë të caktuar dy vetë), pikërisht këta njerëz pra që e kanë shkatërruar në kuptimin literal të fjalës administratën publike, kanë gjetur tanimë kauzën e tyre në opozitë. Cila është? Gjëegjëzë e kollajtë: Mbrojtja e administratës publike.

Rama dhe socialistët do bëjnë mirë të mos e vënë fare ujin në zjarr për këta zëra. Një milion vetë kanë votuar edhe kundër kësaj administrate bashibozuke, e prandaj nuk është ky problemi. Nuk është problemi pra se mijëra vetëve në administratë do t’u vihet fshesa. Problemi është i një natyre tjetër. Dhe del i qartë nga dy pyetje.

Pyetja e parë: Si do të ndahet gruri nga egjra në administratë? Një njeri duhet larguar nga puna se është i paaftë dhe i korruptuar, dhe i padenjë për të ushtruar një detyrë a përgjegjësi publike, por jo sepse ka votuar për Berishën. Ka njerëz të administratës që janë të zotë e kanë merita, s’ka gjë se janë zgjedhur me logjikë klienteliste, partiake e tribale. Këtyre njerëzve, minimumi, duhet t’u njihet e drejta të japin prova se atë vend pune e kanë me hak, s’ka gjë se e kanë marrë për “merita” politike.

Të gjithë ata që punojnë në administratën publike janë njerëz që kanë qëndrime politike, që votojnë, që kanë pasione e simpatira për njërin a tjetrin krah, e që ndoshta marrin pjesë edhe në manifestime e tubime elektorale, dhe deri këtu jemi në rregull. Nuk jemi hiç në rregull kur këta njerëz bëjnë militantin në vendin e punës, kur kredot e tyre politike i propagandojnë aty ku punojnë, kur kërkojnë që në atë vend pune të “rekrutojnë” militantë të tjerë politikë, kur nuk mjaftohen me pjesëmarrjen në manifestime partiake nëpër sheshe, por kërkojnë të organizojnë manifestime dhe nëpër zyra e korridore. Kësaj kategorie njerëzish, edhe sikur të jenë ekspertë e specialistë të zotë (gjë që, si rregull, do duhej të ndodhte shumë rrallë), duhen flakur pa një, pa dy nga administrata publike. Kjo e fundit është për njerëz me prerje tjetër, është për njerëz që simpatitë e pasionet politike i mbajnë brenda vetes, ose i demonstrojnë gjithë elegancë në vendin e duhur dhe kurrë nuk i nxjerrin përpara pasionit për t’i shërbyer ligjit, interesit publik dhe shtetasve.

Kam parë në një rast, që nëpunës të kryeministrisë italiane përshëndesnin me dorë nga dritaret Silvio Berlusconin, teksa ikte për t’u zëvendësuar nga Romano Prodi. Ky ilustrim italian do të thotë që nëpunësi atje është totalisht i mbrojtur nga batica/zbatica e ndërrimit të pushtetit, dhe është kaq i mbrojtur, më saktë kaq i parrezikuar, sa s’e ka për gjë të dalë në dritare të përcjellë, deri dhe me lot në sy, para kamerave, kryeministrin që ikën, pa pasur frikë se mund të ngatërrohej me një militant. Askujt në atë rrethanë nuk do t’i shkonte mendja të pyeste: Po këta kanë votuar për Berlusconin?

Kjo është një gjë fare normale, s’ka gjë se neve këtu na duket si ide surreale. Dhe nuk është se s’kemi të drejtë. Ne po dalim nga tetë vite të çmendura, në të cilat kemi pasur një kryeministër që më 21 janar thosh, se “unë ndenja në Kryeministri, tok me të gjithë nëpunësit, dhe vendosëm që vetëm të vdekur do dilnim prej aty”. Të ngjeth mishin si ide: nëpunësit e Kryeministrisë merren për gardistë; jo vetëm kaq; merren për gardistë që duhet të japin jetën. Dhe mjafton ky ilustrim për të kuptuar se sa rëndë është dëmtuar deontologjia e profesionit të nëpunësit publik. Është mirë të shkëputemi menjëherë nga këto praktika obskurantiste. Administrata publike, përveç njerëzve të rinj, ka nevojë dhe për një frymëzim të ri.

Pyetja e dytë: Ok, në administratë duhet vënë fshesa, por si do të rekrutohen të tjerët? Mbi ç’kritere? Përsëris: Rama s’duhet ta vrasë fare mendjen për zërin e ngritur nga kampi tjetër. Rama ka për detyrë “to fix the broken system”, dhe askush s’mund t’i kërkojë hesap pse ai përpiqet ta rregullojë sistemin e prishur, që e ka (e kemi) peshqesh në përgjithësi nga e kaluara, e në veçanti nga këta që janë duke ikur. Ne duhet të jemi syçelët në mënyrë që Rama të mos e prishë më shumë sistemin, në mënyrë që të bindemi se e ka kuptuar se cilat janë defektet e se si rregullohen ato, dhe në mënyrë që t’i futet punës sa më shpejt për të vënë gjërat në rendin e vendin e duhur.

