Të deleguarit e një pakti antikombëtar
Mesazhi që erdhi nga Gjermania dhe leximi që iu bë në Tiranë është shumë herë më i rëndë se 9 kushtet që Bundestagu i vuri Shqipërisë për të ëndërruar një ditë Europën.
Shqipëria është në gjumë edhe pas skanerit dramatik që gjermanët i bënë situatës aktuale, kllapia dhe depresioni kolektiv nuk lënë vend për optimiziëm.
Edhe pse një injeksion që duhet të shkaktonte tronditje të madhe shoqërore, instikti politik i baballarëve, arsimtarëve, inxhinierëve, aktorëve, blektorëve, studentëve e shumë të tjerëve mbeti në vdekje klinike me të vetmen rrugëdalje, atë të dëshirës për të ikur sa më parë nga një vend që të vjedh gjithçka, bukën, ujin, lekun, kekun, shpresën, buzëqeshjen, vitet, të ardhmen, jetën.
Të vetmit që thanë i faleminderit Bundestagut janë ata, përgjegjësit e këtij persekutimi. Danke brohoritën edhe socialistët në pushtet të Edi Ramës, faleminderit thanë edhe PD-istët në opozitë të Lulzim Bashës, mirënjohje edhe nga zotëria që është president, Ilir Meta.
Madje kanë nxjerrë nga xhepat propozimin e zhubrosur për një pakt kombëtar. Pakt Kombëtar për çfarë? Për të hipotekuar një tjetër raund të pushtetit politik të dy partive tradicionale. Është e njëjta histori bajate e një klase politike që këtu e 30 vite riciklon nevojën për pakte kombëtare me qëllimin e vetëm për të ruajtur status-quonë e një stafete kriminale nga parti po aq kriminale. Më tronditëse sesa kjo është katandia e një populli që nuk beson më te asgjë, duke bërë shumë të parashikueshëm fundin e tij.
Comments
Rk
Shkaterrimi i Shqiperise dhe zhdukja e saj eshte e vetmja gje qe sjell shpetimin e parise se Tiranes!
Add new comment