Nevoja për një president të ri të Republikës

Postuar në 03 Korrik, 2013 14:34
Ardian Ndreca

Ndërsa Berisha ka nisë dialogjet me 16 vjeçarët, tue sfidue akuzën e mundshme për mashtrim të minorenëve, dhe nji atmosferë përmallimi paralizues ka kapë të djathtën, tashma të shkatërrueme brinjsh prej këtyne zgjedhjeve, në krye të Republikës lëngon i trumhasun prej ngjarjeve të fundit figura ma kote që ka ba ndonjiherë hije n’atë vend: Bujar Nishani.
Para pak ditësh nji shkrim analitik i A. Doçit (gazeta Sot) nënvizonte të gjitha shkeljet e kushtetutës që qytetari Bujar Nishani ka ba në këtë vit në krye të Shtetit.
Vetë qenja e Nishanit, njeri pa merita dhe pa cilsina të veçanta, në atë post të naltë u profilue para nji viti si nji akt i pashembullt arrogance i Sali Berishës ndaj opozitës, ndaj ndërkombëtarve dhe ndaj gjithë shqiptarëve. Ndërhymjeve të përsërituna të kryediplomatëve të huej, sidomos atij amerikan dhe atij të BE-së, për nji zgjedhje ma konforme me shpirtin e kushtetutës, Berisha i kundërvuni prepotencën e njohun të atij që përbuzë popullin e vet, ligjet dhe partitë politike opozitare.
Ky vendim i tiji prej ish partiaku të PPSH-së e shndërroi presidencën në nji zyrë ku firmosen letra, pa pasë madje nevojë as me u lexue ndopak. Nji reformim i të gjithë makinës shtetnore kërkon së pari në vjeshtën e ardhshme ndrrimin e këtij kreu të Shtetit dhe zevëndësimin e tij me nji person super partes e mbi të gjitha me nji person me vlera të njohuna e të padiskutueshme, nji njeri të palidhun si me kulisat e regjimit komunist si me ato të pushtetit berishian.
Nishani asht tregue gjatë këtij viti nji kamerier lepe-peqe i familjes Berisha e asgja ma shumë. Shkeljet e tija janë plateale e tregojnë paaftësinë e tij për me i shërbye Republikës. Siç vërente A. Doçi në shkrimin e tij, shkeljet përfshijnë edhe shkatrrimin e Forcave të Armatosuna me lirimin e pamotivuem ligjërisht të shumë ushtarakëve të naltë që nuk i shkonin për shtat klanit Berisha, ato vijojnë me shkarkimin e kreut të Shërbimit informativ Bahri Shaqiri dhe zëvendsimin e tij me nji shërbëtor të Berishës, me zgjedhjen pa konsensus të Prokurorit të Përgjithshëm, me emnimin në Gjykatën e Naltë të njerzve të Berishës, kryesisht individë që kanë veprue haptas dhe vijimisht në kundërshtim me ligjet.
Në gjithë këto akte vihet re bashkëpunimi i tij aktiv në shpërbamjen e vetë sistemit të drejtësisë dhe të shërbimit diplomatik. Tek veprimtaria e Nishanit, përballë tragjikes qëndron pjesa e pandashme komike. Kulmi i qesharakes asht arritë prej Nishanit me emnimin e pretendentit të fronit, i cili mban edhe titullin “princ” si këshilltar të Republikës.
Por ndoshta princi, me praninë e vet të padukshme i shpëton kritikave dhe asht figura ma pak qesharake mes disa këshilltarëve tjerë diletanta e autodidaktë të randuem me veleitete të kota që i shkruejnë fjalimet idiote me aviona, me autostrada, kamiona, makarona...
Nga ana tjetër Nishani ende, nji vit mbas votimit të tij si president, nuk ka ba publike kartelën e tij mjeksore, tue i msheh shqiptarëve entitetin dhe llojin e problemeve fizike që ka. Meqë ka marrë mundimin me drejtue Republikën, qytetarët e saj kanë të drejtë të njihen me kufizimet fizike të presidentit dhe eventualisht me peshën që ato mund të kenë në qëndrimet e tija dhe në ushtrimin e detyrës.
Mos ndoshta e ka ruejt kartelën mjeksore për me u mbrojtë nji të nesërme me të prej akuzave për shkelje të randa kushtetuese?
Për të gjitha këto arsye e për të tjera që kanë të bajnë me dinjitetin e popullit shqiptar, qytetarët e Republikës meritojnë që të kenë ketë vit nji president tjetër, të vërtetë dhe mbi të gjitha nji roje besnike të institucioneve republikane.
Ndërkaq po përpiqemi të harrojmë doktorin ma të famshëm të politikës shqiptare, kardiologun që e ktheu Shqipninë për dy dekada në nji çmendinë, tue mbetë gjithnji të pa mbushun mendjet prej premtimeve të tija hipokrite për tërheqje nga skena politike por të sigurt se çdo hap mbrapa i tiji do të ndërshkohet edhe ma me forcë prej shqiptarëve.

