Shkodër-Lezha s’e shpëton dot të djathtën nga përmbytja
Në të hyrë të saj, u duk si një verë e ndryshme elektorale. Shumëkush u mrekullua nga lehtësia me të cilën u afishua fituesi dhe humbësi i garës. Berisha uroi Ramën për fitoren, kurse ky i fundit e falënderoi kryeministrin “për të mirat që ka bërë”. Dukej një klimë idilike e një vendi dhe epoke tjetër, por nuk qe e thënë të zgjasë. Në 48 orët e fundit, gjithçka është kthyer në “normalitet”. Me grupet e djersitura të numërimit në KQZ, me debatet e ashpra plot kërcënime e pranga, por edhe me notin donkishotesk të Sali Berishës në Dhërmi, i cili edhe këtë vit qe disa minuta më i gjatë se në vitin paraardhës. Ky miks arrogance dhe mungese serioziteti, na kujtoi edhe një herë se cili vazhdon të jetë, qoftë edhe formalisht, në pushtet. Kjo është në fakt diçka e mirë, për ata që besonin se Berisha i mbaroi fishekët në vezmen e tij.
Vendimi për të rinumëruar edhe një herë rreth 200 mijë votat e qarqeve Lezhë e Shkodër, të mbyllura në 765 kuti votimi, erdhi si një rrufe në qiell të pastër. Nisma e njërit prej anëtarëve të KQZ, e jo ndonjë kërkesë e ndonjë subjekti politik, mjaftoi për të kthyer përmbys bashkë me kutitë e mësipërme, edhe idenë se këto zgjedhje mund të mbylleshin pa andrallat e përjetshme që lidhen me transparencën dhe ndershmërinë e rezultatit.
Për ata që e kanë memorien e shkurtër ose që nuk arrijnë të shquajnë qartë atë që ka ndodhur në të shkuarën me zgjedhjet shqiptare, po risjellim vetëm një pasazh të shkurtër nga një intervistë e Berishës e katër vjetëve më parë, për Televizionin Shqiptar. Në mes të pretendimeve të opozitës për probleme në procesin e numërimit të votave, pasi ironizon me Ramën, që “ka frikë prej 20 mijë komisionerëve të tij”, Berisha thotë se “këto zgjedhje kanë qenë të bekuara, sepse janë zgjedhjet e para të cilat u certifikuan në unanimitet nga mbi 20 mijë komisionerë të opozitës shqiptare. Të cilët në punën e tyre të përgjegjshme ligjore, nuk konstatuan asnjë shkelje ligjore dhe nuk vendosën as vërejtjen më të vogël, për procesin e numërimit dhe administrimit”.
Nuk ka paragraf më të përdorshëm edhe sot, pas katër vjetësh, por kundër autorit të tij, e jo më kundër opozitës së asaj kohe. Sot po ndodh fiks ajo që Berisha stigmatizonte e tallte katër vjet më parë. Pra, po shpërfillet “puna e përgjegjshme ligjore” e ushtrisë së komisionerëve të djathtë, të cilët nuk reklamuan dhe nuk ankimuan atë për të cilën sot Shkodra dhe Lezha po shkojnë në rinumërim. Katër vjet më parë, megjithëse dy anëtarë të KQZ kërkuan rivlerësimin e votave në disa kuti votimi, shumica e KQZ e kontrolluar nga qeveria e ktheu me urgjencë mbrapsht këtë mundësi. Por sot, katër vjet më pas, ky precedent hidhet në kosh dhe vendoset rinumërimi tërësor i 200 mijë votave, edhe pse asnjë parti politike nuk e kërkoi këtë gjë. E kjo ndodh megjithëse për Kukësin ishte refuzuar e njëjta procedurë, kur u kërkua pak ditë më parë nga LSI.
Siç shihet, edhe një herë në këto tetë vjetët e fundit, kemi një KQZ “ristaniane”, nëse mund të përdoret ky term, i cili i referohet personit që e kthente tryezën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve herë në barrikadë, kur nuk duheshin hapur kutitë që kërkonte opozita, e herë në shesh numërimi, kur duheshin gjetur me urgjencë votat për të shpallur fitues Lulzim Bashën. Standardi i dyfishtë, metamorfoza e pështirë e të paktën tre anëtarëve të KQZ, që në kohëra të ndryshme kanë thënë gjëra krejtësisht të ndryshme për të njëjtën temë, është një kriter bazë i punës së këtij institucioni tashmë të diskretituar qysh në themel.
