Maskarada ekologjike kundër xhamisë

Postuar në 25 Qershor, 2013 04:30
Besnik Sinani

Njoftimi i ndërtimit të një xhamie të re në Tiranë, mbi njëzet vjet nga vënia e gurit të themelit, ka sjellë edhe ngritjen e zërave të kauzës së ruajtjes së pemëve dhe hapsirave publike. Dy prej tyre, Sazan Guri dhe Koloreto Cukali kanë marë hapa dhe kanë bërë thirrje për protesta kundër projektit. Të dy nuk mund të merren seriozisht.

Në Tiranë janë zënë pothuaj të gjitha hapsirat e gjelbërta dhe të tërë ne kemi qenë dëshmitarë, përfshi këta dy zotërinj. Pallate e restorante si kështjella (një prej këtyre restoranteve quhet literalisht ‘castelo’) kanë zënë shumë më tepër hapësira nga sa do përdoret për xhaminë, por z. Guri nuk merr fidanë e të nisë t’i mbjellë përballë këtyre restoranteve apo z. Cukali nuk bën thirrje të mblidhen njerëzia të protestojnë përballë pronarëve të pallateve e restoranteve mbrapa stadiumit – bie fjala. Ky shqetësim selektiv për pemët ka vetëm një shpjegim: myslimanët janë shenjestër e kollajtë dhe këta zotërinj dinë ku ta ngrenë zërin e protestës.

Ky alarm selektiv për disa pemë por jo për disa të tjera vjen së bashku me faktin se katedralja katolike u ndërtua në tokë të dhënë nga shteti, duke humbur një nga komplekset e fundit sportive të hapura për publikun, dhe katedralja ortodokse u ndërtua duke zënë parkun përgjatë Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk pati asnjë lloj debati të ngjashëm me atë që po rrethon projektin e xhamisë në tokë të vetë. Për t’u habitur, edhe një shoqatë arkitektësh protestuan cilësinë arkitekturore të projektit, gjë që të bën të pyesësh ku kanë qenë këta zotërinj gjithë këto vite; a kanë parë ata c’është ndërtuar në Tiranë?

Ky pasion selektiv ekologjik ku myslimanët janë shenjestra e kollajtë shprehet me gjuhën e njohur të urrejtjes dhe paragjykimeve që është bërë normale në Shqipëri t’i mvishen besimtarëve myslimanë. Titulli i shkrimit të z. Cukali është “Bashkëjetesa e xhamisë me krimin.” Z. Cukali dhe më tej e quan ‘krim’ ndërtimin e xhamisë, ‘krim në emër të besimtarëve,’ ndërtimi i xhamisë ‘është demostrim force’, ca ‘besimtarë nuk janë qytetarë,’ ‘nuk u intereson interesi i qytetarëve’. Ka mjaftueshëm mllef për të mbushur kazanët e paragjykimeve të islamofobisë.

Nuk është e vërtetë ajo që thotë z. Cukali se besimtarët myslimanë nuk kanë treguar shqetësim për parkun, pemët apo edhe arkitekturën dhe kjo jo sot, por që kur u fol së pari për ndërtimin e xhamisë tek Namazgjaja – vetë emri i parkut e njeh si vendi për falje. Por z. Cukali, në emër të shqetësimit qytetar që ngre, nuk adreson faktin se besimtarët myslimanë falen jashtë cdo të premte e cdo Bajram, në të nxehtin e verës apo të ftohtin e dimrit dhe këta, vlen të kujtohet, janë qytetarë që kanë të drejtën e lirisë së praktikës fetare.

Duhet thënë se në prag të zgjedhjeve është edhe më shqetësuese se shpesh sulmet kundra xhamisë kanë ardhur nga organe të shtypit opozitar. Projekti i xhamisë, qysh nga njoftimi i parë nga ish-kreu i bashkisë, Edi Rama, e gjer tek inagurimi në prezencën e Berishës dhe Bashës së projektit aktual, kanë sjellë përplasjen e dy projekteve si pjesë e përplasjes politike dhe i ka dhënë nevojës së bashkësisë së besimtarëve myslimanë (edhe këta qytetarë të këtij vendi) një dimension të dëmshëm politik që ushqen më tej polarizimin fetar e politik. Kjo nuk është e shëndetshme.