Shqiptarja.com

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

I a vlen te mesosh shkodrancen e Nreces per te lexuar artikujt e tij brilante

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Padiskutim qe ja vlen. Editorialet dhe opinionet e Ndreces jane nga me brilantet ne mediat shqiptare. Personalisht nuk me pelqen shume qe ai shkruan ne dialekt (pavaresisht fakti qe dialekti i Shkodres eshte sa i pasur aq edhe i bukur) , por  kjo eshte dytesore. Tek e fundit edhe kali i kuq, e ka nje huq.

Submitted by cendurimmadhi (not verified) on

Po me vjen boll mire qe edhe vela e barkes tande ka fillu me gufu prej eres.

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

Po mire e thote ky Ndreca, Nishani eshte nje kukull, le te shporret sa me pare

Submitted by reformer (not verified) on

per mua shkodranicia apo gegnishtja e Ndreces nuk ka perbere asnjehere problem: idete shkelqejne si margaritar edhe kur fshihen pas ca fije bari.

Submitted by edhe 1 here (not verified) on

Duke pas parasysh qe ky zoteria eshte munduar te shkruaje ne gegenisht i jap 2 keshilla,,

1) Gegenishtja eshte 1 dhe nuk ka se si me qene 2 apo si ne rastin tend edhe 3.

2) Libri themeltar i republikes se Shqiperise e thote shume qarte e paster se kur shkarkohet apo kur "ngarkohet" nje President.

Pra zoteri i kamufluar ne kufijte e trans-formimit mos u merr me gjera qe nuk ke pike lidhjeje apo edhe dijeje, shiko profilizohu se te paska marre koka ere shume me shpejt se atyre qe u takon kjo pune. Faleminderit

Submitted by Albi (not verified) on

Per te miren e legjitimitetit ne vendin tone, Nishani duhet te qendroj edhe po te jete komplet budalla.

Submitted by analisti (not verified) on

kapterr Nishani eshte emeruar ne ate detyre nga gjeneral Rahmetliu pa patur asnje medyshje ne lidhje me figuren e presidentit te Republikes - vetem nje shpellar ben akte te tilla!!!

Submitted by PoorAlbanianBoy (not verified) on

Ky vendim i tiji prej ish partiaku të PPSH-së e shndërroi presidencën në nji zyrë ku firmosen letra, pa pasë madje nevojë as me u lexue ndopak. Nji reformim i të gjithë makinës shtetnore kërkon së pari në vjeshtën e ardhshme ndrrimin e këtij kreu të Shtetit dhe zevëndësimin e tij me nji person super partes e mbi të gjitha me nji person me vlera të njohuna e të padiskutueshme, nji njeri të palidhun si me kulisat e regjimit komunist si me ato të pushtetit berishian. (artikulli- A.N.)

Ishte e qarte qe ne oret e para, me gjithe kuka-m-ceftin ne lojen banale per zgjedhjen e ''Nje Presidenti'' qe Z Nishani u zgjodh te bente ''rubber stamping'' per ''Familjen Berisha'' Nje zgjidhje ideale do ishte qe z Nishani, te aplikonte pak ''grace and style'' duke dhene doreheqje per ''arsye shendetesore'' e me kete gjest bujar ti fitonte disa pike; te pakten ne anen personale.

Kjo mund te sherbeje si sinjal per te ulur ''luften nder-partiake'' neser, dhe ti tregohet Koalicionit PS/LSI, se harxhimi i kohes dhe energjive qe nga lufta ne Kuvend e ne Organizma te tjere shteterore, do jete me pasoja per te gjithe Shqiptaret. Qe kur e lashe ate vend, kur po ''kryqezohej Max Haxhia'' e njejta histori perseritet; te hiqet prokurori (dhe kur e bien po vete!) te ri-ciklohen figurat e diskretituara, te anihilohet (sic) kundershtari politik, me nje vazhdim rigoroz te Luftes Klasore, e cila sot vjen me nje emer tjeter-Lufta Klanore. Si mund te... dhe a do ndryshoje kjo? Artikull mjaft i goditur per gjendjen aktuale.

Submitted by Nreca kerkon re... (not verified) on

Eh,

kjo puna e shkodrianishtes se tij Nreces u be gallate e madhe!

Se pari mendohej se kishte me dash me ja msue edhe Smile Kadareut, por kishte nderhyne Jelena

duke i treguar se Isa nuk ka ndermend ma me kerkue exil nde Shkoder si ne Finlande ne vitet '60.

Tashme Nreca ka do pune mnije me ... Jo, jo, s'e ka fare nmendje Presidentin Nishani!

Tan problemi i Nreces asht Çim Kulla!