Ky abuzim i skajshëm procedural ka pas një prapavijë të qartë politike. Notari i Dhërmiut mesa duket ka vendosur t’i gjejë një justifikim përfundimtar humbjes së tij të thellë dhe dërrmuese. E si zakonisht, interesi politik mbizotëron në këto raste mbi interesin publik. Sepse është e pakuptueshme sesi mund të shkelen me këmbë të gjitha ligjet, sesi mund të “lëpihet” ajo që është “pështyrë” dikur, duke bërë pikërisht atë për të cilën një herë e një kohë Berisha tallej me Edi Ramën.
Në këtë luftë me mullinjtë e erës, PD duket se ka arritur të paktën një fitore të parë simbolike. Lulzim Basha ka me çfarë t’i mbushë fjalimet e tij prej kandidati “presidencial”. Jo keq, për një njeri që rëndom flet pa thënë asgjë. Tani, pas rinumërimit të kutive të Shkodrës e Lezhës, pritet që edhe të tjerët bashkë me Bashën, të kenë çfarë t’i shesin zgjedhësve të tyre, si justifikim për humbjen ekzemplare të 23 qershorit. Por a mjafton vetëm kjo, për të shpëtuar varkën gjysme të mbytur të zotit Berisha? A e shpëton dot Shkodra dhe Lezha nga përmbytja (ish)mazhorancën aktuale?!
Shqip
Comments
Pershendetje, autori ben nje
Pershendetje,
autori ben nje qasje te ngjarjeve te ketyre diteve me ato te 4 viteve me pare, qasje qe me duket shume e sfrocuar per dy arsye. E para, PD-ja kerkoi hapjen e kutive ne Lezhe dhe Shkoder dhe jo ne te gjthe Shqieprine, per me teper ne nje situate ku rezultati zgjedhor, pra fituesi, nuk vihet ne diskutim. Ndersa, rinumerimi i te gjithe votave ne shkalle vendi do te sillte nje situate ku vendosej ne pikepyetje i gjithi rezultati zgjedhor, se bashke me pasigurine per rendin kushtetues qe kjo do te sillte.
E dyta, kesaj rradhe kishte fakte. Kujtoj qe ne 10 kutite e hapura dolen te tjetersuara mbi 700 vota. Atehere, normalisht qe lind dyshimi per te hapure te gjitha kutite. Eshte si te te kontrollojne makinen dhe te gjejne lende narkotike e mbaj kesaj policia vendos te te konrolloje shtepine. Me duket gjeja me normale.
E trata, me vjen keq per shume analiste, perfshire edhe juve, ku per hir te inatit personal me Sali Berishen, pranojne tjetersim dhe ulje te standartit te zgjedhjeve. Me fjale te tjera, po u pranua vjedhja e votave ne favor te PS-se, neser po ky lloj sistemi do t'ju bere ne koke vete PS-se neser, po te kandidoje PD-ja njerez te krimit sic ka bere PS-ja sot. Kete qe sapo thashe e vertetuan zgjdhjet e fundit, ku PD-ja humbi, nder te tjera, sepse nuk vendosi rregull dhe shtet ligjor. Pikerisht nje sistem i tille e ndihomoi opoziten. Megjithate, faji eshte i PD-se dhe nuk ka kujt i ankohet.
z. xxx , kur debaton mundohu
z. xxx , kur debaton mundohu te jesh i sakte , se humbet kohen kot . Minxhozi ashtu si e dime edhe ne te gjithe , thote se kater vjet me pare dy antare te KQZ kerkuan hapjen e disa kutive ( ne dy tri zona te caktuara )... ti thua - PS kerkoj hapjen e gjithe kutive te Shqiperise , e pas kesaj ben krahasimin me PD e sotme , duke i dhene te drejte vetes...Je plotesisht gabim !
1) Edhe PS ne 2009 kerkoi
1) Edhe PS ne 2009 kerkoi hapje ne disa zona zgjedhore dhe jo tek te gjitha. Me e nxheta ishte Berati. ( pd nuk e lejoj ne kollegj)
2) Ne fazen e dyte i kerkoi ti hapte per transparence te gjitha kutite, edhe kjo u hodh poshte. xxx, thua qe kesaj rradhe kishte fakte, po pas fakteve te te famshmes Ruzhdie pse nuk u hapen te gjitha kutite.
3) E rendesishme per mua ne kete pike eshte te behet e gjithe transparenca e zgjedhjeve ( gje qe u ndalua 4 vjet me pare) ne menyre te gjehen fajtoret e te vihen perpara ligjit, me shprese qe kjo sdo te ndodhe me ne zgjedhjet e ardhshme.
