Lërini vetëm facebook-un

Postuar në 16 Korrik, 2013 04:26
Arben Manaj

Që flaka të shuhet nuk duhet të ketë oksigjen. Ky është një parim universal. Edhe si dikushi që i ka vënë flakën shumë gjërave në Shqipëri, Sali Berisha, ka nevojë të mos i jepet oksigjeni. Fjala është për oksigjenin mediatik.

Berisha i rënë tashmë formalisht nga fiku, ende është prezent, thuajse çdo ditë, herë si kryeministër me çelësat e kashtës në dorë, e herë si Lider i Madh i një “populli budalla”, që ka bërë gabimin e jetës, duke e hedhur në knock-out më 23 qershor, sipas ithtarëve të tij!

Shpesh ne analistëve kritikë me të, na bëhet vërejtja edhe pse malinje, se përse merremi akoma me Berishën, kur ai nuk është më aq relevant?!

Parimisht, kanë të drejtë, por jo dhe aq, pasi ai është frymë e keqe politike dhe gjithçka që e identifikon atë politikisht, do duhet zhbërë deri në fund ose nuk do duhet mbajtur artificialisht në lojë.

Berisha do vazhdojë të jetë relevant në politikën shqiptare pas kuintave më shumë me një dëshirë të pashuar, por edhe në rolin e deputetit në Parlamentin e ardhshëm.

Frika dhe dilema është, nëse media do të shfaqë apo jo shenjat e “Sindromit të Stokholmit”?

Dihet se Berisha nuk jeton dot pa publicitetin mediatik dhe daljet e tij çdo ditë si gogol përpara shqiptarëve kur ata kanë një moment të qetë pas një dite të lodhshme ose stresuese, apo edhe çlodhëse varësisht, apo edhe kur ushqehen përpara televizorit. Rrezik ai njeri është ndoshta politikani që gëzon mbulimin mediatik më të madh se kudo në botë me daljet e përditshme, për shkak të sistemit të ngritur nga ai vetë, ku mediat e financuara prej tij e kishin detyrim mbulimin e tij mediatik, që nga noti e deri te mbledhjet bajate të qeverisë, që nuk gjen vend në botë, ku ato jepen siç jepen në Shqipëri, gjoja në emër të transparencës me publikun.

Po kaq për shkak edhe të nevojës së medias kritike për të vënë në pah thagmat e tij politike, por edhe për shkak të një mangësie të dukshme të gazetarisë shqiptare, që në shumë raste merret me mbulime të panevojshme aktivitetesh që s’thonë asgjë dhe pa asnjë lajm në to, që është i justifikueshëm si mbushje kohe televizive, sesa si nevojë informative.

Kjo praktikë ka bërë që Berisha më shumë se çdo Kryeministër tjetër të shndërrohej në një lloj byci në sytë e shqiptarëve apo gërditje, ku për shumë shqiptarë një gjë e tillë shkakton alergji dhe nevojën instiktive për të pështyrë, ndërsa disa të tjerëve orgazmë nga prania e tij mediatike, vend e pavend.

Problemi është, a do duhet marrë tash e tutje me Berishën apo jo? Në një analizë të fundit, personalisht them, që jo. Nuk ka përse.

Atij i duhet dhënë mbulim medatik për aq sa do ta meritojë në kuadër të betejës së tij politike parlamentare, si për çdo deputet tjetër, në fund të fundit.

Pas fillim-shtatorit, ai do të jetë një i zakonshëm në politikë, një deputet dhe kaq. “Facebook”-un ta gëzojë dhe ta përdorë, bashkë me “Twitter”-in, nëse e mëson deri atëherë, për qejf të vet dhe adhuruesve të tij.

Nëse do të përbëjë lajm ndonjë status i tij, jam i sigurt që editorët do të duhet t’i japin vendin dhe hapësirën e duhur në kësi rastesh, por jo domosdoshmërisht.

Përndryshe, do të jetë kompleks dhe jo produktivitet, as shenjë serioziteti nga mediat e pjekura shqiptare të merren me një ish.

Në Perëndim, kur një njeri që largohet nga posti më i lartë politik në vend, shpesh e mbulon heshtja dhe harresa.

Kështu ndodh në Francë me Sarkozinë. Kështu edhe me Bushin në Amerikë. Shumë rrallë del në rrjetet televizive britanike Xhon Mejxhëri i konservatorëve, e po aq rrallë edhe Gordon Brauni i laburistëve. Pak më shumë, del Bleri, por edhe ai rrallë e për mall, kur firmos ndonjë kontratë disa milionëshe për konsulenca majtas e djathtas.

E nëse Berisha do të mund të bënte atë që bën Bleri me ndonjë vend të euroazisë, duke u dhënë konsulencë atyre nga përvoja e tij politike e drejtimit të vendit, pa dyshim do të duhej të mbulohej.