Por për sa kohë që zërat që ngrihen kundër xhamisë nuk janë dëgjuar jo vetëm në prishjen e hapsirave ku u ndërtuan katedralet, por as që guxojnë të përballen me pronarët e lokaleve e pallateve të ndërtuara në parqe publike, atëherë gjuha e tyre kundër xhamisë është thjesht gjuhë e paragjykimeve anti-myslimane.

Marrë nga e-zani.com

Comments

Submitted by A - O (not verified) on

Ky shkrim kritikon Cukalin dhe Gurin dhe ne menyre te terthorte edhe lexuesit e thjeshte qe nuk ngriten zerin per te mbrojtur gjelberimin ne castet qe atij i jane kanosur rreziqe. Fjala vjen, nuk u ngrit zeri kur u ndertuan pallate, nuk u ngrit zeri kur u ndertuan kisha dhe si pasoje nuk duhet te ngrihet zeri kur ndertohet kjo xhami.

Ne radhe te pare, zeri eshte ngritur. Rasti i fundit ishte prishja e parkut ne Rrugen e Elbasanit nga Fakulteti Ekonomik deri ne Sauk, rast tjeter ishte prishja e Kopeshtit Botanik, eshte denonocuar dhe ngritur zeri per prishjen e aneksit te Stadiumit Qemal Stafa. Nese autori nuk ka pasur veshe te degjoje keto, eshte e mete e tij. Ne pergjithesi dhe ne vazhdimesi eshte ngritur zeri per te ruajtur parqet dhe lulishtet e Tiranes pavaresisht se ku jane dhe pse jane. Prandaj, fakti qe Cukali dhe Guri ngrene zerin nuk duhet t'iu skandalizoje dhe nuk duhet te habiteni.

Ne radhe te dyte, justifikimi qe meqe nuk e ngritet zerin per kishen apo per pallatin, mos e ngrini per xhamine eshte shume i gabuar. Nese do ecnim me kete logjike, mund te thoshim qe meqe myslymanet nuk e ngriten zerin kur u prishen xhamite ne vitet 1960-1970, atehere ata nuk kane pse ta ngrene zerin tani. Kjo do ishte shume cinike dhe nuk mund te pranohet si argument. Zeri duhet te ngrihet ne cdo rast se mendon se nje padretjesi po behet diku.

Ne radhe te trete, fakti qe eshte xhamia ajo qe po prish parkun, perdoret nga autori i shkrimit si mburoje qe askush mos ta sulmoje, qofte per prishjen e parkun, qofte se po arkitekturen. Mendoj se besimet fetare dhe besimtaret fetare duhet ta pranojne kritiken dhe duhet ta degjojne mendimin ndryshe dhe mos te sillen ne menyre partizane pa i degjuar argumentet e kundershtarit. Nuk mendoj se eshte e lehte te flasesh kunder myslymaneve, por mendoj se eshte me e lehte te flasesh kunder pemeve dhe kete autori po e ben me se miri.

E katerta, mendoj se ne Tirane eshte me e domosdoshme nje park se nje xhami. Ndersa i qahet halli besimtareve qe rrine ne pluhur , pse nuk iu qahet halli qytetareve (me te shumte ne numer) qe nuk kane nje mjedis clodhes si park apo lulishte? Fanatizmi ne trajtimin e kesja pike eshte shume shqetesues. Prandaj edhe Cukali e quan si "demostrim force".

E pesta, ne tonin e autorit dallohet qarte nje fryme partiake. Duket sikur per te eshte nje lufte midis partish. Sepse sipas tij eshte opozita eshte ajo qe nuk do te behet xhamia dhe Lulezim Basha eshte udheheqesi kryesor qe po lufton me mish e me shpirt per te ndertuar xhamine. Une mbaj mend qe ne fakt Bashkia, para se kryetar te behej Lulezim Basha, kishte nje projekt per ndertimin e nje xhamie mbrapa Pallatit te Kultures. Prandaj mendoj se fryrja e zjarrit politik per kete teme nuk ka shume kuptim. Te dyja palet jane kampione te xhamise.

