Mbi kulturën dhe artin në territoret “e pushtuara”

Ato që desha të trajtoja më qartë nëpërmjet lidhjes Skype, mbrëmjen që pata privilegjin e ftesës në shoun e Adi Krastës, ishin ca probleme mbi politikat kulturore të kësaj qeverie që me padurim pritet të hiqet nga drejtimi i mëtejshëm i punëve të vendit.
Cilësia zanore nuk qe fort e pranueshme dhe kjo nuk më la ta shijoja kënaqësinë e ftesës të shoumenit të talentuar dhe brilant. Droja se mos teknikisht nuk arrita të shprehesha mirë u bë dhe shtysa për këtë shkrim.
Kultura është njëra nga degët më të parëndësishme të një ministrie të parëndësishme, që punën e saj të mirë na e dëshmon nëpërmjet ca shifrave dhe numrave të vizitorëve të huaj, që thuhet se mahniten nga bukuritë turistike që gjejnë në Shqipëri. Lista e ministrave të shumtë që i kanë lënë vendin njëri tjetrit shfaq emra të cilët, veç ndonjë anekdote ose aventure pikante, pak kanë lënë për t’u shënuar. Pa dashur të shtyhem në hamendje të liga, turizmi që rreshtohet i pari në inicialet e ministrisë (MTKRS) do të ketë qenë edhe magneti më tërheqës për ministrat që, me sa di unë, me kulturën nuk kanë patur më parë asnjë farefisni. Veç këtij fakti ata nuk kanë shfaqur asnjë autoritet, asnjë pasion dhe asfarë karakteri luftarak në ditët e ndarjeve të buxheteve vjetore.
Kështu prodhimin e filmave vendas e shohim në ditët më të errëta, trashëgiminë arkeologjike dhe natyrore më pak të mbrojtur se kurrë, dhe, pa rreshtuar tërë të zezat njëkohësisht, nxitoj të cek temën kryesore të këtij shkrimi, diskriminimin politik, rajonal dhe individual.
Javë më parë jam ndalur mbi veçorinë e rrallë të jetës politike shqiptare, ku një virus enverian që nuk na ndahet ka sjellë armiqësi të egër mes pushetit dhe forcave opozitare. Si armik shihet kushdo që i drejton qeverisë vështrime qortuese. Ndërsa artistë të shumtë ankohen si të lënë mënjanë prej klientelizmit me tingull kryekëput partiak; të tjerë artistë, disa fort mediokër bile, shpërblehen me lehtësira, vlerësime dhe pensione të veçantë. Konkurset bien erë klientelizëm, projektet mbështeten sipas kriterit klientelist, kritika përkëdhelëse është qartazi klienteliste. Krijues të shumtë dënohen me heshtje publike kur vihet re se nuk janë të ngrohtë me strukturat e partisë në pushtet e sidomos kur kanë refuzuar të nënshkruajnë ndonjë nga peticionet, me ca lista që në këto tetë vjet janë bërë të famshme. Për lehtësi të të kuptuarit dhe për të mos ikur nga figura e gjetur (dhe që më pëlqen shumë!), do të them se artistët që nuk honepsen konsiderohen kontigjentë të armikut.
Por rekrutimi është më e pakta gjë që ka bërë armiku në republikën e Sali Berishës. Armiku në Shqipëri ka pushtuar rajone, krahina dhe qytete të tëra. Ai është ulur këmbëkryq thuajse në tërë qytetet kryesore. Atje bashkitë lokale mundohen e rropaten me vështirësitë që hasin duke vazhduar të pretendojnë paturpësisht që pushteti qendror t’u plotësojë kërkesat, t’u lëshojë fonde, të mbështesë projekte kulturore. Dhe kur këto, qeveri lokale armike ia dalin të realizojnë me mundin e vet ndonjë veprimtari, presin më kot përgëzimet dhe urimet e qeverisë, apo së paku të deputetëve zonalë të krahut pushtetar.
Në cilësinë e një njeriu që në këto zona ka pasur lejë-kalimi si armik i njohur, natyrisht, kam patur rast të shoh dhe të ndjej, në vetën e parë, çka thashë më lart.
Dy vjet të shkuar, vajta i ftuar në Korçë. Festohej 60 vjetori i teatrit, i një organizmi artistik me rrënjë të thella tradicionale, i një trupe me një numër të madh artistësh të klasit më të lartë. Bashkia armike e Korçës kish bërë një punë mjaft të mirë në organizimin e festës. U përmendën emra sugjestionues aty, u bënë Qytetarë Nderi, u dhanë urdhëra dhe medalje nga Presidenca e Republikës. E tepërt ta themi: asnjë përfaqësues i Ministrisë nuk i qe përgjigjur ftesës korçare! Ministri i atëhershëm jo e jo, por as edhe njëri nga shtatë zëvendësat e tij! E, natyrisht as edhe njëri nga drejtorët! (Kështu që vetvetiu, nuk kishin pse të dukeshin nëpër Korçë as shoferët e ministrisë!). Aty, ama, festën e ndriçonte prania e Presidentit të Republikës! (Thuhej se në atë kohë Kreu i Shtetit sapo kish dështuar në organizimin e një grushti shteti, – dua të them grusht-kundër-shtetit që kryesonte vetë! Mbase pikërisht prania e tij ishte dhe shkaku i kësaj mungese të ministrisë!)
