Rama është ok, por duhet më pak optimizëm e amatorizëm

Rama e ka përuruar me mesazhe të paqta e ngushëlluese stinën e tij. Në të gjitha herët që ka folur, ka synuar të përcjellë idenë, se epoka konfliktuale e politikës ka ikur njëherë e mirë. Në fakt, nuk është se ai ka në dorë gjithçka në këtë drejtim (Olldashi e Basha po tentojnë të kapin kreun e partisë së tyre duke u marrë ende me kundërshtarin, që sapo i ka mundur rëndë), por Rama ka në dorë t’i japë fund praktikës e traditës së një kryeministri e të një pushteti që merret me opozitën e me opozitarët, që i fyen këta të fundit, që nuk ulet me ta për të gjetur zgjidhje konsensuale (kur është rasti). Dhe gjasat janë që ai ta ketë në mendje, e ta vërë në jetë, një sjellje të tillë kryeministrore.
Në këtë pikë pra kemi të bëjmë me një sjellje të lavdërueshme të Ramës. Të paktën, deri në këtë moment. Por ka nja dy sjellje të tjera të Ramës që nuk të bindin në këtë hov të parë, dhe që e nxjerrin atë, në rastin më të mirë, në një dritë naive. Së pari, ai ka zënë të përcjellë idenë, edhe pa e artikuluar atë, se pas 23 qershorit, Shqipëria shpëtoi. Është një optimizëm që ai e bart kudo që shkon, e që nuk bën asnjë përpjekje për ta fshehur. Dhe të jep përshtypjen se nuk e ka nga “droga” e fitores, që s’i ka dalë akoma, por e ka, ngaqë beson vërtet. Këtë përshtypje të jep.
Mirëpo punët nuk duket se janë kështu. Ok, ikja e Berishës nuk është pak, dhe kjo ikje, pavarësisht nga çfarë do të ndodhë më pas pa të, është në vetvete një lajm i madh, është një nga pak ngjarjet e mëdha e të rëndësishme në historinë 100-vjeçare të Shqipërisë. Dhe kanë për t’u bindur kollaj të gjithë se është tamam kështu, në mos kanë zënë të binden qysh tani, se ka filluar, në mos tjetër, një epokë e normalitetit (të vetmet situata e gjeste anormaliteti vijnë sërish prej Berishës, që po sillet sikur 23 qershori s’ka ndodhur; por do t’i kalojë qyqarit).
Përsëris, nuk është pak, por kjo “arritje” do të harrohet shpejt. Më saktë, do të mësohemi shpejt me të, siç mësohemi aty për aty me gjërat bazike që i rikuperojmë në një rrethanë të caktuar; e kështu do të harrojmë që “normaliteti” na ka munguar për 23 vjet. Shumë shpejt do të bërtasim nevojën tonë për arritje të tjera, dhe pikërisht këto të tjerat nuk janë “bukë me djathë”, siç lë Rama të kuptohet se janë, edhe kur bën me dije se “Shqipëria që po merr në dorëzim do të jetë e rrënuar, dhe se arka e shtetit do të jetë bosh”. Askush, as Rama, nuk ka një panacea, me të cilën mund të kurojmë sëmundjet e problemet e këtij vendi, të cilat janë të shumta, janë kapilare, janë endemike, janë të thella, kanë lidhje me tipare tonat idiosinkratike, na vijnë nga historia (e hershme dhe e vonë), por na vijnë edhe nga zhvillime e dukuri korrente, siç janë, mes të tjerash, institucionet dhe administrata të ndërtuara me logjikë tribale e partiake, dhe partitë politike, entitetet sociale më të korruptuara të vendit. Dhe një nga këto entitete është Partia Socialiste. Një tjetër është Lëvizja Socialiste për Integrim. Të dyja kanë marrë mandatin për të qeverisur këtë vend.