Ia vlen te heqim Presidentin, qe Nreca me shptue pej Çim Kullet!

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

Ardian Ndreca pretendon se shkruan ne gegnisht por harron se gegnishtja e tij ndryshon nga ajo e Tropojes, Kuksit Peshkopisë etj (për të mos folur për më tej).

Pra Ardiani shkruan dialektin Shkodran te gegnishtes. Ai ka te drejte te shkruajë si të dojë  por këtu faji nuk qëndron tek Ardiani por ata që ja pranojnë shkrimet në këtë dialekt dhe nuk i përshtasin në shqipen zyrtare.

Sepse nqs unë do të shkruaja në dialektin Korçar, Vlonjat, Sarandiot, Përmetar,Gjirokastrit etj, çfarë to të ndodhte me lexuesit e çdo gazete dhe televizioni në Shqipëri?.  Pra do të ndodhte ajo që unë do të kisha lexues dhe dashamirës vetëm ata që kuptojnë dialektin vëndor.

Për këtë arsye bota e qytetëruar ka vendosur që të krijojë në çdo vënd gjuhën standarte për të pasur një mirkuptim dhe zotërim të një gjuhe në të gjithë territorin e atij vëndi.

Kjo nuk do të thotë që në shtëpi apo në mjedise private mos të flitet në dialektin përkatës por bëhet fjalë për mjetet e bashkëbisedimit mbarë kombëtar të cilat gjuhën e shkruar mbizotëruese duhet të kenë patjetër atë zyrtare nqs duan dhe pretendojnë të jenë mbarëkombëtare dhe lexuesit e tyre ti kenë nga të gjitha hapsirat shqipfolëse, në të kundërt le të deklarojnë që ne jemi gazetë vetëm për Shkodrën, Kuksin, Tiranën, Përmetin, Sarandën, Vlorën etj

Tung

Iliri

Submitted by Minella (not verified) on

Po ku e gjeti Shkodren Ndreca mor bir, tjteri vjen nga thellesite e Malcis.

Submitted by Ilir (not verified) on

Artikulli është interesant, por nuk kuptoj për ç’arsye nuk është përshtatur në shqip. Redaktorët për çfarë i mbani?

Submitted by Anonim rilindasi (not verified) on

filloiiiii revanshiiiiiiiii i komunisteveeeeee ...pacavure

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

PhD.Ardian Ndrca nuk zbaton vendimet e kongreseve te Enver Hoxhes, i cili per ma teper nuk ka qene ne gjendje te marre nji shkolle te nalte.

Submitted by Ilir (not verified) on

Vendimet nuk i mori Enver Hoxha, por gjuhëtarët të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare. Do s'do, kjo është gjuha e njësuar që të gjithë kemi mësuar nëpër shkolla. Të folmet apo dialektet mund të përdoren diku tjetër, por jo nëpër gazeta që i drejtohen gjithë bashkësisë shqiptare.

Submitted by riza (not verified) on

Eshte fjala per nje president te ri te respublica.al ?

Ne PRESIDENTIN e kemi gjall akoma dhe ishalla sna e gjen gje keto dy muaj se Jozi sipas kushtetutes gati eshte ti zere vendin.

Submitted by nermin balla (not verified) on

Sa emocionuiese teska lexon kete shkrim. Sikur te mos kishte emnin e shkruesit e po te gjithe me shqipen letrare do kujtojsha se e ka shkruar Erion Braçe. Urime shoku Ndreca! Dukesh sikur ke lindur ne Poliçan apo Veleshnje te Skraparit.

Submitted by Minella (not verified) on

S'ka nevoje per Polican fare, guvat dhe sterkat i kemi me shumice. Po ky vjen nga nje e vecante fare, as dielli s'futet aty nga vjen ky. Ndaj vjen era qen i kamufluar komunist.

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

Po s'besoj se ky Ndreca mund t'ia pertoje ndonje pergjigje per Ndriçimerat e Nishanit, pse pashe ne internet ca shkrime te tija polemike kunder Balliut, Berishes, Xhufit, Qoses qe me bene te shqepem se qeshuri, besoj se Kullen e ha me nje kafshate te vetme.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Megjithese nuk jam dakord me gjysmen e gjerave qe shkruan zakonisht Ardian Ndreca, me duhet te pohoj se eshte nje njeri i ditur, me i ditur se 99 % e atyre qe e lexojne. Edhe per heqjen e presidentit nuk jam dakord, por shkrimi, ne vetvete, eshte shume i goditur. Sa iu per ket disa komentuesve pa mend, si " Minella " etj.me duhet t'iu them dy gjera : Se pari, nga pikepamjet politi8ke, Ardian Ndreca eshte i djathte, madje qendron pak ne skaj. Se dyti, kam pare nje film humoristik anglez kur nje qen shihte veten ne pasqyre dhe lehte pa pushim ( si puna e "Minelles ".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.