Po nuk u mjafton vetem ky
Po nuk u mjafton vetem ky fakt o ditezinj: LSI kerkoi hapjen e vetem 15 kutive ne KUKES 2 dite perpara(ne baze te materialeve filmike) per te provuar super-manipulimin industrial qe vetem PD di ta beje. E hodhen poshte dhe pas 2 ditesh hapin 700 kuti, jo 15. Ka me turp???
Po per cfare faktesh flisni kur me 2009 vetem ne Ruzhdije PD i ishin shtuar 400 vota, e provuar nga hetimi prokurorise? Vetem ne 1 kuti...
Pastaj pse beni sikur harroni. PS e la dhe rinumurimin e votave meqe per Berishen ishte gjeme ligjore, dhe kerkoi vetem materialet zgjedhore brenda kutive. As kjo nuk u pranua nga kryebanditi i PD-se.
Ja pse sot PD, Sali Berisha dhe avokatucet e saj ... jane te urryer sa ska me.
Nuk i shpeton nga humbja e
Nuk i shpeton nga humbja e qeverise, por debati mbi "vjedhjen e votave" nga ana e socialisteve ne kurriz te PD-se, eshte cka i dueht Berishes epr te shtyre edhe dhjete vite me opozite te nenshtruar nga ai, me shkaqe per sherr, pak a shume si 1998. Dhe per ekte duhet te falenderojme edhe njehere Edi Ramen qe ne vend qe te jete ketu e te ushtroje presion mbi KQZ vazhdon xhiron neper bote.
Sa mirë o Skënder që këto
Sa mirë o Skënder që këto kohet e fundit je bërë i gjallë. Gojë të liga thonë se më parë të pagunin që të mbyllje gojën, thoni klani i TV klanit. Por skemi çtë bëjmë këta janë shqiptarët.
-Punet po shkojne qe kete
-Edi Rama, ne 8 vjet opozite, nuk arriti te ishte fitues sepse nuk ishte bindes, per shkak te karagjozlliqeve te tij te njohura tashme. Kjo nderkohe qe Berisha ishte bere i padurueshem me bllokimin e çdo projekti qe ndermerrej nga ata qe ishin "jashte vathes se tij" e te tjera ligesi te tij proverbiale .<o:p></o:p>
-Nga ana tjeter, zoti Rama, e nisi mbrapsht dhe me dilitantizem; vajti e i beri presion presidentit te republikes, duke e ditur qe ai ka "nen hyqem" gjyqtaret e kolegjit zgjedhor !! Akoma me tij, vazhdoi te luftonte per nje mandat "te 84-ertin" !! ne Lezhe, kur dihej fort mire se ishte i vjedhur, sepse edhe banditet i kishte vendosur ne liste bash per kete pune !! Por, ketu doli Berisha “nga prapa ferre “ dhe e shfrytezoi kete rast per dy arsye; per te mos i lejuar mazhorances 84 vota, por kryesorja per te thene se “mue mi vodhen votat banditet” !! Kesaj po ja arrin, ndersa per te qenit ne opozite ai as qe e diskuton. Madie, Berisha ka kohe qe donte te ishte ne opozite, por jo ne kete farë feje. Ia kishin prure ngusht te vetet; Sasndri, Zhozefina etj. Ai donte qe "katoliken e thekur” ta zevendesonte me Aldo Bumçin, katolikun e bëre synet !! :) etj etj. Per kete, goditjen e pare ia dha listes se deputetve, ndersa te dyten do e jape tani me ate qe ka thene se " fituesi i kreut te partise do te zgjedhe stafin, dmth kryesine" !!<o:p></o:p>
Per nje njeri qe e konsideron
Per nje njeri qe e konsideron vehten burre shteti, nuk eshte normale, qe pasi e ka njohur dhe pranuar humbjen plot dinjitet, shkon dhe ne menyre foshnjarake ridiskuton rezultatin. Ai kapitull u mbyll dhe ato qe duheshin bere para njohjes se rezultatit, eshte e turpshme te behen pas tij. Kjo edhe per nje femije nuk eshte e lejuar. Jo vetem kaq, por te nxjerresh nga muzeu arme te ndryshkura per te rifilluar nje beteje politike e cila kerkon nje armatim te sofistikuar, do te thote se edhe intelektualisht punet i ke cuar deri ne mjerim perfundimtar.
Si ka mundesi qe asnje nga
Si ka mundesi qe asnje nga plehrat mediatike nuk sheh hajdutin por proceduren e hapjes se kutive ne vjedhjen e Lezhes. Si ka mundesi qe anadhistet gazetareske te jene kaq te paskrupullt? Me sa duket kjo eshte Shqiperia jone ku te pafytyret shiten per moralista.
Add new comment