Ngjashmëri negative të rotacionit

Postuar në 19 Korrik, 2013 06:14
Afrim Krasniqi

Në korrik 2005 u bë rotacioni politik me ikjen e PS dhe ardhjen e PD në pushtet. Më 2013 po ndodh e kundërta, ikën PD dhe vjen PS. Në dy rastet kemi dy muaj tranzicion pushteti, kemi debate mbi kohën e gjatë në pritje dhe mbi abuzimet që qeveria në detyrë mund të bëjë. Kjo ndodh në politikë, sidomos kur nuk ka kujtesë politike e publike. Sot PS akuzon PD se po zgjat procesin zgjedhor me ankimime dhe po abuzon me pushtetin dymujor, se mazhoranca e re duhet të marrë sa më parë përgjegjësinë e qeverisjes. PD mbrohet duke thënë: po zbaton ligjin, akuzon ashpër palën fituese dhe përpiqet të nxjerrë në pah padurimin e saj për pushtet. Në fakt e njëjta gjë ka ndodhur edhe më 2005, madje me një ton më të ashpër, edhe pse në krahë të kundërt. Konkretisht, me 3 korrik u bënë zgjedhjet, në disa zona pati shtyrje dhe siç dihet, të fundit zgjedhje mbanin datën 21 gusht, pra rreth 46 ditë më vonë nga data e zgjedhjeve. Ligji më 2005 dhe ai aktual (miratuar me konsensus PD-PS) thekson se parlamenti i ri mblidhet në shtator, pasi del rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Rezultati përfundimtar më 2005 doli me 1 shtator dhe parlamenti i ri u thirr një ditë më vonë. Aktualisht (2013) rezultati zyrtar ende nuk ka dalë, ndaj nuk ka ende datë për mbledhjen e parlamentit të ri.

Gjithsesi krahasimi vlen në një aspekt tjetër: më 2005 PD (saktësisht me 19 korrik) i kërkoi me gjuhë ultimatumi presidentit Moisiu të mbledhë urgjent parlamentin, pa dalë rezultati final i zgjedhjeve. Argumenti: kemi fituar dhe qeveria legjitime ndodhej ende në opozitë! Një javë më vonë PD dhe S.Godo (atëherë me grupin drejtues e fitues në PD) iu kërkuan presidentit të bëjë negociata me Berishën për qeverinë e re, edhe pse kjo ishte dukshëm antikushtetuese. Presidenti refuzoi duke treguar kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Media e djathtë vijoi çdo ditë presionet publike kundër Presidentit, dhe me 9 gusht Godo në DË dhe Ngjela në TV i kërkuan Presidentit kompetenca “ekstra presidenciale” për thirrjen e parlamentit me 136 deputetë (4 ende mungonin!!!)

Pas presioneve të shumta, deklaratave të ashpra e kërcënuese të SB, JT apo IR në emër të PD, me 28 gusht një përfaqësi e PD (Topalli, Godo,Shehu, Mico, Ndoka) erdhën në presidencë me ultimatum për thirrjen e parlamentit pa dalë rezultati zyrtar. Takimi ishte shumë i ashpër dhe e thelloi konfliktin, pasi përfaqësia kërcënoi për shkaktim presidentin dhe ky i fundit qëndroi stoik në leximin kushtetues të ligjit. Pas takimit njëri prej drejtuesve kryesor të përfaqësisë pësoi tronditje shëndetësore dhe u dërgua menjëherë në spital. Një vit më vonë nga kujtimet e protagonistëve u zbulua se skenari ishte shkarkimi i presidentit dhe zgjedhja e këtij personi pasues në postin e kreut të shtetit!!

Pas 8 vitesh e njëjta situatë, vetëm se palët kanë ndryshuar qëndrim. Ata që kërkonin me ngulm mbledhjen e parlamentit më 2005 tani janë kundër, dhe refuzojnë çdo kritikë të keqpërdorimit të pushtetit nga qeveria në detyrë. Ata që atëherë ishin në pushtet dhe refuzonin të hiqnin dorë nga kalvari i ankimimeve të gjata zgjedhore tani është në opozitë, ka fituar zgjedhjet dhe pret të marrë pushtetin! Këta të fundit nuk kërcënojnë siç ndodhi më 2005, por flasin për terma esktra-kushtetues, si “qeverisja kujdestare”, etj. Zgjidhja normale jane e mbeten ligjet, ndryshimi ne Kod, normat etike, pergjegjesia politike, - tipare ende te huaja per politikane qe mbijetojne ne politike duke marre peng interesin publik dhe sovranitetin qytetar!!!!