Më herët, në vitin 2007 kemi një rast tjetër, po nga territoret e zëna nga armiku. Bashkia e Fierit organizoi për dy ditë me radhë kremtimin e 50 vjetorit të Estradës Profesioniste. U pritën dhe u përcollën miq nga Kosova dhe Maqedonia, pa harruar se erdhën edhe artistë nga tërë krahinat e Shqipërisë duke përfshirë edhe territoret ku armiku pat thyer hundët pa i zaptuar dot. Megjithatë, personeli i ministrisë MTKRS kish flakur me përbuzje ftesat dhe asnjë rrogëtar ministror nuk erdhi të ngrinte një gotë shampanje në atë festë të fierakëve.
Nuk dua të radhis historira të ngjashme nga Vlora, Berati, Durrësi, Elbasani apo Gjirokastra që po vuajnë zgjedhën socialiste dhe ministria i ka lënë të robëruarit vendas nën çizmen e të huajit. Por do të sjell një shëmbull, ku, ndershmërisht, nuk jam ndodhur vetë, por nxitoj të them se e besoj pa lëkundje atë që më rrëfyen. Afro gjashtë vjet më parë Pogradeci me në ballë kryetarin e bashkisë, thirri shqiptarët në një festë të madhe buzë liqenit, për të përuruar aty shtatoren e Kutelit, përkarshi asaj të Lasgushit, magjistarit tjetër të madh të fjalës shqipe. Erdhi në atë shesh i madh dhe i vogël. U mblodhën artistë, skulptorë e piktorë, poetë dhe narratorë. Morën pjesë me gëzim edhe kryetarët e bashkive të përtej gjolit, të Strugës dhe Ohrit. Për nder të tyre, më vjen zor të shënoj këtu që ministria e jonë e Kulturës mungoi përsëri. Nuk po e shënoj, por e dij që ju do ta kuptoni edhe pa e shënuar unë. Këto dy vepra të rralla të artit skulpturor i pat bërë artisti i madh Muntaz Dhrami, që si duket nuk pat firmosur asnjë nga peticionet… Njerëzve u erdhi keq për Kutelin freskët dhe Lasgushin e ngritur aty më parë, për dy ikonat kombëtare që regjistron në fondin e krenarisë së saj zyrtare Ministria e Turizmit, por që të dy me cilësinë e padëshirueshme që frymëzojnë skulptorët armiq!
Rasti i fundit, para dy muajsh, gjithmonë në vetën e parë: Ministri i ri, i kabinetit qeveritar (kabinet që për situatën politike qëndron në këmbë edhe pa këmbët e duhura), premtoi se do të vinte të shihte një komedi-premierë me regji të Leka Bungos, që dy rolet kryesore ua pat besuar Robert Ndrenikës dhe Viktor Zhustit, mbledhur tok në teatrin e Fierit nga kryetari i bashkisë, që po të mos ishte në anën e armikut, qeveria do ta quante pa mëdyshje më artdashës nga të gjithë ministrat e këtyre tetë vjetëve sëbashku! Dhe ky cilësim do të qe për të tëra gjinitë e artit, jo vetëm për teatrin! Ministri nuk e mbajti premtimin. Frymëzuar nga pritja fort entuziaste e spektatorëve lokalë, (gjithmonë pa prani deputetësh), ministrit iu kërkua përkrahja e idesë për sjelljen e spektaklit disa ditë në sallën e Teatrit Kombëtar në kryeqytet. U lexua qartë që edhe ardhjen në Tiranë, ministri i sapoemëruar nuk e kishte për zemër. Atëhere me ndihmën e Kolonës së Pestë kryeqytetase, trupat armike të aktorëve të Fierit, të udhëhequra nga gjeneralët e skenës, Ndrenika dhe Zhusti, desantuan pa e zgjatur hiç! Pritja e publikut edhe në Tiranë ishte e jashtëzakonshme. Edhe këtë ministri duhet të na e besojë kur e themi ne, se as ai dhe as ndonjë tjetër nga enturazhi i tij nuk u duk në llozhat e Teatrit Kombëtar që të na përgënjeshtrojë…
Mendoni se lashë të nënkuptohet që mungesat e këtyre kujdestarëve të lartë të kulturës kanë ardhur për shkak të porosive të posaçme të kreut të tyre? Sinqerisht besoj, që jo. Kryeministri nuk e ka bërë këtë. Ai nuk i ka ndaluar anëtarët e qeverisë së tij që të shkojnë në Korçë, Pogradec, Fier dhe në Vlorë. Anëtarët e qeverisë e dijnë vetë se si duhet të sillen me territoret e pushtuara!
Ja, kjo që ministrat e dijnë vetë, kjo është njëra nga arritjet më madhështore të kryeministrit në këta tetë vjet të gjatë!… DITA
Comments
Pellumb Kulla asnjehere nuk

