Shila dhe Karibda e Ramës

Postuar në 14 Korrik, 2013 11:30
Eduard Zaloshnja

Në mendimin ekonomik post-marksist, kanë konkuruar dy shkolla të kundërta rreth rolit të shtetit në zbutjen e cikleve të ekonomisë së tregut – ajo fiskale dhe ajo monetare. Nobelisti John Maynard Keynes ishte themeluesi i shkollës së mendimit ekonomik që i sheh politikat fiskale si instrumentin kryesor të ndërhyrjes së shtetit në rastet kur rritja ekonomike frenohet dhe hapja e vendeve të reja të punës vështirësohet. Ndërsa nobelisti Milton Friedman ishte themeluesi i shkollës së mendimit ekonomik që këtë rol ia njeh politikave monetare. Deri më sot, në përgjithësi, qeveritë e majta në botën demokratike kanë përqafuar shkollën kejnsiane, ndërsa të djathtat kanë përqafuar atë fridmaniane.

Kështu për shembull, Presidenti Ruzvelt, një nga dishepujt e zjarrtë të shkollës kejnsiane, rriti ndjeshëm borxhin publik të SHBA-së dhe i përdori fondet e grumbulluara për investime në infrastrukturë, duke ulur kështu papunësinë e lartë të shkaktuar nga depresioni i fortë ekonomik i viteve 1929-33.

Ndërsa presidenti Regan, një dishepull i zjarrtë i shkollës fridmaniane, emëroi në krye të bankës qendrore një guvernator që ndërhyri fort në ofertën e parasë në qarkullim, duke ulur inflacionin vjetor nga 13% në 4% brenda një katërvjeçari. Ndërkohë, Regani uli taksat ndaj individëve dhe bizneseve, duke pakësuar kështu mundësinë e buxhetit federal për ndërhyrje fiskale në ekonomi dhe duke ia lënë bankës qendrore shkopin e dirigjentit ekonomik.

Pas kësaj hyrjeje të shkurtër rreth shkollave te mendimit ekonomik mbi rolin e shtetit në zbutjen e cikleve të ekonomisë së tregut, le të vijmë tek ekonomia aktuale shqiptare.

Pas dy muajsh Rama do të jetë kryeministër i vendit. Por, pavarësisht nëse Rama do të jetë partizan i shkollës kejnsiane apo asaj fridmaniane, atij do t’i duhet të lundrojë mes një Shile dhe Karibde ekonomike. Dhe ja përse.

Bazuar në të dhënat më të fundit të faqes së internetit të CIA-s për Shqipërinë dhe të raportit të The Economist Intelligence Unit, mund të llogaritet se në vendin tonë konsumohen brenda një viti mallra e shërbime të ofruara nga privatët dhe shteti me kosto rreth 11.5 miliardë dollarë (shteti dhe organizata bamirësie private ofrojnë disa shërbime e mallra falas, por sidoqoftë edhe ato e kanë koston e tyre). Në vlerën e mallrave/shërbimeve që konsumohen në Shqipëri, është e trupëzuar vlera prej 3.4 miliardë dollarë e mallrave/shërbimeve që importohen, ndërkohë që trupëzohen edhe rreth 1.2 miliardë dollarë në formën e konsumimit të makinerive dhe mjeteve të importuara. Me fjalë të tjera, për çdo 100 dollarë mallra e shërbime të konsumuara në Shqipëri, rreth 40 dollarë shkojnë jashtë vendit për të mbuluar vlerën e importeve të trupëzuara në to.

Për ta bërë paragrafin e mësipërm më të kuptueshëm për lexuesin, le të sjellim disa shembuj.

Sa herë blejmë një bukë në dyqanin pranë shtëpisë, më shumë se gjysma e 800-lekëshit që paguajmë shkon për të mbuluar importimin e grurit dhe konsumimin e makinerive, automjeteve, karburantit e materialeve të tjera të importuara që nevojiten për prodhimin dhe transportimin e miellit dhe, më pas, të bukës. Ndërsa kur blejmë domate të prodhuara në sera diku në Myzeqe, rreth 40% e çmimit mbulon konsumimin e impianteve, automjeteve, karburantit, e materialeve të tjera të importuara që nevojiten për prodhimin dhe transportimin e tyre. Për të mos folur pastaj për cigaret apo mallrat elektronike, në çmimin e të cilave importi është trupëzuar në nivelin mbi 75%.

Por si ia kemi dalë ne që të dërgojmë jashtë Shqipërisë 40 dollarë për çdo 100 dollarë mallra dhe shërbime të konsumuara në vend?