E gjashta, une nuk jam kunder ndertimit te nje xhamie te madhe. Mendoj qe xhamia ne ate vend eshte e papershtatshme sepse prish nje park dhe nuk shkon me ndertimet perreth. Ndertimi i nje xhamie mbrapa Pallatit te Kultures do ishte ide me e mire, sepse atje xhami do dilte me shume ne pah do te kishte me shume hapsire. Sigurisht qe do prishet nje park, qe gjithesesi eshte i pashfrytezuar dhe i keq perdorur.

Submitted by Hasmi s'fle (not verified) on

A-O thote: justifikimi qe meqe nuk e ngritet zerin per kishen apo per pallatin, mos e ngrini per xhamine eshte shume i gabuar. Nese do ecnim me kete logjike, mund te thoshim qe meqe myslymanet nuk e ngriten zerin kur u prishen xhamite ne vitet 1960-1970, atehere ata nuk kane pse ta ngrene zerin tani.

Ne vitet 60-70 kishte diktature dhe rrezikoje jeten t'i dilje shteti kunder, po Sazan Gurin mos e kercenonte njeri me jete qe nuk shkoi te mbillte fidane e te protestonte tek lulishtja e ministrive, kur po ndertohej katedralja? Mos nuk ishte ambientalist Guri ato dite? Sigurisht qe ishte, bile ishte edhe i perfshire ne Partine e Gjelber te zonjes Kokedhima. Lind pyetja pse nuk protestoi atehere e pse sot proteston? Se eshte kollaj, thote artikulli. Autori nuk ka thene se Guri dhe Cukali jane armiq te Islamit, po se kane gjetur rrugen me te kollajte te behen ambentaliste, ne kurriz te nje komuniteti fetar te paragjykuar dhe te nje projekti qe eshte shtyre 20 vjet rresht me arsye foshnjerake. Gjejini nje pergjigje kesaj po mundet.

Shikojini pak ato linqet qe ofron artikulli, se aty ai vete e ka kritikuar projektin e xhamise, para Gurit dhe Cukalit.  Komuniteti Musliman eshte i detyruar te shfrytezoje Namazgjane qe e ka prone te veten, se tokat e tjera qe u ofruan, ishin sa per te lare gojen, kishin pronare te tjere qe nuk bien dakort me kushtet. Ka 20 vjet shteti qe premton lejen e ndertimit te xhamise, dhe gjate 20 vjetesh jane zene me pallate gjithe trojet e pershtatshme per xhami. Pergjigja e gatshme qe kane disa tani eshte "mos e ndertoni fare". Xhamia eshte domosdoshmeri, se numri i besimtareve eshte shume i madh per xhamite e vjetra qe kane mbetur ne qarkullim, dhe kjo mund te shihet me sy te lire, diten e premte, prane cdo xhamie, ku besimtaret falen neper asfalt nga mungesa e vendit.  Komuniteti Musliman ka premtuar se nuk do t'i sharroje pemet, po do t'i zhvendose per t'i mbjelle rreth xhamise.

Submitted by Ritter (not verified) on

Grupimi i Sinanit nuk eshte dalluar kurre jo per respekt te ambjentit, por as te personave njerezore, prandaj s'mund te merren parasysh kete individ...

Submitted by Saramongllavinglla (not verified) on

Se pari na sqaro se ne cilin grupim ben pjese Sinani qe te kuptojme nese respekton njerez a ambien ky autor dhe grupi misterioz.

Se dyti me kete "KURRE-in" tend kategorik duhet te jesh shume here me shterues qe te mos dale ndonje rast i kundert i cili rrezon pretendimin tend.

Dhe se fundmi, qe te jesh me bindes, kur sygjeron bojkot, dil ne mejdan me ide me konkrete se ku dhe si duhet te ndodhe ky bojkot.