Sigurisht, të qeverisësh shqiptarët është relativisht e lehtë, pasi ne, shqiptarët pra, jemi mësuar të jetojmë me pak e jemi mësuar të ulim kurrizin para çdo lloj pushteti. Kjo përgjegjësi bëhet edhe më e kollajtë, kur vendi del nga një qeverisje si kjo e Berishës; zakonisht, të gjithë e mbajnë të ulur stekën e pretendimeve kur dalin nga një situatë e vështirë. Këto ka parasysh Rama, kur krijon idenë se çdo gjë do të rrjedhë si në vaj tash e tutje? Ndoshta. Por një qeverisje e suksesshme nuk mund të ngrihet mbi stekën e ulur të qytetarëve. Mbi këtë stekë të ulur mund të ngrihet një qeverisje jetëgjatë, por jo një qeverisje e suksesshme. Pastaj, nuk është e thënë që steka të mbahet ulët nga shqiptarët. “Normaliteti” që do të pasojë (me normalitet kuptoj dhe krijimin e një klime të relaksuar socio-politike, në të cilën njerëzit do të jenë më të lirë; unë e besoj fuqimisht këtë gjë) do t’i kthehet kundër qeverisë që “e krijon”. Në situata normale njerëzit zënë e ngrenë natyrshëm atë stekën, për të cilën fola pak më sipër, zënë e mobilizohen dhe protestojnë shumë më kollaj, ndihen jo vetëm më të papenguar, por edhe më të inkurajuar për ta bërë këtë, dhe kjo do të përbëjë, jo një medalje për t’u varur në qafë nga qeveria, por një barrierë në qeverisje.
Së dyti, duhet t’i trembemi një lloj amatorizmi në qeverisje. Sidomos në kohët e para. Në rastin tonë është një amatorizëm që vjen edhe prej përmasave të fitores, të cilat ndonjëherë ta sjellin fitoren edhe si një autorizim për të bërë improvizime të llojllojshme. Një gjest amatorial, i improvizuar dhe populist m’u duk apeli që Rama u dërgoi para dy ditësh të gjithëve shqiptarëve, që kanë në mendje një ide, a një dëshirë, për të marrë pjesë në projektin e Rilindjes. Duket si ide gjenuine, e ndoshta me këtë synim është shpikur, por nuk ka gjasa që të funksionojë. Madje, të sillet si ideja e Berishës para tetë viteve për të bërë publik numrin antikorrupsion të telefonit, ku me demek do të përgjigjej ai vetë, në vetë të parë. Dhe nuk na u deshën shumë kohë e prova për të kuptuar se ai numër telefoni antikorrupsion ishte shpikur për t’na hedhur hi syve në rrethanat kur ai kish vendosur të bënte krejt të kundërtën, kish vendosur të ngrinte një sistem tërësisht e frikshmërisht të korruptuar, të cilin mund ta mbante më kollaj nën hyqëm. Apeli i Ramës pra, që gazetat e kishin raportuar me titujt “Rama hap zyrë punësimi; u kërkon CV-të shqiptarëve”, mund të merret edhe si një escamotage për të fshehur planin që mund të ketë, tok me Ilir Metën, për të ripushtuar administratën publike në stil klientelist, nepotik, partiak.
“Mos u nxito, pasi nuk i dihet”, mund të më thotë dikush. “Mos e paragjyko tjetrin pa i parë veprat!”, mund të thotë dikush tjetër. E ndoshta, kanë të drejtë. Rama mund të jetë shumë qëllimmirë në këtë histori. Por kjo lëvizje mbetet amatoriale, gjithsesi. Festivali i CV-ve që hapi Rama pardje nuk të çon asgjëkund. Qofsha i gabuar, por mendja më thotë se kjo nismë, edhe në rrethanat që është qëllimmirë, nuk mund të funksionojë. Është e destinuar të ngecë, të dështojë. Ka forma të tjera rekrutimi e promovimi, të cilat nuk kanë efekte propagandistike, por janë të thjeshta, konkrete, praktike, eficente. Këto forma nuk garantojnë një administratë të shkëlqyer, por garantojnë një administratë të qëndrueshme e të mbrojtur nga oreksi i hordhive të klientëve të partive. Është kjo, për të cilën ne kemi nevojë në këtë moment.
Shqip
Comments
vertet eshte amatorizem total