Së pari, ky deficit është mbuluar nëpërmjet eksporteve të mallrave e shërbimeve shqiptare, të cilat kapin shifrën e 1.6 miliard dollarëve në vit. Së dyti, nëpërmjet dërgesave të emigrantëve, të cilat, kohët e fundit, mezi arrijnë nivelin e rreth 1 miliard dollarëve në vit. Së treti, nëpërmjet ndihmave dhe kredive të huaja që merr shteti dhe privatët shqiptarë, të cilat janë në nivelin 0.8 miliardë dollarë në vit. Së katërti, nëpërmjet investimeve të huaja direkte, që kapin shifrën e 0.4 miliardë dollarëve në vit.

Po t’i mbledhim së bashku këto burime, bëjnë rreth 3.8 miliardë dollarë. Pra, mbeten edhe 0.8 miliardë për të mbuluar 4.6 miliardë dollarët e importit të trupëzuar në vlerën e mallrave dhe shërbimeve që konsumohen çdo vit në vend. Dhe ku gjenden këto 0.8 miliardë dollarë? Duhet të jenë paratë e trafiqeve ilegale dhe paratë e pista që futen në Shqipëri…

Duke parë listën e burimeve të financimit të deficitit tonë tregëtar, mund të thuhet se dy syresh kanë patur prirje zbritëse kohët e fundit. Së pari, dërgesat e emigrantëve janë vazhdimisht në ulje, për shkak të krizës ekonomike që ka mbërthyer vendet ku punojnë shumica dërrmuese e tyre, si dhe për shkak të shkëputjes graduale të lidhjeve me vendin e origjinës. Së dyti, paratë e trafiqeve ilegale dhe paratë e pista nga jashtë janë vazhdimisht në ulje, për shkak të trysnisë që ushtrojnë fqinjët tanë europianë ndaj qeverisë për t’i luftuar ato.

Në këto kushte, Shqipërisë i duhet të adoptojë një politikë që do të stimulonte zëvendësimin e mallrave të importit me prodhime vendase, si dhe rritjen e eksporteve. Kjo gjë, përveç ndikimit në zbutjen e deficitit tregëtar, do të ndikonte edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, në kushtet kur ndërtimi dhe industritë e lidhura me të kanë pushuar së qeni lokomotiva e ekonomisë shqiptare.

Por stimulimi i prodhimeve vendase (për konsum të brendshëm dhe eksport) kërkon ose ndërhyrje fiskale, ose ndërhyrje monetare, ose të dyja.

Në ndërhyrjet fiskale përfshihen subvencionet, investimet e drejtpërdrejta të qeverisë në infrastrukturë dhe/ose mjete prodhuese, lehtësirat tatimore, tarifat doganore, etj. Por qeveria shqiptare ka disa pengesa financiare dhe institucionale për t’i realizuar ndërhyrje të tilla.

Së pari, niveli i borxhit publik është i tillë që nuk i jep luksin qeverisë të përdorë buxhetin e saj për të stimuluar prodhimin vendas. Sipas FMN-së dhe Bankës Botërore, niveli i borxhit publik të Shqipërisë duhet të jetë në kufijtë 40%-50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që ai ka arritur pothuaj në nivelin 65%.

Së dyti, marrëveshjet ndërkombëtare të Shqipërisë me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), Bashkimin Europian (BE), etj. e kufizojnë mundësinë e qeverisë për të manovruar me tarifat doganore të mallrave të importuara apo me subvencionet e eksporteve.

Në ndërhyrjet monetare përfshihen ulja e normës bazë të interesit dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë e bankës qendrore në tregun e bonove të thesarit. Këto ndërhyrje kanë si rezultante rritjen e sasisë së lekëve në qarkullim dhe zhvlerësimin e lekut ndaj valutave kryesore. Nga ana e vet, një lek i zhvlerësuar ul koston e punës në prodhimin vendas (për konsum apo eksport), meqë rrogat paguhen në lekë. Pra, prodhimi vendas mund të konkurojë me atë të huaj, si në tregun vendës dhe atë të eksportit.

Por ndërhyrje të tilla monetare nuk janë pa kosto. Zhvlerësimi i lekut ndaj valutave kryesore do të rriste çmimet e mallrave që sot vijnë nga importi. Dhe kjo do të godiste rëndë konsumatorët me të ardhura të pakta, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë. Me fjalë të tjera, derisa prodhimi vendas të zëvendësojë shumë nga mallrat e importit (Zoti e di për sa vjet), shumë shqiptarëve do t’u duhet ta shtrëngojnë rripin fort. Ndërkohë, qeverisë do t’i duhet të shlyejë borxhin që ka në euro me lekë që kanë një kurs më të dobët shkëmbimi.

