Nëse Piramida nuk do të prishej …
Përtej Piramidës
Piramida, në vetvete, është nje volum i thjeshte gjeometrik. Eshte nje forme e perkufizuar dhe ndertuar nga njeriu. Euklidi e ka perkufizuar per here te parë ne menyre te plote ne serine e librave te tij “Elementet”. Ndonese greket e lashte kishin dije te avancuara per piramiden si trup gjeometrik dhe per ndertimin e saj, ata nuk e perdoren ate asnjehere si forme per arkitekturen e tyre.
Egjyptianet, meksikanet, francezet, shqiptaret, dhe me se fundmi kazakistanasit, dhe mbase te tjere, e kane perdorur si nje forme monumentale per te perjetesuar – perjetesimi nepermjet te ndertuarit eshte nje nga misionet e arkitektures – ate çfarë epoka te ndryshme ne historite e ketyre vendeve e kane konsideruar te rendesishme.
Piramidat e egjyptianeve dhe meksikaneve jane solide prej guri apo dheu te ngjeshur dhe kane sherbyer si tempuj dhe si vendqendrime te fundit perpara nisjes per ne boten e pertejshme te mbreterve apo faraoneve te seciles kulture. Ajo e francezeve ne muzeun e Louver-it ne Paris është prej xhami dhe sherben si hyrje dhe si ‘mbulese’ monumentale per galerite e artit nentoke. Me e fundit, ajo ne Astana, Kazakistan, eshte gjithashtu prej xhami, ndryshon ngjyre duke ‘veshur’ secilen nga ngjyrat e flamurit te vendit dhe ka per funksion primar te qenit Qender e Paqes dhe e Pajtimit.
E shqiptareve, ne Tirane, eshte hibride ne forme dhe material, dhe nuk ka perdorim. I ngjan nje piramide, por nuk eshte ekzaktesisht e tille per nga forma dhe eshte ndertuar edhe me gur edhe me xham. Ne fakt, duket unike ne forme dhe do te ishte mire qe historianet e arkitektures – perveç arkitekteve – te kishin folur per fizionomine dhe konfigurimin e saj nga kendveshtrimi historik. Asnje vend tjeter rreth e perqark nesh nuk ka nje objekt te tille ne zemer te kryeqyteteve te tyre. Dhe te paturit e nje objekti arkitekturor unik eshte nje arsye e forte per ta vleresuar sic duhet ate objekt permes historianeve te profesionit.
Piramidat dhe pushteti
Piramida eshte kthyer ne forma te asociuara me pushtetin dhe perjtesimin e tij. Ky asocim mes pushtetit dhe piramides eshte tashme pjese e historise se njerezimit. Nga kendveshtrimi yne i ketushem dhe i tanishem eshte praktikuar si ne vende e kohe te largeta, ashtu edhe ne vende e kohe te aferta. Ne secilin rast piramida eshte perdorur ne menyre konstante per te perjetesuar pushtetin dhe ka krijuar ate qe ne arkitekture njihet si tipologji: nje ‘martese’ e panderprere mes formes dhe perdorimit. Secili rast i perdorimit te kesaj ‘tipologjie’ ka veçorite e veta te diktuara nga faktore te ndryshem. Ajo çfarë duhet nenvizuar eshte se perdorimi i Piramides si simbol I pushtetit te perjetesuar ka dy ane: ate konstante dhe ate qe ndryshon. Azteket e Meksikes kane ndertuar tempuj ne maje te piramidave dhe shkalle monumentale mundesojne ngjitjen ne keto tempuj. Egjyptianet nuk vendosnin shkalle ne piramidat e tyre duke u perqendruar teresisht ne boten e brendshme te objekteve te tyre gjigande.
Francezet, permes presidentit Mitterand dhe arkitektit kinezo-amerikan I.M.Pei e bene piramiden e tyre transparente dhe e kthyen ate ne nje simbol te pushtetit transparent. Kazaket e kthyen Piramiden, permes arkitektit britanik Sir Norman Foster, ne nje simbol te unitetit religjioz dhe njekohesisht ne nje nga simbolet kombetare te vendit te tyre te ri.
Ne Shqiperi Piramida u ngrit per te qene muzeu i jetes se Enver Hoxhes, udheheqesit diktator komunist te vendit, por e mbajti shume shkurt kete funksion: vetem 2 vjet. Qe atehere ajo ka qene nje objekt pothuajse i boshatisur, te cilit njerezit i qendrojne larg.
Nese Piramida nuk do te prishej …
Pra Piramida – si objekt perfaqësues arkitekturor – mund te modifikohet dhe njekohesisht te ruajë marredhenjen e vet me pushtetin – cilido qofte sistemi dhe cilado qofte koha. Nje nga aftesite e rralla te shqiptareve, si ballkanas, eshte ajo per t’u adaptuar dhe per te manovruar -ndonese individualisht- ne kontekste dhe rrethana nga me te ndryshmet. Piramida dhe polemikat rreth saj do te kishin qene nje rast shume i mire per te ushtruar kete aftesi per t’u adaptuar dhe per te adoptuar. Do te kishte qene nje shans per te perjetuar – si nje nga misionet e arkitektures – historine dhe aftesite e shqiptareve te fundit te shekullit te 20-te e fillimit te 21-te. Do te kishte qene nje shans per t’i dhene Piramidës nje funksion te ri dhe per t’i shtuar historise te njerezimit nje tjeter shembull te marredhenjes dinamike, por unikale, mes Piramidës dhe Pushtetit.
Propozim per Piramidën
Qe Piramida te kthehej ne nje ‘Hall of Fame’ – nje Pavion i rendesise se vecante – nje panteon i figurave te shquara politike te Shqiperise nga e kaluara e larget dhe e tanishmja. Qe Piramida kesaj radhe te mos sherbente si veper kulti per nje njeri, apo si godine e abandonuar e askujt, por si nje tempull i udheheqesve te shquar te ketij vendi. Qe Piramida, nese nuk prishej, te qendronte me dinjitet ne harten gjeografike dhe kohore te Piramidave te njerezimit.
Comments
fantastisch
fantastisch
Add new comment