Po lobohet për hekurudhën Budapest-Pire
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/12/serb_web-thumb-large_2019_12_11_13.jpg?itok=miRvZbAk)
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se Beogradi është shumë i interesuar dhe po lobon për ndërtimin e hekurudhës Budapest-Pire që kalon përmes Beogradit, Shkupit dhe Selanikut në vijën e dikurshme strategjike të komunikimit të Europës Qendrore me Turqinë dhe Lindjen e Afërme. Vuçiç ka sqaruar se Serbia ka zhvilluar bisedime për këtë temë me palën kineze dhe zyrtarët europianë, ndërkohë që ka shtuar se ka patur presione për shkak të marrëdhënieve që Beogradi ka me Kinën dhe Rusinë.
Lidhja hekurudhore me Pireun ideohet si një linjë startegjike me një port kryesor të Kinës në Mesdhe, që do të jetë pjesë e projektit të ri të Rrugës së Mëndafshit. Nuk mund të mos shihet se vija adriatike, përfshirë Shqipërinë anashkalohet në këtë fluks mallrash masiv sikundër Durrësi që pretendohej të ishte portë kryesore ka humbur bastin përballë Selanikut dhe Pireut.
Comments
Kur dhe kush e paskerka vene
Kur dhe kush e paskerka vene kete bast me Selanikun e Pireun... Nuk ka asnje bast te tille, mbasi ne merremi vetem me folklor , nderkohe qe te tjeret punojne perdite.
Ka 30 vjet qe shkaterrohet
Ka 30 vjet qe shkaterrohet Durresi nga Bandat e Tiranes!
Fqinjet na vrasin, masakrojne e ndertojne ekonomi.
Bandat tona bejne te njejten gje, na vrasin, debojne e shkaterrojne ekonomine!
Add new comment