Përndryshe, do vazhdonim t’i terrorizonim shqiptarët dhe do t’i stresonim më shumë se janë stresuar dhe thinjur nga ky politikan, duke e parë për dy dekada të gulçojë, të fyejë me libër shtëpie e duke mashtruar e bërë demagogji në dritë të diellit, apo edhe duke ecur me gërshërë në dorë në çdo cep të Shqipërisë, ku bëhej dhe inaugurohej ndonjë vepër publike.

Në të kundërt, ringjallja e tij politike ose më saktë kacavjerrja e tij në politikën shqiptare, do ishte mallkim i pashmangshëm, plus që do t’i dhuronte atij kënaqësinë perverse për të thënë se: shqiptarët e thjeshtë, por edhe ata të sofistikuarit, nuk bëjnë dot pa mua dhe nuk është faji im që më nxjerrin politikisht me shkelma nga dera, e unë u hyj nga dritarja në çdo shtëpi dhe ekran apo telefona smart.

Pa dyshim, do ketë media të tij që do vazhdojnë t’i bëjnë fresk, disa edhe më pak se kur ishte kryeministër, por gjithsesi Berisha do duhet lënë vetëm me Facebook-un.

Asgjë nuk do humbas qoftë ai, qoftë ata që e adhurojnë, që e kanë bërë “friend” në FB.

Ata që nuk e duan, normal që nuk janë miqtë e tij në këtë rrjet, por për shkak të miqve të miqve u fanepset ende në këtë rrjet.

Në fund të fundit kjo është e ndershme dhe të gjithë të fituar janë.

Vetëm kështu dhe pa oksigjenin e pamerituar mediatik, ai realisht do fillojë të kuptojë dhe ndiejë dhembjen e papërjetuar ende të humbjes, se nuk është më kryeministër moral, edhe pse ligjor hëpërhë, i këtij vendi dhe do duhet të merret me nipërit dhe mbesat dhe të shijojë më shumë moshën e tretë.

Ky do jetë ditoksi më i mirë për ambientin politik shqiptar, duke i lënë të tjerët rehat dhe në fund të fundit, t’i kushtohet më shumë vetes dhe hobeve personale, përfshi edhe rekordet në not.

Ai u ka shumë borxhe shqiptarëve, por lënien në punët dhe fatin e vet në muzgun e jetës, tash e tutje, duke e injoruar edhe si ndëshkim, ia kanë borxh shqiptarët mediatikë.

Shqip

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Ka nje oxymoron brenda ketij shkrimi: "Mos i jepni oksigjen mediatik"-thote, dhe per vete nuk ngurron t'i kushtoje 2 faqe shkrim ne te cilin nuk ka asnje pohim qe nuk eshte thene, sterthene e sterperseritur gjate ketyre 20 viteve. Berisha ka qene fatlum me kete klase gazetarucesh te cilet me ikjen e Berishes nga skena humbasin te fundmin modus vivendi qe u ka ngelur. Keta gazetare, pavaresisht ligjeratave te tyre, jane te fundmit qe do te donin largimin e Berishes, ngaqe kjo ikje do te shenonte nje ulje drastike ne standartin e tyre te jeteses, dmth nje renie drastike e rrenave, llogjeve, muhabeteve korr e mos lidh, dhe te gjitha llojeve te peshtirosjeve qe e bejne leximin e nje gazete nje akt te neveritshem.

Submitted by Lami (not verified) on

Per ate qe eshte, per ate qe perfaqeson, per ate qe  ka perfaqesuer  diku familja e tij (i ati ka firman ne te gjitha pushkatimet), nuk i takon z. Manaj te merret me kete teme.

Ai ketu  e mban veten per analist, thote se eshte i tille, flet me "ne analistet", por mua prej tij nuk me kujtohet te me kete mbetur ne mendje gjesendi prej tij. Arsyeja eshte  e qarte, kuptohet ng akjo qe shkruan sot. Ai eshte dikush i mbushur me maraz e helm dhe si i tille e ka te veshtire te jete objektiv dhe te thote gjera te besueshme. Siç po ben edhe sot, per marrezine e tij

Submitted by dritan (not verified) on

O arben nuk e ben tellalli lajmin por i zoti se tellalle (vecanerisht si ty) ka me shume se dhen e dhi, por njerez si Berisha jane  shume te rralle !

Submitted by ILIRET (not verified) on

Edhe Hitleri, Musolini, Stalini, Enveri (babai shpirteror i Sales), te rralle ishen. Ndersa jane  harruar emrat e Curcill, Ruzvelt , De Gol etj... te cilet i kane sherbyer njerezimit dhe demokracise, pa pretendimin per te qene specie te rralla...

Submitted by dritan (not verified) on

Jane harruar ...... ???? Sa per krahasimin e Berishes me nje grusht kasapesh komentet nuk kane asnje vlere

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.