vertet eshte amatorizem total qe KK tu kerkoje CV -robve.

Kete pune e bejne institucionet o Ed Rama - mos ja fut kot - pyet Linden per keto gjera.

Muco, qe Rama do te merret me

Muco, qe Rama do te merret me favore as qe nuk vihet ne dyshim. Nuk shihet politikan shqiptar ne qarkullim qe nuk do ta bente. Problemi esencial qe ka Rama eshte beteja me drejtesine. A do te "detyroje" ai drejtesine te ndjeke fajet e krimet e 8 viteve te fundit?

Rama rri e kopjon tere kohes nisma "moderne" ne sjelljen e tij si politikan. Une nuk po i kerkoj shume per drejtesine. Dicka te ngjashme me USA po i kerkoj, ku prokurori ne mos urdherohet nga ekzekutivi te pakten ndjen fort presionin e tij si dhe te publikut.

P.S Majko the ne Devoll qe doganieret te ikin te qete se jane te pushuar praktikisht. Nje pyetje per Majkon: doganieret e Nanos te behen gati per pune apo kane gjetur te rinj?

Rama nuk eshte ok. Si nuk

Rama nuk eshte ok. Si nuk eshte ok. shkrimi i juaj. Rama eshte si nje mal qe lexohet per deformin e cdo gjeje me fjale, me fakte dhe me dhune te padukshme perverse. Eshte nje lloj tjeter dhune qe nuk duhet minizuar e injoruar: nuk eshte dhune fizike, eshte e sofistikuar; nuk eshte dhune e hapur si e Berishes qe, e mban karriken 70 cm me te larte se te tjerve, po eshte dhune e hidhur, e akullt, e acarte jo direkte, e veshtire ne te lexuar, e thelle ne te sakatuar e poshteruese plot pushtllik e arrogance ne te vepruar. Eshte dhune aleanca me emblemen e korrupsionit LSI. Eshte dhune kushtetuta. Jane dhune listat e milionjerve. Eshte dhune hiarkia e nenshtrimit dhe kulti i njeshit. Eshte dhune qe vetem ai e ka fuqine e te berit e te e vendimarrjes. Eshte pervesioni i unit, i narcizmit e manjakut dhe do ti dalin faktet, do ti dalin bij nenash e bij kurvash qe do tia thone me prova te verteten. Rama eshte me corodites me lojen e iluzionve, ngjyrave, kamuflimit dhe te gjitha keto bejne e perbejne ate qe quhet dhune. Dhune qe ne votuam dhe nuk zgjodhem e u poshteruam e u injoruam.

Nuk e kuptoj pse ne menyren fare te pa nevojshme perdor fjale te huaja?!

Askush, as Rama, nuk ka një panacea, me të cilën mund të kurojmë sëmundjet e problemet e këtij vendi, të cilat janë të shumta, janë kapilare, janë endemike, janë të thella, kanë lidhje me tipare tonat idiosinkratike, na vijnë nga historia (e hershme dhe e vonë),...

Askush, as Rama, nuk ka një melhem, me të cilën mund të kurojmë sëmundjet e problemet e këtij vendi, të cilat janë të shumta, janë kapilare, janë endemike, janë të thella, kanë lidhje me tipare tonat mirfillta, te vecanta, na vijnë nga historia (e hershme dhe e vonë),...

Rama nuk eshte nga veriu dhe

Rama nuk eshte nga veriu dhe flet te njejten gjuhe qe flasin snobat elitare dopjo provinciale te Tiranes, qe tani do mbushin zyrat e aparatit shteteror dhe institucionet arsimore e kulturore. Rama ofron imazhin identitar te ketyre elitave te ngjizura ne komunizem, qe izolimin dhe injorimin nga jeta kulturore e botes e kompensojne me pordhe te medha retorike, me vetelavderime e vetvleresime. Prandaj Rama eshte ok. Nuk ka fare rendesi qe Rama u ka hapur dyert e institucioneve ligjvenese e vendimmarreseve padrinove te Durresit, te Tiranes e Shkodres, bashkepunetoreve te Cosa Nostres, N'dragetes e Camorras - e rendesishme eshte qe Rama e ben kete me lezet, me stil, me fjale te bukura dhe jo ne menyre arrogante e barbare sic e bente Berisha dhe bashkepunetoret e tij.

Ne shqiptaret nuk e kemi problemin se na skllaverojne, por se si na skalleverojne. Manierat, imazhi, dukja jane me te rendesishme se sa realiteti. Na skllaveroni, por, ama, me kulture. Se keshtu ndjehemi evropiane.

