Kap Ça të Kapësh është gjithë qeverisja

Postuar në 05 Nëntor, 2019 13:37

Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë

Pak a shumë ky është reagimi i kryeministrit Rama lidhur me arrestimin e një të afërmi të deputetit Rrahman Rraja, si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Janë kërcënime që kemi gjashtë vjet që i dëgjojmë dhe qameti kemi dëshmuar përzënien nga trotuari të ndonjë shitësi ambulant, apo hedhjen në erë të ndonjë pallati që e paguam të gjithë.

Pra vështirë se tërmeti që u premtua në vitin 2015 do të ndihet tani. Nga ana tjetër duhet thënë diçka për këtë KÇK-në. Pak ditë më parë doli lajmi se Syri i Kaltër u dha me koncesion, apo në menaxhim privat. Mediat pastaj shkruan se ndërhyri kryeministri dhe ia la Syrin e Kaltër popullit. Mos vallë administrata sociale që desh privatizoi Syrin e Kaltër vepron edhe ajo me parimin Kap Ça të Kapësh?

Meqë jemi në Sarandë.

Zotit Rama që i ka shpallur luftë padrejtësive do t’i mjaftonte që të merrte atë taksixhiun e natës që thoshte se ka mik dhe me të cilin qëndron afër të vërtetës, të shkojë në Sarandë dhe të marrë vesh se çfarë bën deputeti i tij Alket Hyseni. Ndoshta do merrte një tjetër kuptim fraza e tij sensacionale. Mund të bëhet p.sh Mos lër gjë pa kapur! Do të ishte e dobishme për një qeveri batutash si kjo që është tashmë prej disa vitesh këmbëkryq mbi tepsi.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E drejte! Por pyetja e radhes eshte: kush do te vije pas Rames? KUUUUUSH??? Kush do vendose ligjin dhe ta garantoje se vetem ligji do sundoje??? Ne fermen e derrave eshte veshtire te vendoset ligji, vecse me njerez te vendosur dhe idealiste, te cilet nuk vijne nga bota e biznesit, as e krimit, as e dallavereve, as e vilave dhe llukseve, as e injorances! Ku jane keta? Duhen te pakten nja dy-tre qind te tille, dhe jo dy-tre!

Submitted by cuf dabjoni (not verified) on

kapë çfarë të kapësh janë peshqit e vegjël; ndërsa Qiveriu dhe drejtuesit me firmë që prodhon pare janë Kapë GjithÇka...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.