Me pak fjalë, mund të thuhet se, pavarësisht nëse kryeminstri në pritje Rama do të jetë partizan i shkollës kejnsiane apo asaj fridmaniane, atij do t’i duhet të përballet nga njëra anë me FMN-në, BB-në, OBT-në, BE-në etj., në lidhje me ndërhyrjet fiskale, dhe nga ana tjetër, me shumicën e konsumatorëve shqiptarë dhe kreditorët e huaj, në lidhje me ndërhyrjet monetare…

Comments

Submitted by reformer (not verified) on

ekziston gjithmone nje rruge e trete. qe do te thote se mund te kemi nje kombinim te masave kejnsiane me ato fridmaniane dhe mbi te gjithe nje perpjekje per ta futur vendin ne tregun boteror, qe ne fakt eshte e vetmja zgjidhje virtuoze per te dale nga cikli vicious i masave fiskale-monetare, mekanizma qe vetem ndryshojne prioritetet, por nuk sjellin rritje prodhimi dhe sidomos rritje eksporti, qe eshte e vetmja rrugedalje per cilendo qeveri qe mendon seriozisht te rrise vendet e punes.

Turizmi, turizmi dhe SIDOMOS bujqesia: sepse autori ka harruar te llogarise se te pakten 1 miliard nga ato para qe ne eksportojme ne bote cdo vit jane per ushqime. Raporti permbyset me nje zhvillim te shpejte te bujqesise: le ta fillojme me domaten.

Submitted by Albi (not verified) on

Ja ke fut kot fare, me mire rri te mikro.

Stimulimi i prodhimeve vendas e te tjera si keto futen te reforma strukturore, dhe prekin anen e ofertes, pra rritjen ekonomike potenciale dhe aftatgjate.

Politikat per monetare dhe fiskale per zbutjen e ciklit te biznesit prekin anen e kerkeses, dhe tentojne te ulin volatilitetin rreth nje trendi te paracaktuar.

Jane dy gjera komplet te ndryshme.

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

O "makroekonomisti i xhaxhit Sali"! Jeni bërë si "pionerët e xhaxhit Enver". Shkrimi lexohet nga koka dhe jo nga ... Autori ta ka ka nisur shkrimin me fjalinë:

Në mendimin ekonomik post-marksist, kanë konkuruar dy shkolla të kundërta rreth rolit të shtetit në zbutjen e cikleve të ekonomisë së tregut – ajo fiskale dhe ajo monetare

Ndërkohë ti shkruan që autori ja fut kot sepse:

Politikat per monetare dhe fiskale per zbutjen e ciklit te biznesit prekin anen e kerkeses, dhe tentojne te ulin volatilitetin rreth nje trendi te paracaktuar.

Zbutja e cikleve të ekonomisë = Zbutjen e cikleve të biznesit. Ku e shikon diferencën? Në mikro?

Pastaj nga e gjete këtë trendin e paracaktuar?! Kush e ka paracaktuar? Saliu?

Submitted by Albi (not verified) on

Ku me gjete mu Salist mer daj, qe nuk kam votu njehere ne jeten time per Salen. Apo kam kundershtu #rilindjen? Keni fillu me bo listat e armiqve te shtetit tani? Do gjeni tradhtaret kudo qe jane? Te medhenj fare jeni. Te pakten ngjajini kryetarit ne paraqitje qe keto dite po perpiqet te uli tonet, do keni 4 vjet kohe per te mbrojt zullumet e tij dhe te Ilir Floririt.

Per gjera te tjera ben mire te mos fusesh hundet aty ku nuk merr vesh. Zaloshnja e nis mire me instrumentat kundraciklike, po perfundon te reformat strukturore.

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

Hë mo, e latë Saliun sa ktheu patkojt? U turrët ka Basha tani? Që pa marrë qeverinë Rama filluat me "parashikimet e Bashës" për "zullumet" dhe për "armiqtë". Po si flisni të gjithë me të njejtën gjuhë? Mjafton të dëgjosh njërin dhe i ke dëgjur të gjithë. Jeni të paparë.

Përsa i përket makroekonomisë, sesa merr vesh ti "që fut hundët aty ku merr vesh" dukesh qartë nga mufkat që shkruan:

...tentojne te ulin volatilitetin rreth nje trendi te paracaktuar

Trendi i paracaktuar???  Edhe një student të vitit të parë ekonomik në UT (shtetëror) do ta ngelnin nëse shkruante mufka të tilla. Dukesh që paske mbaruar tek privati. Ku e ke bërë universitetin? Tek UET i Çilit? Atje jua mësojnë këto "trendet e paracaktuara"?

