Presidenti: Ambasada e SHBA ka shantazhuar zëdhënësin tim. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes

Postuar në 21 Nëntor, 2019 16:33

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se zëdhënësi i tij është shantazhuar nga një ambasadë e huaj. Përmes një postimi në Facebok, Meta thotë se shantazhin e ka bërë një ambasadë e huaj.

Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.

Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.

Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës

shkruan Presidenti.

Më herët zëdhënësi i tij, Tedi Blushi kishte postuar në Facebook:

Të dashur kolegë gazetarë,

Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj :

Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.

Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.

Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.

Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!

Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!

Nga kjo pikëpamje rezulton se ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka shantazhuar Tedi Blushin sepse e ka parë si kërcënuese për seriozitetin e vet zbardhjen e bisedës mes Palmer dhe Metës.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Keto jane lojra te perbashketa Rilindje-miq te huaj, por jane gjera pa zarar! Eshte humbje e madhe kohe te merresh me te gjitha keto lojra tip santazhi!

Submitted by Taras (not verified) on

Mjere ti o ditezi, o Like pacavurja. Po kur u bere kaq trim o mavri? Kur, dihet qe ne Shqiperi udheheqin Ambasadoret me ne Krye Administratorin qe eshte ne Ambasaden Amerikane.
O Like, rri urte se po te6nxjerrin bojen e po te diskretitojne me keq, (jo shantazhojne) sic e kane zakon amerikanet.
Nuk na tregove njehere, se si e pse vdiq Dritan Prifti? Njesoj sic vdiqen ata qe gjykoheshin she kishin faj per zhdukjen e Remzi Hoxhes......
Ambasadori, nuk eshte spurdhjak si shoku yt, katnari nga Bubqi qe ia fute shqiptareve duke e perdorur (packa se ai mori nje shume te majme) per publicitet per tollonat fallco te karburantit.
O like mavrija.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.