Këtu e ka burimin frika ime. Kam frikë pra se një nga paktet, që e ka salduar këtë koalicion të ri në pushtet, është ai mbi shqyerjen partiake, nepotike e klienteliste të administratës publike. Por edhe në mos qoftë kjo (në fakt, mendoj se është, derisa të na japin një provë se nuk është), mendja ma thotë se Rama ende nuk është i qartë në atë që do të bëjë lidhur me këtë çështje. Kjo është një nga sfidat më të mëdha e më të vështira për të gjithë ata që e kanë në mendje reformimin e administratës publike. Është një sfidë që bart kokëçarje të panumërta, që shoqërohet me presione të shumta e që prodhon kosto të të gjitha natyrave, mbi të gjitha elektorale. Vetëm një vizionar mund t’i futet kësaj pune. Dhe prapëseprapë nuk është e thënë t’ia dalë.

Shqip

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ne fakt, Rama kudo qe ka shkuar gjate fushates, eshte gjendur perballe kritikave e akuzave te socialisteve te thjeshte, se PS, nuk di t'i mbaje njerezit e vet. Bile shume nga militantet e PD, vazhdonin ne kohen e Nanos, jo vetem te vegjetonin ne administrate, por edhe benin hapur politike me emrin e Berishes, ne vendin e punes. Dhe Rama ka pranuar se eshte bere gabim, i cili do te korigjohet.

Basha qe bertet se do te dale ne mbrojtje te administrates, e di shume mire, se PD, eshte sjelle si pushtuese e kesaj administrate. Eshte njesoj sikur Hitleri t'u cirrej fuqive antifashiste gjate  luftes se dyte boterore:- Mos guxoni te largoni ushtaret e mi nga vendet ku ata jane vendosur. Keshtu po bertet edhe Basha. Mirepo Rama pikerisht edhe per kete u votua nga nje milion shqiptare. Te cliroje administraten nga zaptimi qe i kane bere berishistet.Dhe kete duhet ta beje me c'do cmim, po qe se do ti fitoje zgjedhjet pas kater vjetesh.

E sa per ate qe i afti nuk duhet te largohet, te siguroj zoti Mustafa se ajo administrate nuk ka asnje te afte, nga te djathtet kuksiane e tropojane. Ka te afte, te cilit jane te majte ose te painteresuar, te cilet benin punen edhe per ushtaret e Berishes, te cilet merreshin vetem me pune te pista, se si dhe se ku te benin ndonje lek. Me ka qelluar vete rasti, per problemet qe kam patur te ndeshem me kete administrate teresisht injorante, se te thuash te paafte, duket sikur i perkedhel. Per nje dokument, te pyesin:- Po si e do ti? Si behet? Apo prit te vij filani, se ai ja ka mare doren kesaj pune. Ky filani eshte ai qe ben punen per te gjithe sektorin apo zyrat.

Keta duhen fluturuar prej bythe dhe pa meshire... Bila ata vete jane te pergatitur per te ikur dhe e shprehin kete gje hapur. Rama nuk duhet te nguroje, dhe te mos e caje fare se cfare thote, Berisha, Basha, apo Lau-ra...

Submitted by ARRIVISTI PARTIAK (not verified) on

-Zoti Nano!

-Ju po ngreni nje problem te drejte, por gjasat jane te tilla qe shefat kryesor te jenë te kalibrit te Auron Tares qe deshtoi ne marrjen e fakultetit te historise sepse nuk arriti, ne menyre te perseritur te marre provimin e lendes se arkeologjise. Pikerisht per fushen e arkeologjise dhe te monumenteve, ky zoteri po kerkon te behet shefi i gjithçkaje, dhe me sa duket do te behet!!! Pse ? Sepse eshte i zoti qe me klanin e tij(Lame, Shkreli) te bëje zhurme poshte e perpjete dhe te lëj ne hije specialistet e vertete me kualifikime nderkombetare.

-Ata te aplikimeve me CV online, qe kane mbaruar me rezultate te shkelqyera universitetet prestigjoze te botes, ka gjasa te perfundojne ne ca sektor te dores se dyte, just in case,  te kesaj fushe shume te rendesishme te trashegimise kulturore materiale te shqiptarve.

-Me sa duket, arrivistet partiak, te qeverisjes 1997-2005 , do te jene perseri ne krye. Ne se jo, zotit Rama, i lumte!