Submitted by Albi (not verified) on

Atje dora vete. Me ka dhene Linda mesim.

Vazhdo me gjetjen e armiqve te #rilindjes ti nderkohe, po kujdes Liken aman.

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

Bravo! Tipik "makroekonomisti i xhaxhit Sali"! Jo po e shoqja e Ramës, jo po Ilir Meta, jo po armiqt e rilindjes etj. Këta e kanë fajin që nuk të del ai "trendi i paracaktuar"? E bukura është që bëni dhe si kompetentë që "fusni hundët aty ku merrni vesh".

Megjithatë, mos u mërzit se ke shpresë. Rilindja ka ardhur dhe për ata si puna jote. Do të mundesh edhe ti të sigurosh bukën me punë dhe jo duke ndenjur e duke shkruar nëpër blogje.

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

Ou, edhe ti nga ata që fiton jetesën duke shkruar nëpër blogje qënke?

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

Oho, tani e pashë që jeni komplet të sinkronizuar në kohë.  Vuan nga personaliteti i dyfishtë? Apo këtë Bardin e ke shok imagjinar?

Submitted by Albi (not verified) on

Jo mo nuk shava. Te thashe qe ma dhene mesim nje nga njerezit me impakt me te madh te #rilindja.

Submitted by Ernesto Cohelio (not verified) on

Per ta thjeshtesuar pak debatin Albi. Ai thote si te favorizoje prodhimin brendas ne krahasim me ate te huaj, ne menyre qe te rrise eksportet ne raport me importet. Ne nje model baze mekanizmat jane ose te nderhyja nga ana e ofertes ( nderhyrje e shtetit me mekanizma fiskale ne menyre qe te uli koston e prodhimit) ose te rrise eksportet duke rritur inflacionin ( mallrat shqipetare do te kushtonin me lire per tregun e huaj ). Personalisht jam kundra rritjes artificiale te inflacionit sepse ky efekt do te ishte vetem provizor ( ne drejtim te rritjes se eksporteve) pasi tregu do te rregullonte cmimet ne baze te inflacionit te rri shume shpejt dhe neqoftese ky inflacion nuk do te shoqerohej me rritje rrogash,  kjo do te sillte vetem nje dem per konsumatrin Shqiptar, i cili do te perfundonte te blente me shtrenjte qofte produktet vendase qofte ato te huaja.

Submitted by Bard (not verified) on

Ka edhe nje menyre tjeter per te rritur sasine e parase ne qarkullim, Zaloshnja: thjesht te printoje te tjera. Kot nuk i'a sugjeroni kete gje, si plan rezerve! Nje skenar grek po i afrohet Shqiperise, dhe kete s'ka Rame ta ndaloje me ç'duket, te shpresojme qe te mos e haje edhe ai si Gjergj Papandreu; meqe jane shoke e them kete...

Submitted by mhk (not verified) on

Kam ca pyetje si jo ekonomist:
1- mbi ç'kritere llogaritet kufiri i borxhit nga Fmn-të e BB-të? Nga sa kam dëgju kto kohët e fundit ka shumë debate nga ekonomistët rreth kufijve të borxhit.
2- çështje demokracie. Qeveria zgjidhet nga Fmn apo nga zgjedhësit? Në kte rast a nuk do të ishte më demokratike që qeveria të ketë prioritet zgjedhësit dhe pastaj mardhëniet me FMN-në.
3- Si ndahet borxhi publik Shqiptar në lek e valutë? Sepse nqs shumica e borxhit është ne lek atëhere kjo i jep ca më shumë vend per manovrim qeverisë e BSh-së, apo jo?

Submitted by Albi (not verified) on

1 - Debati nuk eshte shume mbi menyren e llogaritjes. Debati eshte mbi faktin nese ne kohe krizash ekonomike duhet lejuar apo jo qe borxhi te rritet. Keynesianet me pak fjale thone qe borxhi nuk ka rendesi ne kohe te tilla. Monetaristet thone qe bankat qendrore mund te zgjidhin gjithcka. Austerianet/austriaket thone qe cdo lloj nderhyrje vetem sa ngadaleson zgjidhjen e problemeve qe kane shkaktuar krizen. Mendimi im eshte qe keynesianet e kane fituar debatin.

2 - E vertete qe zgjidhet nga zgjedhesit, po edhe ekonomia ka ca rregulla te cilave eventualisht nuk i shpeton dot asnje qeveri. Gjithsesi une jam me ate ide qe ka hedhur sot Gjergj Buxhuku, per momentin FMN-ja do ishte e panevojshme per Shqiperine. Por duhet te them se ata jane treguar me fleksiblet kohet e fundit duke pranuar se disa nga rregullat qe kane vendosur, edhe psh ne rastin e Greqise, kane qene me te egra sec duhet.

