Pse Marksi e kishte gabim për kapitalizmin

Postuar në 05 Korrik, 2013 05:05
Madsen Pirie

Si shumë figura publike që lënë një trashëgimi, në shkrimet apo aktet e tyre, Karl Marks nganjëherë kishte të drejtë, e herë të tjera jo. Po përqendrohem te disa perj gjërave ku ai ishte gabim.

Ai e kishte gabim kur parashikoi se historia do të na conte në triumfin e pashmangshëm të proletariatit dhe aty do të qe fundi i saj. Historia nuk jep shenjë të asnjërës. Marksi ishte gjithashtu gabim kur sugjeronte se kjo do të ndodhte fillimisht në vendet më të zhvilluara ekonomikisht si faza finale e kapitalizmit. Në fakt këto revolucione ndodhën në ekonomitë e pazhvilluara si Rusia dhe Kina. Nuk kanë ndodhur në ekonomitë e zhvilluara dhe kjo mund të jetë për shkak se Marksi ishte gabim edhe rreth dickaje tjetër.

Ai parashikoi se kapitalizmi do të ulte rrogat deri në nivelin e mbijetesës para finales së vet. Në fakt teksa ekonomitë u bënë më të përparuara, të dyja si rrogat ashtu dhe standardet e jetesës u ngritën në nivele që as ëndërroheshin në kohën e Marksit, dhe kjo duket se i ka ulur trusnitë për ndryshime revolucionare.

Marksi ishte gjithashtu gabim rreth dickaje më thelbësore. Ai nuk i qëlloi në të as sa i takon ndryshimit. Nuk e kam në kuptimin se ai ishte gabim rreth ndryshimeve që do të vinin; më thelbësisht ai e kishte gabim në kuptimin se si ndodhin ndryshimet. Ai përqafoi modelin hegelian të ndryshimit.

Për Hegelin ndryshimi ndodh përmes trekëndëshash të palidhur. Një gjendje e gjërave krijon të kundërtën e saj, dhe nga përplasja e dhunshme ndërmjet të dyjave vjen një gjendje e re e gjërave. Teza, antiteza dhe sinteza. Dhuna qëndron në krye të kësaj ideje dhe rrjedhimisht edhe përkushtimi i Marksit ndaj revolucionit.

Por Marksi ishte një bashkëkohës i darvinit. Ai kishte lexuar Origjinën e specieve të darvinit dhe e admironte shpjegimin e tij për origjinën e njerëzimit. Ai dështoi megjithatë për të shenjuar domethënien e teorisë së ndryshimt të darvinit dhe për ta përfshirë atë në programin e vet.

Darvini avancoi një mekanizëm gradual të ndryshimit në të cilin diferencat e vogla gradualisht vijnë e bëhen sunduese me kalimin e kohës. Është evolucionare, jo revolucionare dhe është një përshkrim shumë më i saktë se si ndryshimi ndodh zakonisht në shoqëritë njerëzore se sa shpjegimi i Hegelit. Në fakt darvini kishte të drejtë dhe Hegeli gabim. Kjo do të thotë se marksi ishte gjithashtu gabim; gabim rreth ndryshimit dhe gabim rreth saj se si do të zhvillohej kapitalizmi.

Argumenti është se kapitalizmi ndryshon dhe përmirësohet. Ka kaluar përmes shumë transformimesh. Kapitalizmi që marksi mendonte se do të rrëgjohej nën kontradiktat e veta nuk është kapitalizmi i të sotmes.

Në botën materiale organizmat zhvillohen. Ata reagojnë ndaj krizave dhe ndryshojnë. Një gjë e ngjashme ndodh edhe me praktikat tona shoqërore. Ato zhvillohen dhe përshtaten me rrethanat e reja. Kapitalizmi është përballur me shumë kriza dhe cdo herë është zhvilluar dhe ka ndryshuar. Cdo herë, një formë e re e kapitalizmit është shfaqur për të zgjidhur problemet e vëna përballë paraardhësit të vet. Kjo është se si përparojnë qeniet njerëzore. Ne i zgjidhim problemet tona duke përshtatur praktikat tona.

Kapitalizmi sigurisht u përball me një krizë ne vitin 2008, por është ende me ne, dhe ende në këmbë. Po zhvillohet dhe po reagon ndaj ndryshimeve që nevojiten dhe, ashtu si më parë, kur pluhuri i krizës të jetë fashitur, do të kemi një variant të ri të kapitalizmit që do të shkojë përpara duke sjellë më shumë pasuri dhe zgjerojë mundësitë për njerëzimin.