Pellumb Kulla asnjehere nuk nxitohet ne prononcimet e tij. Aq me pak ne frymemarrjen e tij profesionale...

Edhe ne kete shkrim, Kulla nuk merret me emra, por gjithesesi Visar Zhiti duhet te ndjehet ngusht ne kete mes: jo pse ministri i terekultures se tere Shqiperise, duhet t'i ndjek tere dramat e komedite qe vihen ne skenen shqiptare, por ai s'duhet te behet pjese e komedise politike qe luhet perdite e tere diten e dites ne farsen e te kovertuarve te vonuar...

Duket se ka qene nje ftese kortezie, qe ne thelb ka dashur ta respektoj Ministrin qe ngjitej ne pushtetin e kuklutres pas disa pararendesve pa curruculum kulture dhe, ne kete kahje e ne kete kuptim, do ishte mire te mos refuzohej prej Zhitit. Kur behet nga emra aktoresh e regjisoresh e autoresh qe kane dhene tone siperore ne art, ftesa te tilla do duhej te ishin jo me lehte te parefuzueshme se ndonje ftese per tu bere minister emergjence...

E pse ka qënë i dënuar me

E pse ka qënë i dënuar me vrapëe bënë ministër pa parë se mund dhe a i ka mundësitë të bëjë këtë punë po qe se deshën ta nderonin për vitet e burgut mun ti jepnin një dekoratë pishtar i demokracisë e jo ministër

O pellumbi i guroreve te

O pellumbi i guroreve te Partise se Punes, te ka zene inati syte dhe çdo gje e shikon te zeze. Une mbase meritoja me shume se ti, por s'mora asgje. ndersa ti shkove ambasdor ne SHBA, qe ta kishte zili kushdo. Kaq ishte e mjaftueshme per ty, o bukeshkale! Por ti rrotullohej si kallanxhiu ne tepsi dhe nuk te ze b...vend.

Xhaketen blu prej doku te

Xhaketen blu prej doku te trashe dikur ne Vlore, t'a mbaj mend akoma o Pellumb Kulla.
Nuk e fsheh, atehere te adhuroja per humorin tend te holle.

Ti duhet t'i kushtosh me shume vemendje Fierit qe te dha doren e te ngriti ne listen e njerezve "te shquar".

Megjithese ne "famen" tende kishte edhe gisht edhe Sheri Mita, qe asnjehere nuk e permend ne memuaret e tu.

Ta ka thene shume bukur komentuesi Juli. Ti more shume me teper se "fama" jote. Vajte atje ku vajte dhe tani qe ke dale ne pension je kthyer nga sulmet kunder atij qe nuk te mbajti deri ne fund si ambasador.....

Sa per dijeni: Poshte Sali Berisha dhe jo Partia Demokratike!