3 - Borxhi publik eshte shumica eshte ne leke, dhe shume pak ne euro. Kjo te ndihmon mjaft kuptohet, por nuk do te arrish ne piken qe te duhet te printosh para.

Submitted by mhk (not verified) on

Faleminderit Albi për përgjigjen.
Marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare si FMN lënë plot hapësira negocimi, aty e kisha fjalën për prioritetet. Realitetet ekonomike nuk injorohen por nganjëherë qeveritë i lidhin duart vetes ose i përdorin si alibi mardhëniet me këto institucione.

Me sa marr vesh do të thotë që dyzimi nuk është aq i madh sa e thotë Z. Zaloshnja. Të shohim në shtator.

Submitted by RP (not verified) on

shkrim interesant,me i mire se te gjitha llogaritjet e parcelave zgjedhore.Diku e kam pasur qejf ta perdor kete metafore ne nje koment,por ngaqe me leverdiste te thosha se Rama duhet te mbylle veshet,i bie qe te mos degjonte kengen e sirenave.Ne fakt,kur s'ka para,sado ta vrasesh mendjen,zgjidhjet jane te pakta.Te gjithe jemi te ndergjegjshem se qeverisja e fundit e Berishes ka pasur rritje shpenzimesh dhe marrje te reja borxhesh,qe perkthehen me nje situate ekonomike te degraduar.Mbeshtetesit e Rames u nxituan te thone se Rama ka marre mbeshtetje nga FMN e BB per nje hua rreth 1.3 miliarde$,sepse normale ishte habia e lexuesve dhe simpatizanteve:"Ku do t'i gjeje Rama parate per te zhvilluar programin?".Mirepo FMN e BB kane nje jete te tere qe nxisin reformat strukturale,qe perkthyer shpejt do te thote reduktim te administrates dhe shpenzimeve publike ne kembim te huase.Diku kam lexuar se pas New Deal,administrata e Roosevelt pati trysni te forta ne Kongres e keshtu,mjaft nga mekanizmat sociale u hoqen,faktor ky i nje krize akoma me te thelle ne 1937,qe nuk thuhet,por do kishte pasoja katastrofike nese nuk do plaste Lufta e II boterore e si rrjedhim do hapeshin mjaft sektore pune nga nevojat e Luftes.Pra,nuk eshte se nuk u provua kryqezimi fatal midis shkolles Kejneziane dhe shkolles se Cikagos,kur kjo e dyta nuk kishte lindur akoma.Kunder diktatit te Superbankave(thuhet qe bankat qe komandojne boten jane 9 dhe perfaqesuesit e tyre mblidhen 1 here ne muaj per te percaktuar strategjite)ka zera qe jane per nje rruge te trete,qe dmth Thesari te prese parane e nevojshme per likuiditet,se tek e fundit,ne makrosistem,me mire eshte qe paraja te"teproje"sesa te jete mangut.Ka inflacion:le te kete,se nuk behet qameti.Por ka nje ndryshim ne thelb teoria e Keynes,qe thoshte"gjersa te presim qe ekonomia te marre vete veten ne do kemi vdekur",sepse Keynes e rifut ne moto ekonomine nepermjet konsumit te gjere,ndryshe nga shkolla e Cikagos(Friedman)qe e shikon ekonomine si nje formule strikte matematike,jashte forcave qe jane ne loje,duke favorizuar te fortin,qe Stiglitz e thekson se nuk ka sesi 1% e popullsise se botes te dominoje 99%-in.I njohur si efekti Trickle down,dmth po u pasuruan shume te pasurit,ata do t'i lene pas dore therrmijat,keshtu do shtohet sofra per te tere;kjo teori e provuar ne vendet latinoamerikane nuk ka dhene rezultat.Sidoqofte,Rama per veten e tij nuk eshte ekonomist,dmth sipas meje ai e ka kollaj fare te"beje ca gjera".Mesa kam vene re,ne fushate ai i ka meshuar tregut te pasurive,duke shpejtuar legalizimin e banesave.Kjo do sjelle shkembime financiare,por vihet re nje ngadalesim i tregut te banesave.A thua se thjesht legalizimi do t'i jape nje hov te ri ketij tregu,qe sipas mediave eshte qe prej nje viti ne njefare stanjacioni?Nejse,ka shume hipoteza,por po i kthehem prape asja,qe te gjithe e pyesim me habi:"Ku do t'i gjeje parate Rama?".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.