Submitted by Vinny (not verified) on

Z. Sinani majft me lufte donkishoteske, nuk u lodhet duke shpik armiq imagjinare te islamit! Nuk arrij te kuptoj logjiken e viktimizimit te fese islame duke qene dhe feja dominuese ne Shqiperi! Nuk jam dakort me menyren si e ka trajtuar Z. Cukali temen por kurrsesi nuk jam dakort me ju qe trajtoni kete ceshtje si ceshtje fetare kur nuk eshte aspak e tille, pemet nuk jane myslymane, te krishtera apo hindu. Ceshtja eshte rreth marrjes se nje vendim para-elektoral per te marre disa vota nga ky komunitet dhe jo per ti dhene me te drejte nje shesh ndertimi besimtareve myslimane. Me kete vendim u hiqet padrejtesisht te gjithe qytetareve te Tiranes dhe nje tjeter lulishte dhe meqe kjo paska ka ndodh me pare nuk na jep te drejte te vazhdojme keshtu. Ju permendi me te drejte faktin se besimtarët myslimanë falen jashtë cdo të premte e cdo Bajram, në të nxehtin e verës apo të ftohtin e dimrit, por kjo nuk do te thote qe une qe dua qe femijet e mi te kene nje lulishte ku te luajne, me duhet te shpik nje fe te gjelber qe te legjitimoje lirine time fetare. Zoterinj ka mjaft sheshe qe mund te perzgjidhen per ndertim pa pas nevoje te shkaterrojme nje tjeter hapesire tonen.

Submitted by b (not verified) on

"Zoterinj ka mjaft sheshe qe mund te perzgjidhen per ndertim pa pas nevoje te shkaterrojme nje tjeter hapesire tonen."

Jam syhapur te di nga ju vendin tjeter?

Submitted by Vinny (not verified) on

Mirdita 'b' ,

nuk mjaftojne vetem syte, ngadonjehere duhet hap dhe mendja.

Pertej cinizmit tend, une si individ mund te permendja nje sere vendesh qe i mendoj si te pershtatshme.

1. Ish "Ekspozita Shqiperia Sot"

2. Sheshi i midis fillimit te Rruges se Kavajes dhe fillimit rruges se Durresit

3. Zona te  Stacioni i Trenit, tek  ish magazinat
4. Rruga Kavajes, kryqezimi me Bulevardin Gjergj Fishta

5.Ish kompleksi Partizani

e shume e shume hapesira te tjera nese ka vullnet.

Submitted by b (not verified) on

Pa cinizem aspak.

E kemi nje viktime nga radhet e KMSh-s para 10 vitesh dhe jo se donte t'i merrte truallin dikujt, por sepse nuk dinte nga halli se kujt te forti t'ia jepte.

Sa per kulture do te rendis disa troje vakuf qe u gllaberuan ne kryeqytet

1 Fusha e zeze pas maternitetit.

2 Trualli qe shtrihet pas vendvrasjes se Azem Hajdarit.

3 Nje mozaik trojesh te ish dyqaneve ne Pazar te Vjeter, dhe shume troje me te vogla, per te mos permend nja 3-4 shkolla dhe disa pallate e nje permendore ne kryeqytet qe ngrihen mbi themele xhamiash te vjetra.

Mendoje vete situaten, kujt t'i biem ne qafe, perveçse nga ngushtimi pemeve tek "toka jone".

Submitted by Hasmi s'fle (not verified) on

Vinny thote: majft me lufte donkishoteske, nuk u lodhet duke shpik armiq imagjinare te islamit! Nuk arrij te kuptoj logjiken e viktimizimit te fese islame duke qene dhe feja dominuese ne Shqiperi!

Une e kerkova fjalen 'armik i Islamit' ose 'armik' ne shkrim, se nuk po e gjej dot. Nuk i delegjitimon dot argumentet e shkrimit duke e bere tjetrin donkishot qe sheh armiq imagjinare, se armiqte po i sheh ti ne fakt. Artikulli as qe i ka permendur hic armiqte, as armiqesine. Ajo qe po thote ai eshte se me muslimanet gjerat behen te kollajta. Pse? Sepse jemi ne kohen e luftes kunder terrorizmit, dhe muslimanet jane strukur, se nuk duan te ngaterrohen me pune ku perfshihet feja, dhe u rrofte qe qenkan shumice.