Ky variant i ri i kapitalizmit që do të shfaqet duhet të jetë i tillë që në njëfarë mënyre menaxhon të mbajë larg politikanët në dëshirën e tyre për t’i përdorur rezultatet e tij për avantazhet politike. Bankierët lakmitarë do të marrin rrisqe të papërgjegjshme nëse politikanët ua bëjnë të lehtë këtë duke ndezur dritën për shpëtim te kreditë dhe paratë. Politikanët i pëlqejnë bumet dhe fluskat sepse i ndihmojnë ata për të fituar zgjedhjet dhe postet, kështuqë duhen gjetur procedura për të kufizuar mundësitë e tyre për ta bërë këtë. Ata që e kanë lakminë për pushtet nuk janë më pak të rrezikshëm se ata që lakminë e kanë për fitime dhe të dyja palët kanë nevojë për rregulla që tua  kufizojnë rrethin e veprimit.

Dua të zhvilloj edhe një argument tjetër: se kapitalizmi do të mbijtetojë sepse është rruga e vetme e vlefshme që ne e dimë se punon në praktikë për të krijuar pasuri dhe për mundësitë që sjell.

Marksi e kishte gabim edhe për një gjë tjetër të rëndësishme. Ai pajtohej me teorinë e vlerës së punës, duke besuar se vlera e një gjëje vjen nga puna që përdoret për ta prodhuar. Gabim. Vlera bazohet te kërkesa. Nëse askush nuk e do një gjë, atëherë nuk ka rëndësi se sa shumë punë shkon për ta prodhuar atë dhe ajo është e pavlerë.

Ne të gjithë i vlerësojmë gjërat në mënyrë të ndryshme dhe për këtë në mes futet tregtia. Ne tregtojmë sepse secili prej nesh vendos një vlerë më të madhe në atë që ka tjetri, se sa ajo që ne kemi për të këmbyer me të. Ne të dy fitojmë në vlerë kur tregtojmë dhe kjo është se si ne krijojmë pasurinë.

Ne prodhojmë në mënyrë që tregtojmë dhe të krijojmë pasurinë dhe ne investojmë në mënyrë që të prodhojmë. Ky në thelb është kapitalizmi dhe veprat e tij-sigurisht shumë më të mira se cdo gjë tjetër që kemi provuar. Dhe punon në mënyrë më humane gjithashtu.

Po, kapitalizmi bëhet më i ndërlikuar dhe më ambicioz teksa zhvillohet, por parimet e tij mbeten. Kapitalizmi do t’u mbijetojë krizave aktuale. Do të ndryshohet dhe modifikohet por nuk do të rrëzohet sepse asgjë ende nuk është gjendur që të mund ta zëvendësojë apo bën cka bën ai, apo që sjell avantazhet dhe benefitet që sjell.

Ka bërë të mundur burimet që kanë nxjerrë shumicën e njerëzimit nga niveli i mbijetesës dhe uria, që na kanë bërë të mundur të pushtojmë sëmundjet, të financojmë arsimimin dhe shërbimet sociale, t’u mundësojë njerëzve që të përfshihen në veprimtari artistike dhe kulturore dhe t’i pasurojnë jetët me mundësi më parë as të ëndërruara.

Marrë nga Mapo

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

Heu lum Lleshi,

po pas gjithe ketij referati qe ke mbajtur na perfundon duke marre si shembull Harvardin, tempullin e shkolles se  "oligarkise finaciare" dhe jo shkollen e partise . Kujdes, mbaje te paster vijen e partise e mos devijo kursin duke u influencuar nga bota borgjezo-revizioniste.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Bota eshte e njerezve , pavaresisht se e vjedhin dhe e shfrytezojne borgjezo-revizionistet ....! ha....ha.....ha.... "Demokraci" eshte pushteti i shumices dhe shumica eshte e varfer , kur te therret qameti ! Prandaj themi qe "demokraci" eshte nje genjeshter e madhe me bisht dhe e kemi transformuar ne "demokarci" ! Ha......ha....ha... mer Gjon ....

Kur themi apo thua , qe kapitalizmi "ka kriza"  , krizat i ka per "popullin" se vete kapitalistet nuk kane ndonjehere krize ! Apo nuk je dakort ti ? Ha....ha....ha....

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Marksi hidhet poshte ne Suedi,por jo ne Sierra Leone.Pyetja eshte: A do te mund te ekzistonte Suedia pa Sierra Leonen?"

