Presidenti nuk mund të zgjidhet pa opozitën

Postuar në 19 Gusht, 2011 04:06

Duket se shqetësimi mbi zgjedhjen e presidentit të ardhshëm është bërë njëherë e mirë temë e ditës. Është shumë shpejt, në fakt, pasi momenti presidencial i takon vitit të ardhshëm, por gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi. Marrja e postit të presidentit nga ana e maxhorancës do ta çbalanconte krejt jetën institucionale të vendit, e prandaj në këtë lojë janë futur dhe ambasadorët, fillimisht duke dhënë opinione.

Një gjë dihet saktë qysh tani: nuk do të ketë mandat të dytë për Bamir Topin. Këtë e di dhe ky i fundit, gjë që e ka bërë atë të mendojë për avenirin e tij politik duke hedhur farën e një partie të re politike në formën e Aleancës së sotme Kuq e Zi. Kryeministri Berisha ka lënë të kuptohet se “nuk ka ndërmend të konsultohet me opozitën lidhur me këtë ngjarje të pritshme politike”. Por ç’thotë kushtetuta e Republikës? Është krijuar ideja se pas ndryshimeve kushtetuese të bëra më 21 prill të vitit 2008, procedura parlamentare e zgjedhjes së presidentit është thjeshtuar në dëm të opozitës, duke e lënë këtë të fundit jashtë lojës presidenciale. “Pas marrëveshjes Rama-Berisha, maxhoranca mund ta zgjedhë presidentin me 71 vota”, është thënë këto kohë. Mirëpo në kushtetutë pohohet, se presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak, se sa 3//5 e votave të depuetëve, dmth 84. Në votimin e katërt e të pestë zgjidhet president kandidati që siguron një votë më shumë se gjysma e votave të Kuvendit, dmth 71. Juristi Sokol Hazizaj e interpreton në mënyrën e vet (dhe nuk është i vetmi) nenin 87 të kushtetutës, dhe thotë sot për gazetën Shqip, se procedura parlamentare e zgjedhjes së presidentit nuk mund të fillojë, nëse nuk janë të pranishëm 84 deputetë në sallë; rrjedhimisht, bojkotimi i parlamentit nga ana e opozitës në atë moment, sipas Hazizajt, do ta detyronte maxhorancën të ulej në tavolinë e të negocionte kandidaturat presidenciale të opozitës (ose të paktën, me opozitën); në mos, do të shkohej në zgjedhjet e parakohshme.

E.G.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

E c'na duhet kush e zgjedh presidentin?Boll qe ta kemi,karrigja bosh te mos mbetet,se per gje tjeter nuk vlen...Ah,po,desh harrova,nuk do te ndahen dekoratat ne menyre te drejt e transparente...

Submitted by mialeksi (not verified) on

sokol juristi dhe juristat e tjere te ndritur te ketij vendi, mund te bejne interpretime sa te duan.. Ashtu interpretonin keta jurista te ndritur edhe faktin qe KQZ nuk mund ta marri ate vendim.. Ja qe e mori. Qe Kolegji nuk mund ta marre ate vendim... Ja qe e mori.. Qe Saliu do behet bure i mire pasi ka vjedhur e ka vrare... Ja qe nuk behet...

Po vazhdoni vazhdoni "interpretoni" ju jurista..

Submitted by katarakti (not verified) on

E para e punes presidenti mund te zgjidhet fare mire ne votimin e fundit me 71 vota. Do apo s'do opozita, merr apo nuk merr pjese ajo ne votim. Dhe se dyti mendoni vertet se Berishes i behet vone per keto lloj interpretimesh te ligjit?! Atij nuk iu be vone kur vidhte votat ne mes te dites, dhe jo me kur thuhet se me 71 deputete ke te drejte kushtetuese te zgjedhesh presidentin. Mos shikoni endrra me sy hapur.

Submitted by Reformer (not verified) on

Ne fund fare nuk ka rendesi nese Berisha do ta marre presidentin apo jo. Pyetja eshte nje tjeter edhe sa kohe do ta durojme kete njeri?

Submitted by Tani (not verified) on

neve sot shqetesohemi se ne vitin 2012 Sali Berisha do marre presidentin,do marre gjykatat,kontrollin e larte etj etj.E cfare do ndryshoje per qytetaret dhe per Shqiperine ne vitin 2012 nga viti 2011,2010,2009 asgje,absolutisht asgje.Pse Bamir Topin mos valle nuk e zgjodhi berisha,po Ina ramen,po kreshik Spahiun,po anetaret e gjykates se larte,po ata te kushtetueses etj etj???? Nqs zgjedhjet ne 2009 do i kishte fituar Ed Rama,te gjitha keto institucione do i kishte nje njeri i vetem,thjesht nuk do quhej Berisha por do quhej Ed Rama.Ndryshimet kushtetuese qe i propozoi Ed Rama nuk ishin nje reforme per permiresimin e institucioneve dhe ballancimin e tyre ne te mire te shqiperise,por ishin nje BAST I FELLIQUR MES RAMES E BERISHES NE KURRIZ TE QYTETAREVE,NJE BAST I CILI THOSHTE:"KUSH FITON I MERR TE GJITHA"...Berisha e fitoi bastin... Rama s`duhet te beje si qaraman por ti hape rruge nje fryme te re ne PS dhe ne gjith opoziten,me njerez qe nuk vene baste me berishen ne kurriz te qytetarve,por qe realisht mendojne per reformimin e shtetit dhe per interesat e qytetareve te ketij vendi.
Vetem duke vene interesat e qytetarve te parat dhe duke respektuar lirine ete gjitheve(shembulli eshte F.Nano)mund ta mundesh Berishen,perndryshe ne nje loje bastesh te ndyra me berishen do jesh perhere i humbur.( NE FAKT TE HUMBUR DO JENE SHQIPERIA DHE QYTETARET E SAJ,SEPSE NE NJE FARE MENYRE NGA BASTI JUAJ I QELBUR TE FITUAR DILNI TE DY RAMA+BERISHA)
Faleminderit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.