Submitted by Hasmi s'fle (not verified) on

Vinny thote: majft me lufte donkishoteske, nuk u lodhet duke shpik armiq imagjinare te islamit! Nuk arrij te kuptoj logjiken e viktimizimit te fese islame duke qene dhe feja dominuese ne Shqiperi!

Une e kerkova fjalen 'armik i Islamit' ose 'armik' ne shkrim, se nuk po e gjej dot. Nuk i delegjitimon dot argumentet e shkrimit duke e bere tjetrin donkishot qe sheh armiq imagjinare, se armiqte po i sheh ti ne fakt. Artikulli as qe i ka permendur hic armiqte, as armiqesine. Ajo qe po thote ai eshte se me muslimanet gjerat behen te kollajta. Pse? Sepse jemi ne kohen e luftes kunder terrorizmit, dhe muslimanet jane strukur, se nuk duan te ngaterrohen me pune ku perfshihet feja, dhe u rrofte qe qenkan shumice.

Submitted by Anonim (not verified) on

O Besnik ty te kane gjetur per te shkruar nje hartim per "mbrojtjen" e xhamise!!??? Sa je menduar per ta shkruar kete pacavure?? Boll na bete si viktima, por merrni parate e naftes qe do tu japi Arabia dhe ndertojeni ate palo xhami.

Submitted by Fitim (not verified) on

sec do te shpiket nje fe e re "Pemizmi", aman ore meshkuj e bete namin me keto peme, na lodhet, pemet, gjelberimi,  propozoj sa flasim per peme, le te mbjellim fidane sa me pare ku te mundim.

Submitted by Beni (not verified) on

O sinan,ku ha buke ti,ketu ne vendin e Gjergj Kastriotit apo diku ne lindjen e mesme ?

Ti me siguri ha hallve anadolli apo ashure pakistaneze prandaj flet si budall.

Me kete koment tregon sa i paditur,sa i prapambetur je.

Ti pandeh se je pasardhes i halldupeve sinane dhe patjeter do te tregosh se je ne gjendje te mesosh shqiptaret.

Xhamija per te cilen po flet nuk do ndertohet,ose po te ndertohet shume shpejt do i vihet buldozjeri.

"Te fala" byrazereve tend bastardeve osmane.

Submitted by L (not verified) on

Na fal per shqetesimin e ujrave te tua te ndenjur Beni. Madje dhe Sinani duhet te kerkoje te falur qe po ben zhurme per veshe me kallo te trashe komuniste

Submitted by gaga (not verified) on

O Beni qe u thua njerezve bastarde, Besnik Sinanaj ka dale me emer dhe mbiemer. Ti a ke mbiemer, se bastardet, dmth kopilat vetem nuk kane mbiemer, meqe nuk u dihet prejardhja. Midis atij qe flet me emer e mbiemer, dhe atij qe shan nga rrezat, dihet se kush eshte bastardi

Na e trego pak edhe targen e atij buldozierit qe do rrezoje xhamine, gjithnje po nuk ishe bastard

Submitted by citizen (not verified) on

per  benin.....

dhe per dijenine e te gjithe shqiptareve qe e paragjykijne hallven, me duhet tju them se autori ndoshta  nuk e shkruan kete shkrim nga ndonje divan i lindjes se mesme, por ndoshta nga ndonje park i new jorkut ku dhe jeton.

per gjithe shqiptaret qe e mendojne shqiperine si qendra e botes dhe e qendreses, me duhet tju them gjithashtu  se ndoshta  nuk jetohet dot  njekohesisht me endrra dhe me urrejtje, keshtu qe ne vend qe ti jepni rendesi vetes ne menyre anonime, do ishte mire qe te shiheshit ne pasqyre sa here qe te dilni nga shtepia.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.