JO!

ky është mendimi tim!!

nuk mund të egzistojë!sot ne shtrojmë pyetjen!përse ish perandoritë koloniale kanë qytete aq të bukura,kanë ndërtime aq madhështore??sepse kanë rrjepur drejt për drejtë kolonitë e tyre!vënde të në të cilat akoma njerzit vdesin urie!dje ishte një grabitje me dhunë,me armë në dorë!SOT,një grabitje vjedhje në kufijt e mashtrimit!!sot në sierra leone punojnë skllevërit moderrn për të prodhura mirqënje për suedezin e amerikanin!blihet kuintali i kakaos sa një çokollatë 100 gramshe e shitur në dyqan!

tashti ti këthehemi nivelit të mirqënjes suedeze o skandinave në tërësi!!mos vallë ai ndryshon shumë nga socializmi i djeshëm??

jo shumë pak!!ndryshe nga socializmi shtetror i dhjeshëm sot kemi socializmin privat skandinav!!kur në vënd të socilizmit te djeshëm,ku shteti zotëronte gjithçka,kemi "socializmin"suedez ku shteti takson gjithçka dhe shumë rëndë!ku shteti ndihmon gjithkënd që ka nevojë,ku shteti investon këto para për shoqërinë!!në një masë shumë më të madhe se tërë bota kapitaliste!!

marksi ka gabuar!?

aspak dhe po të marrim për shëmbull vetëm shetet e pasura kapitaliste,se po të flasim për kusurin asqë mund të vijë në pyetje ky gabim!!sot për sot kemi një dështim të atij socializmi të gërshetuar me diktaturë dhe një humbje besimi në teorinë e marksit!jemi në një fazë ku po provohet diçka tjetër,por që po nuk u këthye në modelin suedez do të dështojë dhe kjo!!

sot të paktën dimë më shumë se më parë!!dimë si ka funksionuar kapitalizmi primitiv,komunizmi primitiv,socializmi diktatorial  dhe sot kapitalizmi human në vëndet e zhvilluara,primitiv në ato të pazhvilluara!të pakëtn me këto që dimë,mësuar,mund të themi se një gërshetim i kapitalizmit me socializmin të sjell në një rend më human!në një rend shoqëror skandinav!!në një rend që duhet të përhapet në të gjithë botën!!e nesërmja mund të jetë skandinave në përparim ose diktatoriale e mbushur me rrevolucione e luftëra pemanenete!!

Submitted by Endri (not verified) on

Neqoftese ti nuk arrin te dallosh ndryshimin midis fazave qe ka hasur kapitalizmi deri te kapitalizmi social dhe socializmit te marksit po e sheh te parin se nje gershetim te te dytit cdo lloj debati do ishte shterpe.

Submitted by Ndalor (not verified) on

Mos beso cfare degjon me veshe,beso vetem gjysmen e atyre qe sheh me sy dhe beso te gjitha ato qe heq ne kurriz.Kjo eshte zgjidhja per mua.Pas 25 vjetesh jete ne komunizem dhe po aq ne kapitalizem gjerat nuk jane dhe aq te thjeshta....Megjithate te keqen e kapitalizmit.

Submitted by Saravangllavinglla (not verified) on

Pirdh o PIRIE  Pirdh............

Submitted by alek j. dryness (not verified) on

O  DJEMA,  A  NU  KA  THENE  MARKSI  DIKUR  QE  NE  KAPITALIZEM   NJERIU  PER  NJERIUN  ESHTE  UJK.  A  NUK  KA  THENE  MARKSI  DIKUR  QE  BANKAT  JANE  SHUSHUNJA  QE  THITHIN  GJAKUN  E  NJREZVE.  ME  THONI  QE  MJAFTON  KETO  TE  DYJA  TE  VERTETA  TE  MEDHA  NUK  JANE  TE  SAKTA  DHE  UNE  DO  TE  DILJA  KUNDER  MARKSIT.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Po ,  dhe e ka thene gabim ... sepse ujku nuk e ha ujkun ! Ndersa njeriu e ha njeriun , prandaj eshte gjynah ta shajme kot ujkun duke e krahasuar me njeriun ! Eshte nje padrejtesi ! Prandaj te lutem ....... edhe ty edhe Marksit ndroni menyre te shprehuri .

Forumi Rinor i Shoqates per Mbrojtjen e Kafsheve

Submitted by anticensurë (not verified) on

llesh ke të drejtë!!

FPK*

*(Forumi Pleqëror i Kanibalëve)

Pages

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.