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Nje problem madhor qe nuk ceket ne artikull jane rrogat e ulta ne sektorin publik, te cilat shpesh shtyjne nepunesit te gjejne menyra te tjera per te perballuar jetesen. Shume familje nepunesish kane makina te mira, femije neper shkolla te shtrenjta, etj.  A ka njeri qe beson se mjaftojne vetem rrogat 500 USD per te perballuar jetesen ? Deshira e mire e Edi Rames per te bere shtet ndoshta nuk mjafton.

Submitted by Eh, Ilirët...ro... (not verified) on

Ky pseudoja "ILIRET" nuk rri dot pa shpallur komunistin e lindur brenda tij perpara se ta lindnin prinderit e tij!

Te jete i sigurt: ka arritur te na binde se ka lindur me komunist se Sali Berisha!

Por ky "ILIRET", nuk eshte problemi im, as i lexuesve te tjere si une: eshte problem i Edi Rames!

Ky eshte halli i vetem qe ia qaj atij njeriu, qe duke dashur te "ler nje gjurme" shkoi e doli ne krye

te nje vargu te gjate enveristesh, qe kane lindur perpara shokut te tyre enver!

E tera nis nga Besimi, Ligji dhe Drejtesia.

Po, dikush duhet ndeshkuar, dhe jo peshq te vegjel, jo. peshq te medhenj, me drejtesi. Per drejtesi, por edhe per te rikrijuar besim. permes Ligjit...

Ta merr  mendja pa e prishur sistemin, se "ILIRET" jane gati ta "shporrin" kapitalizmin, dhe te ringjallin dik...

taturen ku ata do kene mundesi te dashurojne edhe bustet e monumentet...

Harrojne, apo s'e dine se Edi Rama tallet me keto gjera?!

Submitted by ILIRET (not verified) on

Desha me ta ba nji pyetje ty, qe  "rob ke mbete": - Si thua ti,  me mire me kene komunist e bir komunisti apo spiun e bir spiuni, si puna jote?  E  sa per sherbimin qe pres une nga Edi Rama, duhet ta dish se s'ja kam hic nevojen. Ai ma ka mua. Sic ma pati SRB-i (Sali Ram Berisha). Aty punoj, ne administraten e tij. Me njohin te gjithe. Edhe pikepamjet mi dine. Po c'e do!? Nuk munden me e ba punen time. Keshtu jeni ju. Injorana te lindur. Dhe macoker te bindur. Koreanoveriore qe ju vdiq Kimi dhe po e qani, apo hugocavista, qe nuk ju shterojne lotet. Praktiken e keni bere kur ishit ne koridoret e Enver Hoxhes , kur ngroheshit ne dhomen  e tij te pritjes, apo udhetonit me varke me djemte e qofte largut.

Dhe  mua me sherben zotesia ime, jo politika, ashtu si edhe femijeve te mi, te cilet atje ku punojne, fale inteligjences se tyre edhe pse ne moshe rreth 25 vjecare, paguhen dhjete here me teper se ai ish-kryeministri yt, qe ti ende se ka qare mire....

Submitted by Albana (not verified) on

Po sa turp o burra qe vini dhe nxirrni ne mes te sheshit breket e palara te njeri-tjetrit!
Ty Iliret, shyqyr qe s'te kam prind se do me vinte turp per ato qe thua, sidomos pjesa se sa paguhen femijet e tu...

Po çfare t'ju thuash juve ... kur s'e keni kuptuar vete deri tani s'mundemi me t'jua shpjegojme.

Nje gje te vetme shpresoj nga e gjithe kjo qe ja uroj me gjithe zemer Shqiperise. Qe te rinjte si femijet tuaj dhe si une te kene nje dite deshire te rikthehen, jetojne e punojne atje! Dhe jo vetem per rrogen...

Rrofte fjala e lire pa gabime drejtshkrimore

Submitted by Anonim (not verified) on

Cfare shkruhet ne artikull eshte 100% reale. Deshiroj shume dhe uroj qe kjo te ndryshoje me funksionimin e qeverise se re; te ndryshoje realisht procesi i rekrutimit;te realizohet nje sistem rekrutimi mbi bazen e krediteve profesionale dhe nje procesi intervistimi/vleresimi objektiv. Te kete nje sistem motivimi/vleresimi te performances funksional. T'i jepet rendesia e duhur Linjes se Burimeve Njerezore, e cila eshte shume e rendesishme dhe ne Institucionet Shqipetare nenvleresohet shume. Te ç'pronezohet institucioni...

Nje specialiste e Burimeve Njerezore qe e ka ndjere shume perdhosjen e punonjesve qe investohen per te  kontribuar institucionalisht/socialisht.

......Z. Mustafa te lexoj dhe te degjoj me vemndje sepse mund te jesh i vetmi shqiptar qe s'ta ben syri terr...(A sa na duhen dhe ca te tjere " alike""

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.