Ne pergjithesi mire e ke o

Ne pergjithesi mire e ke o Muç! Megjithate, ashtu aiç thua shpesh here edhe vete nuk duhet folur para kohe, mdaje as duke u bere orakull. Sa per CV qe kerkon online, mire ben, sepse te pakten nuk merret me komente anonime si keto tonat, qe deshmojne se ende do kete anonime qe shkruajne letra partise per "shfaqe te huaja". Nje CV e deguar personalisht dhe me adrese te plote te verifikueshme eshte nje tregues besueshmerise se te dhenave dhe verfikiueshmerise. Eshte nje taktike rekrutimi qe perdoret shpesh ne perendim (po te lexosh ndonje monografi apo tekst mesimor per sjellejn e organizuar, do ta shikosh qe eshte nje standard) Fakti qe edhe sqarimi i bere se fundmi nga Rama synon te thote pikerisht kete (qe neser te kete goje tu thote atyre qe do nderhyjne se kane marre pare per te punesuar dike, se nuk ja vlen pasi nuk i ka kualifikimet qe duhen - keshtu mendoj une)

Ne shkrim thua "Përsëris, nuk është pak, por kjo “arritje” do të harrohet shpejt. Më saktë, do të mësohemi shpejt me të, siç mësohemi aty për aty me gjërat bazike që i rikuperojmë në një rrethanë të caktuar; e kështu do të harrojmë që “normaliteti” na ka munguar për 23 vjet" Kot e ke krijuar kete bindje. me Berishen nuk funksionon keshtu. Ai nuk rri te harrohet se eshte i semure nga TV. Tani se fundmi "ja ka marre doren edhe cicerimave ne FB. Eshte si Rem Grica ai, e le gjithmone nje meter litar qe njerzit te pengohen ne te.

Me pqlqen se perpiqesh te jesh objektiv, por shiko se ç'bejne pasardhesit: te krijohet pershtypja se nuk jane ne gare per kryetar, por ne fushate elektorale. E njejta gjuhe si e Rem Grices, qe na eshte qepur si "muti pas kepuces" deri "sa vdekja ta ndaje nga ne"

Mustafa do me falni qe po i
Mustafa do me falni qe po i lejoj vetes nje koment kritik ndaj shkrimit tuaj edhe pse ate arrita ta lexoj gjer tek pjesa kur flisni per ikjen e Berishes si dicka te rendesishme por qe do te harrohet shpejt.... Dhmth ju i shikoni gjerat nga kendveshtrimi i perceptimit publik te formalizuar ne muhabete neper berberhane dhe kafene. Si te ishin keto zhvillime krejt siperfaqesore. Nga ana tjeter nuk e di ku ja shihni Ju optimizmin e teperuar Rames sepse une personlisht do te doja ta shihja edhe me optimist. Por Rama mendoj eshte mjaft realist dhe i pergjershem teksa flet per "problemet e renda sa nje mal" qe qeverise se ardhshme do i duhet te zgjidhe apo teksa flet per nevojen e nje angazhimi gjithperfshires te shoqerise ne funksion te "Rilindjes" .
Z. Nano, une mendoj se ka

Z. Nano,

une mendoj se ka disa gjera, te gjitha me shume rendesi, qe nuk shkojne mire ne keto javet e para pas mbylljes se zgjedhjeve.

1. Qeveria e madhe

E para eshte propozimi per nje qeveri me te zgjeruar se ajo qe kemi; nje shtim i numrit te dikastereve, i nevojshem mbi te gjitha per te plotesuar kerkesat per pjesemarrje ne qeverisje te aleateve te koalicionit te majte.

Ky veprim, nese do te konkretizohet, do te shenoje ndarjen e pare te madhe mes interesave publike te pergjithshme dhe atyre private e specifike te koalicionit te majte. Ne kontekstin kohor dhe hapesinor ku jetojme, ne Shqiperine ende te pazhvilluar, qe mbahet me borxhe, remitanca dhe shitjen per dy pare te pasurive te plackitura kombetare, ne Shqiperine fqinje me Greqine dhe Italine, te "semuret" e medhenj te eurozones, ky vendim eshte ne kunderkahje me cdo logjike te shendetshme politiko-ekonomike.