Ti Juli qe nuk more asgjje

Ti Juli qe nuk more asgjje dhe qe meritoje me shume se Kulla, mos je gje Kadareja e te vjen zor ta thuash nga modestia? Po Berisha c'pati qe e gostioti kaq shume kete Pellumb, c'merita pa ay zoteri doktori? Paska pare me shume merita si duket, me shume se cfare sheh ky Nuli, Juli me fal. Dhe ky i ores09, ca me poshte, pse i bie ne qafe Berishes qe paska hapur thesin. Po kush jeni ju more vulehumbur qe flisni qesim, lereni ore tjetrin te thote ato qe ka pare e qe i gjykon te drejta. Doni t'i mbyllni gojen? Por nuk u a mban te identifikoheni. Nga Kulla keni frike mo? Po ai pse nuk ka frike t'i dale balle Berishes e qenerise se tij kurse ju fshiheni pas Zhulave e Julave, pas Ores09 e orave me zile. Ti ore i ores me zile, e di mire historine e 97 apo jo. Berisha dha doreheqjen me 3 korrik 1997 e u qerrua, kurse Pellumb Kulla e ka lene detyren e OKB ne fund te shtatorit 97. Nga mjek i padegjuar u be president, kurse Kulla nga nje njeri qe e paska cmuar per humorin e holle dhe nje dru plepi si ti u be president. Kush e beri me mire detyren nga keta dy zoterinj. Me siguri ai qe i vu zjarrin Shqiperise dhe shkaktoi vrasjen e mbi 3000 vetave. Po nga OKB cfare te mungoi o lume e perrua. Ti me siguri as nuk e di se c'behet atje ne OKB. Lajne lesh per shajak! Mbylleni sqepin, jepini voten Berishes e mos na çani...

Shoku Bashkim,Pellumbi nga

Shoku Bashkim,Pellumbi nga fshati Zemblak i Korces, hyn ne grupimin e ketyre personave: Mero Baze, Mustafa Nano, dhe ca te tjere qe nuk moren dot nga PD apo nga Sali Berisha ato privilegje, apo favore qe ata mendonin se i u takonin si shperblim per punen apo ndihmen qe i kane dhene PD. E ky mosplotesim i kapricove te tyre i beri ata qe te mos pushojne asnjehere e per asnje cast te shkruajne e te nxijne e te mohojne dhe bile dhe te shpifin per aritjet qe mund te beje nje Qeveri ne nje vend tpik te prapambetur e te varfer si eshte Shqiperia. Do ky Pellumb Kulla te beje art apo letersi: rrugen e ka te hapur te shkruaje c'te doje si te doje e si ka mundesi. Dhe eshte me mire qe te mos ngateroje ore e cast letersine me politiken. Dhe e di pse e them kete? Ja te ta shpjegoj: pse ky Pellumb shkruan vetem per te nxirosur apo per te metat ne punen e Qeverise? Po ato aritjet qe ka bere Qeverija dhe qe opozita ka punuar me mish e me shpirt e me genjeshtra qe te minoje e te minimizoje ne maksimum pune qe ben apo dhe aritjet e Qeverise? A e di ti dhe Pellumbi se sa me mire do te kishte qene dhe per Shqiperine dhe per mua dhe per ty dhe per gjith shqiptaret dhe per Pellumbin dhe sojin e tij ne se do te ishin votuar te famshmit tre ligjet? Pse Pellumbi nuk shkroi dicka per kete problem madhor apo pse nuk shkroi kur PS u ankua ne Bruksel se po te hiqeshin vizat me Shqiperine do te kishte dyndje shqiptaresh ne Europe, prandaj me mire do te qe qe Shqiperise te mos i hiqej regjimi i vizave? Mund te rish shtrember por duhet te te flasesh drejt, te mos flasesh e kritikosh pa mase vetem ato qe i perkasin nje njeriu qe e urren ne menyre patologjike se dikur nuk te ka lene te vazhdosh te perfitosh te mira qe ndoshta dhe nuk i ke merituar apo dhe se i ke merituar se ke shkruar skece me balliste qe nuk dinin si te visheshin si gjermane apo si partizane etje etje etje apo jo more bashkim, more bashkim.

O Kastriot xhani! Po ky

O Kastriot xhani! Po ky Pellumbi nga Zemblaku, cfare te merrte meshume nga PD-ja se sa nje post ambasadori ne maje te Amerikes?! E ti Kastriot vellai thua se tere keta njerez shtyhen nga interesi? Lexoni more reshtat qe ju vene para syve e mos lexoni prapa rreshtave, se pastaj shpifjet do t'i godisni me shpifje. Dhe te jene shpifje me kualitet, hajde-de, po jane shpifje te lodhura qe i shpik plaku i Vicidolit dhe i perdor Kastrioti. Psh. Kush te tha ty Kaso dhe ku e ke pare ti qe PS trokiti ne Bruksel dhe iu lut atyre - amani, mos u jepni viza shqiptareve tone?!

