Autoktonë sigurisht, por të palegalizuar edhe në shekullin XXI
Në Kosovë ka nisur procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje. Madje me këtë rast qeveria ka organizuar edhe një ceremoni me moton: Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë!
Tha ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi:
Pas një pune të mirë të kryer sot po fillojmë fushatën promovuese për trajnimin e ndërtimeve pa leje pas miratimit të ligjit kemi hartua 5 udhëzime administrative dhe që e bëjnë ligjin më të zbatueshme. 352 mijë ndërtime pa leje në këtë proces tani do të trajtohen do të aplikohen taksa më të lira. Ju ftoj që gjithë këtë fushatë ta mbështetmi në gjithë Kosovën që t’i krijojmë kushte dhe hapësirë në mënyrë që t’i legalizojnë ndërtimet
Nëse do të llogarisim se po kaq ndërtime mund të jenë pa leje në Shqipëri, rezulton me një rrumbullakosje se rreth 2.5 milionë shqiptarë në Ballkan jetojnë në shtëpi të jashtëligjshme, ose kryejnë aktivitet biznesi në godina të palegalizuara.
Dëshmi e qartë e një urbanizimi kaotik dhe të improvizuar shpesh për nevoja elektorale kjo gjendje ilegaliteti që ka përfshirë edhe objekte kulti përbën ndoshta një rast unik në rajon e më gjerë. Një rast që provon se organizimi shtetëror i shqiptarëve ushtron autoritet në harkun e selive diplomatike dhe merr kuptim brenda vijë së verdhë të qyteteve të trashëguara nga të huajt.
Ironike në kulm e gjithë kjo situatë kur sheh sesa fort ulërasin të gjithë shqiptarët për autoktoninë e tyre në këto troje, ku mesa duket legale janë vetëm kasollet që s’kanë nevojë për leje apo stanet sezonalë. Ky është një rast i mirë që secili ta shpjegojë ekspansionin historik të shqiptarëve në hapësira që përndryshe nuk ka sesi të kenë qenë të tyret, apo më mirë nën kontroll shtetëror.
Comments
A ju kujtohet ajo parulla e
A ju kujtohet ajo parulla e shkruar mbi murin e nje stalle te braktisur te cooperatives bujqesise dikur midis fushe Krujes dhe Lezhes? Ne fillim vitet 90te, lexohej kollaj nga treni i ngadalte; "Zot i toks asht Ndue Rroka!". Mirepo, se kush ishte zot i stalles se shkaterruar nuk duhej, sepse shteti qe e kishte ndertuar nuk funksiononte me.
Add new comment