Me shume dikastere do te thote me shume shpenzime, te garantuara dhe te menjehershme, me shume potencial per arbitraritet, me shume "duar" qe duhen kontrolluar ne "thesin e madh" te fondeve publike.

Nderkaq nuk ka asnje analize apo raport te kualifikuar, kombetar apo nderkombetar, qe te kete pohuar ndonjehere se numri i dikastereve perben problem per ndonje ceshtje qe ka te beje me ecurine dhe mbarevajtjen e vendit.

2. "Kryeministri i zgjedhur!"

E dyta ka te beje me strategjine e komunikimit publik te zgjedhur nga Partia Socialiste keto dite. Kjo strategji ka krijuar perkufizime te reja per ligjerimin tone publik, si ai kryeminister i zgjedhur. Pozites qe shpreh ky perkufizim i atribuohen nderkaq deklarata, vendime dhe aksione, si ai per grumbullimin e CV-ve qe ju komentoni ne shkrim.

Si njohes i mire i "arkitektures" se shtetit, ju besoj e dini mire se termi kryeminister i zgjedhur eshte konceptualisht i gabuar dhe i papranueshem per sistemin tone kushtetues. Tek ne kryeministri nuk zgjidhet nga populli, por nga Parlamenti, me mandat nga Presidenti i Republikes, dy institucione jetike keto per organizimin tone kushtetues.

Ne kete kontekst, perdorimi i termit ne fjale, qofte edhe vetem ne ligjeraten publike mediatike eshte shume i gabuar dhe sjell konfuzion dhe keqinterpretime.

3. Partia Socialiste si Agjenci Punesimi

Gafa ne komunikim qe lidhet me kryeministrin e zgjedhur shoqerohet nderkaq me nisma pa asnje baze ligjore, si kjo e mbledhjes se CV-ve; nese nuk egziston asnje kryeminister i zgjedhur, athere nisma mund te quhet me plot gojen si veprim i nje force politike; kjo perben nje shkelje te rende dhe njekohesisht nje cenim te besueshmerise se koalicionit te majte per ndertim te shtetit te se drejtes, te rrenuar me pare nga politikat e Berishes!

C'pune ka nje force politike me mbledhjen e te dhenave personale delikate te shqiptareve!?

C'pune ka nje force politike me krijimin e bazave te te dhenave per sektoret publike dhe private te punesimit!?

Cfare kompetencash profesionale ka nje organizate politike, qofte edhe vetem "per te ndare ne rafte", sic tha dje znj. Harito, CV-te profesionale te njerezve!?

C'pune ka fundja, mbi te gjitha, nje organizate politike, me punesimet ne shtet, ne cdo nivel te administrates!?

4. Aleatet, ide te kunderta per ceshtje madhore!

Lexova dje ne media nje interviste te gjate te z. Haxhinasto, nga e cila mesohet se forcat kryesore te koalicionit nuk kane (ende !!!) nje qendrim te perbashket mbi disa nga pikat me te rendesishme te programit qeverises, sic jane kuajt e betejes se socialisteve ne keto zgjedhje reforma fiskale dhe ajo e sistemit shendetesor!

Kjo me duket, nga pikepamja politike, nje e mete shume e madhe, pasi, nderkohe qe ndasite mbi detaje apo ceshtje te vogla jane jo vetem te kuptueshme por edhe te shendetshme, keto per te cilat po diskutohet jane te patolerueshme, pasi perbejne thelbin e premtimit zgjedhor per ndryshim!!

3 bomba nga M.Nano ne 3

3 bomba nga M.Nano ne 3 muaj.

1) Shpallja e listave per deputet nga ana e PS -> Liste bordellosh e quajti M.Nano.

2) M.Nano ne opinion -> Un nuk do zhgenjehem fare nga keta(te PS) pasi nuk kam besim fare tek to, thjesht do ngushellohem me ikjen e Berishes.

3) Rama eshte ok por duhet cik optimizem e amatorizem.

Po sa shpejt te erdhi optimizmi o Nano? Apo dhe ti mendon si Dash Shehu qe populli nganjehere eshte dhe toc..

Te pakten mbaji shenim ato cfare flet e mos bjer ne grope...

Ah desh harrova bomben klasike te Nanos. Nuk arrin te beje dot nje analize pa permend Berishen...

Add new comment