Tjetër ligj i posaçëm për legalizimet

Postuar në 17 Tetor, 2019 17:30

Nga Zall-Herri ku përmbylli procesin e legalizimeve Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, deklaroi se po punohet për disa ndryshime ligjore për të trajtuar objektet që nuk kanë mundur të legalizohen për shkak të probelemeve të ndryshme. Sipas Lames kjo do të bëhet me një ligj të posaçëm pas vërejtjeve që Komisioni i Venecias shprehu për ligjin e pronave.

"Jemi duke bashkëpunuar me Kuvendin dhe me Qeverinë për të bërë ndryshimet, përshtatjet me ligjin e ri që po përgatitet për të gjetur një mënyrë të trajtimit të objekteve që nuk mund të legalizohen sot për sot për shkak të problematikave që kanë. Ka lidhje kjo edhe me Komisionin e Venecias. Para një jave ne ishim në Venecia për dy gjëra, për Presidentin dhe ligjin e pronave që është pikërisht ky ligj.  Ka qenë një punë e madhe, mbeten edhe një numër i vogël, por sidoqoftë i rëndësishëm, që nuk legalizohen dot për shkak të ndërtimi jashtë afatit, ose për shkak të vendit të ndërtimit që mund të bie buzë rrugës, buzë lumit, pra në vende ku ligji e ndalon legalizimin”- theksoi Lame.

Comments

Submitted by Tahir Gashi (not verified) on

Ashtu te keqen!
Bisedoni me Venecian, por ligjet mbi pronesine i beni bashke me Saliun dhe Liken!
E rendesishme, prona mos te shkoje te i zoti!
Duhet te bejme gjithcka qe Shqiperia mos te zhvillohet dhe ti japim mundesi Serbise te anetaresohet ne BE para nesh!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.