Instituti i Ndërtimit: Duhen verifikuar 60 mijë objekte

Postuar në 19 Dhjetor, 2019 20:18

Teksa qeveria është duke kërkuar donacione për të prekurit nga tërmeti në terren inxhinierët vijojnë inspektimin e ndërtesave. Bilanci i dëmeve është ende në përpunim pasi numri i objekteve me probleme pritet të rritet.  Këtë thotë për “TemA TV”  kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, cili ishte këtë të enjte në krye të një grupi inspektimi në Kavajë.

Agron Hysenlliu, drejtor i Institutit të Ndërtimit: “Nga objektet që flasim sot ne kemi bërë rreth 24 mijë objekte, nga të cilat objekte që kanë dëme të lehta, ka objekte që kanë dëme të mesme dhe dëme të rënda. Mund të shkojë në rreth 60-70 mijë objekte që neve do të kontrollojmë.”

Nga objektet e kontrolluara rezultojnë se shumë prej ndërtuesve nuk kanë zbatuar kushtet teknike.

Agron Hysenlliu, drejtor i Institutit të Ndërtimit: “Ka moszbatim të kushteve teknike. Ka objekte që janë ndërtuar në mënyrë primitiva pa inxhinierë. Dhe ka objekte që janë para viteve ’90 që kanë problematikat e tyre të vjetërsisë.”

Aktet e ekspertizës për të tilla raste, Hysenlliu thotë se i kalojnë prokurorive të qyteteve përkatëse.

Agron Hysenlliu, drejtor i Institutit të Ndërtimit: “Ka një ministër që merret me këtë punë, që është i emëruar për emergjencën. Dhe ky ministër të gjitha këto raporte që ne nxjerrim i kalon sipas dëmtimeve përkatëse pranë prokurorive të rretheve përkatëse, të cilat kryejnë detyrën e tyre deri në përfundimin e gjithë procesit.”

Lidhur me kapacitetet e Institutit të Ndërtimit, Hysenlliu përgënjeshtron akuzat e ngritura për mungesë të inxhinierve të specializuar.

Agron Hysenlliu, drejtor i Institutit të Ndërtimit: “Unë e përgënjeshtroj. Instituti i Ndërtimit ka njerëz dhe inxhinierë shumë të mirë. Ne jemi një staf që punojmë në konceptin e inxhinierisë me profesoraturë. Profesoraturë do të thotë që janë inxhinierët që kanë licensë maksimale. Edhe inxhinierët e rinj do të kualifikohen. Ky ishte një test i madh dhe për ta. Dhe, Institutin e Ndërtimit për t’i bërë një kontroll tëperformancë së tij të kishin ardhur para vitit 2014, në atë kohë kur ne s’ishim, kur Instituti i Ndërtimit ishte me 700 milionë minus, ishte me një staf që më tepër ishin elektricistë dhe mekanikë. Kurse sot Instituti i Ndërtimit ka vetëm inxhinierë.”

Pak ditë më parë Policia e qytetit të Durrësit njoftoi se ka arrestuar 9 persona përgjegjës për banesat e dëmtuara dhe ka shpallur në kërkim 8 të tjerë. 

TvT

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mirmengjez Instituti i Ndertimeve! U zgjuat? Epo pune te mbare atehere e me krahe te lehte!
Tani ishalla zgjohet edhe Instituti i urbanistikes, qe te mos lejojne ndertime pa leje e pa planet e tyre!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.