Kosova u vetëizolua. Nuk e kuptoj se pse

Postuar në 10 Nëntor, 2019 14:06

Kosova është kthyer bë problemin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në takimin e Ohrit ku diskutohet i ashtuquajturi minishengen. Duke folur në konferencën për shtyp Rama përqendroi vëmendjen te kritika ndaj asaj që e quajti vetëpërjashtim të Kosovës. 

Pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës, u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësues të shtetit të Kosovës të pranoheshin në tavolinë kur bëhej fjala për takime ndërkombëtare. Pas 5 vjetësh nga nisja e procesit të Berlinit, kjo nuk është vënë më në diskutim. Nuk e gjej dot interesin e as përfitimin nga rikthimi vite të largëta më parë, kësaj radhe jo me mospranim po me vetëpërjashtim

tha Rama.

Kryeministri po ashtu është përpjekur të shfaqet pragmatist teksa ka siguruar se pjesëmarrja në minishengen me Serbinë nuk nënkupton ndryshim qëndrimi për Kosovën. 

Bashkëpunimi rajonal dhe jetësimi i 4 lirive të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit, përfshi Serbinë, Bosnje-Hercegovinën që nuk e njohin Kosovën, nuk do të thotë se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim në lidhje me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe as unë kam ndryshuar qëndrimin që e kam dhënë që në vizitën time të parë në Beograd kur kam thënë se Serbia duhet të njohë Kosovën. 

Papritur Kosova vetëpërjashtohet, por kjo nuk është një arsye që Shqipëria e Kosova të mos mbrojnë interesat e zhvillimit ekonomik e social të qytetarëve të tyre që kalojnë përmes integrimit, bashëpunimit gjithëpërfshirjes e jo përmes izolimit. 
Besoj se heqja e kufirit nuk është minishengen, por Shengen i Ballkanit Perëndimor, që do të thotë që gjithë qytetarët kanë të drejtë të lëvizin lirisht në gjithë rajonin pa pasur pengesat absurde që ndesh sot. Janë miliarda euro që rajoni i humb nga ky lloj barrikadimit pas kufijve që u ka dalë përfund koha e funksioni...

Kush flet për Jugosllavi mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi. Unë nuk jetuar asnjë ditë në Jugosllavi dhe nuk kam asnjë kujtim nga Jugosllavia.

Kush flet për Shqipëri të madhe, tani do duhet thjesht të heshtë, nuk ka mundësi të më akuzojnë edhe për minijugosllav dhe për shqiptaromadh

tha Rama.

Askush nuk di çfarë ndryshon me këtë marrëveshje pasi biznesi shqiptar e ka kundërshtuar nismën, ndërkohë që lëvizja e njerëzve prej kohësh vijon vetëm me karta, përveç Serbisë ku duhet vetëm pasaporta. 

Comments

Submitted by kosovari (not verified) on

Ne ne Serbi me leternjoftim shkojme se me pasaporte Kosove nuk na lene andej.Tani, cfare marreveshje do te bente Kosova aty?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.