Zonja Vorpsi ngatërron Presidencën me Telebingon
Veprimi i sotshëm i Arta Vorpsit për të kryer betimin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese para noterit, është vetëm një epsiod i radhës në serinë e atyre akteve që karakterizojnë shumicën aktuale.
Jo më larg se muaji qershor Gjykata e Durrësit dha dy vendime të ndryshme brenda disa ditësh për kandidaten socialiste të votuar si kryetare bashkie. Pak më tutje kishim episodin unik të shtyrjes së festimeve të Ditës së Verës nga Bashkia e Tiranës, sepse më 14 mars do binte shi. Në fakt shi nuk ra në Tiranë, por festimet shtynë. Pati vetëm një dëshmitare përdëllimtare të shiut që kishte lagur kryeqytetin diku nga ora 14:00: Delina Fico.
Vorpsi vazhdon traditën e socialistëve që preferojnë zgjidhjet aleksadrine të Nyjes Gordiane, kësaj radhe Metiane. Zgjidhje që ecin me parimin tamam kushtetues: Unë në punën time, ti si president në punën tënde.
Dhe kështu katandiset që Kushtetuta personalizohet dhe betimi niset me postë. Mirëpo edhe zonja Vorpsi, edhe ata që e kanë keqkëshilluar në këtë rast, e dinë që betimi zë një nen të posaçëm në Kushtetutë dhe është pra i detyrueshëm. Ndaj të sillesh në këtë mënyrë jo vetëm që bën një gabim, por dëmton imazhin e vetes si profesioniste e shkëlqyer siç edhe përshkruhet zonja në fjalë.
Presidenti i Republikës, edhe ky që është tani, nuk është Telebingoja ku t’I adreson biletën fituese pasi mund ta ketë ngatërruar Arditi. Presidenca mund të mos jetë gjë aq serioze sa Telebingoja sepse nuk ndan lekë, por është të paktën më e rregulluar për mënyrën si funksionon. Kaq e thjeshtë është.
Comments
Po pse cuditeni tani ju te
Po pse cuditeni tani ju te mediave te gjithe! Zgjedhjet lokale te 30 qershorit gjithashtu ishin jo te ligjshme! Ju te mediave nuk u ngritet ta denonit ate veprim te njeanshem te KM! Nuk bertitet per pjesmarrjen 15% deri 20% te votuesve! Dhe nuk iu kundervute apatise dhe dy-fytyrsise se te huajve! Dhe aty nuk ishte fjala te nderhynit per te mbrojtur kok-tulen e Skraparit, as per te degraduar basketbollistin e stolit rezerve, por per ti terhequr te gjithve mendjen, qe ky vend duhet te kete ligje me te sakta e ti zbatoje ato!
Ndaj mos habisni nwse ne te ardhmen te kemi dy Gjykata Kushtetuese, ndoshta vitin tjeter dy qeveri! Mos u habisni edhe po te plasi ndonje konflikt me arme! Sepse ju nuk u habitet edhe me pare! Eshte per te ardhur keq qe te gjitha gazetat shqiptare ngjajne si vellezerit siameze! Nuk dallon njera te pakten, qe te kete nje mendim tjeter nga te tjerat!
Add new comment