Përfaqësuesi i Yura: Kemi pesë fabrika në Europë. Shqipëria me incentivat më të dobëta

Postuar në 16 Nëntor, 2019 14:35

 Lucas Nam, përfaqësues i kompanisë Yura që ka investuar në Fier pas një odiseje zvarritjesh me administratën shqiptare ka dhënë një intervistë për revistën “Monitor” ku përërit sërish problemet që nuk mbarojnë.

Burokracia ende është problematike. Për shembull, disa persona nga stafi ynë korean nuk ka marrë ende lejen për punë dhe qëndrim për shkaqe që nuk i kuptojmë

thotë Nam.

Një konstatim që ngjan paradoksal kur sheh se kryeministri lobon për shitur nënshtetësinë ndërkohë që njerëzit që punojnë për të nuk lëshojnë leje qëndrimi. Nam shprehet jo entuziast edhe për lehtësitë që ofron investimi në Shqipëri, pavarësisht se propaganda zyrtare përpiqet të flasë për një hapësirë me shumë pak taksa etj..

Ne do të prodhojmë njësi kabllore elektrike për makina të thjeshta pasagjerësh. Do të prodhojmë njësitë kabllore për motorët e KIA dhe Hyundai për vitin e parë 2020.

Kemi përfituar nga lehtësitë që na jep pa qira tokën për 60 vjet, por ama vetëm kaq. Asgjë tjetër. Ne kemi fabrika në pesë vende në Europë por fatkeqësisht incentivat e Shqipërisë janë më të dobëtat.

Kostoja e prodhimit është e ulët për shkak të kostos së ulët të punës. Por kostot e tjera janë të larta, përfshirë këtu energjinë, logjistikën apo aspekte të ndryshme. Por ka dhe diçka tjetër, eksporti drejt Bashkimit Europian është më i shkurtër dhe më i lehtë. Ndaj nëse klima e biznesit përmirësohet, industria automotive do të vijë më shumë në Shqipëri.

Prodhuesit kanë nevojë edhe për kushte të tjera, pasi kostoja e ulët e punës nuk është gjithçka. Infrastruktura, furnizuesit lokalë, logjistika dhe stabiliteti politik janë elemente të rëndësishme që ndikojnë në vendimmarrje. Grupe më të mëdha prodhuesish me kapital më intensiv kanë nevojë për kushte të tjera që i bën ata të kenë plane më të qarta biznesi dhe siguri në afatgjatë

thotë Nam.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Me mire te shkojne e investojne ne Serbi ( si gjithmone bejne kompanite Koreane) dhe ua lehtesojne gjithshka se sa ne Shqiperi.
Mafia e Sorosit dhe e Opus Deit me ndrikullat e Evangjelizmit Amerikan kane shtypur e perdhunuar cdo institucion ne kete vend, nga media tek qeveria.
Dhe pastaj keta politikanuc bejne gam gam per spiunlliqe dhe qarje "hallesh" tek ambasadoret.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Investimet e huaja duhen promovuar dhe tu behen lehtesira, por jo per nje periudhe kaq te gjate, 60 vjet! Dhe pa qira fare per token! Kontratat mund te behen per nje kohe maksimumi 30-35 vjecare. E pastaj rishihet kontrata nga e para!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.