Mjaftojnë “detaje” të tilla për të kuptuar sa pak ka ndryshuar politika në Shqipëri, se vitet ikin por mentalitetet dhe kokat e nxehta mbeten!!

Comments

Submitted by xha Jaho (not verified) on

<p>Je munduar shume o Afrim, me gjithe shpirt madje, te turbullosh te verteten. Nuk eshte dhe nuk ka qene asnjehere problemi tek ngjashmerite apo tek kokat e nxehta (megjithse te tilla ka sa te duash), por tek ky njeriu qe Respublika ka vene ne foto. ai ka qene dhe eshte problemi, ai eshte edhe zgjidhja, jo duke e dhene ate por duke u zhdukur njehere e pergjithmone nga syte e lodhur prej tij te shqiptareve, nga syte e anteraeve te ndershem te PD. Problemi nuk eshte rotacioni politik, por koncepti qe ka ky plak marrok per pushtetin, demokracine dhe PD. Ai nuk e ka kuptuar asnjehere dhe nuk mund ta kuptoje se pushteti, demokracia dhe PD nuk jane prone e tij, por e shqiptareve qe votojne dhe nuk votojne. Ky marrok e ka konsideruar gjithmone veten si mesia qe i jep dhurata popullit (natyrisht nga paret qe i mbledh popullit). Aq e dukshme eshte kjo, saqe me kamimin e kohes filloi t&#39;i ngjaje gjithnje e me shume Dulles, kur ishte ne grahmat e fundit. Ky eshte problemi, dhe kete ti e di mire, edhe pse mundohesh ta fshehesh, duke i bere te gjithe fajtore. Midis paleve ka gjithmone edhe fajtore, edhe jo fajtore.</p><p>Te uroj pene te mbare.</p>

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Zhdukja nga Politika e Sali Berishes,ose me mire akoma burgosja e tij e perjetshme ne Bence,do qetesoje Shqiperine.Afrimi e di shume mire kete,por me te drejte nuk ja nxen goja,se Bushtra e Krimit te &quot;Trustit te Geshtenjave te Tropojes&quot; Sali Fazllic Berisha eshte ende Kryeminister dhe Maloket e tij,jane ende te armatosur me arme dhe me pushtet.Prandaj ka frike dhe Afrimi i shkrete.Sali Berisha duhet et shkoje ne burg,per vrasjet e 21 Janarit me urdher vrasjeje direkt nga vete Sali Berisha.Perndryshe Shqiperia nuk do gjeje qetesi.Kete e din gjithe Shqiptaret,kete e dine edhe Nderkombetaret.kete e dine c&#39;do femije dhe i rritur ne Shqiperi.kete e din dhe artikullshkruesi.</p>

Submitted by bledi ne emigrim (not verified) on

<p>Do desha te bej nje koment por xha Jahoja ja ka permbledh shume mire, e vetmja qe do shtoja eshte qe kesaj here maxhoranca e re eshte solide &nbsp;dhe ne momentin qe do certifikohen zgjedhjet kjo qeveri e korruptuar smund te marri &nbsp;me asnje vendim, flasim ne moral, e vetmja menyre qe &nbsp;kontrollon veprimtarin e saj eshte zbatimi i ligjit. Eshte debatuar fort &nbsp;se ne 2005-en qeveria e atershme i la te gjitha letrat ne regull dhe ky satrapi nuk e zgjati me Nanon, ta marim kete si te mire qene, mos te kish lene asnje grosh Ben Malaj ne buxhet do ja falte ky-kjo shtaze e eger politike Nanos. Le te shohim c&#39;far grope financiare do te lene keta, dhe kete mister e zbardh vetem FMN edhe ku i kane fshehur gjithe ato para, .</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.