Janeva si testament i Vettingut
Rasti i Katica Janevës në Maqedoninë e Veriut është shembulli tipik dhe ilustrues i falsitetit të garancisë që trumbetohet te vetting në sistemin gjyqësor në Shqiëri. Janeva ishte prokurore speciale, pra me fuqi të pazakonta dhe e detyra specifike. Katër vjet më parë, kur u caktua në këtë detyrë ajo shprehej ndër të tjera se:
Sot qëndroj para jush e vetme pa asnjë mbështetje politike. Por pas një muaji ju do të më shihni mua dhe ekipin tim duke hetuar një më një, të gjitha skandalet që kanë tronditur vendin toneVeprimet e mia do të flasin për punën time
Rezultatet e punës së saj janë prangat që iu vunë në duar pak javë më parë.
Nisur nga ky shembull duhet pyetur patjetër: çfarë garancie kemi me vettingun, me kontrollin rigoroz, antikushtetues madje ndaj njerëzve që do marrin në dorë sistemin e drejtësisë? Dikush mund të rezultojë I pastër në një moment, por kjo nuk jep kurrfarë sigurie se ai do të vazhdojë të jetë I tillë.
Gjyqtarët e Shqipërisë dhe prokurorët mund të jenë të korruptuar, por mahisja e problemit nuk ka ardhur për shkak të situatës ligjore, por mos zbatimit të ligjit. Edhe sot që flasim, vettingu ka rezultuar me probleme: dikush kalon në KPK, por rrëzohet nga ONM-ja dhe KPA-ja. Pse vallë?
Dyshimet në këtë rast janë të arsyeshme dhe bindëse aq sa për të vënë në diskutim të gjithë procesin, pasi drejtësia nuk funksionon si Testamenti i Ri, si besëlidhje apostujsh me birin e Perëndisë.
Korrupsioni në sistem luftohet kur ekziston një vullnet kundër tij. Sot në Shqiëpri ka ankesa të shumta ndaj hajdutërisë dhe korrupsionit, por mosreagimi ndaj tyre tregon se në fakt, në vend se irritues, korrupsioni është aspekt konkurues në këtë shoqëri.
Ne do të dëgjojmë në vijimësi se iksi apo ypsiloni kanë kaluar vettingun, ndaj “ne nuk mbajmë përgjegjësi” për korrupsionin eventual të njërit apo tjetrit në sistem. Po ku qëndron atëherë vlera e vettingut? Ku qëndron dobia e tij përderisa nuk zëvendëson kalbëzimin me filiza të rinj, por thjesht bën rrokadë emrash?
Janeva është shembulli që duhet të na shqetësojë. Vettingu po zbatohet njësoj si anëtarësimi në PPSh, me sistem biografie, por në ndryshim nga kjo e fundit, nuk ka asnjë sistem shtrëngues as edhe vullnet korrigjues që dështimet t’i konsiderojë si të tilla. Ky është dështim edhe i aktorëve ndërkombëtarë, që janë po aq të korruptuar sa shqiptarët, pikërisht sepse askush nuk i kontrollon kur vijnë këtu.
Comments
futu@yahoo.gr
Eh more cune, "Daleni, daleni se nuk i dini te gjitha" thoshte Ramizi dhe Leke Bungo nxirrte kunjin ne TVSH me keto fjale dhe hopa, sapo mbaronte transmetimi ne TVSH antikomunisti Leka Bungo shkonte e linte lesht e kokes te lojtat e fatit tek klubi i Bixh balerines (Leka ishte antikomunist se nuk e lejonin komunistet te luante publikisht bixhoz, pra ishte i persekutuar se luante vetem msheftas dhe per kete i paguajme pension te vecante).
BEJINI VETINGUN ATYRE ANETEREVE TE KOMISIONIT TE PAVARUR TE VETINGUT, E PASTAJ FLASIM PERSERI.................
Vettingu eshte rivleresim
Vettingu eshte rivleresim kalimtar. Dmth nuk eshte pergjithmone. Me keta njerezit e rivleresuar, te rinjte qe vijne e organet e reja te shpresojme qe dhe me presionin e duhur te arrihet dicka. Persa i perket vendimeve kpk-kpa, eshte si te thuash pse te kete gjykate apeli, mjaftojne vendimet e gjykates se shkalles se pare. Ndersa per vettingun e ketyre anetareve te kpk; kush t'ua beje vettingun ketyre? Politikanet?! Thjesht duhet te filloje diku, se ashtu kthehet ne rreth vicioz.
Haha
Clidhje ka komenti yt, keta kpk u dynden ne leke ti thua terr-merr. Keta te rinjte pra
Add new comment