E pame "me ze dhe me figure"

E pame "me ze dhe me figure" takimin qe u zhvillua ne Bruksel dhe ku shoqja Vali tha afaersisht keshtu:" Shqiperia eshte nje vend me nje potencial te larte emigrimi dhe ne se liberalizohen tani vizat, atehere rruget e Europes do te mbushen me emigrante shqiptare". Por une me shume theksoj pse ky Pellumb nuk u "inatos" kur PS bente deklarata te tilla dhe pse nuk "u inatos" kur per mbi 8 muaj nuk u votuan tre ligjet e fameshme ne Parlament me nje arsye qesharake per problemin e Fierit. A nuk kemi ketu fare qarte venien e interesit te nje individi apo dhe te nje Partie mbi interesin e shqiptareve. Si mund te vihet mbi interesat e shqiptareve interesat e nje Partije duke perdorur nje argument bajat per nje ceshtje lokale?Si nuk "u inatos" ky Pellumbi kur u be nje greve urije ne mes te bulevardit kryesor te Tiranes nga nje Parti qe eshte partija me e madhe e opozites se sotme ne Shqiperi, kur e gjithe bota e di se kundershtimet e opozites behen ne rruge parlamentare? Populli i ka zgjedhur ata deputete te luftojne ne parlament ne rruge demokratike! je dakort?! Po per organizimin e 21 janarit me shkakun se Ilir Meta bente korrupsion ne zyrat e Qeverise, si mund te pranohet qe objekti shkak i 21 janarit te afrohet dhe te pranohet ne nje koalicion me PS dhe sebashku me te ate te korruptuar (Ilir Meten) te kerkohet Rilindja e Shqiperise dhe lufte kunder korrupsionit ne se PS fiton zgjedhjet? Prandaj themi se ai, Pellumbi, niset nga interesa te pretenduara pa baze prej tij dhe te mohuara me te drejte nga PD. Ben pyetjen "cfar mund te merte me shume....." Po ta vazhdonte ore edhe dhjete vjet te tjera ne ate post, a nuk eshte dicka me shume??? Faleminderit per pergjigjen, por me duket se eshte shkelur premtimi ligjor i gazetes qe e-mailet e komentuesave nuk do te publikohen dhe nuk do t'i jepen njeriu.

Bashkim, mire eshte te mos

Bashkim, mire eshte te mos shqetesohesh nga njerez qe nuk dijne ta kthejne majen e shpates nga vetja...

Ke plotesisht te drejte te nervozohesh nga Juli, qe edhe i quan Guroret e Partise, edhe ben sikur harron qe Pellumbi ishte punetor ne to: thyente gure, qe ndokush te kenaqej e Pellumbi te detyrohej te lodhej e te mos kishte kohe te mendonte per gjera te tjera. T'ja permendesh guroren si te tille, vec pashpirtesise e cinizmit jo njerezor, tregon dashje pa dashje se ende solidarizohesh me dergimin e intelektualeve per riedukim!

Mbase ndonje parti ka ndermend ta ofroj si premtim elektoral kete gje!

Por Pellumbi ishte nga Kullajt! Mendja e tij, jo vetem nuk i nenshtrohej lodhjes se trupit, por perkundrazi, e ndihte ate te rezistonte.

Edhe pse ne ato rrethana, Pellumb Kulla e tha nje fjale te tijen, nepermjet humorit te mencur e shpotive te tij, madje sipas meje se paku, mendoj se Kulla ka nxitur mendimin ndryshe, jo me pak se nënteksti i Kadarese (tek ky, dy tekstet vrasin njeri tjetrin, shpesh).

Pellumbi kultivoi veten e tere ata qe e ndoqen evoluimin e tij, dhe ... s'ishte aspak çudi, jo e jo privilegj, qe koha e re, qe nisi si demokratike, e ngarkoi me detyra te kesaj shtrese. As berisha, as ndokush prej kolegeve te Kulles, madje as opozita e asaj kohe, nuk eshte shprehur per pa-afatesi apo shperdorim kompetencash prej tij, Juli...

Ndonje pseudonim si Jul dhe ora09, do duhej mbase te behej emer real, te ushtronte lirine e te drejten e tij per te ballafaquar opinione me realitete, dhe paskesaj do t'i kerkonim Pellumbit te dinte te dallonte Partine demokratike te Sali Berishes nga vete Sali Berisha!

Nese nuk e keni degjuar, do desha tu permendja nje thenie te politikanit me perspektive Afrim Krasniqi: "Ne parlamentin e ardhshem, do jete vetem nje ish-i persekutuar: Visar Zhiti!"

Nuk di, a ndjehet mire Visar Zhiti per kete falt, dhe a eshte PD-ja qe u nisë, kjo që u bitisë?!

Add new comment